AYELET SHAKED: ‘NËNAT E TË GJITHË PALESTINEZËVE DUHET TË VRITEN’!

Press-TV, 18. 07. 2014 – Një politikane dhe anëtare e njohur e parlamentit izraelit i ka quajtur palestinezët si terroristë, duke thënë se nënat e të gjithë palestinezëve duhet gjithashtu të vriten gjatë sulmeve të vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës së rrethuar. Ayelet Shaked e partisë ultra-nacionaliste Jewish Home Party, bëri thirrje për t’i therrë nënave palestineze që lindën “gjarpërinjtë të vegjël.” “Ato kanë për të vdekur dhe shtëpitë e tyre duhet të shkatërrohen në mënyrë që ato nuk mund të japin më ndonjë terroristë” – tha deputetja e Kuvendit të Izraelit, Ayelet Shaked, duke shtuar: “Ata janë të gjithë armiqtë tanë dhe gjaku i tyre duhet të jetë në duart tona. Kjo vlen edhe për nënat e terroristëve të vdekur.”


– Deputetja e Kuvendit të Izraelit, Ayelet Shaked –
*    *    *

Israeli Lawmaker Calls for Genocide of Palestinians…

http://www.addictinginfo.org/2014/07/08/israeli-lawmaker-calls-for-genocide-of-palestinians-gets-5000-facebook-likes/

***

Israeli Politician Calls For Genocide Of Palestinians!


Vërejtjet janë konsideruar si një thirrje për gjenocid siç deklaroi ajo se të gjithë palestinezët janë armiqtë të Izraelit dhe duhet të vriten.
Zhvillimi vjen ngase shumë zyrtarë nga vende të ndryshme kanë dënuar sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës. Kryeministri turk është i fundit që ka dënuar ofensivën, duke e akuzuar Izraelin për masakrimin e palestinezëve.
Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar Izraelin, duke thënë se ai është duke kryer terrorizëm shtetëror kundër palestinezëve në rajon. Duke folur në parlament, ai gjithashtu pyeti përse bota heshtë ndaj mizorive të vazhdueshme të Tel Avivit.
Duke reaguar ndaj komenteve të deputetes izraelite, Ayelet Shaked, kryeministri turk, Edogan, tha se politika e Izraelit në Gaza nuk është e ndryshme prej mentalitetit të Hitlerit.
“Një grua izraelite ka thënë nënat palestineze duhet të vriten, gjithashtu. Ajo është një anëtare e parlamentit izraelit. Cili është dallimi në mes të këtij mentaliteti dhe Hitlerit?” – pyeti Erdogan.
Zhvillimet vijnë, siç tha një agjenci e OKB-së për refugjatët palestinezë, pasi kohëve të fundit gratë dhe fëmijët përbëjnë një numër të madhe të vdekjeve palestineze të shkaktuara nga sulmet izraelite në rajonin e rrethuar të Gazës. (Burimi: Press TV)
***

Zhdukja e Palestinës!

***
HAPE FOTON:
 http://qpress.de/wp-content/uploads/2014/07/Entwicklung-des-palaestinensichen-Siedlungsgebietes-1947-Gaza-West-Jordanland-bis-heute.jpg

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura