BEDRI TAHIRI: HASAN PRISHTINA NЁ SHKUPIN E TIJ TЁ DASHUR

(Prishtinë, 22. 10. 201) – Kush tha qё ёndrrat mbesin vetёm ёndrra? Jo, ore jahu, jo, ato, herdokur, bёhen realitet. Ama, realizimi i tyre do punё, do pёrpjekje, do sakrificё. Dhe, kёtё mundё ta bёjnё vetёm njerёzit me ideale tё larta e me synime tё qarta atdhetarie. Tё tillёt janё tё pakёt, sepse ata bёjnё epokat, andaj edhe lindin mё rrallё, madje, siç duket, vetёm atёherё kur koha ndjen nevojё pёr ta. Kёsaj radhe, mё shumё se kurrё, patёm nevojё pёr njё tё tillё dhe ai na erdhi i tёri e i bёri. E kush tjetёr, pёrveçse gjeni i hasanizmit epokal, i palodhuri veprimtar, z. Mehmet Prishtina.
Ky 100 – vjetor i shtetit modern shqiptar nuk do tё kishte fare kuptim pa doajenin e tij, tё madhin Hasan Prishtina nga Palaci i Drenicёs heroike. Fryma e tij shpёrtheu fuqishёm dhe bulёroi gjithadej Trojeve Etnike Shqiptare, pёr tё cilat edhe shkriu gjakun e pasurinё. Pas kryqendrёs sё Republikёs sё Kosovёs, Prishtinёs, ai synim kishte Shkupin e tij tё vjetёr, kryqendrёn e Dardanisё. Aty ai kishte projektuar shtetin shqiptar me territorin e tij natyral. Por, ёndrra e tij u ndёrpre nga armiqtё e shumtё e qё sot po e pёrmbushin pasrёndёsit e tij.

Lapidari i Luanit – Hasan Prishtina nё Shkup.

……………………………….

Mё 12 gusht 2012, pinjollёt e tё gjithё atdhetarёve, tё cilёt para njё shekulli kishin çliruar Shkupin, tё prirё nga Mehmet Prishtina, marshuan rrugёs sё tё parёve tё tyre dhe, bashkё me vёllezёrit andej kufirit tё mallkuar ndarёs, kurorёzuan madhёrishёm aktin sublim tё njёqindvjeçarit kryengritёs.
Akademi me porosi unifikuese
Dhe, mё 12 tetor 2012, sёrish Shkupi u bё epiqendёr e gjithё shqiptarisё. Atё ditё, salla e madhe e hotelit “Aleksandёr Pallas” nuk kishte vend pёr tё gjithё tё interesuarit. Erdhi e kush nuk erdhi. Nga Kosova e nga Maqedonia, nga Shqipёria e nga Presheva, nga Ulqini e nga Çamёria. Fryma hasaniste kishte depёrtuar nё tё gjitha zemrat qё nё damarёt e vet mbanin gjak shqiptari. Mё se paku kishte poltikanё, mbase ata patёn punё mё tё “mёdha”!!!
Tingujtё e bukur tё Korit tё Universitetit tё Tetovёs, nёn drejtimin e Fatos Lumanit dhe zёri rrёqethёs i folёsit tё Radios Kosova e Lirё nga frontet e luftёs çlirimtare, z. Nusret Pllana, na ngjethnin mishtё. Atmosferё e kёndshme festive e mjaft emocionuese. Nё rreshtin e parё edhe princ Leka, paksa i ndrojtur dhe nёn peshёn e fajёsive tё gjyshit. Kokteji dhe kafetё nё foajenё e hotelit sikur pёrcillnin njё porosi uniteti, pajtimi e tё njё bashkimi shpirtёror gjithёkombёtar.
Pika kulmore e asaj dite ngjau nё mbrёmje. Pikёrisht nё orёn 19 shtatorja e Hasan Prishtinёs zbriti nga kamioni bartёs dhe zuri vend nё bazamentin e vet, nё udhёkryqin mё tё frekuentuar tё Shkupit, para QT ”Mavrovasja”, fare pranё sheshit “Skёnderbeu”, aty ku mё sё miri mund t’i bёhet nderimi kёsaj figure tё madhe tё kombit. Kur Mehmet Prishtina me kujdes po e mbulonte me pelhurёn e mendafshtё heroin e pёrjetёsuar nё bronx, mua mё rridhnin lotёt, qё pёr fat nuk m’i shihte kush nё atё muzg tё pёrloshur. Pёrqafimet me Nusret Pllanёn, Fehmi Pushkollin, Mehmet Prishtinёn, Izet Mexhitin, Skёnder Asanin etj. na mbushen pёrplot emocione qё na e tretёn edhe gjumin diku nё pafundёsi…

Pamje nga Konferenca Shkencore“Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinёs”.

………………………………………..

Figurё e pёrmasave ndёrkombёtare
Ajo qё vulosi ceremonitё e kёtyre ditёve hasaniane nё Shkup, padyshim ishte Konferenca shkencore “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinёs”, organizuar nga Instituti i Trashёgimisё Shpirtёrore Kulturore tё Shqiptarёve nё Shkup (ITSHKSH) drejtuar prej Dr. Shefqet Zekolli, e cila zhvilloi punimet nё sallёn Komunёs sё Çairit.
Tё dyzet e dy referuesit: Beqir Meta, Jusuf Bajraktari, Vasilka Sancin, Hysen Kordha, Vllado Popovski, Anton Pançev, Nebi Dervishi, Gordana Sinadinovska, Eva Tafili-Hyskaj, Blerim Reka, Naim Halimi, Fejzulla Shabani, Bujar Dugolli, Xheladin Shala, Ibrahim Gashi, Frashër Demaj, Sylë Ukshini, Romeo Gurakuqi, Branisllav Sinadinovski, Lush Culaj, Rudina Mita- Todri, Fehmi Pushkolli, Skёnder Asani & Isak Sherifi, Hysen Matoshi, Bedri Tahiri, Zeqirja Rexhepi, Qerim Lita, Mehmet Prishtina, Sefer Tahiri, Marenglen Verli, Vebi Xhemaili, Qemal Murati, Avzi Mustafa, Xheladin Zymberaj & Elsev Brina, Fitim Rifati, Ilir Zylfiu, Naim Musliu, Zeqirija Ibrahimi, Besnik Emini, Mixhait Pollozhani, Izaim Murtezani dhe Sevdail Demiri, pёr dy ditё rresht pasqyruan nё rrafshe tё ndryshme jetёn dhe veprimtarinё e atdhtarit tё madh, Hasan Prishtina.
Pra, siç po shihet, me kumtesat e tyre u paraqitën akademikë dhe profesorë të njohur vendor e ndërkombëtar, të cilët me kompetencë shkencore, sollën fakte të reja lidhur me veprimtarinë atdhetare të Hasan Prishtinës.Paraqitja e Vasilika Sancinit nga Universiteti i Lublanёs, e cila duke i analizuar katёrmbёdhjetё pikat e Hasan Prishtinёs nga perspektiva e sё drejtёs ndёrkombёtare, sqaroi se ky ideolog i madh u parapriu shumё dokumenteve universale ndёrkombёtare. Paskёtaj, pjesёmarrja edhe e studjuesve bullgarё e maqedonas, tregoi qartё se figura e Hasan Prishtinёs kalon caqet kombёtare. Ai lufttoi dhe ngulmoi pёr tё drejtat e tё gjithё popujve qё kёrkonin lirinё.
Punimet e Konferencёs i freskoi edhe shkrimtari Behram Hoti me njё poezi kushtuar Hasan Prishtinёs e Azem Galicёs.
Nё fund, propozimi i Blerim Rekёs qё, tash e tutje, ky institucion (ITSHKSH), çdo vit, pёr veprimtari studimore, shkencore, letrare e kulturore, tё ndajё çmimin “HASAN PRISHTINA”, u miratua njёzёri nga tё pranishmit.

…………………………………….

I pavdekshmi Hasan Prishtina – Shkup.

…………………………………………………

Luani i Prishtinёs pёrballё luajve grabitçarё
Shkup, 14 tetor 2012. Ora 14. Rrugёt dhe sheshet gumёzhinin si zgjua bletёsh nga njerёzit fytyrёqeshur. Edhe natyra, pas shiut tё mbrёmshёm, shndёrriste tёrё buzagaz. Dielli kishte ndalur hapin dhe priste ta shohё Luanin e Prishtinёs, tё derdhur nё bronx nga skulptori tiranas Artan Peqini, i cili, pёr jetё e mot do t’i sfidojё luanёt e hijenat tinёzare pёrballё Kalasё legjendare.
Dhe, pse pikёrisht mё 14 tetor, do tё pyes ndonjёri qё nuk ia vё gjithaq veshin historisё. Sepse, pikёrisht mё 14 tetor 1912, pra njёqind vjet mё parё, Hasan Prishtina me bashkёluftёtarё e me prijёsit e tyre kishin organizuar mbledhjen nё Shkup pёr ta bёrё shtetin e tё gjithё shqiptarёve…
Sakaq, zёri i bukur i rapsodёve tё njohur, vёllezёrve Llamallari, çau qiellin pёrgjysmё e zemёrflakёt duartrokisnin zbulimin e shtatores sё pёrjetsisё. Ai shesh tashmё do tё mbajё emrin “HASAN PRISHTINA”. Me emrin e kёtij kolosi u emёrtua edhe njё shkollё e Shkupit.
Dhe, sёrish, nuk ke se si tё mos i falёnderosh ata qё mundёsuan kёtё mrekulli, nё ballё tё tё cilёve qёndron z. Mehmet Prishtina, i cili edhe financoi shtatoren dhe thuajse gjithё aktivitetin dhe kryetari i Çairit, z. Izet Mexhiti!

===================================

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura