BEHXHE SHALA: PATRIOTËT E GAZIMESTANIT DHE “LEHTËSUESIT“ E DRAGODANIT!

(Prishtinë, 5 maj 2012) – Jemi popull historik dhe antologjik i cili pushon pas akteve por u beson dhe bindet vetëm para fakteve! Prandaj, na mblodhën “lehtësuesit“ e Dragodanit në qeveri dhe na mbushën cullën në Liburni për të prezentuar faktet. Thanë se do të mbahen vetëm zgjedhjet serbe parlamentare dhe presidenciale. Nëse u mbetet kohë ndoshta edhe ato lokale. Thanë se në Serbi Kosova nuk ka ambasada, konsulata e as prani qeveritare përveç disa organizata joqeveritare! Që punojnë për Serbinë duke bashkëpunuar me qeverinë! Thanë se do të votojnë vetëm ata që kanë dyshtetësi; ate të Serbisë dhe ate të Kosova e Metohisë, si pjesë e Serbisë! Se Kosova është e pavarur dhe sovrane dhe se këtë fakt, me asnjë akt nuk mund ta ndryshojë as një bir nane! Se serbët, kryesisht votues të moshuar nuk janë përdorues të internetit prandaj nuk mund të votojnë përmes postës elektronike dhe rrejdhimisht janë të detyruar të votojnë sipas mënyrave klasike. Se, nëse nuk i ndihmoni Tadiqit do të bëheni argatë të Sheshelit dhe Nikoliqit.

Presidenti i Republikës së DRAGODANIT(!) me përfaqësuesit e Ahtisar Kosovës!

___________________________

     Ekuacioni me asnjë të panjohur
     Përkundër ”qëndresës“ sonë heroike për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, më në fund topi u lëshua në tokë dhe u sqaruan gjërat. Ndryshe do të bëhej kijameti sepse ne i përpiluam të gjitha planet për të intervenuar me polici dhe të gjitha forcat tjera të armatosura që i kemi në dispozicion. Pozita betohej në zbatimin e ligjit që buron nga Kushtetuta e Ahtisar Kosovës. Më pëlqeu fort ky qëndrim i vendosur i pozitës e sidomos të disa ministrave që kanë hyrë në Enciklopedinë shtetërore për qëndrim dinjitoz në mbrojtje të interesave shtetërore. Në të vërtetë unë këta i konsideroj si samurajë kosovarë që janë në gjendje të bëjnë hara’kiri në çdo kohë për mbrojtje të intereseve personale, më falni shtetërore! Të tillë nuk janë pak dhe janë soj i vacantë! Para se të bëjnë har’kiri i kanë vetëm dy dëshira: ta dëgjojnë këngën “oj Kosovë oj njerka ime“ dhe t’i kalojnë çastet e fundit të vetflijimit në shoqërinë e një zogëze. Mundësisht dhe ekskluzivisht jo me gratë e tyre! Duhet ta pranojmë se janë më modest se peshku i artë i cili i ka tri dëshira të cilat thuaja se janë të parealizueshme. Edhe opozita ishte shumë e vendosur për moslejimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Refuzimi i saj mbështetej kryesisht në folklor. Kanë talent për muzikë! I kanë dy këngë në top-listën e tyre që janë të barazvlefshme me ato të pozitës! E të cilat janë këngë që i këndojnë 24 orë. Ato janë: “Jo, nuk ndahet o Mitrovica pa u martu o Koshtunica“ dhe “Pordhi kali n’der të hanit, e pat puna e Hashim jaranit…”. Këtu përfundon aktiviteti i tyre opozitar. Mediet këtu e luajnë një rol shumë të rendësishëm meqë janë krejt të pa’varura. Mbrojnë qëndrimet e pozitës dhe të opozitës. Në harmoni të plotë me qasjen në Buxhetin e Kosovës, ato të pozitës dhe krijimin e një perspektive për qasje në grazhdin buxhetor, ato të opozitës. Po del se pozita dhe opozita kanë një qëllim të përbashkët e që vlen të përshëndetet, zaptimin e grazhdit apo Buxhetit të Kosovës! Pengimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë po del se nuk janë qëllim por janë vetëm mjet për arritjen e qëllimit; zaptimit të grazhdit apo eliksirit për përmbushjen e të gjitha kënaqësive të kësaj bote. Për botën tjetër nuk po brengosen fare sepse i kanë të rezervuar vendet në “parajsën“ e Dante Aligerit! Mbajtjet e zgjedhjeve serbe në Kosovë janë bërë përcaktuese për matjen e shkallës së patriotizmit apo të tradhëtisë në Kosovë. Sikur që ato po mbahen për herë të parë! Sikur në Kosovë mos të ketë pasur fare opozitë më herët! Këta që ushtrojnë pushtet mbi ne dhe ata që duan t’i zhvendosin nga pushteti, pozita dhe opozita pra, po mendojnë se e kemi trurin e formatizuar si të krrapit dhe troftës dhe se mbajmë mend jo më shumë se 5 minuta prandaj edhe po na konsiderojnë dhe trajtojnë si të ishim huta! Por definitivisht jemi popull me fat! Sepse, po na ndihmojnë dhe po punojnë për ne edhe patriotët e Gazimestanit (Serbia), edhe “lehtësuesit“ e Dragodanit dhe kodrave tjera (ndërkombëtarët)!

“Lehtësuesit“ e Dragodanit ua lehtësojnë votimin – serbëve të Ahtisar Kosovës!

________________________________

Dorëzimi para fakteve e jo para akteve
     Jemi popull historik dhe antologjik i cili pushon pas akteve por u beson dhe bindet vetëm para fakteve! Prandaj, na mblodhën “lehtësuesit“ e Dragodanit në qeveri dhe na mbushën cullën në Liburni për të prezentuar faktet. Thanë se do të mbahen vetëm zgjedhjet serbe parlamentare dhe presidenciale. Nëse u mbetet kohë ndoshta edhe ato lokale. Thanë se në Serbi Kosova nuk ka ambasada, konsulata e as prani qeveritare përveç disa organizata joqeveritare! Që punojnë për Serbinë duke bashkëpunuar me qeverinë! Thanë se do të votojnë vetëm ata që kanë dyshtetësi; ate të Serbisë dhe ate të Kosova e Metohisë, si pjesë e Serbisë! Se Kosova është e pavarur dhe sovrane dhe se këtë fakt, me asnjë akt nuk mund ta ndryshojë as një bir nane! Se serbët, kryesisht votues të moshuar nuk janë përdorues të internetit prandaj nuk mund të votojnë përmes postës elektronike dhe rrejdhimisht janë të detyruar të votojnë sipas mënyrave klasike. Se, nëse nuk i ndihmoni Tadiqit do të bëheni argatë të Sheshelit dhe Nikoliqit. Sepse, nëse duam të bëhemi pjesë e integrimeve evropiane atëherë duhet t’i lejojmë zgjedhjet serbiane. Pastaj, së paku 100 mijë kosovarë keni pasaporta të Serbisë që Serbia ua ka lëshuar pas shpalljes së pavarësisë. Mos lejoni të ndikojë vapa e mesditës, shkoni hapave të Zezditës! Mos e urreni shtetin e Serbistanit por duajeni ate si Mashtruesi i Kazakistanit! Gjithashtu, ekipet që organizojnë zgjedhjet do të jenë multietnike. Do të ndahen në grupe nga 5 veta, tre serbë dhe dy të vendeve mike! Nuk do të cenohet pavarësia e as sovraniteti i Kosovës dhe për këtë është garant OSBE (Organizata për Siguri) sepse votat do të numërohen në Serbi! Përfundimisht na bindi me fakte e jo me akte një burrë i madh nga shteti mik i Egalite, Fraternite dhe Liberte që na pati thënë se më nuk jemi shqiptarë por kosovarë duke na cilësuar se jemi burra të fjalës dhe të besës, të ardhmërisë dhe të shpresës, shembuj të mençurisë pasi po lejojmë organizimin e zgjedhjeve në Kosovë të shtetit të Serbisë! Edhe unë rashë viktimë e shpërthimit të emocioneve vullkanike nga këto përshkrime dhe mashtrime bukolike. Organizimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është edhe fakt, edhe akt. Përveç zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, sipas Sylë Tahirsylës mund të ketë edhe reshje të zgjedhjeve lokale! Unë i besoj Sylës pa dyshim! Një herë pati thënë se do të bjerë në Kosovë shi ndërkaq që pati ra borë në Tanzani!
A po zgjidhet Mitrovica
     Ka shumë propozime dhe modele. Kosovarët e kanë vetëm Ahtisarin ndonëse Pakoja e Ahtisarit na ka kajtë nënqind nëna! Po duam të na kajë edhe një nënë më shumë! Miqtë ndërkombëtarë propozojnë Ahtisari mbi Ahtisarin që në aspektin moral nuk po më duket shumë e pranueshme. Burri mbi burrin! Disa po thonë që të zbatohet modeli i dy Gjermanive. Për këtë model më së shumti po insiston Boris Tadiqi, biri i Lubës. Inteligjent është ky dreq, biri i Lubës. Ky propozim është me hile pasi që modeli i dy Gjermanive u shndërrua në një Gjermani të vetme. Edhe ky shpreson se modeli i propozuar nga ai do të përfundojë me një Serbi të bashkuar me Kosovën brenda saj! Miqë ndërkombëtarë po e ngushtojnë politikën e vendit duke propozuar modele të Alto Adixhes apo Tirolit, Kuebekut, Tajvanit etj.etj. Kjo gjeografi e propozuar nuk është mësuar në shkollat ku kanë “mësuar“ politikanët tanë! Mos na ngushtoni aq shumë! Është shumë e qartë se Pakoja e Ahtisarit është e pranueshme për serbët në Mitrovicë për aq sa është e pranueshme Kosova shtet i pavarur dhe sovran për Rada Trajkoviqin në Graçanicë! Prandaj duhet një propozim tjetër. I pranuar nga të gjithë e që nënkupton ekskluzivisht që ky plan të pranohet nga Serbia. Serbia dëshiron që planin që vet e propozon të jetë i pranueshëm për të tjerët! Miqtë ndërkombëtarë na kanë lodhur shumë me Veriun e Kosovës dhe Mitrovicën. Tash jemi në situatë, duam ta pranojmë apo jo se duhet shpëtuar atë që mund të shpëtohet. Se duhet të besojmë se koha do të punojë për ne. E hëngrëm në Rambuje me Mitrovicën, nuk qemë në gjendje që në vitin 2000 të marshojmë në Marshin e Madh deri në fund sepse na ndalën shqiptarët. Edhe viti 2004 ishte shpresë por këtë shpresë e vranë me armë ndërkombëtarët në ndërkohë që gjërat megjithatë lëvizën pak. Përkundër përpjekjeve të mëdha duke bërtitur në të gjitha anët e globit, Shyhrete Behluli dhe Shkurte Fejza as nuk e penguan ndarjen e Mitrovicës e as nuk e bashkuan ate. Kemi bërë përpjekje titanike thuaja nga të gjitha kafeteritë e Prishtinës ta bashkojmë Mitrovicën por nuk ia dolëm. Nuk na përshtatej moti. Dimrit, posa dilnim jashtë kafeterive mërdhinimin ndërsa verës posa dilnim bënte vapë e madhe! Thuaja në çdo fushatë zgjedhore politikanët tanë e shternin zërin duke bërtitur për Mitrovicën! Sakrificë që duhet të vlerësohet. Madje u formuan subjekte të veçanta të specializuara për bashkimin e Mitrovicës e të cilat u dorëzuan posa u ulën në karriket simpatike të Hanit të Jakup Krasniqit në opinion i njohur si Parlamenti i Kosovës! Prandaj, jam i sigurt se Mitrovica duhet të zgjidhet jo më larg se në vitin 2013. Në mungesë të strategut të madh për strategjinë e veriut, do të na ofrohet një plan ndërkombëtar, përmes qeverisë. Unë e kam një plan të cilin jam në fazën e finalizimit. Nuk duhet të jeni të mençur ta dini cili është ai. E dini të gjithë. E din pozita por edhe opozita. Për këtë plan duhet Koalicioni i Madh. Jo ky ekzistues. Prandaj i është rritur puna shumë Liburnisë! Për këtë fazë e nevojitet një telall i shkathtë. Që i shkon zëri! Pastaj! Çka pastaj?! Do ta shihni shpejt!
Parajsë apo ferr, pasion apo Depression
     Duke e puthur me shumë afsh, te Ujëvaret e Mirushës në një rrafsh, pranë kroit që gurgullonte, me një kafshim prej kobre më kafshonte dhe duke më gudulisur në vesh pasi që mori në thua, më në fund Etna ime e dashur, pas 100 vjetësh pritjeje m’i tha fjalët magjepësese: “megjithatë të dua”. Isha në parajsë sa zgjati kjo dhe plotë pasion por një alrm zgjimi i telefonit celular me këngën Enver Hoxha, o t’u ngjatë jeta më ktheu në realitet të ferrit dhe depresion! Nga një mjedis plot ujë dhe gjelbrim u zgjova në një mjedis me beton dhe dy pika uji në rubinet që shkaktuan trishtim! Ky akt u shndërrua në fakt! Edhe unë jam Kosovë. Kam të drejtë të ëndërroj!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura