Prishtinë, 25 Prill 2020: Tokë e ujitur me gjak , djersë , lot dhe sakrificë: Moti ka pasur një mosdurim e në raste të caktuara edhe urrejtje ndaj Drenicës dhe drenicakëve duke i konsideruar si të ishin nga një planet tjetër dhe duke shfaqur ndaj tyre një racizëm edhe më të rëndë se që ishte në Afrikën e Jugut. Përpjekjet për karantinizim – veçim të Drenicës ishte shumë e afërt me apartejdin, duke filluar nga kultura , arsimi , ekonomia , politika dhe vendimmarrja. Këta që bënin, mendonin por edhe që e kishin shndërruar në standard vlerësues dhe matës qëndrimin ndaj Drenicës dhe drenicakëve ishin dhe kanë mbetur ata që nuk e kanë bërë asnjëherë një punë të mirë për popullin, gjuhën e të cilit e flisnin por se mendimin, vetëdijen, ndërgjegjen e kishin formësuar dhe ashtëzuar sipas gjenetikës së një populli tjetër, populli që për më shumë se 100 vjet vranë, arrestuan, torturuan, dhunuan , masakruan dhe shpërngulën dhunshëm pjesën më të madhe të shqiptarëve përjashtuar këtu ata që kishin qëndrim racist ndaj Drenicës dhe drenicakëve si edhe ndaj të gjithë të tjerëve që nuk mendonin si ata. Realisht , problemi nuk qëndron në dallimet kulturore apo shkallës së emancipimit midis këtyre që e sulmuan dhe akoma e sulmojnë Drenicën dhe drenicakët apo dallimet në strategjitë zhvillimore por se ishte dhe është qëndrimi i pamposhtur dhe i papajtueshëm i Drenicës dhe drenicakëve kundër robërisë shekullore të cilën e luftonin me hunjë, sëpata , pushka , mauzer, me dhëmbë e me thonjë , kur nuk kishin mundësi tjetër sikur edhe qëndrimi i racistëve të proviencës jugosllave, serbe, titiste, rankoviqiste dhe sllobodanmillosheviqiste që konsideronin se po iu rrezikohet liria sepse , ate që Drenica, drenicakët dhe të gjithë atdhetarët e konsideronin me të drejtë, robëri, këta që po pështyjnë mbi heronjtë , gjakun e derdhur, lotët e nënave, luftën e jashtëzakonshme dhe të pashembullt që e bëri e Lavdishmja Ushtri Çlirimtare e Kosovës, sakrificat dhe vuajtjet e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë si liri. Pra dallimi midis konceptit dhe kuptimit liri dhe robëri është themeli dhe përmbajtja që i ka ndarë dhe i ndanë çlirimtarët dhe dhunuesit e lirisë të cilët , këtë urrejtje e mbështjellin me një pëlhurë sikur diçka demokratike e që e ha fort tregu politik dhe diplomatik ndërkombëtar, sidomos në këtë fazë të bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës ku duhet të vendoset një baraspeshim midis viktimave dhe kriminelëve sepse ky kallauz ka funksionuar fort mirë në vendet e quajtura Republika e Bananave. Është e vërtetë se Drenica dhe drenicakët kanë ngelur prapa në shkollim, zhvillim dhe integrim por se këtë nuk e ka bërë pse ka qenë vullnet i shprehur por se janë marrë me gjëra pa të cilat sot nuk do ta kishim këtë liri për ata që kishin qenë në robëri falë së cilës , nëse bëhet një analizë qoftë edhe sipërfaqësore më së shumti kanë përfituar ata që e kanë kundërshtuar këtë liri ; me mos-hapjen e dosjeve dhe në mungesë të Ligjit për lustracion të Figurave Publike nga e kaluara , me ndihmën e UNMIK-ut , EULESH-it , Serbisë dhe injorancës të disa krerëve të luftës , po ia kalojnë shumë mirë , në çdo aspekt , jo se nuk kanë dhënë përgjegjësi për krimet e bëra por janë instaluar në të gjitha poret e jetës politike , ekonomike , kulturore , mediatike , sportive etj. në Kosovë duke u rehabilituar pikërisht nga ata që do të duhej t’i thirrnin në përgjegjësi. Në kohën kur në Drenicë dhe pjesët e tjera të Kosovës , toka më shumë ujitej me gjakun e luftëtarëve të lirisë dhe civilëve të pafajshëm se sa nga shirat , në mjediset ku jetonte avangarda kulturore dhe klasa e emancipuar qytetare , mohues të lirisë , këto viktime përqesheshin dhe akuzoheshin se po ua trazonin lirinë. Në kohën kur këta horrat dhe zuzarët linçues të lirisë bënin ahengje duke e dëgjuar , të ekzaltuar Ceca Razhnjatoviqin , gruan e kriminelit Arkan , Drenicakët dhe luftëtarët e lirisë nga të gjitha pjesët e Kosovës dhe trojeve shqiptare i këndonin dhe lëshonin kushtrim për liri ! A nuk u vranë Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha duke i kënduar lirisë në Kodrën e Trimave , një Lagje e fortifikuar e Prishtinës që nuk u dorëzua kurrë kurse të tjerët , të zhgjebosurit moral dhe kombëtar dilnin kundër tyre ! Drenica e kishte një Ahmet Deliu , Azem dhe Shotë Galica , Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica , një Tahir dhe Nebih Meha , një Fehmi dhe Xhevë Lladrovci , një Ilaz Kodra , një Imer Alushani, një Shaban dhe Bedri Shala , një Doktor Hafir Shala dhe shumë të tjerë që , për liri , pavarësi dhe bashkim kombëtar kishin nënshkruar marrëveshje me vdekjen e që nuk e llogarisnin vdekje por detyrim ndaj kombit dhe idealit. Këta kishin ideal, ishin idealistë kurse ata që i luftonin si paramilitarë ideologjik të Serbisë e që flisnin shqip , ishin materialistë sepse nuk kishin besë , fe dhe atdhe ! Drenica dhe drenicakët e kanë Monumentin Unik dhe më të Madh në Botë të Sakrificës Kolektive për Liri , Çlirim , Pavarësi dhe Bashkim Kombëtar – Monumentin e Sakrificës së Familjes Jashari , me bashkëluftëtarë e që rast të ngjashëm nuk e keni në asnjë vend të botës . Shqiptarët kudo që jetojnë i kanë dy pika referuese që i japin kuptim jetës dhe vet qenies shqiptare ; Vlora ku u shpallë pavarësia e shqiptarëve dhe e Shqipërisë dhe Prekazi ku u vulos liria dhe pavarësia e Kosovës , si pjesë e pandashme dhe , pse mos të thuhet , zemra e Shqipërisë. Me katër personalitetet që gjithmonë do të shndërisin mbi qiellin e Shqipërisë ; Ismail Qemalin , Hasan Prishtinën , Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe Komandantin Politik , Bacën Adem Demaçi. Të gjithë ne të tjerët ishim shërbëtorë të çështjes kombëtare dhe të nderuar që jetuam ,punuam dhe bashkëvepruam me komandantët politikë dhe ushtarakë që e sollën lirinë dhe nuk lejuan që shqiptarët dhe Shqipëria të mos zhduket nga faqja e dheut . Në rastin konkret ishim jashtëzakonisht të nderuar , pasi jetuam dhe vepruam në kohën e tyre , me Bacën Adem Demaçi dhe Komandantin Legjendar Adem Jashari.
Hero nuk lind, hero bëhesh dhe kjo është sipas një zinxhiri gjenetik kurse horr nuk bëhesh sepse ke lindur si horr, gjithashtu sipas një zinxhiri gjenetik. Çdonjëri që shkelë në tokën e Drenicës , Dukagjinit , Shalës , Anamoravës , Pashtrikut , Llapit dhe pjesëve të tjera të Kosovës duhet të jetë i kujdesshëm sepse po shkel mbi eshtrat e Shkëlzen dhe Luan Haradinajt, mbi eshtrat e Rexhep Bislimit , Bajram dhe Gursel Sylejmanit , mbi eshtrat e gjigantit Agim Ramdani , Sali Çekaj dhe Bekim Berisha , Shaban Shalës dhe Fazli Grajçevcit , Fehmi dhe Xhevë Lladrovci , Ilaz Kodrës dhe Mujë Krasniqit , Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës , Agron Rrahmanit , Bahri dhe Fahri Fazliut dhe të gjithë dëshmorëve që luftuan dhe u flijuan për lirinë tonë sikur që menduan se edhe juve do t’ju ndihmojnë duke u larguar nga rruga e poshtërimit dhe turpit. E duket se , ose nuk e keni kuptuar flijimin e tyre ose po vlerësoni se po kthehen ditët e nostalgjisë për të kaluarën e kjo nuk do të ndodhë më kurrë. Dëshmorët , varret , lotët e nënave shqiptare , klithmat e femrave të dhunuara , çdo pëllëmbë e Kosovës e larë me gjak nuk do ta lejojë këtë ! Asnjëherë ! Nëse ke vullnet që bashkërisht të hecim drejt të së ardhmës më të mirë për të gjithë , në rregull , për këtë janë bërë të gjitha këto sakrifica ! Nëse mendoni se duhet ta mësojmë këngën e Mjellmës së Robërisë , harrojeni!
Në botë ka njerëz të mirë , të mençur , të marrë dhe të poshtër ! Nëse e bëni një punë të keqe si rezultat i marrëzisë shkaku se jeni i marrë , të gjithë do t’ju kuptojnë dhe do ju falin ! Edhe Zoti i falë të marrët sikur që asnjë Ligj në botë nuk i dënon të marrët të cilët janë të mbrojtur edhe nga Zoti , nga Ligji dhe nga Njeriu.
Nëse jeni i poshtër , nuk do gjeni mbrojtje nga askush; as nga Zoti , as nga Ligji e as nga Njeriu përveç atyre që janë sikur ju . Mjerë për juve që jeni të poshtër e që robërinë e zëvendësoni me lirinë, historinë me histerinë , besën me pabesinë , atdhedashurinë me mercenarizëm dhe lotët me jargë!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Prishtinë 25 prill 2020
Postime të Lidhura
REXHEP KASUMAJ: TURMËSI I FAJSHLYER…
Berlin, 1 Prill 2020: (Mbi kulturën e fatpajtimit) 1. Turma s’është gjë tjetër veçse një qen i zgjebosur,…
REPUBLIKA E SHTABIT TË PASHALLARËVE TË FONDIT TË 3 % -shit DHE FONDIT “VENDLINDJA THËRRET”! (VIDEO)
Nga arkivi i FB, 31 tetor 2020 Rikujtesë për harrestarët e politikës! REPUBLIKA E SHTABIT TË PASHALLARËVE TË…
XHEVAT BISLIMI: DEZINFORMATA E STILIT UDB’esk PËR ADEM JASHARIN
Viti, 8 mars 2018: Dje lexova edhe nje shkrim “xhevahir” të stilit udbesk nga nje kalemxhi i LDK-së…
XHEVAHIR CIRONGU: UDHËTIM NËPËR GJURMËT E HISTORISË …
Durrës, 23 qershor 2018: (Lëvizja “Foleja Kombëtare Shqiptare” në kuadrin e Vitit të Gjergj Kastriotit, organizoj përkujtimoren:’Rikthimi i…