BEHXHET SHALA: I MJERË I LIGU SA DEMOKRAT BËHET!

(Prishtinë, 10. 05. 2012) – KOSOVA- Shtet që nuk është krejt i pavarur dhe që e ka sovranitetin e dhunuar. Nga Serbia dhe ndërkombëtarët. Nga jashtë dhe nga brenda. Dhe nga politikanët e papërgjegjshmën. Që dikur kanë bërë sakrifica nëpër burgje dhe duke luftuar dhe tash duan të jetojnë që 95 % e popullit të sakrifikohen për mirëqenien e tyre. Që nuk i respektojnë heronjtë e rënë e as një hero të vetmin që është sot gjallë, Adem Demaçin. Prandaj Kosova ende nuk është e pavarur dhe e ka sovranitetin e dhunuar. E bëra një analizë të gjeografisë politike dhe kombëtare jo për të zbuluar diçka që për ju, lexues të nderuar nuk është e njohur por për të treguar pse: me aq lehtësi burgosen shqiptarët …
Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë përfunduan dhe të gjithë u gëzuam
     Kosova është shtet vërtet sui generis. Ajo çka bën vaki në Kosovë nuk ka gjasa të ndodhë në asnjë vend tjetër të botës. Pavarësisht se ku ndodhet shteti i supozuar. Mënyra se si sillet bashkësia ndërkombëtare në Kosovë është e papërsëritshme dhe e paimagjinueshme për shtetet tjera! Në asnjë shtet tjetër në botë nuk janë më vendimmarrës diplomatët se që janë në Kosovë! Dhe në asnjë shtet tjetër në botë nuk ka institucione më të defaktorizuara se këto që i kemi sot në Kosovë.

__________________________________

‘PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË DRAGODANIT’ DELL, ME SERVILËT E REPUBLIKËES SË AHTSAAR KOSOVËS!

_________________________________________

…DHE NE VIJIM SHIKONI TRESHEN SERVILE BASHKË ME DELL’in, PËR TË KUPTAR SE, KUSH PO E DREJTON KËTË VEND!

____________________________

     Madje, nuk ka institucione më të keqtrajtuara, më të përbuzura dhe më të nënçmuara se këto të sotit në Kosovë! Sepse, nëse e përbuzë veten është e pamoralshme të kërkosh respekt nga të tjerët! Të bëhesh i mjerë për një karrikë bythe që nuk të sjell pushtet pa shtet, ç’kuptim ka kjo?! Serbia, që nga përfundimi i luftës po mbanë qëndrim përjashtues dhe armiqësor ndaj Kosovës. Ky qëndrim u sforcua pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me të cilën Kosova u bë shtet jo krejt i pavarur dhe me sovranitet që shprehet në përqindje. Kjo gjendje në fakt mendohej se do të jetë diçka kalimtare që nuk do të zgjasë edhe aq shumë. Menduam që transicioni do ta ketë një afat përdorimi e jo të shndërrohet në sistem që po ashtëzohet çdo ditë e më shumë. Serbia organizonte zgjedhje të të gjitha niveleve dhe përcaktonte dinamikën e zhvillimit të ngjarjeve në Kosovë. Në bashkëpunim dhe bashëkveprim të plotë me bashkësinë ndërkombëtare. Të gjithë ata që kundërshtonin këto zhvillime cilësoheshin si ekstermistë, antidemokratë dhe mohues të të mirave që na i kishin bërë miqtë ndërkombëtarë! Injoranca u bë mënyrë e qeverisjes dhe të padijshmit zbatonin politika që krijonin të tjerët e që shkonin në dëm të interesave të Kosovës! Shqiptarët u bënë pikë e pesë. Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, luginë të Preshevës dhe viset e tjera. Për shkak të interesit të një 5% që e mbajnë pushtetin e pësojnë 95% që sakrifikuan dhe po sakrifikohen. Që mbijetuan katrahura dhe që po bëjnë përpjekje të ndërtojnë një ardhmëri, njerëzore, kombëtare dhe shtetërore!
MALI I ZI
     Shqiptarët në Mal të Zi ishin (së bashku me myslimanët) përcaktues që referendumi për pavarësinë e Malit të Zi doli i suksesshëm. Por ata më shumë vepruan në bazë të inercionit se që kishin strategji politike kombëtare. Prandaj, tash janë krejt në margjina dhe kur duan të përdorin flamurin kombëtar së pari duhet t’i bëjnë gati 1000 euro për të paguar dënimin ose të kalojnë një kohë në burg. Zbrazja e Malit të Zi nga shqiptarët po bëhet në mënyrë të heshtur, “demokratike“ dhe i motivuar nga shkaqet ekonomike. Pushteti malazias nuk ishte shumë i sinqertë me shqiptarët dhe nuk e shpërbleu lojalitetin e tyre. Madje, mund të thuhet se shqiptarët në Mal të Zi u ndanë me thupra “demokratike“ bythëve nga pushteti aktual. Ardhmëria e shqiptarëve në trevat dokleate dhe në Tempullin e Teutës është e dyshimtë ose kurrfare hiç. Është çështje mbijetese. Është një situatë kur ata, si i mbytyri kapen pas një fije kashte duke shpresuar se do të ndihmohen nga shqiptarët e kosovarizuar të Kosovës. Apo nga Shqipëria që në vend se të bëhet Piemont i të gjithë shqiptarëve ose nënë e kujdesshme ajo u bë një njerkë shumë e keqe. Në fakt, pikërisht ndikimi negativ i partive politike nga Kosova dhe Shqipëria që kanë mbrojtur interesin personal dhe jo ate kombëtar dhe shtetëror ka përçarë shumë shqiptarët në Mal të Zi duke i defaktorizuar skajshmërisht ata.

________________________________

TË DREJTAT E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI

_______________________________

MAQEDONIA
     Edhe në Maqedoni nuk e kemi një gjendje më të mirë. Madje, ndonëse shqiptarët janë numerikisht afërsisht sa ka edhe maqedonë, trajtohen si komunitet krejtësisht i lënë anash. Organizimin politik e kanë ende në baza fisnore me dy a tre bajraktarë që ushtrojnë pushtet pa shtet e nuk ulen as të pijnë bashkë një kafe turke apo çaj arab. Nuk i bashkon as ezani i hoxhës nga minaret e shumta. Nuk e kanë ndarë fenë nga politika dhe e kanë shumë problem se cili përcaktim është prioritar ; ai fetar apo kombëtar. Në shumë raste pamja e jashtme i identifikon me fenë duke i larguar nga kombi. Pushteti maqedonas ka parapëlqyer forcimin e identitetit fetar në dëm të atij kombëtar të shqiptarëve të Maqedonisë duke mos penguar ndërtimin e xhamive të shumta ndërkaq që ka penguar edhe me masa shumë të dhunshme shprehjen e identitetit kombëtar (rasti i Gostivarit dhe Rufi Osmanit) si dhe hapjen e shkollave të larta dhe universiteteve. Me qindra shqiptarë janë përndjekur, dënuar dhe vrarë për shkak të bindjeve politike ndërsa për shkak të bindjeve fetare janë përndjekur vetëm ata që janë cilësuar si islamistë radikalë apo përkrahës të Bin Ladenit. Pushteti maqedonas me kopili ka kompromituar ndjenjat kombëtare shqiptare duke i paraqitur ato si rrezik për sigurinë globale të shpërfaqura si terrorizëm islamikë. Në këtë mënyrë ka dëmtuar shumë çështjen shqiptare në Maqedoni ndërsa në anën tjetër kinse është radhitur në frontin demokratik ndërkombëtar në luftë kundër terrorizmit islamik. Partitë dhe individë të fuqishëm politikë nga Kosova kanë ndikuar dhe ndihmuar në përçarjen e faktorit politik shqiptarë në Maqedoni. Duke i shfrytëzuar lidhjet e mëparshme të aktiviteteve kombëtare, burgjeve të përbashkëta dhe përfitimeve nga bizneset e pista dhe krimi i organizuar pas përfundimit të luftave në Kosovë dhe Maqedoni. Të gjitha këto i kanë bërë duke u mbuluar me faturën “mbrojtja e çështjes kombëtare“! Me një fjalë për shkak të një përqindjeje të vogël të politikanëve të korruptuar dhe të marrosur pas pushtetit, e pëson pjesa dërrmuese e shqiptarëve në Maqedoni!

___________________________________

TË DREJTAT E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI

__________________________

LUGINA E PRESHVËS
     Lugina e Preshevës për shqiptarët e mbetur jetimë është shndërruar në fakt në Luginë të Ujqve në të cilën shqiptarët kanë shërbyer si qengja për kurban! Edhe nga serbët, ashtu edhe nga disa shqiptarë nga të cilët kanë kërkuar dhe pritur ndihmë! Shumica janë shpërngulur në Kosovë ndërsa këtu janë organizuar sikur dikur shqiptarët në klubet e Bukureshtit. Nga Kosova i kërcënohen Serbisë! Që të mos luaj me zjarr. Disa parti politike nga Kosova edhe këtu, me ndikimin e tyre negativ e kanë kriposur skenën politike duke i përdorur shqiptarët atje si mish për top! Shqipëria “nënë” përkatësisht Salua me kompani më tepër ka qenë e interesuar të investojë në spitalet e Rada Trajkoviqit në Graçanicë se te shqiptarët e Luginës. Pa asnjë dyshim duket se Rada është valutë shumë më e vlefshme konvertibile politike për Salën dhe Edvinin se shqiptarët e Luginës së Preshevës!

__________________________________

TË DREJTAT E SHQIPTARËVE NË KOSOVËN LINDORE (QË PADREJTËSISHT QUHET LUGNA E PRESHEVËS!)

_____________________________

SHQIPËRIA
     Emri i këtij shteti nënkupton se ky duhet të jetë shtet i shqiptarëve. Paradoksalisht aty gjenë ç’të duash por më së paku ka shqiptarë! Nëse flet serbisht do të trajtohesh si i privilegjuar. Politika këtu ka ngatërruar letrat. Nuk jeni aq fatkeq e të rastisni në Gentian Salën. Nëse keni një emër melodik italian apo jeni Xhon apo Xhim do të trajtoheni si shtetas i botës e që aksidentalisht keni lindur si shqiptarë! Po e ardhmja nuk ndërtohet duke u kthyer nga e kaluara andaj flakeni identitetin shqiptar dhe përkraheni ate europian. Politika greke që ua ka mohuar të gjitha të drejtat shqiptarëve në Greqi, qoftë si banorë apo përkohësisht të punësuar edhe sot e turbullon jugun e Shqipërisë. U bë gjenocid ndaj çamëve dhe ata nuk u kompensuan as për dëmet njerëzore e as materiale deri më sot. Politika e disa politikanëve që “fe dhe atdhe“ e kanë interesin personal ka bërë që në Shqipëri të marrin për budalla nëse thua se je patriot apo shqiptar. Përkundër vuajtjeve dhe përpjekjeve shekullore për të mbijetuar si popull dhe si shtet. Sakrificat që kanë bërë shqiptarët për të mos u asimiluar dhe mbijetuar janë të paimagjinueshme. Prandaj edhe kanë arritur të ruajnë palcën kombëtare. Mirëpo sot disi të konsiderojnë si leshko dhe si antieuropian nëse ke përcaktim kombëtar. Ai 5% që mbanë pushtet pa shtet. Apo për pushtet personal e dëmton shtetin. Definitivisht Shqipëria përkatësisht politikanët që nga koha e Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Sali Berishës etj. nuk e ka përmbushur detyrimin e saj që të bëhet atdhe i të gjithë shqiptarëve duke ua mohuar shumë shqiptarëve të drejtën për dyshtetësi në kohën kur serbët, grekët, bullgarët dhe maqedonasit i kanë pasur të hapura, me procedura super të përshpejtuara dyert të pajisen me shtetësi të shteteve amë ndonëse kanë jetuar në shtetet tjera dhe as që i kanë plotësuar kushtet për shtetësi tjetër.

_____________________________________

TË DREJTAT E SHQIPTARËVE NË ÇAMËRI…

_____________________________

     Politikanët e burokratizuar dhe autocratët e korruptuar ua kanë mohuar këtë të drejtë edhe atyre që verbërisht e kanë dashur Shqipërinë duke bërë edhe nga 30 vite burgje të rënda në ish Jugosllavinë! Rasti më eklatant ka qenë ai i Adem Demaçit, të burgosurit me stazh më të gjatë të burgut politik në Evropë dhe Fitues i Çmimit Saharov. Ai, me fjalën më të butë është keqtrajtuar nga autoritetet shqiptare duke e trajtuar si një trafikant të Lazaratit kur i është lëshuar pasaporta. Ka qenë dhe mbetet turp i Sali Berishës, Rexhep Mejdanit, Alfred Mojsiut që i mohuan këtë të drejtë madje edhe e penguan Adem Demaçin të fitojë shtetësinë shqiptare dhe pasaportën! Jo diplomatike por ajo e thjeshta. Pasaportat diplomatike u janë ndarë këlyshërve të ish sistemit komunist në Jugosllavi dhe ortakëve të Fazlliqëve! Partitë politike të Shqipërsë kanë luajtur një rol shumë përqarës dhe ç’kombëtarizues në viset ku kanë jetuar shqiptarët. Për dallim prej shteteve normale ata e kanë dëmtuar përcaktimin kombëtar duke u vardisur bashkësisë ndërkombëtare që të fitojë statusin europian dhe ajo u është kthyer si bumerang, si mallkim apo si një ndëshkim. Kush e mohon veten nuk respektohet nga të tjerët. Dhe Shqipëria ka mbetur “bira e fundit e kavallit“ në proceset integruese europiane! Falë një grushti të politikanëve të papërgjegjshëm. Lexuesi i kujdesshëm e ka të qartë se disa politikanë në Shqipëri në të shumtën e rasteve ka përkrahur deklaratat dhe angazhimet e bashkësisë ndërkombëtare edhe atëherë kur kanë dëmtuar interesat e Kosovës!
KOSOVA
     Shtet që nuk është krejt i pavarur dhe që e ka sovranitetin e dhunuar. Nga Serbia dhe ndërkombëtarët. Nga jashtë dhe nga brenda. Dhe nga politikanët e papërgjegjshmën. Që dikur kanë bërë sakrifica nëpër burgje dhe duke luftuar dhe tash duan të jetojnë që 95 % e popullit të sakrifikohen për mirëqenien e tyre. Që nuk i respektojnë heronjtë e rënë e as një hero të vetmin që është sot gjallë, Adem Demaçin. Prandaj Kosova ende nuk është e pavarur dhe e ka sovranitetin e dhunuar. E bëra një analizë të gjeografisë politike dhe kombëtare jo për të zbuluar diçka që për ju, lexues të nderuar nuk është e njohur por për të treguar pse: me aq lehtësi burgosen shqiptarët në Maqedoni nga pushteti aktual dhe akuzohen për krime të fabrikuara. Pse me aq arrogancë dhe lehtësi Ivica Daqiq burgos shqiptarë që lëvizin nëpër Serbi me lejen e Zezditës dhe pse bashkësia ndërkombëtare në heshtje miraton këto arrestime. Pse shqiptarët në Mal të Zi dënohen për përdorimin e simboleve kombëtare dhe diskriminohen? Pse shqiptarët e Luginës së Preshevës burgosen, keqtrajtohen dhe dënohen në procese të montuara politike ndonëse është dashur të përfitojnë nga amnistia. Pse duhet të pajtohemi që një shtet armiqësor të organizojë zgjedhje në Kosovë e që nuk ndodhë në asnjë vend tjetër në botë! Pse duhet të pajtohemi me Ban ki Munin kur ai thotë se të arrestuarit e policisë serbe në Kosovë janë të burgosur politikë! Pse duhet ta pranojmë detyrimin dhe përgjegjësinë për ruajtjen e qetësisë në vend kur kriminelët luajnë valle! Pse duhet të pranojmë përgjegjësinë për ruajtjen e qetësisë që nga Prishtina dhe Beogradi kërkojnë Ashton, Rasmusen, Fejt etj. për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë! Për faje të Serbisë a duhet Kosova të ndajë përgjegjësinë! Pse duhet të pranojmë që një zyrtar jeniçer i një ambasade të huaj t’i fusë deputetët e Kuvendit nën shkallë dhe t’u tregojë se për të cilat amndamente duhet të votojnë e për të cilat nuk duhet! Dhe shumë pseha të tjerë. Këto i përmenda me të vetmen arsye të kuptoni pse na shkërdhen kush të dojë, kur të dojë dhe si të dojë! Jo për t’u treguar më i mençur se ju!

__________________________________
SMS’at E ‚PRESIDENTIT TË DRAGODANIT‘ DELL – E ZGJODHËN PACOLLIN PRESIDENT TË AHTISAAR KOSOVËS (SHIKONI VIDEON!)

………………………..

PROCESI I VOTIMIT PËR ZGJEDHJEN E PACOLLIT – PRESIDENT DHE PRESIONET E HASHIM FUSNOTËS TEK DEPUTETËT SERVILË TË PDK-së….! (SHIKONI VIDEON)

______________________________________

(ILUSTRIMET I PËRGATITI KRYEREDAKTORI I PASHTRIKU.ORG)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura