Prishtinë, 15. 03. 2014 – (Çka edhe nëse bëhet për fushatë elektorale) – Kryeministri aktual i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi mori një vendim me të cilin rriten rrogat në mënyrë lineare prej 25% për të gjithë të punësuarit në Kosovë përjashtuar rastet kur të punësuarit vet financohen apo ata që janë të punësuar në sektorin privat. Natyrisht se reagimet e para ishin pozitive sepse pak a shumë kontribuojnë që statusi material i të punësuarve, nëse edhe nuk përmirësohet shumë, së paku nuk degradohet më shumë në këtë krizë të madhe që ka përfshirë Evropën dhe Kosovën si pjesë të përjashtuar pikërisht nga Evropa. Në rrafshin politik u cilësua si fushatë parazgjedhore e kryeministrit dhe partisë që ai e drejton. Madje u tha se, përveç që është e pamoralshme kjo rritje ajo është edhe e kundërligjshme. Dhe se me këtë rritje Hashim Thaçi po blenë vota sikur të bënte tregti në pazar të perimeve apo plaçkave ku shiten gjërat e përdorura!
E pranoj botërisht se nuk jam në dashuri të madhe madje nuk jam fare në dashuri me kryeministrin Thaçi mirëpo kjo rritje e rrogave është shumë e drejtë dhe nga kjo rritje përfitojnë të punësuarit dhe familjet e tyre, ndërsa kryeministri Thaçi nuk e ka të garantuar se do të jetë fitues i zgjedhjeve të ardhshme. Mendoj se është bërë një gabim kur rrogat janë rritur në mënyrë lineare prej 25% për të gjithë sepse më së shumti përfitojnë ata që kanë pasur rrogat e majme. Do të ishte shumë më mirë dhe më e drejtë që të punësuarit me të ardhura afër mesatares apo edhe mesatares së një rroge në Kosovë të përfitojnë një rritje prej së paku 35-40% ndërsa këta të politikës apo ata që kryesisht merren me tredhjen e mizave të kishin një rritje të rrogave prej 2-4%. Kjo do të quhej drejtësi sociale. Është mirë dhe e domosdoshme që ata që kanë nga 5-8 vende të punës të detyrohen t’i lirojnë ato vende që i kanë uzurpuar falë dostave të fuqishëm apo lidhjeve politike. Këta parazitë të pamoralshëm po e gërryejnë ardhmërinë e vendit duke margjinalizuar kuadrot e reja të shkolluara të cilat realisht mund të kontribuojnë në zhvillimin e vendit dhe shoqërisë! Është fakt se sot pozitat kyçe mbahen nga injorantët, servilët e tyre që e ngulfasin edhe vet idenë e zhvillimit e lëre më zhvillimin aq shumë të nevojshëm dhe të dëshiruar! Shihni vetëm kush janë sot pronarë të tokave ku bëhen ndërtime të larta! Politikanët e të gjitha partive që kanë qenë në pushtet dhe shpura e tyre! Ish patriotët e korruptuar në politikaj të korruptuar! Shihni se kush ka përfituar nga procesi i kriminalizuar skajshëm i privatizimit! Politikaj të korruptuar në patriotë të konvertuar. Ata që i shërbyen qençe Jugosllavisë, Serbisë, Titos dhe Millosheviqit deri te fatosat e Jovankës dhe ata të Stanishiqit! Kush sot kontrollon hapësirat mediale dhe kush janë opinionistë të shquar dhe të pashquar?! Politikaj apo trashigimtarë të tyre gjenetik dhe politik kombëtarisht të kastruar e tash në patriotë të konvertuar! Dhe shumë pse të tjera! Tash më lartë se Hashim Thaçi nuk e ka fare të sigurt se do t’i fitojë zgjedhjet shkaku se ua ka rritur rrogat të punësurve në Kosovë. Thjesht, votuesit përfitojnë nga rritja e pagave ndërsa nuk e kanë të domosdoshme të votojnë Hashim Thaçin ndërsa që kryeministri nuk ka mekanizëm detyrues ndaj votuesve të votojnë për atë! As nuk ka mundësi të vërtetojë se kush për kend ka votuar! Prandaj më duket shumë e pamoralshme dhe jonjerëzore kundërshtimi i opozitës për këtë rritje e cila, në fund të fundit kontribuon edhe në ngritjen e mirëqenies së tyre dhe familjeve të tyre! Sjellja e opozitës në Kuvendin e Kosovës është pikërisht fushatë elektorale dhe veprim krejtësisht i papranueshëm! Si në aspektin njerëzor ashtu edhe moral! Moralizimi politik dhe njerëzor nga një opozitë, falë disa përjashtimeve të rralla është skajshmërisht imorale dhe manipulative! Në fakt është i ngjashëm me rastin kur i shkohet për kryeshëndosh familjes anëtari i së cilës ka varur veten dhe pasi t’i kenë përlotur sytë ata që kanë ardhur për kryeshëndosh, gjatë largimit, te dera e shtëpisë i lënë familjes një litar të fortë, për varjen e radhës! Refuzimi aq i “vendosur” i deputetëve të opozitës kundër kësaj ngritjeje, pikërisht në përfundim të mandatit si deputetë është fushatë e ndyrë paraelektorale, aq më parë që të njëjtit deputetë, hiç atyre të VV nuk patën lënë gurë pa lëvizur që të fitojnë sa më shumë me Ligjin për deputetë! Në pafytyrësinë e tyre patën shkuar aq larg saqë kanë dashur ta sigurojnë veten me privilegje edhe pas përfundimit të mandatit të tyre ndonëse kjo nuk ndodhë në asnjë vend të rajonit përveç Kuvendit të Hajkobillës! Të jem i drejtë dhe i sinqertë, edhe deputetët e pozitës, sa i përketë ndjenjës dhe dëshirës për grykësi kanë qenë në një mendim me ata të opozitës. Edhe në rast se kur nuk janë pajtuar për asgjë deputetët e pozitës dhe opozitës kanë qenë shumë solidar rreth grykësisë së përbashkuar! Ndryshe, unë nuk do të kundërshtoja fare që deri në ditën kur do të votohet, kryeministri Thaçi përsëri t’i rrisë pagat. Madje edhe disa herë! Mirëpo, as kjo nuk do ta siguronte fitoren e tij në zgjedhje! Lehtë mund të ndodhë që, pasi të hahet pitje (mbahen zgjedhjet) kryeministri Thaçi të mbetet edhe pa tepsi! Ndërkaq, opozita le ta kundërshtojë rritjen e pagave duke vendosur maskat e” sinqeritetit” gjatë seancave të Kuvendit dhe para kamerave. Në këtë mënyrë nuk do t’i fitojë zgjedhjet kurrë! Ajo duhet ta ketë një ofertë për përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve të Kosovës, uljen e varfërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës! E që nënkupton edhe rritjen e rrogave për të punësuarit. Opozita duhet të ofrojë një zgjidhje se si të luftohet korrupcioni. Jo në mënyrë selektive duke i luftuar të korruptuarit e pozitës dhe duke i kyrsyer të korruptuarit e opozitës që dikur edhe vet ishte pozitë! Ata duhet ta përshëndesin këtë vendim të kryeministrit Hashim Thaçi sepse me këtë vendim fitojnë të gjithë! Më së shumti fitojnë pikërisht politikanët dhe ata që mendojnë se po merren me politikë. Të pozitës dhe të opozitës! Nëse opozita vjen në pushtet, punë e parë që duhet të bëjë është t’i rrisë pensionet të cilat tash nuk nuk mjaftojnë as për t’i paguar mëditjet për varrmihësit! Rritja e pensioneve në së paku 250 euro në muaj do të ishte kontribut i opozitës për shtresën më të rrezikuar të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në kushte të një mjerimi të skajshëm! Pozita, përkatësisht qeveria e Kosovës pikërisht këtu ka marrë në thua sepse pensionistët do të duhej të ishin përfituesit më të mëdhenj të kësaj rritjeje. Dhe, nëse kryeministri Thaçi mbanë fjalën për themelimin e një Fondi për Shërimin e Fëmijëve të sëmurë nga leukemia me paratë që janë “refuzuar“ nga opozita do të shënohej si plus në karrierën e tij. Mirëpo, sipas traditës së moçme shqiptare njeriu ka të drejtë ta “hajë” fjalën e tij dhe kjo nuk i merret si ligësi! E lëre më për këta kosovarët e rinj që t’i marrin edhe opingat nga këmbët! Të pozitës dhe të opozitës! Ata të paqes dhe disa të luftës! Rreth grykësisë së përbashkuar! Me një dëshirë dhe me një qëllim! Pajtohem që kryeministri Thaçi po bënë fushatë parazgjedhore por, më tregoni ju lutem se çka po bëjnë Isa Mustafa me armendat e rinj, Ramush Haradinaj me fosilët e vjetër, Albin Kurti me të betuarit e tij, Behgjet Pacolli me kurvat politike dhe Ivica Daçiqi me të listuarit e tij?! A nuk po bëjnë edhe këta fushatë
Një FAK (FUCK) për FARK-un
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi mori vendim që FSK, këtu e tutje të quhet FAK. Për shkak të progresit dhe ecjes historike përpara nuk deshi të kthehet mbrapa! Atëherë do të bindej se Kosova ka pasur ushtri e ajo ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ka qenë si rregull te shqiptarët që për shkak të ruajtjes së një vazhdimësie apo trashigimie, fëmijët kanë trashiguar emrat e babait, gjyshit, dajës etj., nëse ka pasur çka të trashëgojnë! Edhe në këtë rast nuk është dashur të kishte dilema për emrin e Ushtrisë së Kosovës. Ajo do të duhej të quhej me emrin e lindjes; Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Por këta kosovarët janë të çuditshëm. Ata që dikur mrizonin duke shkërdhyer pamëshirshëm Fondin 3% duan që ushtria e Kosovës të quhet FARK. FARK, në me krye komandantin e këtyre ”forcave”, “trimin“ Himë Gova dhe gjeneralen Adelina Ismalji! Apo kolonelin e KOS-it që e sabotoi luftën me të gjitha mjetet e mundshme. Që ua dorëzoi forcave serbe mbi 600 të plagosur dhe më shumë se 11.000 copë armatimi! Por këta të ilegales apo gllabëruesit e Fondit Vendlindja Thërret (kuku medet) kur propozuan emrin e ushtrisë së re e “harruan“ shkronjën R dhe doli vetëm FAK. Kështu doli një FAK (FUCK) për një FARK! Është rregull që i laguri apo i…. gjithmonë ankohet! Kosova ka pasur vetëm një ushtri dhe ajo ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kosova ka pasur vetëm një komandant dhe Ai ka qenë Adem Jashari, Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. FARK ka qenë dhe është ushtri marksiste – leniniste në Kolumbi. Edhe FARK – në Kosovë ishte formuar nga “gjeneralët“ e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë! Prandaj edhe i erdhi puna si erdhi; një FAK ( FUCK) për një FARK!
Zgjatja e mbiemrit
Disa miq më kritikuan pse mbiemrit Shala ia kam shtuar ate Bajgora. Disa, që janë njohës të rrethanave dhe mbrojtës të komuniteteve seksuale me orientim ndryshe më thanë se mos jam martuar me ndonjë dilber që e ka atë mbiemër duke më thënë se mbiemrit të burrërisë Shala ia kam shtuar mbiemrin e dilberit apo gej-it (fjalor i kosovarëve etnik)! Të paparë janë këta kosovarët. Sa të paemancipuar janë këta shqiptarët që kanë mbetur komuniteti më i pambrojtur në Kosovë! Krijova një alibi se mbiemri Bajgora është vendi nga të parët e mi janë lëshuar në Llap para 250 vjetëve. Pra, jam një bajgorali i llapjanizuar! Jam muhaxher nga Shala e Bajgorës përkatësisht nga fshati Kovaçicë i llapjanizuar në Lagjen e Bajgorëve në Kunushec të Besianës! Tash po bëjë përpjekje maksimale të hyjë në radhët e guerilës intelektuale urbane kosovare e udhëhequr nga Lil Toshi. Po gjasat janë të njëjta me ato se do të hyjë në partinë e Gjet Macollit! Lil Tosha, si sinonim i qytetarisë, emancipimit moral dhe seksual dhe ngjizës i kombit kosovar nuk do të më pranonte edhe po ta kisha pasurinë e Bill Gajtsit! E këtu ngadalë sepse pazaret gjithmonë janë të mundshme. Në fakt, në pamundësi që para emrit tim të shkruaj tituj: Akademik, prof.dr.mr etj., vendosa t’ia shtoj veti nga prapa. Nga bishti! Nuk pata fatin të studioj në Universitetin Publik (ah publik) të Prishtinës andaj mbeta pa tituj akademik dhe shkencorë! Kohëra të vështira janë këto!
—————————————-
(Ilustrimi është i pashtriku.org, sh.b)