Pashtriku.org, 13. 05. 2015 – (Profesor i nderuar, më falë që e zgjodha këtë lloj komunikimi me ju. Në fakt, nuk e di nëse ekziston apo edhe më lejohet një komunikim i këtij lloji, për faktin se, ju i nderuari profesor Hoti po vazhdoni të konsideroheni si i zhdukur. Shumë nga të gjallët e vdekur do të habiten me këtë letër, do të thonë: si është e mundur të komunikohet me një të zhdukur apo siç e thonë pas shpinës, me një të vdekur që nuk i dihet varri, edhe pse gjithçka mund të ketë për JU i nderuar, por jo edhe VDEKJE. Nuk ka rëndësi se çfarë thonë sepse jeta dhe vdekja në ditët tona i kanë ndërruar rolet, askush nga ne nuk e dimë se ku jemi.
Sot jemi jeta, nesër mund të jemi vdekja, e pasnesër kush e di …?
Ka shumë arsye që më shtynë ta bëj një komunikim të tillë me ju, ndoshta të pazakontë por gjithsesi të domosdoshëm për kohën në të cilën po jetojmë. Arsyeja kryesore e këtij komunikimi është se:
– Republika e Kosovës po vazhdon të mbahet peng, ashtu siç kishit shkruar ju shumë vite më parë. Sa duket se ju kemi afruar cakut po aq duket se po e devijojmë këtë cakë. Vllau i madh (Rusia) i ka dalë në mbrojtje vllaut të vogël (Serbisë), bile këto ditët e fundit ka shkuar aq larg sa që e ka përcaktuar edhe vijën e kuqe të cilën nuk do ta kalojë për asnjë çmim.
Profesor i nderuar,
Kosova është para një sprove të rëndë, ndoshta nga ato më të rëndat deri më tani që kur e ndanë nga trungu shqiptar. Ajo është në hapat e fundit në rrugëtimin e saj për ta mundur vdekjen njëherë e përgjithmonë, për tu ngjitur vertikalisht mbi kulmin e shtëpisë pa u vrarë, siç do të shprehet poeti, por jemi edhe shumë afër për t´ju rikthye vdekjes, ajo ende po sillet vërdallë mbi kokat tona. Nëse dje kemi bërë përpjekje për ta mundur vdekjen, sot jemi në pritje të shpëtimit nga ajo. Nëse donë ta dish se në cilën kohë jemi sot, lirisht mund të them se jemi në kohën e pritjes. Gjithçka është në pritje, mu sikur atëherë kur ju ishit këndej pari.
Sa herë përmendet Kosova fillon të rrotullohet bota. Ata që janë fajtorë për ndarjen e Kosovës nga trungu shqiptar fillon t’i kaplojë frika sepse sipas tyre vetëm duke mbetur peng shqiptarët ruhen ekuilibrat politik brenda organizmave ndërkombëtar.
Ju e dini se edhe atëherë të gjithë e donim shtetin e Kosovës, e dinim cakun për ku ishim nisur, por nuk e dinim rrugën se si të shkojmë deri aty.
Juve, ju kujtohen lutjet e imamit të atyre kohërave që i bënte të xhumajave në Prishtinë për ta njohur edhe formalisht shtetin e Kosovës, por ato lutje nuk i dëgjoi askush.
Edhe sot mu sikur atëherë prapë po lutemi për shtetin e Kosovës, e xhumaja po vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e politikës në hapësirën tonë.
Tani nuk e kemi imamin e vjetër, e kemi një gjeneral të ri, ju do të thoni gjeneralët nuk luten, ata luftojnë në beteja burrërisht e trimërisht dhe i fitojnë ato.
Ndoshta nuk e di profesor, por ky gjenerali ynë e ka zhveshur uniformën ushtarake pa e përfunduar betejën dhe ka hyrë në politik për t’u lutur dhe mund t´ju sigurojë se këtë punë po e bënë shumë mirë, por edhe lutjet e tij po bien mu si atëherë në vesh të shurdhër.
E more profesor, është shurdhuar bota kur përmendet Kosova. Nga respekti i shumtë për miqtë tanë ndërkombëtarë e kemi harruar vetveten. I ftuam në shtëpinë tonë për të na ndihmuar dhe për ndihmën që na dhanë ju jemi mirënjohës sa të jetë jeta, por…. i pritëm si miq duke ju thënë:
– Ndihuni si në shtëpinë tuaj, por mos harroni se jeni mysafirë, ata kanë harruar, janë ulur në vatrën tonë sikurse në shtëpinë e vetë, duke na sunduar nëpërmes një të dërguari special të OKB-së.
Juve, patjetër se ju kujtohet koha e princit Vid në Shqipëri, diçka i njejtë është edhe ky, i dërguari i OKB-së.
E more profesor, nuk kanë ndryshuar kohërat hiq, nga atëherë është ndalur ora e Kosovës në pritje.
– Mu sikur atëherë që na bënin thirrje për durim, po na bëjnë thirrje edhe sot,
– mu si atëherë që flitej për ndarjen e Kosovës po flitet edhe sot,
– mu si atëherë që na ndërruan flamurin po donë të na ndërrojnë edhe sot,
– mu si atëherë që na thoshin se ne nuk jemi shqiptar edhe sot po bëjnë eksperimente për ta krijuar një komb të ri.
Plani që e hartuan më herët si deshën vetë, plan i cili Kosovën e copëtonte brenda për brenda, në çdo pjesë të Kosovës e bënte nga një Serbi të vogël, nuk kaloi në Këshillin e Sigurimit sepse nuk u pajtua Rusia, i kërcënojë evropianët dhe amerikanët dhe ata u tërhoqën shumë lehtë. Tash na kanë caktuar edhe një fazë të re bisedimesh, duke na ngushtuar litarin edhe më fort në fyt që eventualisht të mbetemi aty ku ishim, pra brenda Serbisë. Politikanët tanë të mjerë po bërtasin me sa zë që kanë se e duan planin e Ahtisarit, se ai plan është i pa prekshëm e dokrra të tilla, strategji tjetër për të dalë nga ky udhëkryq nuk kanë.
Elitës intelektuale në vend i ka humbur udha në oborr, e di se ju do të thoni se të humbur e kanë pasur. Antivlerat po na mbysin në çdo pore të jetës. Sikur të ishe sot këndej pari do të habitesh se sa universitete ka Kosova sot, e ndoshta ndonjëri do t’i hapte dyert për ju, se atëherë i Prishtinës t’i mbylli, edhe pse e di se ju nuk do ta pranonit një gjë të tillë, sepse ju ishit vlera e këtij kombi dhe nuk do të bëheshe pjesë e këtyre krimeve që po bëhen me arsimin në Kosovë. Sa doktorë, sa magjistra kemi të gjithë janë me grada por, ashtu siç patët thënë ju atëherë, ,,diplomat e tyre kanë aq vlerë sa për t´ja ngjitur maces për bishti”.
Profesor,
e di se ju nuk keni nevojë më për ne, por më besoni se ne kemi shumë nevojë për ju, për veprën tënde. Në emrin tim, si pjestarë i brezit të ri, i brezit që ditë e më shumë po mishërohet me veprën tënde heroike po e kupton filozofinë tënde politike,
– na fal për të gjitha,
– na fal që nuk të kuptuam, atëherë kur ishte e domosdoshme të kuptonim,
– na fal që nuk bëmë përpjekje sa duhet për të liruar nga pengmbajtja serbe, ndonëse kishte mundësi, sidomos gjatë konferencës në Rambuje.
Po, ju e dini, i keni njohur ata politikanë që morën pjesë në këtë konferencë, të paktën një pjesë të tyre gjithsesi se i ke njoftuar. S´e bënë një hapë të tillë sepse ju gëzuan tragjedisë tënde, duke u krekosur se po hynë në histori, po bëhen pjesë e saj. Turpi raft mbi ta.
Njësoj siç vepruan me ty po vazhdojnë të veprojnë edhe me liderin e brezit tim, z Albin Kurti. E kanë izoluar sa herë kanë dashur, e kanë burgosur kur kanë dashur, shtëpinë ia kanë bërë burg sepse i tmerron vizioni i ri politik, e ne prapë po heshtim. Asnjë përpjekje për lirimin e tij nuk po e bëjmë, mendimi ndryshe mund të kushtojë sot mu si atëherë profesor. Nuk e kuptuam se Serbia duke të mbajtur peng po e mbante edhe shtetin e Kosovës sepse ju ishit arkitekti i këtij shteti. Nuk e kemi ditur se sa i rëndësishëm paska qenë roli i individit respektivisht i juaji në proceset politike.
Kur ishe këndej pari e dini ju si silleshin ndaj jush, e ke thënë edhe vetë i ke bërë përgjegjës për burgosjen tënde. Edhe sot mu si atëherë asnjë fjalë për ju, edhe kur flasin, flasin ashtu sipërfaqësisht pa e prekur substancën e punës tuaj, flasin kur ju duhet për fushata zgjedhore. Nuk e di se cili popull në botë do të heshtte për një figurë si ju. Nuk e thonë të vërtetën për ju sepse në momentin kur e thonë këtë të vërtetë, bëhen vetë të vdekur, bëhen prapë majmun sepse nga mungesa jote u bënë mbret.
Kaq këtë herë, do t´ju shkruaj prapë, varësisht se si do të ec ora e Kosovës. Ndonëse nuk janë bashkuar ende republikat e bashkuara shqiptare, ashtu siç na përshëndetët ju nga gjykatorja e okupatorit, e as Prizreni ende nuk është bërë kryeqytet, megjithatë unë po të përshëndes në të njejtën mënyrë, mirë u pafshim në republikat e bashkuara shqiptare edhe pse e di se nuk do të shihemi kurrë, sepse ju po mbaheni peng së bashku me shtetin e Kosovës.
Besnik Kryeziu, 10. 09. 2007
I see You’re really a good webmaster. The web site loading speed is
amazing. It seems that you’re doing any distinctive trick.
In addition, the contents are masterwork. you have done a wonderful process
on this subject! Similar here: sklep online and also here:
Tani sklep
Hey there! Do you know if they make any plugins to assist with Search
Engine Optimization? I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good results.
If you know of any please share. Thanks! You can read similar article here:
Sklep internetowy
Hi there! Do you know if they make any plugins to help with
Search Engine Optimization? I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good gains.
If you know of any please share. Many thanks!
You can read similar article here: Ecommerce
Hey there! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good gains.
If you know of any please share. Many thanks!
You can read similar article here: Backlink Building
Активируйте путь к лучшей версии себя – кликните по линку на -%D0%9E%D0%BF%D1%81%D1%83%D0%B8%D0%BC%D0%BE%D0%BB%D0%BE%D0%B3.%20%D0%9A%D1%82%D0%BE%20%D1%82%D0%B0%D0%BA%D0%BE%D0%B9