Shtutgart, 8 maj 2017: Përshëndetje të nderuar bashkluftëtarë, me dëshirë që ta riaktualizojmë çështjen e Fondacionit ‘Pashtriku’ dëshiroj shkurtë t’jua përkujtoj disa nga aktivitetet e këtij fondi!
Që nga themelimi i Këshillit Organizativ të Brigadës ‘Feken’ në verën e vitit 2013, të mbajtur në shkollën ‘Emin Duraku’ në Prizren, dhe qysh në takimin e parë të bashkluftëtarve tanë ka pasur disa aksione humanitare!
Janë ndihmue në mënyrë simbolike familjet e dëshmorëve.
Janë ndihmuar bashkluftëtarët tanë, Sali Qazimi Kumanova, Asllan Bahtiri, dhe disa të tjerë me ndihma financiare.
Është ndihmuar bashklutëtari Ramë Ymeri në ndërtimin e shtëpisë së djegur, gjatë luftës. Është ndihmuar bashkluftëtari, Bekim Kabashi në përfundimin e ndërtimit të shtëpisë së tij, ndërsa aktualisht jemi duke e ndihmue edhe bashkluftëtarin, Enver Demhasaj.
Ështe ngritur Lapidari i Dëshmorëve të Kombit në fshatin Kushnin të Hasit, dhe Pllaka përkujtimore në Pashtrik, ku kanë rënë dëshmorët. Kemi bërë organizimin e përvjetorëve të rënies së dëshmorëve…
Pra, rrjedhimisht shihet se ka pas aktivitete humanitare për bashkluftëtarët tanë.
Unë me këtë rast i falënderoj të gjithe kontribuesit dhe posaqërisht kryetarin Selajdin Gashi, i cili ka dhënë dhe po jep maksimumin në udhëheqjen e fondit dhe në realizimin e këtyre aktivitetve me rëndësi jetike!
Në ditët në vijim do t’i prezentojmë ecuritë e punës së këtij fondi, për të ardhmen – në mënyrë që fondi të funksionoj sa më mirë, për t’ju dalë në ndihmë bashkluftëtarëve që kanë nevoj! Shëndet e gëzime, të gjithëve.
– Autori është ish’oficer i UҪK’së. Gjatë stërvitjeve ushtarake ishte komandant i Brigadës “FEKEN”, ndërsa në Operacionin ‘Shigjeta’ në Pashtrik, ishte komandant i DT2/TF1/0.