DRITA KËRLESHI: I DASHUR VËLLA, FATMIR – EDHE PAS 26 VITESH TË RËNIES SUAJ HEROIKE, FAMILJA JOTE JETON PA PËRKUJDESJE SHTETËRORE!

Gjakovë, 30. 01. 2016: (Në 26 vjetorin e rënies së Fatmir Kërleshit dhe Xhevat Hoxhës) – 31 Janari 1990 ishte dita kur ti, vёlla, Fatmir, na le lamtumirёn e fundit dhe u nise drejt vdekjes heroike nё pёrleshje me bandat e okupatorit serb. Atё ditё, ti, sё bashku me shokun tёnd tё idealeve, Xhevat Hoxhёn, u pёrshёndetёt me familjet tuaja gjakovare dhe u nisёt rrugёs sё amshimit dhe tё lavdisё sё pёrjetshme. Ju ratё heroikisht pёr Atdhe, pёr çlirimin e Kosovёs. Dhe liria e Kosovёs tё cilёn ju aq shumё e deshёt, njё ditё erdhi. Megjithatё, liria e Kosovёs, o vёlla, erdhi krejtёsisht ndryshe nga ajo liri, pёr tё cilёn ju dhatё jetёn, ngase edhe sot e 26 vjet pas rёnies suaj dhe 17 vjet pas luftёs heroike tё UÇK’sё, vepra dhe sakrifica juaj kanё mbetur nё gjysmёharresё, sepse Qeveria e Kosovёs, o vёlla, Fatmir, as ty e Xhevatit, e bile, as Tahir Mehës, Afrim Zhitisë, As Fahri Fazliut, Jusuf e Bardhosh Gёrvallёs, Kadri Zekёs, as shumё dёshmorёve tё tjerё tё kombit qё u vranё pёr Atdhe, nuk po jua njeh statusin e dёshmorёve!
Qeveria e Kosovёs si dhe Kuvendi i Kosovёs, o vёlla, Fatmir, edhe sot mё 2016, janё mbushur pёrplot me “qeveritarë e kuvendarё” barkmёdhenj, tё cilёt nuk e kanё hallin e dёshmorёve tё kombit, por kanё hallin si t’i mbushin xhepat e vet me buxhetin e Kosovёs dhe si t’i punёsojnё familjarёt e vet!

I dashur vёlla, Fatmir!
Edhe pas 26 vitesh tё rёnies suaj heroike, familja jote jeton nё po atё kasolle nё Gjakovё – pa kurrёfarё pёrkujdesjeje shtetёrore. Qeveritarёt tanё, o vёlla, Fatmir, vijnё nёpёr pёrvjetorёt tuaj tё lavdishёm, flasin fjalёt mё tё mira për juve që u flijuat për Atdhe, fotografohen pranë varreve tuaja dhe ikin nga secili takim i mundshёm me neve, familjarёt tuaj, sepse…!!!
I dashuri vёlla, Fatmir!
Na ka marrё malli fort pёr juve. Ky mall po na djeg shumёfish, edhe sot, kur po shohim gjendjen e Atdheut dhe tё shtetit tonё – Kosovёs, pёr tё cilёn ju derdhët gjakun dhe dhatë jetën mu në lulen e rinisë…
Me respekt dhe krenari të përjetshme: Familja Kërleshi

………………………………………………………..

Dokumentari: Xhevat Hoxha dhe Fatmir Kerleshi:

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura