BILANCI I LUFTËS SË UÇK-së ME FORCAT PUSHTUESE SERBE

BILANCI I LUFTËS SË UÇK-së ME FORCAT PUSHTUESE SERBE

Nga Dritan Goxhaj, Tiranë 28 nëntor 2022

Epoka e UÇK-së para gjyqit të historisë

Grupet e armatosura që ishin dakordësuar për të krijuar një shtab dhe një ushtri nën siglën e UҪK-së, për herë të parë në datat 10-11 shtator 1997 ndërrmorën 10 operacione të armatosura të koordinuara kundër forcave policore dhe ushtarake sërbe në Kosovë. Përplasja e dytë e këtij organizimi të sapo krijuar me njësitë e policisë dhe ushtrisë Sërbe ndodhi në datat 25-26 Nëntor 1997 në Drenicë, ku pas një beteje 4 orëshe, forcat serbe u tërhoqën me humbje të thella në rradhët e tyre në përplasjen me njësitë e UҪK-së të cilat kësaj rradhe udhëhiqeshin nga Adem Jashari.

Pas këtyre dy luftimeve UҪK-ja vendosi të dali publikisht në 28 Nëntor. 1997.

Dhe ky 28 Nëntor i 2022-tës bën 25 vjetorin e daljes në skenë publikisht të UҪK-së.

Ka tashmë 25 vjet që kjo ushtri është paragjykuar, anatemuar, shfrytëzuar e lavdëruar, por edhe poshtëruar, kur asaj i mohohet lufta e saj me shprehjen ”NATO çliroj Kosovën”.

Ndaj për të gjithë dashamirët e dashakeqët, miqtë e armiqtë, ata që dinë e ata që s’dinë për UҪK-në, kësaj rradhe kam vendosur të tregoj se sa ka luftuar UҪK-ja.

Në vitin 1998 forcat serbe kanë ndërmarrë 6 operacione të ndryshme ushtarako-policore kundër UҪK-së.

– Ofensiva e parë është ndërrmarë nga muajt Shkurt- Mars 1998.

Kjo ofensivë u ndërrmor në rajonin e Drenicës.

– Ofensiva e dytë e forcave Serbe u ndërmor në Deçan në periudhën Mars-Maj 1998.

– Ofensiva e tretë po në Deçan në periudhën Maj-Qershor 1998.

Pas këtyre luftimeve OSBE raportonte se forcat Serbe kanë sjellë në Kosovë 11,000 forca ushtrake, 10,000 forca policore, 175 tanke, 200 autoblinda, 120 bateri artilerie dhe rreth 1500 forca paramilitare.

– Ofensiva e katërt është zhvilluar nga mesi i qershorit deri në mes të korrikut, pasi UҪK-ja kishte marrë nën kontroll të sajin në këtë periudhë rrugën nacionale Prishtinë-Pejë dhe kishte ngritur postoblloqe në rrugën nacionale Prishtinë-Prizren duke nisur nga Malisheva.

Ndërsa më 17 Korrik 1998 UҪK-ja ndërrmori ofensivën e sajë të parë duke marrë nën kontroll qytetin e Rahovecit.

Në kohën që UҪK-ja luftonte për të mbajtur qytetin e Rahovecit, Drejtori i Përgjithëshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar Sokol Bare dhe Komandanti i Divizionit të Kukësit Kudusi Lame mbanin të rrethuar në Tropojë 1000 luftëtarë të UҪK-së duke mos i lejuar ata që të hynin në Kosovë për të përforcuar forcat e tjera të UҪK-së që po luftonin në Rahovec.

Pas katër ditë luftimesh dhe 34 pjesëtarëve të UҪK-së të vrarë, forcat serbe arritën ta merrnin nën kontroll qytetin e Rahovecit.

– Pas kësaj forcat Serbe ndërrmorën ofensivën e tyre të gjashtë duke sulmuar kudo në Kosovë njësi të UҪK-së. Kësaj ofensive i dhanë fund me datë 4 Tetor 1998 kur edhe akuzuan zyrtarisht 1242 shqiptarë me akuzën e Terrorizmit.

Pas kësaj humbje UҪK filloi riorganizimin e saj.

Dhe me 24 Dhjetor 1998 ndodhi përplasja tjetër e madhe midis formacioneve të riorganizuara të UҪK-së dhe forcave Serbe në Podujevë. Betejë që zgjati 4 ditë dhe që njihet si beteja e Tabeve të Llapashticës.

Në këtë përplasje forcat serbe përdorën 100 tanke dhe rreth 65 autoblinda.

Po ndërkohë nga data 10 Tetor e deri në 24 Dhjetor 1998 UҪK-ja organizoi plot 170 sulme të ndryshme ndaj njësive të policisë e ushtrisë serbe.

Në fund të vitit 1998 forcat serbe deklarojnë 100 policë e 40 ushtarë të vrarë dhe 680 paramilitarë të cilët i deklarojnë si civil sërbë të vrarë nga UҪK-ja.

Në fillim të janarit 1999 OSBE raporton se numri i forcave paramilitare në Kosovë ka arritur në 4000, ku 400 prej tyre i përkasin “Tigrave” të Arkanit.

Në fillim të janarit forcat serbe filluan të rrisin ndjeshëm prezencën e tyre ushtarako-policore në Kosovë dhe në fund të shkurtit ata kishin sjellë në Kosovë 145,000 forca ushtarake dhe policore, 350 tanke, 450 autoblinda dhe rreth 800 mjete të tjera ushtarake për transport trupash.

Dhe me 20 Mars 1999 serbët filluan ofensivën e tyre të shtatë dhe të fundit ndaj UҪK-së. Këtë ofensivë ata e quajtën “Operacioni Patkoi”.

Më 24 Mars NATO filloi ofensivën e saj ajrore kundër forcave serbe, ofensivë që zgjati 78 ditë.

Por në raportin e datës 31 Janar të vitit 2000 që Departamenti i Mbrojtjes i Amerikës i bën Kongresit Amerikan me titull “Kosovo/Operation Allied Force After-Action Report” shkruan se “Nga 78 ditë vetëm 24 ditë NATO arriti të godiste forcat serbe në Kosovë, pasi në 54 ditë koha ishte shumë e keqe dhe nuk mundësonte përdorimin e aviacionit mbi këtë terren”.

Por gjatë këtyre 78 ditëve NATO i shkatërroi Sërbisë 11 Ura Hekurrudhore, 34 Ura rrugore, 29% të depove të municionit, 57% të rezervave të karburantit. Të gjitha rafineritë e naftës. 14 Vëndkomanda, 100 avionë të ndryshëm në tokë dhe vetëm 6 në dylyftim ajror. 10 Aerodrome ushtarake dhe 4 Tunele.

Në këtë fushatë ajrore amerikanët kontribuan me 908 avionë, ndërsa gjithë pjesa tjetër e NATO-s, gjithë Europa me 317 avionë, ku: Anglia-39 avionë, Belgjika-14 avionë, Kanada-18 avionë, Danimarka-8 avionë, Franca-84 avionë, Gjermania-33 avionë, Hungaria-4 avionë, Italia-58 avionë, Hollanda-22 avionë, Norvegjia-6 avionë, Portugalia-3 avionë, Spanja-7 avionë, Turqia-21 avionë.

Më datë 12 qershor 1999 pas nënshkrimit të marëveshjes së Kumanovës forcat serbe filluan tërheqjen e forcave të tyre të mbetura në Kosovë.

Sipas KFOR-it deri në 20 Qershor forcat serbe:

Nga 350 tanke që kishin në Kosovë gjatë luftës, tërhoqën 169.

Nga 450 autoblinda tërhoqën 133.

Nga 800 mjete transporti, tërhoqën 461.

Dhe po në raportin që e përmenda më lartë që i drejtohet Kongresit Amerikan, Gjenerali Wesli Klark shkruan se ”NATO nga 24 Marsi deri në 10 Qershor 1999 i ka shkatërruar forcave Jugosllave në Kosovë:

93 tanke, 153 autoblinda dhe 146 mjete të tjera ushtarake”.

Dhe po të bëjmë një përllogaritje të thjesht matematikore na rezulton se:

Nga 350 tanke që kishte në Kosovë gjatë luftës i janë shkatërruar gjithsej 181, nga këto 93 i ka shkatërruar NATO dhe i bjen që 88 i ka shkatërruar UҪK-ja.

Nga 450 autoblinda që kishte në Kosovë gjatë luftës i janë shkatërruar gjithsej 317, nga këto 153 i ka shkatërruar NATO dhe i bje që 164 i ka shkatërruar UҪK-ja.

Nga 800 automjete transporti që kishte gjatë luftës në Kosovë, i janë shkatërruar gjithsej 339, nga këto 146 i ka shkatërruar NATO dhe i bjen që 193 i ka shkatërruar UҪK-ja.

Githashtu po në këtë raport shkruhet se vetëm në periudhën prej 20 Marsit deri në 10 Qershor 1999, forcat serbe kanë humbur në Kosovë 1008 forca ushtarake dhe policore, nga këto vetëm 261 kanë mbetur të vrarë nga ana e NATO. Kështu i bjen që 747 i ka vrarë UҪK-ja.

Por këtu nuk është shënuar numri i paramilitarëve të vrarë, këtë numër serbët e kanë kamufluar si civilë serb të vrarë dhe Ministria e Brendshme e Sërbisë në Qershor 2000 raporton se ”UÇK ka vrarë 2210 civilë serbë në Kosovë që nga viti 1997”.

Pra në total i bjen që UҪK ka eleminuar 2210 paramilitarë, 140 ushtarë e policë në vitin 1998 dhe 747 në vitin 1999.

Në total 3097 forca serbe.

Siç edhe shifet UҪK-ja ka bërë epokë, ndaj të gjithë ata që deri më sot, e sot e tutje vendosin ta nxjerrin epokën para gjyqit të historisë, më parë ta njohin atë e pastaj ta gjykojnë se sa ka luftuar.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura