Zvicër, 23. 06. 2014 – (Die wahre Geschichte der Menschheit kann geschrieben werden, nur wenn es in der Schrift die Albaner beteiligt sind! (Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm nëse shqiptarët janë pjesëmarrës në shkrim!). Maximilian LAMBERTZ.
“Die Herren, die nach Babylon, Persien und Indien marschiert sind, waren die Vorfahren der Albaner…” (Njerëzit që kanë marshuar në Babiloni, Persi dhe Indi kanë qenë paraardhësit e shqiptarëve…). Wadham PEACOCK.
Evropa e Bashkuar ka dhënë lajmërimet se këtyre ditëve do të bisedohet kryeput për çështjet e përbashkëta të Shteteve të Evropës Jug-Lindore. Cilat shtete do të marrin pjesë, Bashkimi Evropian vetë do ta dijë. Si parakusht themelor për këto bisedime janë zgjedhjet në Kosovë. Pas zgjedhjeve, si Kryetar i Kosovës, sipas disa fjalëve, mund të emërohet Veton Surroi, i martuar dikur me një serbe, i cili është ndarë nga ajo, por e ka një vajzë të rritur në Beograd… Si duket, ai nuk do të bëhet asnjëherë “Kryetar i Kosovës”! Dikur ka qenë Kryetar i ish-Këshillit Jugosllav për Iniciativë Demokratike të Kosovës, por a e kuptoni ju se ishte “Këshill Jugosllav…”, i themeluar nga Kryetari i Kryesisë së RSFJ-së, Ante Markoviçi?! Të tjerat, i dimë. Nuk ka nevojë t`ua them. Mjaft toka të Kosovës i ka shitur te Serbët. Ka KTV-në, gazetën, firmat, etj., dhe ka bërë mjaft të holla. Dihet çka pritet prej tij!…
Në këto bisedime, një theks të veçantë e kanë të dy shtetet e pavaruara, Serbia dhe Kosova, nën “patronatin” e Greqisë, si udhëheqëse sot në Evropë. Serbia nuk e ka njohur Kosovën. Tashmë, janë 96 shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe e fundit, me 28 nëntor 2014. Aq më tepër, Serbia bën zhurmë deri në kulm, për të sabotuar dhe pamundësuar pavarësinë e Kosovës, qoftë përmes njerëzve të shitur te UDB-ja (Sigurimi Shtetëror Serb) nga Kosova dhe shqiptarët apo edhe nga njerëzit e jashtëm serbofil apo sllav, siç është deputeti çek, Jaroslav Feldyna, për të cilin “Kosova është Serbi”1, siç thotë gjithmonë Serbia. Këtu shtohet analisti shqipfolës, Mustafa Nano, i cili nuk e do një shtet të përbashkët për të gjithë shqiptarët. Për te, më mirë do të ishte “të bashkohemi me Greqinë e Serbinë”2.
Serbia ka qenë Serbi e urrejtjes nacionaliste. Si e tillë, ka mbetur përgjithmonë. Natyrisht. Serbia e ka përfaqësuar urrejtjen e madhe dhe gjenocidin shumëvjeçarë mbi shqiptarët, bijtë e ilirëve të djeshëm, nipat e pellazgëve të vjetër, të cilët, është përpjekur vite me radhë që ti zhdukë, duke mos kursyer asgjë, asnjë formë, edhe me gënjeshtra, por nuk ka mundur ti zhdukë tërësisht dhe aspak nuk do ti njohë. Ajo ka mundësi ta bëjë këtë punë, sepse i ka të “bindur” qindra punëtorë të dalluar të Evropës. Çdo gjë e lëvizë në të gjitha anët, me gënjeshtrat e vjetra “shkencore”, deri në politikë me “sulme” të ndryshme. Provokon prej fundit të gjërave të përditshme e deri te çështjet kapitale të kësaj Evrope.
Kosova nuk bashkohet me Serbinë, sepse ajo është okuptare, dhe as me Greqinë, sepse ajo është e njëjtë si Serbia. Kur pushon të godasë njëra palë, vazhdon tjetra.
Të gjitha “shkencat” e tyre bazohen në gënjeshtrat e pafundme, qoftë në mitologji, histori, gjuhësi, gjeografi, antropologji, art, demografi e politikë, etj. deri në marrjen e “vendimeve” të njëanshme e tërësisht religjioze, madje të fesë ortodokse, që e kanë “marrë” me dredhi prej iliro-shqiptarëve gjatë rënies së Perandorisë Bizatine në sundimin e rrebtë e te pamëshirshëm osman. Greqia, Serbia dhe Bullgaria janë armiqtë tanë me të tmerrshëm. Në kokë të tyre qëndron Turqia. Serbia, fenë ortodokse, të kthyer në sllavisht nga Çirili dhe Metodi, e kanë marrë gradualisht prej shekullit të IX e këndej. Kështu kanë filluar të gënjejnë botën e qytetëruar për “themelimin” e tyre, duke spostuar kombin shqipar dhe fshehur gjurmët e tona të vjetra. Origjina e rrejshme është shtyrë shekuj përpara me gënënjeshtra të shumta, edhe në krahasim me kombet e tjera të shekullit të XVIII e XIX.
Unë bëj përpjekje që të shkruaj të vërtetën dhe të shpjegoj se nuk kanë qenë të parët grekët, serbo-bullgarët, sllavët, turqit, etj., ata që e kanë paraprirë të krijohet Evropa3, por pellazgo-shqiptarët. Ndër të parat duhet korigjuar faqja e juaj e internetit, me të gjithë artikujt që ka vënë nga pseudoshkencëtarët e botës dhe Evropës e deri te Bizantinët, http://www.wikipedia.org, dhe faqja e juaj e Evropës së Bashkuar, apo faqja e juaj për sllavët e serbët, në http://www.blog.wikimedia.org, me të dhënat e saj, me historikun e fryrë të shqiponjës me dy krerë, që ata e kanë marrë prej Paleologëve, duke e miratuar simbolikën e Paleologëve, që simbolizon “mbretërinë e Perëndisë”, të iliro-pellazgëve, jo të Bizantit. Kjo nuk ka të bëjë me “shekullin e XII”, por shekuj përpara.
Nemanjiqët, që nga viti 1166 e deri te 1190 bënë përpjekje kundër Bizantit, e jo kundër shqiptarëve4. Kah fundi i shekullit XII, turko-avarët, sllavët, dhe pakicat tjera të marra me vete (ti quajmë bullgaro-serbët dhe të tjerët ) filluan të dëpërtojnë në Kosovë, pas një lufte që me 1190 e bënë kundër Bizantit, e cila atëherë e sundonte Kosovën, të banuar gjithmonë me popullsi shqiptare5. Më 1180 “serbët” e sulmuan për herë të parë Mitrovicën dhe Vushtinë, të banuar me popullsinë autoktone shqiptare; më 1224 sulmuan Prizrenin, ndërsa më 1285 Shkupin6.
Më përpara, nuk kishte asnjë “serbë” në trojet që pretendon ti ketë pasur nën “sundim” Serbia. Stefan Dushani (1331-1355) ishte mbret i Rrasisë dhe mbret i Shqipërisë (rex Albaniae). Nuk ishte mbret i Serbisë, sepse nuk ekzistonte fare Serbia. Në atë kohë Albania quhej Kosova, Rrasia, Shqipëria dhe Maqedonia deri në Selanik. Shteti Rrasia vinte nga emri Rrasë, i kryeqendrës së atij shteti, te Jeni Pazari. Kronikasit bizantinë Halkokondili, Kritobulli, Dukasi na japin të kuptjomë se popullsia e sotme e Kosovës dhe qeveritarët e saj Despoti Stefan Dushani, Stefan Nimani, Shën Sava, Stefan Deçani, Millutini, Stefan Lazri, poashtu despot i Rrasisë, ishin ilirë, triballë, pra shqiptarë, njëherë katolikë e nga Millutini e këtej skizmatikë. Ata nuk qenë aspak “serbë”, siç pohon historiografia e rrejshme serbe7.
Kosova si kuptim gjeografik hyri në histori pas Betejës së Parë të Kosovës (1389) rrëzë malit ALBANIK, në luginën e lumit ALB (Lab, Llab), dhe në përëndim të qytetit xehtar metalurgjik KOSOVA. Beteja e Kosovës është zhvilluar në fushën e qytetit Kosovë. Kuptimi Albania zëvendësohet me atë të Kosovës8. Beteja e parë e Kosovës (1389), e cila sipas francezit Filip Mezier u zhvillua në Albani, e jo në tokat serbe (sllave), siç „e vërtetojnë“ librat e huaj dhe historiografia e re serbe, i cila asnjëherë nuk u dëshmua me argumente serioze9, dhe gjuha serbe, në të vërtetë ka filluar të flitet nga gjysma e parë e shekullit XVII e jo më herët, si pretendojnë“historiografët” serbë. Serbët “i harrojnë” me qëllim se Paleologët ishin perandorë iliro-shqiptarë, sikuse shumë të tjerë më parë dhe flamuri që e kishin në Perandorinë Bizantine prej Konstandinit të Madh, iliro-shqiptar prej Nishit e deri në Patrikanën Ekuimene të Kostandinopojës apo në shtetet dhe Kishat Ortodoske të Lindjes dhe shtetet dhe Kishat e Krishtere të Perëndimit, janë simbole dhe flamuj të Iliro-shqiptarëve, të futur prej njerëzve të denjë fetar, të krishterë dhe ortodoksë.
Dihet se flamuri ynë nuk është argumentuar se prej kujt dhe kur ka qarkulluar te shqiptarët. Librat që janë botuar tek ne nuk e përcjellin këtë flamur prej kujt dhe ku është nxjerrë10. Ata bazohen edhe vetë sipas pseudoshkencëtarëve të huaj e serbo-sllavë, të cilët janë gënjeshtarë e vjedhës të përkryer të shkencave dhe të simboleve. Shqiponja bycephale me dy kokë është shumë lashtë dhe haset që prej shekujve IV-II nëpërpjet sendesh e zbukurimesh të gjetuara të arkeologjisë, në mënyrë grafike tek pellazgo-ilirët, fiset hitite dhe popuj të Mesdheut. Ne ua kemi dhënë origjinën më të hershme të simbolit të shqiponjës me dy krerë, të prerë nga perandori iliro-romak Geta, në artikullin tim11 si monedhë, i cili është varianti më bindës i shqiponjës me dy krerë, ku shënohet “DARDANION”, që simbolizon Dardaninë e Turqisë së sotme apo Dardaninë kosovare. Shqiponja me dy krerë, sipas mitologjisë, e përfaqëson Shqiponjën dhe Ganymedin (Ganimetin), djalin e mbretit të Trojës dhe shërbëtorin e përëndive. Dihet se Troja (Troa) është tokë pellazgo-iliro-shqiptare dhe ky variant i shqiponjës e ka fillimin e vet si simbol nga fundi i shekullit të II-të dhe fillimit të shekullit të III-të, por jo rreth shekullit të XII-të12.
Duhet të korigjohet historiografia botërore dhe Evropiane nga këta matrapazë të përkryer, që përsëritin miliona herë emërtime falso të personaliteteve dhe çështjeve; çështje të pavërteta; shtrembërime të qëllimta të fakteve; nxjerrjen e teorive të pa qena dhe të gabueshme; fshehjen e qëllimtë të fakteve në bazë të feve, paraprakisht të krishterizmit ortodoks, edhe në Wikipedia. Dihet se shqiptarët, të njohur më parë si ilir dhe dardanë në trevën e Kosovës dhe më gjërë, në pjesën më të madhe ishin të besimit ortodoks, të lidhur me Patrikanën e Pejës, mbanin antroponime e emra të përzier iliro-shqiptarë ose antroponime fetare ordodokse. Përqafimi i ortodoksizmit nga popullsia shqiptare e këtushme dëshmon se gjatë shekujve XII-XV, kur ajo ndodhej nën Rashkën, kishte qenë e shtërnguar t`i nënshtrohej asimilimit fetaro-ideologjik 13. Antroponimet, toponimet dhe mikrotoponimet „sllave“ nuk janë sllave, por janë ortodokse dhe bogumile (patarene), në faltoret e të cilave përdorej gjuha kishtare, e formuar nga Qirili dhe Metodi, të cilët, në të vërtetë, kanë qenë hebrenj.
„E drejta historike e Serbisë“ në Kosovë bazohet në trillime dhe falsifikime të fakteve historike. Historiografia serbe bëri falsifikimet e tri fakteve historike:
1) “Kishat dhe manastiret serbe në Kosovë”, që nuk jane serbe, por shqiptare,
2) “Beteja e Kosovës nëpërmjet serbëve dhe turqëve (1389)”, që është ballkanike dhe fetare, pra ortodokse, në të cilët janë edhe shqiptarët,
3) “Dyndja e madhe serbe nga Kosova në krye me Arsenije III Çarnojeviçin (1690)” 14. Kjo e fundit është gënjeshtra më madhe e “serbëve” dhe shënon ikjen e tyre nga Kosova e Gadishulli Ilirik (që më vonë filloi të quhej Gadishulli i Ballkanit), nëpër Jeni Pazar e Studenicë, për në Panoni. Ky është një “gabim” fatal i serbëve, që e bëjnë qëllimisht të ashtuquajturit “doktor” të “shkencave” nga libri në libër, dhe në veçanti, po e përmendi, “kryeshkencëtari” Dushan J. Popoviqi. Kështu i gjëjnë serbët njëmijë “arsyet” e veta për ta çarmatosur e shpopulluar kombin shqiptar apo për t`ia kthyer kokën në tjetrën anë, sa të mos e dijë se prej kujt e ka prejardhjen e vet.
Dihet, se populli shqiptar e ka prejardhjen nga pellazgët e vjetër e hyjnorë. Ju, mund të shikoni në faqen time, artikullin “Prejardhja e kombit shqiptar dhe armiqtë shekullor”15. Para vitit 1200 para erës së re kanë qenë pellazgo-shqiptarët kudo në Evropë. Koka e tyre është e rrumbullaket (brakicefale). Viti 1200 deri më 800 para erës së re është periudha e ndërmjetëve, që quhet “shekujt e errët”, në të cilat historia mbetet e pa fjalë dhe e pa gjurmë, sado që arkeologjia, antropologjia, etj. hedhin nga pak dritë, të cilave, gënjeshtra “shkencore” ua gjën “arësyen speciale” kundërshtive të veta. Këtu ndër të parët hyjnë grekët dhe në bazë të fjalëve të tyre, shkencëtarët e botës, por edhe albanologët shqiptarë. Pra, periudha e parë është periudha prej vitit 800 deri në vitin 479 para erës së re, që quhet periudha arkaike e Greqisë, stricto sensu,16 e cila është e mbushur me gënjeshtra. “Shkecëtarët” grek, ndër të cilët vie Tuqididi, një shovinist i përkryer “grek”, gënjen pa turp, edhe duke e lëvizë kohën qindra vite përpara. “I verbër nuk është ai që nuk sheh, por ai që nuk dëshiron të shikojë!”, thotë Dhimitri Pilika17. Sa “shkencëtarë” të botës nuk dëshirojnë të shohin, se lëre më grekët! Dëshmia e parë shkrimore vie nga Homeri, i cili, i drejtohet Zeusit, Zotit të Madh pellazg (pra shqiptar!) me këto fjalë:
“O Zeus, o Zot i Gjithëfuqishëm, o princ dodonas, ti o Zeus pellazg, përëndi e kahershme që sundon mbi Dodonë, në këtë vend të ashper të Sellëve…”18.
Si shkrimin e parë e merr bota këtë vepër. Por e mëson verbërisht si “vepër greke”, pa i hulumtuar deri në ditët e fundit “shtesat greke”.
Sellët, janë një fis nga Shqipëria e jugut dhe Greqia veriore, sepse Greqia ka bërë çmos për të ndalur gjysmën e Epirit me gjenocid shumëvjeçar brenda shtetit të vet artificial dhe as tani nuk e njohu dhe nuk e lejoi të dalë në shesh referendumi për pavarësinë e Çamërisë, brenda Greqisë, që është “avranitase”, çam, pra shqiptare, të cilëve u thonë edhe sot “avranitas”, madje kërkon edhe pjesë të tjera të Maqedonisë.
Nga autorët antikë, emri pellazg i është dhënë popullsive parahelene, por, nga këta autorë është keqpërdorur dhe është nënvlerësuar. Pellazgët bënin pjesë në një familje të madhe etnike, që lulëzonte anë e mbanë hapësirës mesdhetare: Lelegët, Ligurët, Karianët, Lisianët, Lidianët, Frigjianët, Filistinët, Jebusianët, Teukrët (Trojanët), Dardanët, Etruskët, Mesapët, Japigët, Japodët, Thrakët, dhe së fundi Ilirët, etj., duke përmendur këtu më të famshmit, edhe pse shumë historianë e gjuhëtarë nguten ti copëtojnë këto fise të ndryshme, të qenë të një etniteti, sikur janë “etni të ndryshme”. Në këtë grackë të një sllogani të përsëritur nga “shkencëtarë” e shumtë nga bota, emri i kombit pellazg është bërë emër gjenerik, i cili i emërton popullsitë e shpërndara nëpër Greqinë e lashtë parahelene, që nuk është e saktë, dhe duke i konsideruar këto popullsi “të zhdukura”.19
Kështu u tërhoqën ata gjatë dy mijë viteve në skutat e pa arritshme largë çdo qytetëririmi nëpër malësitë shkëmbore të ishujve të Egjeut, Alpet shqiptare, Pindi, etj. dhe grupimet më të mëdha të tyre, thrakët në lindje dhe ilirët në veripërëndim të Gadishullit Ilirik (jo “Ballkan”, siç i thojnë pseudoshkencëtarët, paraprakisht sllavët dhe turqit!), të cilët u larguan dhe u zhdukën, sidomos thrakët nga bullgarët, grekët, serbët ose turqit ose u integruan në hapësirën ilire, vëllezërit e të njëjtës racë, ndër malësitë e ashpra të tyre. Ilirët janë të fundit që kanë mbijetuar nga pellazgët e vjetër e hyjnorë, të tërhequr nga skutat e malësive shqiptare, në Alpet shqiptare, Mal të Zi, Kosovë, Serbi jugore, Maqedoni (pothuaj gjysma shqiptare e ortodokse), Epiri jugor (i lënë sot nën Greqinë), përveq të tjerëve që kanë emigruar nëpër botë, ku prej tyre, vetëm në Turqinë e sotme janë 7`200.000 shqiptarë “islamikë” dhe flasin më tëpër “turqisht”, pasi gjuhën shqipe ua ka ndaluar me ligj shteti nacionalist e fetar.
Nuk ka pothujse “turq” të vërtetë, por shqiptarë dhe nuk ka “grekë” të mirëfilltë, në Greqi. Fatkeqësia e sotme është të quhesh “grekë”! Popullsia e Greqisë e shekullit të XIX janë shqiptarët, sllavët, turqit, hebrenjtë, arabët, vllehët, të cilët u imponuan të krijonin “identitetin grek”, sepse karakteristikat e tyre nuk përputheshin aspak me karakteristikat e “grekëve të lashtë”. Grekët e lashtë ishin kryesisht ILIRË dhe është vëtetuar shkencorisht mija herë se shqiptarët rrjedhin nga ilirët.
Të marrim një fakt: siç pohon qindra herë Arben Llalla, libri i shkrimtarit të njohur grek, Niko Dhimu, “Fatkeqësia të jesh grek”, është ribotuar 32 herë, madje në disa gjuhë të botës dhe në Greqi, nga viti 1975 e deri më sot. Ai shkruan për grekët që nuk e “pranojnë” faktin se nuk janë “grekë”. Për gazetën “New-York Times” deklaron se “ne flisnin shqip dhe vetëquheshim “romaikos” (d.m.th. sipas kësaj gjuhe, quheshim “pjesëtar të Perandorisë Bizantine”), ndërsa Viktor Hygo, Gëte e Delacroix na thoshin “Jo, ju jeni grekë, pasardhësit e drejtëpërdrejtë të Platonit e Sokratit”, ndërsa “ne ishim një vend i vogël, një “komb” i varfër, që ka një barrë të madhe mbi supe”20. Grekët e sotëm nuk janë grekët e grekët e lashtë që pretendonte historiani gjerman në shekullin e XVIII Johann Winckelmann, i cili e “krijoi” vizionin e tij se Greqia ishte e banuar me popullsi të lartë, të bukur, me flokë të verdhë, të bardhë, shumë të zgjuar, që ky përfytyrim i Johann Wickelmann nuk ishte i saktë.
Grekët e “mirëfilltë” kanë qenë “udhëheqësit” me zanafillë semito-egjiptiane, pra danaenë dhe kadmenë, të cilët “e pushtuan” vendin e pellazgëve të lashtë me ato shtresa që ktheheshin në një tjetër “komb”, e cila u mbiquajtë “Greqi”. Emrat gjinore ose fisi të kthyer në “emra kombi”, p.sh. si “graitë” që u bënë “grekë”, dhe “Selloi” nga Sellët e jugut të Shqipërisë, që u bë “Helloi” dhe më vonë u kthye në “Hellada”, që është de fakto Greqia e sotme. Kështu e “pushtuan” këtë vend me “dorianet, e ardhur nga veriu”, pra nga Shqipëria.
Ata nuk ishin “greke të mirëfilltë”, ishin barbarë, por u bënë më vonë “grekë”. Kështu e morën vendin e pellazgëve, bashkë me fiset tjera të pellazgëve, si Jonianët, etj. nga të cilët huazuan një pjese të madhe të gjuhës e të kulturës së tyre. Danaosi, bir i Belos, mbret i Egjiptit dhe vëlla i Agenorit, mbret i Fenikisë dhe vëlla binjak i Egjiptos, pushtoi Pelloponezin dhe u vendos në Argos. Pellazgët e lashtë e kishin kreqytet Argosin, ku mbretëronte Pelazgosi. Nga Danaosi rrjedhin Abas, Akrisios, Danae, Perseu, Alkmeni dhe Heraklesi. I biri i Agenorit, Kadmosi, mbrei i Fenikisë, pushtoi nga ana tij Beotinë dhe e themeloi Tebën. Sipas Herodotit (II, 49/V, 57, 58, 59) e futi alfabetin fenikas në Greqi. Nga Kadmosi rrjedhin drejtëpërdrejtë Feniksi, Ciliksi, Semeleu, Dionisi, Europa, Laios dhe Edipi21.
Këtu e ka bërë dredhinë e parë me fëmijë Kadmosi, si p.sh. Feniksi, Dionisi, Edipi dhe Europa, e cila ka bërë djalin e parë, që i është dhënë emri “Ilir” në në bazë të ilirëve dhe këtë e kam thënë edhe më parë22.
Shumë etnonime, antroponime, teonime, ose oronime të Greqisë parahelene dhe arkaike nuk shpjegohen përmes greqishtes, por përmes gjuhës së sotme shqipe. Kjo gjuhë trashëgohet drejtëpërdrejtë nga thrako-ilirët, pasardhës të këtyre “pellazgëve hyjnor”, e përsëritur mija herë nga Homeri dhe Iliada. Paleantologjia, arkealogjia, antropologjia, epigrafia apo fonologjia i kanë të vërtetuara të gjitha këto elemente historike, gjysmë legjendare, por nuk dëshirojnë ta pranojnë. Ilirët dhe thrakët e shumtë në numër, janë të përhapur në tërë hapësirën danubiano-ballkanike apo më mirë të themi në Gadishullin Ilirik, në Paoni, Karinthi, Istria, Veneti, Dalmaci, Japodi, Dardani, Thrakë e Daki, etj., qysh në shekullin e VII para erës së re dhe quheshin njëherazi “popuj të pavarur” nga autorët antikë. Ndër tjerë, vlenë të përmenden Hekati i Miletit, Hellanikos i Mitilenit, Herodoti dhe Tuqididi. Ilirët është kthyer në etnonim, por disa autorë shqiptarë janë përpjekur për ta shpjeguar për të pohuar se emri ilir e ka prejardhje nga fjala Ylli, që është një gabim 23.
Gjuhësia vjen në ndihmë të historisë për të vërtetuar një emërtim historik24. E dimë mirë nga historia e lashtë se ilirët prej shekullit të VII para erës së re e deri në pushtimin romak, në vitin 168 para Kishtit, kanë ndërtuar mbretëri të vërteta dhe principata të shumta të përqëndruara fillimisht në pallate të fortifikuara ose kala, siç e kishin bërë stërgjyshërit e tyre, të quajtur me pa të drejtë “mikenian”. Prej këtyre territoreve të stërmëdha, të dalura prej të njëjtit trung etnik, trungut ilirë (pra pellazgo-shqiptar) qenë ndarë një numër i madh klanesh e fisesh25.
Mos ti përmendim këtu sa e sa luftëra të Bardhylit I, të Pirros II, të Aleksandit të Madh, të Agronit dhe Teutës, të Gentit, dhe plotë të tjerë26, të cilët kanë qenë tmerri i grekëve, i romakëve dhe i të tjerëve, nga Adriatiku e më tutje, deri në Indi.
Pas pesë shekujve vendet e ilirëve u plaçkitën nga hodhitë romake, të armatosura nga Paul Emili, dhe u tërhoqën nëpër malet e pamposhtura të ilirisë së jugut apo të tjerat, si p.sh. Bosnja, u shpërfill dhe u asimilua. Perandoria Romake mbajti nën sundim prej vitit 168 e deri më 395 tokën ilire dhe shqiptarët; pastja e mori në dorë Perandoria Bizantine bashkë me iliro-shqiptarët prej vitit 395 deri në vitin 1479, ndërsa prej 1479 e deri në vitin 1908 e 1912, e ka mbajtur nën dhunë, me luftë e me fe, Perandoria Osmane, me të gjitha këto humbje të një pas njëshme, të mëdha e të tmerrshme, por jo me zhdukje totale, siç priren të thonë armiqtë tanë të mëdhenj, serbo-sllavët, grekët e në krye të tyre Turqia Otomane, dita kur është shpallur “e pavarur” Shqipëria”, sado që tokat e saj autoktone kanë mbetur të ndara nën pesë shtete për rreth, e vetëm me 17 Shkurt 2008 arriti më në fund të shpallet edhe si një shtet si “e pavarur” Republika e Kosovës, që banohet nga 80% shqiptar.
Le ta marrim këtu një shembull, një dëshmi të vërtetë të historisë së vonshme shqiptare: prej përkrenares së Gjergj Gjon Kastriotit-Skenderbeut, heroit kombëtar të shqiptarëve dhe epirotëve, kemi kokën e një cjapi, të cilën e kemi në kokën e Panit, me shoqen e tij, të cilën vendasit e Greqisë së dikurshme e quanin Afërditë, kështu që ai është Albani, gjysëm kafshë e gjysëm njeri, pra gjysëm zot e gjysëm “barbarë” nga grekët, që të tjerët e quajnë Pani, i katërti i brezit të Pellazgut, dhe i biri i tij Oineu apo Heleni apo i pesti-Ari, dhe i biri i tij Aetos apo Shqipia e Arit, brezi i gjashtë që në gjuhen shqipe i thonë (i) Pari apo Aleksandër (në dialektin gegë i thonë: â le andërr, pra ka lindur si ëndër), dhe në gjuhën osmane-turke i thonë Skender. Kështu në përkenaren e Skenderbeut e kemi simbolin e kësaj gjenealogjie, me gjashtë fletë, dhe këto simbole nuk futen kot së koti në përkrenaren e tij27.
Ari, apo Oieneu, i pesti brez i Panit, e humbi jetën në Kosovë, në vendndodhjen e Prishtinës, nga i cili edhe rrjedhë emri i vendit, nga “u prish i Yni”, nga “Prisht inje”, që do të thotë “Prishtiniens”, më saktë “Prishtinjens”, sepse latinët “nj” e shkruajnë “ni”. Ndërsa, emrit të vendit “Kosovë”, në Çamëri i thonë Koshovë, dhe ky emërtim është i pastër shqip dhe jo serb, jo sllav, që thuhet se rrjedhë nga serbishtja. Në dialektin prevesian apo suliot (sellë) edhe sot kemi frazën “u koshove”, që përdoret për një person konkretë, i cili “u vesh në të zeza”, nga një gjë vdekjeprurëse, pra e gjithë krahina u vesh në të zeza, pavarësisht nga lufta, tërmeti, zi buke, epidemi vdekje, etj. Është e njohur sipas traditës se “Kosova e vogël” është fshati i krahinës së Filatit-Koshovica, që e mori këtë emër pas vdekjes së gjysmës së banorëve të saj nga epidemia. Në gjuhën gjermane “Amsel Feld”, do të thotë “Fushë e mëllenjave”. Pas masakrës që ndodhi në betejën ku është vrarë Ari, i tërë territori është veshë në të zeza, pra regjioni, pra Kosova, dhe mëllenja do të thotë “zog i zi”28.
Po e marrim edhe një rast të veçantë. “Historianit” të dyshimtë, zvicranit të njohur nga “lobet” antishqiptare, i prapavijës serbomadhe, me mendime të vjetra raciste dhe shqiptaro-mohuese, Oliver Schmitt, ka “specializuar” disa vepra të tij nga veprat sllave, në Moskë dhe në Beograd.
Më parë duhet të marrim veprën e njohur të kundërshtarit të tij, Fahri Xharrës, në http://www.libtrariaelektronike.com/lexo/101/fahri-xharra-une-dhe-o-j-schmitti e ta kuptojmë tërësisht si e lufton me fakte këtë sharlatan, kësaj vegle të Serbisë, për arësyet thjeshtë groteske të personaliteteve shqiptare, si personalitetit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Gjon Kastriotit-Skenderbeut29, i cili është ideator i bashkimit Evropian30, siç e shpjegon shkencorisht Gjon Keka, në veprën e njohur të historisë shqiptare “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”. “Një helm antishqiptar, një virus shqiptaro-mohues, që tashmë ka nisur të marrë vendosmërisht trajtat e një epidemie, e thënë më mirë, e një pandemie të rrezikshme, duke sulmuar me radhë të parë gjithë figurat e ndritura të Rilindjes sonë Kombëtare, duke vërshuar me llumin më të ndotur drejt lartësisë së emrit të Gjergj Kastriotit, drejtë veprës së shenjtëruar të Nënë Terezës, drejtë fshirjes fiktive të çdo lidhje mes të kaluarës sonë iliro-arbënore dhe shqiptarit të shekullit XIX”- thotë Elvi Sidheri31. Veprën e tij, “Kosova-histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”, e ka botuar “Koha” dhe Veton Surroi, e cila bënë një antitezë të gjymtë prej fillimit e deri në fund të historisë të këtij kombi, me veprën e njohur të shkencëtarit të mirëfilltë, Noel Malcolm, “Kosova- një histori e shkurtër”, me të vërtetë siç e vlerëson ate Jakup Krasniqi32. “Vallë a mos jemi të padëshiruarit e gjithkujt, që me kaq shumë po e groposim krenarinë e vjedhur, që kaq shumë po hidhemi që t`i afrohemi vorbullës ndjellakeqe?!”-thotë Fahri Xharra, në librin e tij, duke e patur para syve O.J. Schmitt33. Ai “vendos” nga thëngjilli të bëjë ar; që popullsia kelte të bëhet “serb”, që Homeri paskësh pas folur “serbisht”; që Napoeleon Banaparta të flasë serbisht; që shqiptarët na qenë “arnautë”; që gjuha shqipe na qenka si gjuhët sllave; që Dardania na qenka serbe; dhe serbët na qenkan “foleja e Evropës”, madje serbët na qenkan “populli më i vjeter i botës”. Dhe bota të merr vesh gënjeshtrat e tij, sepse është një bari dhishë apo delmesh në Zvicër dhe drutë i merr të gatshme prej Dobrica Qosiçit. “Gënjejmë që ta mashtrojmë vetveten, ta ngushëllojmë tjetrin, gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë që të mos kemi frikë, të trimërohemi, ta fshehim varfërinë tonë, gënjejmë për shkak të ndershmërisë sonë. Gënjejmë për liri. Gënjeshtra është formë e patriotizmit dhe inteligjencës sonë. Gënjejmë në formë krijuese, imagjinuese dhe inventive”- ka thënë Dobrica Qosiç, ish kryetar i Jugosllavise, që ka vdekur ky “akademik” racist serb, të cilin e përsërit Fahri Xharra, për t`ia dhënë përgjegjen sharlatanit O. J. Schmidt34, që guxon të jetë edhe “akademik i Kosovës”, se lerë më të “doktorroj” në München të Gjermanisë.
Po i përmendim edhe njëherë fjalët e dijetarit të njohur Sami Frashëri, kur thotë se: “Prindërit tanë të vjetër u quajtën arbën,…të cilën ne toskët, pas zakonit tonë të bëjmë n në r, e kthyem në arbër, si e përdorim edhe sot… Këtë fjalë romakët e kanë kthyer në alban, duke i dhënë edhe vendit tonë emrin Albania, si e thonë edhe sot evropianët. Grekët e pastajmë na thanë avranitas, duke kthyer prapë l-në në r dhe nga kjo fjalë e grekëve turqit e kanë bërë fjalën arnaut, si na quajnë edhe sot… Kombi i tërë ka marrë emrin shqiptar e vendi ynë Shqipëri, fjalë të bëra prej shqipes, zogut të bekuar të Hyjit,…(që) e kishim edhe në flamur”35.
Kjo është përgjigje e saktë dhe duhet ta merr parasysh opinioni i gjërë evropian.
Me gjithë vështirësitë e profesionit, sepse nuk është mirëfilli gjuhëtar, po e sjellim një fakt tjetër, si dëshmi që duhet pasur kujdes, edhe në të ashtuquajturën familje “indo-gjermane” apo familje “indo-evropiane” të gjuhëve që sot fliten në këtë familje. Qindra shkencëtarë të botës, na ndahen të rreshtuar në tri-katër rrugë të gabuara, pra “antishkencore”. Këtu, gjuha shqipe dhe greke janë të ndara, sikurse gjuha kelte dhe sllave. Gjuhët e vdekura, gjuha hitite dhe tokare, apo gjuha artificiale latinishtja nuk janë përfshirë në këtë ndarje të gjuhëve. Pema e gjuhëve indo-evropiane apo pema e gjuhëve indogjermane ka në ballë të saj gjuhën shqipe (pra shqiptare), pastaj gjuhën armene, greke, kelte (keltike), balltike, sllave, gjermane dhe italiane, dhe në fund të saj, gjuhën indiane dhe iraniane. E njëjta pemë gjenealogjike është përfituar me të dy metodat, me metodën e UPGMA dhe NJ, metoda këto të geneve, dhe autori i saj është mjaft i njohur për anlizat e geneve, të popujve dhe të gjuhëve.
“Ka mundësi- thotë Luigi Luca Cavalli-Sforza, që, gjuhë të veçuara si shqipja dhe (më pak e qartë) greqishtja ta kenë origjinën nga vala e parë e migrimit, duke u nisur nga Turqia dhe pozicioni, që ato e zënë në pemë kundrejtë degëve të tjera, lidhet me lashtësinë e tyre”36. Ekspansionet demike (jashtë atdheut, në diasporë) që i njohim, kanë qenë të shoqëruara nga gjuha e origjinës37. Armenishtja është e dyta, se është edhe ajo shqiptare. Shumë vonë distancohen gjuhët baltike e sllave, gjermane e italianë (shiko figurën tonë, pema e gjuhëve indoevropiane).
Shtetet e Evropës, ato më të njohurat, Gjermania, Franca, Belgjika dhe Austria, duhet të ndalen dhe të mendojnë pak më drejtë për kombin shqiptar. Nuk duhet të harrojnë kombin e madh pellazg, që është babai i vjetër i tërë popujve të Evropës: jo Serbët, jo Grekët, jo Sllavët dhe jo Turqit. Autorë të ndryshëm të Evropës nuk kanë bërë asnjë hap midis përqasjeve etnike dhe gjuhësore të fiseve të dalura nga i njëti trung pellazg: Thrakët, Frigjianët, Ligurët, Lelegët, Karianët, Lisianët, Trojanët, Dakët, Gegët, Etrusket, Ilirët, Keltët, Iberët dhe Shqiptarët e sotëm38. Dihet se kombi shqiptar e ka prejardhjen prej pellazgëve hyjnorë dhe atë gjuhë e flasin edhe sot, me gjithë vuajtjet mijëvjeqare për të mbetur gjallë në viset e larta të maleve ku jeton sot populli shqiptar, në viset e kombit pellazgo-ilir. Nga pellazgët e fliste këtë gjuhë, gjuhën shqipe, sepse ishte bir i shqipes dhe me thrakët, frigjianët, lidianët, etruskët, iberët dhe keltët, etj. ka folur një gjuhë, gjuhën pellazgo-shqipe.
Nga fisi i keltëve, që kanë jetuar në Evropën qëndrore (Bavari dhe rajoni i Danubit të Sipërm, Austri dhe Behomi) dhe Galia, matanë Alpeve (vendi i Galëve, Kornues, Bretanjë), të cilën grekët e quanin “Keltoi”, ndërsa romakët “Galli”, “Celtai” apo “Celtici”39. Territori më i madh i banuar nga Keltët ishte Galia, prej Adriatikut deri në Alpe; prej Rin-it dhe Mansh-i deri në Mesdhe40, ndërsa janë romakët që ia dhanë emrin “gjermanë”, popullatës që se dinin në ishte keltë apo thrakë, skithë apo Cimbrë, apo tjetër, fisit “barbar”, i cili jetonte përtej Rin-it41, dhe ishte i njëti popull i vjetër pellazgë, pra vetë shqiptarët, që grekët na quanin edhe ne “barbarë”. Ne nuk deshëm të mësojmë e të flisnim “greqishten”, kur na okupuan mbretërit dorian (Semito-Egjiptas), që më vonë u krijua Greqia42, sikurse grekët e romakët që nuk dëshironin të mësojnë gjuhën gjermane, sepse ishte për ta e folura e “barbarëve” dhe as shqipen, që ishte njësoj për ta një gjuhë “barbare”. Hulumtimet gjuhësore dhe arkeologjike vërtetojnë se gjermanët janë në disa grupe të ndryshme që ndërlidhen nga Skandinavia (Suedisë, Danimarkës dhe Slesvig); nga Lindja e Gjermanisë, që gjendet në rajonin e lindjes së Elbës (Vandalët, Burgondët, Gotët, Rugët) dhe Perëndimi i Gjernanisë (Rini, Weser, Elbë). Ata janë të ndarë në tri grupe, jo etnike, por nga qytetërimi: Ingaevonët (deti i Veriut); Istaevonët (Rini); Hermionët (në brendi të vendit). Këtyre grupeve u përkasin Keruskët, Ubianët, Batavët, Katët, Frankët (të lindur nga një përzierje e Uspianëve, Tenkterëve, Sikambrëve, dhe Brukterëve), Hermondurët, Lombardët, Kankët, Markomanët, Frisonët, Sanksonët, Suevët, Semnonët, Kuadët, etj. Në shekullin e IV pas Krishtit Gotët ndahen në dy grupe, në Wisigotët dhe Ostrogotët43. Pika më lartë e lëvizjes të fiseve vjen si rezultat i tërë fiseve të mëdha, si p.sh. Saksonët, Frisonët (apo Frisët), Frankët, Alemanët (të cilët, si duket, emrin e tyre ua dhanë të gjitha fiseve tjera kur u bashkuan ndërmjet veti), Gotët, Vandalët, Angeln dhe Jytët, pikërisht në shekullin e V, kur ndërhyjnë të bashkuar në luftë kundër Perandorinë Romake, e cila u thye përfundimisht44.
Qytetërimi i ashtuquajtur i “Hallstadtit”, në epokën e Hekurit I është bartur nga Ilirët në tërë këtë rajon. Zbulimi i fosileve njerëzore vërteton që nga parahistoria të popujve me “kokë të rrumbullakët” (brakicefalët), në dallim nga ata të veriut apo të Skandinavisë (dolikocefalët). Në Neolitikun e lashtë i tërë rajoni i Austrisë (Tirol, Salzburg, Karinti dhe Stiri) bënin pjesë në kulturën e mbiquajtur danubiane45. Gjuha e farkëtarëve të “Hallstadtit” ishte ilirishja, pra shqipja, ndërsa i tërë rajoni kishte dy zona gjuhësore: gjuhën ilire dhe kelte46.
Shkrimet e para gjermanishte pas kthyerjes së tyre në Kristianizëm (në formën e tyre të mëvonshme ariane) datojnë që nga shekullli i VIII pas Krishtit.
Midis gjermanishtes së hershme, etruskishtes dhe gjuhëve të gadishullit Ilirik (Ballkan), sidomos të gjuhës shqipe, para ardhjes së sllavëve pak nga pakë (fillimisht me qetësi, e më vonë më të rrebtë, si okuptarë, nga shekulli i VI e deri në shekullin e IX, kur fillon të prishet ngadalë Perandoria Bizantine, e udhëhequr kryesisht nga iliro-shqiptarët), dhe nga gjuha baske (në malet e larta të Pirrenejtë, që përfshinë treva të sotme të Francës, Portugalisë dhe Spanjës), apo edhe të gjuhëve të folura në rafshënaltën e lartë të Kaukazit, vërehet ekzistenca e lidhjeve fonetike shumë më të ngushta, aq sa nuk ta merr mendja, burimi i të cilave mund të kërkohet në epokën paraariane47.
Arianët, lëkurëçelët, si emigrantë të hershëm të Indisë, janë përzier më pak me dravidikët, të cilët qenë kryesisht barinj dhe patën okupuar subkontinentin indian48. Në veri të Gjermanisë, pranë qytetit të Këlnit, arkeologët gjermanë kanë gurmuar dhe shqyrtuar imtësisht sipërfaqen e madhe të tokës, në të cilën kanë banuar në Evropë që nga neolitiku, ku janë gjetur një sasi e madhe banesash49. Duhet vënë në dukje se rajoni i caktuar pasqyron besnikërisht paraardhësit e evropianëve në kohën neolitike, dhe autori Luigi Luca Cavalli-Sforza mendon se janë vetëm baskët50, por ne themi se ishin me të vërtetë pellazgo-shqiptarët.
Ndonëse te ky autor i mirëfilltë përzihen ndonjëherë grekët me pellazgët, si e dinë tashmë historianët e vërtetë, ai dëshmon se Kreta kishte një shkrim që nuk ishte greqisht, por, mendimi jonë ishte pellazgo-shqipja, që është quajtur Lineari A, për dallim nga Lineari B, që është i ngjashëm morfologjikisht me Linearin A, e në gjuhë ka edhe interpretime se “është greqisht”, por që është përdorur 1400 para erës së re51, dhe atëherë nuk kishte grekë. Kolonitë e quajtura “greke” janë themeluar në vitin 800 para erës së re, në Italinë jugore52, meqë e dime se Greqia filllon vitet e saj në periudhën arkaike dhe të pakënaqurit me sundimtarët semito-egjiptian ia behën në Itali. Pra, iliriciteti pellazgo-shqiptar i epirotasve, i makedonëve53, i kosovarëve, i shqiptarëve, rajonit ende të pasllavizuar të Serbisë jugore, i rajonit të pasllizuar ende të rajonit të Malit të Zi është i pa diskutueshëm.
Katër tezat që ka nxjerrë Elena Kocaqi, në veprat e veta, janë këto:
1. Popullsia që ka banuar Evropën prehistorike dhe antike ka qenë e origjinës pellazgo-ilire.
2. Origjina pellazgo-ilire është e kombeve antike evropiane, duke përfshirë atë romake dhe parahelene dhe antike helene.
3. Origjina ilire është origjina ilire e shumë kombeve të evropës.
4. Shqipja apo dialektet e saj ka qenë gjuha që ka foluar popullsia evropiane nga janë krijuar gjuhët ervropiane54. Për ndikimet e gjuhës shqipe në të gjitha gjuhët evropiane mund të shikoni veprën Elena Kocaqit; veprën e Aref Mathieut, “Shqiptarët (historia dhe gjuha)- odiseda e një populli parahellen”, sepse e studion ngjashmërinë e gjuhës shqipe me këto gjuhë, apo gjuhët sllave me shqipen, te Gjokë Dabajt55, etj.
Territori i pellazgëve ka qenë territori historik paraevropianë. Zanafilla e tyre është pjesërisht në territorin e sotëm të Greqisë. Jo rastësisht janë popujt e Evropës, që i kërkojnë në atë vend zafillën dhe gjurmët e veta, edhe pse nuk e harrojnë ata Thrakën, Azinë e Vogël, Rumaninë, Madeqoninë, Kosovën dhe Shqipërinë…
Tu kthehemi edhe njëherë serbëve dhe sllavëve. Fiset e ashtuquajtura “sllave” janë krijuar artificialisht. Emri i tyre “sllavë” është krijuar nga fjala “skllav”, i ardhur nga fjala e unifikuar “sklaff”, nga fjalët pellazgo-shqipe “s`ka llaf”, që do të thotë se “nuk ka të drejtë për llaf”, “nuk ka të drejtë për fjalë”, d.m.th. është i privuar nga e drejta e të shprehurit. Ajo nuk ka të bëjë me fjalën latine “slavus”, dhe nuk është marrë nga greqishtja e latinistshtja: servus, sevulus, servula56), të cilët nuk janë të lirë, pra bujkrobër, sepse në Jug janë shitur si skllevër. Kjo është krijuar nga fjala e unifikuar “sklaff”. Serbët e mësuar të marrin gjithëçka, e marrin edhe këtë fjalë, sado që ne e shpjegojmë nga e folura gegërishte, shkja, i qamë përgjysmë, d.m.th. në skizmë, që Vatikani i quan “skizmatikë”, me besimin ortodoksë.
Avarët në shekullin e IV i përsëritën aventurat e hunëve, pjesët e mbetura të cilëve i kishin asimiluar. Pas shkatërrimit perandorisë së tyre nga turko-tartarët, në vitin 552, ata u përhapën në Evropën lindore. Të vendosur në fushën danubiane, të përforcuar nga hunët dhe bullgarët, që në shekullin e VI, ndërmorën një mësymje në krahët e perandorisë së Romës dhe Bizantit57. Por, vetëm për disa nuk kemi folur. Këta janë alenët, që mbretëruan në Azinë Qendrore rreth shekullit të I-rë dhe të II-të. U përhapën drejtë rajoneve pontike, të Krimesë dhe në rajonin e Dnjeprit58. Nga Skender Rizaj dhe shumë shkencëtar të tjerë, edhe serbë, kanë vazhduar të quhen fise turko-avare, pa meduar se kishte në mesin e tyre edhe alenë. Madje, as emri i tyre nuk kishte origjinë sllave, por emri i tyre ishte të themi njëfarë profesioni. Ata janë nisur nga tokat e Persisë, Iranit të sotëm. Qëllimi i parë i tyre që e kanë pasur në Persi ka lënë gjurmë të thella në kulturën dhe idenë e të ashtuquajturve “serbë”. Fiset e tyre jetonin në kuaj dhe “vendbanimi” i tyre ishte qerrja e tërhjequr nga buajt. Sipas veshëmbathjes, zakoneve, kulturës, nuk dalloheshin nga fiset nomade të Persianëve. Nga kapuçi kashkaj e ka prejardhjen edhe kapuçi serb -shajkaqa. Një aglomeracion nomadësh, që sot jetojnë në provincat Fars, Hyzestan dhe Isfaban janë Kashkai dhe flasin të dy gjuhët që fliten aty, persishten dhe kashkai, gjuhë që i takon familjes së gjuhës turke. Fiset e Azisë Qendrore të shtyrë nga luftërat, zënka ndërfisnore dhe përmbytjet kanë qenë të detyruar që ti lëshojnë stepat e tyre dhe të kërkojnë toka të reja, të Krimesë e Dnjeprit, të Evropës e të Gadishullit Ilirik, së bashku me fise të tjera. Ata qenë kryesisht fise blegtorale dhe mund të lëviznin përmes maleve Altai dhe Kaspikut. Emri serb “Gospodar” për fjalën “Zotëri” rrjedhë nga Altaikët persianë “Gospanddar”, që do të thotë “pronar i deleve”. Ata thonë për veten e tyre se u përkasin fisit Kashkai dhe rrjedhë prej fisit turk Ogur , të njohur nga ashpërsia e tyre prej bishe. Ata thonë se emri Kashkai rrjedhë nga Kashka Turke, që do të thotë “Kali me yllin e bardhë në ballë”59. Këto janë thënie të tyre. Pra ky ka qenë faktor i parë i „krijimit të Serbisë“, si fqinji i parë më i pabesë ndaj shqiptarëve dhe është fakt historik, që flet për dyndjet kryesore të fiseve turke prej Azisë Qendrore në Gadishullin Ilirik (Ballkan) nga shekulli i VI e deri në shekullin e XIII, si avarët, vllehtë, bullgaret, kumanët, peçenekët, oguzët, magjarët (hungarezët) dhe alenët. Serbët nuk ishin sllavë, ndonëse kështu i “thërrasin” rusët dhe nuk janë komb, por kështu u bënë. U shkrien në gjirin e fiseve ilire, që nuk mund të iknin në Jug, sepse kishin marrë një fe tjetër, pra fenë ortokdokse, d.m.th. ishin skizmatikë dhe kështu i quanin gegët shkja. Ata përpiqeshin të marrin sa më shumë nga të tjerët, të marrin tokën dhe mallin e ti vrasin e shpopullojnë…
Kështu, nuk po tregojmë më shumë. Edhe sot varen Patrikana Serbe dhe Greke prej influencës direkte serbe dhe greke, duke mos e përfillur as kombin shqiptar e as Kishën Autoqefale Shqiptare. “Irenej ma kujton ultranacionalitin Millosheviq”-thotë Ekrem Bardha. Për Nikolas Grejxh u shpreh si ultanacionalisti anakronik grek nga Greqia në Amerikë, i cili nuk heqë dorë as sot nga Vorio Epiri, që ta marrë pjesën e jugut të Shqipërisë, pra Epirin Verior, një tezë kryeput ultranacionaliste të tij, që mund të thuhej në Shqipëri, në takimet e kishave serbe dhe greke60. Tirana i tuboi kryqat e ortodoksizmit greko-sllav, nga Athina e Beogradi.
Ndërsa, në politikë, anë e përtej tokave shqiptare luan sheshazi Komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle. Të marrim vetëm disa lajme prej janarit të vitit 2014 e këtej dhe e kuptojmë si e quan ate Salih Berisha “një serbofil”, vetëm me gjysmën e fjalëve që mund ti shkruante61. Stefan Fyle përpiqet të hedhë në grackë Kosovën dhe Shqipërinë, në aferën serbo-greke, në Bashkimin e “Ballkanit Perëndimor 6”, BP6, i cili ka mbetur gjallë prej Millosheviqit, të cilën, ai, me diplomacinë e tij dhelparake, përpiqet ti bashkojë me disa zyrtarë të Brukselit Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnjën, Kroacinë e Serbinë, duke dëshiruar të krijojë “Jugosllavinë e Tretë”, me qendrën e vet kryesore në Beograd dhe ta bëjë pjesëtare të familjes së madhe evropiane bishen e qartur të Irakut dhe të stepave të Rusisë62.
Ne po e theksojmë edhe njëherë deklaratën e Bacës Adem Demaçi, pas reagimit të Salih Berishës Komisionerit për Zgjerim të BE, Stefan Fyles, me JO-në e fuqishme për Jugosllavinë e tretë, pasi nuk jemi serbë, por kemi tjetër gjak. Tashmë puna e Jugosllavisë njëherë e përgjithmonë ka mbaruar, pasi kemi derdhur gjak në luftën e UÇK-së, me gjithë burgosjen e gjatë e të pashpirtë, me krime e viktima, masakra e persekutime 63. Këtë JO-në për B6 (West Ballkan Six) po e them edhe unë, disa herë radhazi dhe po u lutem atyre që do ti thërrasin në bisedime ta kenë parasysh edhe këtë vështrim të gjatë, me analizat e mjaftuara të historisë dhe të aktualitetit.
Kosova është lodhur me këto dredhi, Kosova ka shpresë te drejtësia e juaj, Kosova ka fjalë të mjaftueshme të dhembjes së madhe njerëzore. Shkrimtari i sotëm mjaft i madh, Ismail Kadare, e sheh historinë e Evropës rrafsh 15 vjet përpara sodit, kur lufta e SHBA-ve dhe e Aleatëve me këtë “Superfuqi” e bëne një luftë të lartësive morale. Këtë luftë e kreu pjesa e përparuar e botës. Kosova po rrezbitet në fërkimin e saj me Evropën; ajo e ka në vetvete ende “turqizimin”. Ate duhet ta presë me të vërtetë familja e madhe evropiane. Ekzistenca e shqiptarëve është në jetën e familjes së kombeve-thotë Kadareja. Shqiptarët janë të indoktrinuar nga ideologjitë fetare. Drafti famëkeq i Çublilloviçit po vie tani në shprehje. Ajo po i tërheqë në një kurth të vjetër shqiptarët. I ka të dy skajet e litarit në duar të vetat: turqizimin e shqiptarëve dhe armiqësimin me Evropën64.
Thelbi i këtij kurthi të vjetër ka qenë kurdoherë vetëm armiqësimi i shqiptarëve me Evropën. Turqia rri në krye të kësaj… Evropa duhet të ketë durim, gjakftohtësi dhe largpamje!…
______________
1 “Deputeti çek: Shteti i Kosovës nuk ekziston”, http://www.gazetaexpress.com, 13 qershor 2014.
2 “Nano:Shqipëria etnike e padurueshme, më mirë me Greqinë e Serbinë”, http://www.standardi.eu, 14.06.2014.
3 Shikoni për këte qëllim artikujt e mi, “Armiqtë më të rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine 1-8” dhe “Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët 1-6” në shtypin shqiptar, prej Amerikës e në Greqi, apo faqen time http://www.brahimavdyli.ch, të cilat janë duke u vazhduar e duke u korigjuar më tutje.
4 Shikoni artikullin tim “Serbia, Serbët dhe Kombi Shqiptar”, në faqen time http://www.brahimavdyli.ch.
5 Shikoni Mark Krasniqin, „Kosova sot/ Referat i paraqitur në Senatin Belg“, Prishtinë 1992, faqe 9.
6 Shikoni veprën e UNIKOMB-it:”Libri i bardhë/Lashtësia shqiptare dhe shtetësia e Kosovës si realitet historik dhe politik”, Prishtinë, 1992, faqe 4.
7 Shiko librin e Prof. Dr. Skender Rizaj, „Falsifikimet e historiografisë serbe“,A-Print, Prishtinë 2006, faqe 21 e 23.
8 Po aty, faqe 27.
9 Prof. Dr. Skender Rizaj: “E drejta historike shqiptare për vetvendosje”, QMP, Prishtinë 2005, faqe 30-32.
10 P.sh. libri i Jaho Brahaj, “Flamuri i kombit shqiptar”, Sarbas, Tiranë 2007, është libri më i mirë, por i mangët.
11 Shikoni artikullin tim, “Armiqtë…2e”, në faqen time http://www.brahimavdyli.ch ose në shtypin e ndryshëm.
12 Shikoni te vepra e Pasho Bakut, “Enciklopedia universale e ilustruar”, Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë 2011, faqe 353.
13 Selami Pulaha, „Popullsia shqiptare e Kosovës gjatë shekujve XV-XVI“, 8 Nëtori, Tiranë 1984, faqe 19.
14 Prof. Dr. Skender Rizaj, “Falsifikimet e historiografisë serbe”, faqe 31.
15 Shiko artikullin tim “Preardhja e kombit…-1″(Prejardhja e kombit shqiptarë dhe armiqtë shekullorë), në http://www.brahimavdyli.ch.
16 Shiko veprën e Aref Mathieu, “Albanie (Histoire et Lange) ou l`incroyable odysèe d`un peuple prèhellèniques”, botimi i parë apo botimi i përkthimit në gjuhën shqipe, “Shqipëria (Historia dhe Gjuha), Odiseja e pabesueshme e një populli parahellen”, Plejad, Tiranë 2007, faqe 99.
17 Dhimitri Pilika, “Pellazgët, origjina e jonë e mohuar”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 254.
18 Homeri, “Iliada”, Kënga e Gjashtëmbëdhjetë (XVI), vargjet 233-234, përkthimi shqip.
19 Aref Mathieu, “Shqipëria (Historia dhe Gjuha)…” faqe 110.
20 Arben Lalla, “Ta doni të vërtetën, atëherë jemi vetvetja”, http://www.facebook.com, i marrur me datën 14.06.2014.
21 Arif Mathieu, “Historia…”, faqe 112.
22 Shiko punimin tim “Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët-6”, http:/www.brahimavdyli.ch.
23 E njëjta vepër, si më parë, faqe 113.
24 Po aty, faqe 114.
25 Po aty, faqe 114.
26 Shikoni librat e Edwin Jacques,”Shqiptarët-historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”, Karte e Pendë”, Tiranë 1997 dhe Zhan Klod Faveirial, “Historia (më e vjetër) e Shqipërisë”, Plejad, Tiranë 2004, në qoftë se nuk dëshironi të shikoni libra të tjerë.
27 Niko Stylos, “Etruskishte-toskërishte”, West Print, Tiranë 2010, faqet 241-242.
28 Po aty, faqet 252-253.
29 Fatbardha Demi, “Sfida historike: Zoti i faltë, nuk e dinë se ç`bëjnë…! Skenderbeu” i Schmitt-it, në gati gjysmën e të dhënave që përmbanë, që bazohet në përzgjedhjen e dokumentave të historianit serb Jovan Radoni”, Kalendari Letrar, Viti 3, Nr. 8, 31 Mars 2009.
30 Shiko intervisten me Gjon Kekën “Skenderbeu, ideator i bashkimit Evropian”, të autorit Rromir Saraçi, botuar ACPE (Albanian Creative Poeple in Exil) apo në revistën “Fjala e lirë”, me 21.04.2012.
31 Elvi Sidheri, “O.J.Schmitt dhe <
32 Jakup Krasniqi, “Me gjysmë të vërteta nuk bëhet shkenca”, polemikë, dërguar te autori dhe të botuar në revista.
33 Fahri Xharra, “Unë dhe O.J. Schmitt”, Libraria Elektronike, Prishtinë 2014, faqe 23.
34 Po aty, faqe 183.
35 Sami Frashëri, “Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet”, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1980, faqe 28-29.
36 Luigi Luca Cavalli-Sforza, “Gjenet, popujt dhe gjuhët”, Besa, Tiranë 2012, faqe 205-207.
37 e njëjta vepër, faqe 206.
38 Aref Mathieu, “Historia…”, faqe 546.
39 Aref Mathieu, “Miken&