BRAHIM I. AVDYLI: DEMONSTRATAT E VITIT `81 DHE KARAKTERI I TYRE GJITHËPOPULLOR

Pashtriku.org, 20. 03. 2013 – Demostratat e vitit 1981 nuk mund të vështrohen shkëputur prej ngjarjeve para tyre, të vitit 1968. Në to u dha shkëndija e parë e shpehjes së vullnetit të ndrydhur të popullit shqiptar të Kosovës, i cili kishte hequr gjatë nga Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene; nga Lufta e Dytë Botërore; nga Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë, nga ana e vendosjes së „diktaturës së komunizmit“; apo nga ana e vrasësit serb, Aleksadër Rankoviçit, të cilat kishin vrarë qindra-mijë shqiptar të pafajshëm. Për këto vrasje të pakursyera do të dënohet më vonë në shenjë të vendosjes së „socializmit vetëqeverisës“. Kjo „reformë“ taktike nuk i dha asnjë të mirë popullit shqiptar. Ai ishte një popull i varfër, i vrarë pa mëshirë, i dënuar dhe i stërdënuar dhe i ç`armatosur.
Viti 1981 erdhi si moment i shpërthimit të energjisë së revoltuar e të drejtë të rinisë përparimtare të përgaditur në Universitetin e Prishtinës, pas disa brezave të shtypur nga dhuna shtetërore kryesisht serbo-maqedono-malazeze, dhe të gjendjes së mjeruar njerëzore, sociale dhe etnike. Kjo rini e kishte ndërtuar në heshtje botën e vet, ëndërrat e veta dhe pafajësinë si gjeneratë. Ajo ishte ende „fëmijë“ i pafajshëm, por që e ndjente me zemrën e pasherr e të pastërt revoltën e gjeneratave të tëra, që nuk kishin shkollë si ata, por që vuajtjet e pafundme të një regjimi të padrejtë i kishin sjellur deri aty.

Brahim I. Avdyli – Neuenhof’Aargau – Zvicer.

*  *  *

Revolta ishte rritur e nxitur nga një vullkan i thellë i zemrës së vuajtur shqiptare. Rinia më përparimtare e Kosovës, që po i hapte sytë e veta si gjeneratë e shkolluar, e ngritur, e gjeti vitin 1981 si vitin më të përshtashëm të shprehjes së revoltës së argumentuar të saj dhe të gjeneratave në emrin e të cilave fliste. Punëtorë dhe fshatarë qenë etërit e tyre, që i rritën me vuajtje dhe shkolluan me vuajtje. Në të vërtetë, ata qënë mbështetësist e parë të rinisë përparimtare shqiptare. Intelegjencia e këtyre dy shtresave, ndonëse ishte me njëren këmbë në pushtet, u bë dalëngadalë mbështetës i brezit 1981, që ishte brezi më i ngritur i të gjitha shtresave të popullit.
Rinia përparimtare e popullit shqiptar të Kosovës e ngriti kështu zërin e saj të argumentuar për çlirim social, politik e kombëtar nga zgjedha e njohur serbo-sllave, ku pjesa më e ndërgjegjshme e kombit u ngrit gradualisht në shpreshje të qartë, stabile dhe koherente të përpjekjes kundër dhunës, shtypjes, shfrytëzimit e diskriminimit të përgjithshëm që po i bëhej nga regjimi i madh e militarizuar serbo-jugosllav. Kjo ndërhyrje që e bëri rinia jonë e ndërgjegjshme, ka gëzuar e do të gëzojë kurdoherë nderimin e të gjitha shtresave të popullit e vet. Ajo ka ditur t`i mbledhë në një organizim gjithëpopullor, prej punëtorëve deri në fshatarë, si një trupë unike për të drejtat nacionale, njerëzore dhe qytetare. Parolla e saj e hedhur në këtë vit, „punëtorë, fshatarë-jemi një e të pandarë“ u bë busolla e bashkimit të popullit në përpjekje të gjithëmbarëshme për liri kombëtare, sociale dhe qytetare. „Republikë-Kushtetutë, ja me hatër-ja me luftë“ ishte shpreja e saj më konkrete e revoltës së brezit `81, e bezit që kishte sensin e vetëdijes kombëtare dhe shoqërore.
Pamje nga demonstrata e tretë në Gjenevë, me 30 Maj 1981. (Brahim Avdyli në ballë të demonstruesve)
Që nga demostata e parë me 11 mars 1981, në Mensën e Studentëve të Prishtinës e deri më 26 mars dhe 1 e 2 prill 1981 shpërtheu vala e protestave të rinisë studentore, duke u zgjeruar në përmasa gjithëpopullore. Numri i demostruesve u shtua kështu në 200.000 vetë anë e kënd Kosovës. Ajo ktheu kështu disponimin e shtresave të gjëra popullore shqiptare në mendimin tonë të përgjithshëm. Mendimi i burokratëve dhe i intelegjisë së mykur në kolltuqet e një regjimi të përgjakur me gjakun e pastërt dhe të drejtë të popullit shqiptar, erdhi gradualisht të këndellet nga letargjia e byrokracisë serbo-jugosllave. Joshja e tyre e përgjumur nga ana e byrokracisë dhe teknokracisë jugosllave në drejtimin e orientuar gabimisht kah kultura, mendimi dhe arti proserb e neojugosllav kishte nevojë të trandet nga lëvizjet e fuqishme të brezit `81. Ky brez nuk shterri sikurse e kishte kualifikuar ajo klasë e fortë shtetërore neojugosllave, por me këte shpërtheu vullneti i ndrydhur i popullit shqiptar. Ky vullnet kishte shpërthyer për të mbrojtur moralisht të drejtat elementare dhe të shkelura të popullit shqiptar brenda kufijve të dhunshëm të ish-Jugosllavisë.
Vazhdimi i procesit që e synonte realizimin e plotë të barazisë së shqiptarëve erdhi në vrazhdën e proceseve të demokratizimit në Evropë. Evropa pa një demokraci të mirëfilltë të popujve të shtypur rrebtë nuk mund të sanohej në këto zona. Prandaj, disponimi i Brezit `81 vie jo rastësisht në kalkulimet e karakterit politik dhe strategjik mbi rrezikimin e hartës politike të Evropës së vjetër. Ajo ka pasur të pashmagshëm diagnostifikimin e disponimit politik të masave në varshmëni të shtimit të shfrenimit të represaljeve të aparatit shtetëror dhe reaksionin shovinist të politikës serbe. Kështu u shpreh kërkesa themelore e demostratave „Kosova-Republikë“ që ishte e qartë se Serbia dhe Jugosllavia ballafaqoheshin me strategjinë për dekomponimin e Serbisë, të Jugosllavisë, të Ballkanit dhe të Evropës. Kjo vinte në lidhje të demostratave të vitit `68, përkundër zhgënjimit të kombit shqiptar nën Jugosllavinë me „dhënien“ e së drejtës për „kushtetutën e vitit `74“, që vie si kushtetutë e falur për Kosovën si krahinë nën Republikën e Serbisë dhe njëfarë subjekti në federatë, pas gjakut të derdhur nga zemra e popullit shqiptar. Kjo vinte si shprehje e karakterit gjithëpopullor të tyre dhe shprehje e qartë e popullit shqiptar se nuk pajtohej me autonominë gjysmake të vitit 1974 dhe mashtrimin që pretendonte t`a bënte garnitura politike e shovinizmit sllav gjoja për „zgjidhjen e çështjes kombëtare nën socializmin vetqeverisës“.

Pamje nga demonstrata e tretë në Gjenevë, me 30 Maj 1981.

(Brahim Avdyli në ballë të demonstruesve)

*  *  *

Këto ngjarje ishin vazhdimësi e logjikshme të luftës së pandërprerë të popullit shqiptar për çlirim kombëtar, vazhdimësi e ngjarjeve historike të së kaluarës për sendërtimin e individualitetit të kombit shqiptar në trevat e shkëputura me dhunë nga trungu i pandarë i trojeve autoktone shqiptare në Ballkan. Po artikullohej kështu shprehja masive e protestave kundër padrejtësive që po i bëheshin pjesës së kombit shqiptar brenda kufirit të dhunshëm të Jugosllavisë. Ky zgjim i ndërgjegjes erdhi me lindjen, krijimin dhe veprimin e grupacioneve 2+1 kundër pushtetit titist, në luftë të patjetërsueshme për çlirim social e kombëtar. Atëbotë ndikimin e tyre më të madh e kishin LNÇKVSHJ dhe OMLK, që vinin në vrazhdën e krijimt të mëparshën të LRBSH.
…Kështu, këto vite të pastajshme i ndihmuan zhvillimit të historisë…
Shënim Biografik:
Brahim I. AVDYLI është pjesëmarrës i demostratave të vitit 1981 dhe anëtar i LNÇKVSHJ-së. Është Magjistër i Shkencave Politike, në Drejtimin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë, njëkohësisht shkrimtar i përgjithshëm shqiptar…

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura