BRAHIM I.AVDYLI: KUSH E TRONDITË OPINIONIN SHQIPTAR E NDËRKOMBËTAR,…?!

Zvicër, 30. 01. 2017: Opinioni ndërkombëtar tronditet prej datës 15 janar 2017 edhe njëherë, me rrëfimet hegjemoniste të reja serbe, në të ashtuquajturën “Ballkan” apo siç duhet të thirret nga të parët tanë “Gadishulli Ilirik”, sepse ilirët, yllirët e kanë banuar dikur tërësisht këtë gadishull. Prej Rusisë zgjohet apo përpiqet që të zgjohet edhe njëherë llava e vullkanit nga demoni i madh nëntokësor, kryedoemonit, Iblisit, lanet pastë, sepse paska ardhur në superfuqi një “i rrebtë”, e “me teke të mëdha”, dhe është me dy të tjerët, të cilët po mendojnë se e rrotullojnë botën, se lere më që t`a shkatërrojnë.
Një mik nga publiku, Arjan Basha, nuk vonohet që t`a vëjë në spikamë me paraqitjen e tij në Facebook, me 23 januar të këtij viti, se kjo është pikërisht “trekëndëshi i Bermudeve”, e ec e dije se ku mund të afrohet fundosja. Ne, shqiptarët e shkretë, të varfër e të durueshëm, të vjedhur e të grabitur nga të gjitha anët, edhe nga ata shqipfolës, që e vjedhin, ndajnë paratë e ardhurazi fshehur nga kush e di dhe cili, madje dijnë të “krijojnë” nga një “parti” në një popull të vogël, nuk mund t`ia qëllojmë absolutisht ku është përplasja e dy superfuqive, SHBA e Rusi. Ne jemi në mes të dy forcave, si “bakzus”, por i lutemi Zotit të Madh që të ma shpëtojë në radhë të parë meve, e pastaj i lutemi Zotit të Madh që t`ia japë mençurinë e zgjuarësinë Kryetarit të SHBA-së, zotit Donald Trump që të mos i harrojë kurrsesi “strategjikat afatgjata të demokracisë dhe gjeopolitikës amerikane“.
Gazeta gjermane “Franfurter Allgemeine Zeitung”, në analizën e të hënës, me 10.01.2017, tregoi shumë për zhvillimet e reja në Ballkan, që janë përdorur gjatë javës në marradhëniet e dhunshme të Kosovës e Serbisë, si incident i parapërgaditur që nuk arriti të kthehet në “bubullimë teatrale”, por që “tregon sa e brishtë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan”.

 

Ky incident i madh, i porositur dhe i shtyrë nga forcat radikale serbe, edhe me paraqitjet diametrialisht të dy anshme serbe në këtë “fushatë”, në cilat është “zbukuruar” treni që do t`a lidhte Mitrovicën Veriore dhe Beogradin, me parrollat e mëdha serbe “Kosova është Serbi”, të ndarë me muri të betonit, derisa “fle në gjumë” shteti i Rep. së Kosovës; me kërcënimet e Kryetarit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, se do të ndërhyjë “ushtarakisht në Kosovë” sepse Kosova dhe Shqipëria po e penguakan trenin serb që të mos hyjë në Mitrovicën Veriore. Dihet se serbët duan që të pengojnë me çdo kusht e kohë mjaft të gjatë “pavarësinë e Kosovës”, nëse nuk mund t`a fundosin.
Treni ishte ndalur në Rashkë, dhe kush i ka dëgjuar lajmet e pavërteta sidomos “lajmet” e rrejshme serbo-islamiste të “Al jazeera”, e kanë kuptuar sikur “ka zbritur treni në Mitrovicën Veriore”. As polemikat e RTV KLAN KOSOVA, sepse duhet që ta dinë çka do të thotë “Klan Kosova”, përderisa udhëheqet nga ish-UBS-istë të Kosovës “intelektuale”, i cili “njoftonte” direkt për ftesën e mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë, siç dëshironte ky Kryetar i Serbisë, Nikoliç, në të cilin kishte thirrur edhe Shefin e Armatës serbe, Lubisha Dikoviq. Kjo është përpjekje për të rikthyer periudhën e provokimeve serbe dhe të cenojë një luftë të re në Kosovë, siç thotë Mujo Buçpapaj, në reagimin e tij, në FB, të datës 14 janar 2017, në të cilin ai i thirrë edhe njëherë të gjithë shqiptarët të ruhen prej ndërhyrjes së Rusisë në Kosovë; kërcënimit të interesave shqiptare; të gjitha luftërat ballkanike dhe marrjen e këtij territori në duart e Rusisë.
Me një fjalë, provokimet e ashpra ruso-serbo-greke ndeshen me grupin e njohur të evitimit të këtij rajoni, të njësive speciale të Policisë e FSK dhe ish- Gjenerali i Ushtrisë së Shqipërisë, kryesues i veprimit të forcave “ROSU”, zotit Dritan Demiraj, duke mos i lënë as thirrjet e Kryetares së Gjermanisë dhe të Evropës së Bashkuar, zonjës Dr. Angela Merkel, që të dy forcat të takohen kësaj jave në Bruksel, dhe të shqyrtojnë këtë gjendje, të uljes së tensioneve apo të ndërrimit të ambasadorëve, etj. Tensionet serbo-shqiptare përballen në Bruksel, me 24 janar, me “darkën e pajtimit”, pas atyre që i solli “treni ultranacionalist”, në Ballkan, që lidhet kryesisht me pavarësine e Kosovës, por për palën serbe “është e papranueshme”.
Natyrisht pika e saj strategjike është hapja e një pike të prishur në kufirin e Kosovës dhe pikërisht në Kosovën Veriore, pra në Mitrovicën e Veriut, e cila pret me padurim 15 shkurtin 2017, pas disa vitesh, të fesojë edhe ajo “ditën e pavarësisë së Serbisë”, dhe të jetë ndryshimi i hartës gjeopolitike të të gjithë regjionit, të së ashtuquajturës “Gadishulli Ballkanik”.
Askush nuk mund t`a di se cila do të jetë kjo “hartë” dhe askush nuk e di të vërtetën për palën shqiptare, e cila nuk reagoi as me një falë për takimin e Brukselit, porse thuhet se takimi i radhës do të mbahet në shkurt, apo fillim të shkurtit, me palën serbe, në të njëjtin vend, sado që thuhet se “Serbia dhe Kosova kanë hyrë në një fazë të re të dialogut”, se kryesia në Kosovës asnjë dialog nuk e ka bërë me intelektualët, të të gjitha rrymave. Por, sipas shkrimit gazetaresk të Deutsche Welle (DW) tregon se Vuçiq nuk lejon pyetje; tubimi kalon “i vështirë”; dhe pala shqiptare, e veçanërisht Thaqi, kanë kërkuar se pala serbe shtetërore duhet që ta njohë sa më parë Kosovën; thirrjeve të Serbisë për luftë do t`i përgjigjemi për dialog, paqe e fqinjësi të mirë; ndërsa delegacioni i Kosovës ka vënë në spikamë se muri serb do të rrënohet sa më parë në Mitrovicën e Veriut, sepse kjo ështe në kompetencat e institucioneve të Kosovës. Është tepër akute mosnjohja e sovranitetit dhe vazhdimi i veprimit të strukturave paralele në veri. Vetë prezenca e trupave serbe atje nuk paraqet tjetër pos rrezikun e sovranitetit të Kosovës, siç e bëjnë të njohur edhe përfaqësuesit e Kosovës.
Në të vërtetë, po e përmendim se komandanti i forcave speciale franceze, Zhak Hogard, e pat botuar një libër të tërë “Evropa ka vdekur në Prishtinë”, dhe e ka pranuar se qenë trupat franceze që ndanë Mitrovicën në vitin 1999 pikërisht në lumin Ibër, derisa e tregon në intervisten e tij se babai i tij ishte Gjeneral në ushtrinë franceze dhe familja kishte traditë të miqësisë francezo-serbe, gjë që e bënë rastin e tij më të diskutueshëm, sepse toka e Mitrovicës nuk është tokë e Francës, të cilën mund t`ia “dhuroi” kujt të mundet.
Me të vërtetë ekziston një plan i mirëfilltë i Serbisë për marrjen e Kosovës Veriore. Këtu ka prova të dëshmuara se Serbia është kundër perëndimit dhe tekstualisht pro ruse, të cilën në çdo situatë e konsulton apo e provokon që të intervenojë, pra ftesës së saj duhet t`i përgjigjet Rusia, e cila na “tregohet” e gatshme të intervenojë, prandaj Serbia i ka keqësuar dukshëm raportet e saja me të gjitha vendet fqinjë. Kosova është plot me resurse.
Një gjë po e përmendi: e kam thënë që përpara, në fillim të shkurtesës së parë të persiatjes gjeopolitike dhe diplomatike , se ushtria e Rusisë është në përgaditje të betejës së madhe dhe vendimtare me SHBA-në, në përputhje të Greqisë e të Serbisë, të triat ortodokse, dhe kjo është sidomos një kundërshti ndërkombëtare, që përballë e ka NATO-n, me Bonstillin, në Gjilan e Ferizaj, sepse Franca, që është pjesëtare e NATO-s, mund t`i lëviz gjishtat e saj sa andej e sa këndej, por është me Rusinë; ndërsa Anglia është vetë ortodokse e mund të kalojë kah Greqia e Rusia, pa e përmendur Spanjën e Portugalinë, sepse janë të çmendura në budallalëkun e vetme të tyre. As Maqedoninë nuk e harrojnë, të cilën e udhëheqin bullgaro-makedonët e janë me bllokun e lindjes, sado që kur t`i nevojitet asaj është “sllave”, e herë nuk është…
Ajo që na ka tronditur edhe më shumë është deklarata e Akad. Prof. Dr. Rexhep Qosjes, të dhënë në televionin TV KLAN KOSOVA, te sateliti i ish- jugosllavisë titiste, Baton Haxhiu, dhe është përcjellur në të gjithë opinionin shqiptar me reagime e kundërshtime. Edhe ne e kemi të parevokuar që të reagojmë dhe të shtojmë ate që ende nuk e kanë thënë të tjerët.
Kush është Rexhep Qosja e dimë të gjithë, por çka është me të vërtetë nuk e dimë dhe nuk po merremi njëherë me personalitetin e tij. A është Rexhep Qosja akadamik, shkrimtar e doktor i shkencave, nuk luan rol të veçantë, sepse në fund të fundit janë tituj të marruna nëpër fakultete dhe institute, paraprakisht ish-pushteti serbo-jugosllavë i KSA të Kosovës, sado që ishte në polemika të gjëra; e botoi një libër të gjërë; e dimë gjithashtu se tituj të tillë mund të marrë ai i cili di të flasë e të shkruaj bukur, me retorikë, sado që nuk dëshiron “t`ia qëllojë” çdo herë. Ka edhe të tjerë, të cilët janë të betuar se do të flasin e të shkruajnë kurdoherë vetëm të vërtetën, dhe do të mbrojnë të drejtën, por nuk mund t`i bëjmë lehtë këta tituj, doktor e akadamik.
Mençuria është e lindur prej Zotit të Madh dhe dituria me shkolla mund t`a stilizojë mençurinë natyrore, por doktor mund të bëhet ai që shkollohet, jo ai që nuk e lënë, e as ai që nuk ia japin këto gjasa e detyrohet të punojë ose edhe të arratiset. Diturinë t`a japin shkolla, institutet, rrethi i caktuar, miqësia dhe shoqëria, por kjo nuk e lejon “t`ia marrë” mençurinë atij që e ka mençurinë dhe “të drejtën” për t`a vënë në spikamë. Le të më falë opinioni mbarëshqiptar dhe ai ndërkombëtar, sepse më duhet edhe unë të reagoj.
Rexhep Qosja e ka shfrytëzuar paditurinë e masave të popullit e kombit të vet dhe është ngritur lartë, në kulm të piramidës, por kur thotë të pavërteta dhe kur i bishtnon qëllimisht të drejtës, atëherë të mos harrojë ai dhe as të tjerët, se këta të mençur të popullit do t`ia thonë atë që e meriton.
Ka të tjerë që e kanë këtë mençuri, edhe pse nuk janë akademik, përderisa janë të etiketuar nga pushteti i djeshëm si armiq të përbetuar të sistemit dhe pas tij nga pushtetarët e rinj si i padëshiruar, dhe ka qenë dhe është në të gjitha pikat “i përbuzur”, vetëm se ky njeri e burrë i botës, me të gjitha hallet e të shoqërisë mbi kurriz, mund të flasë e të shkruaj konkretisht të gjithë ate çka është e nevojshme që të dihet qartë çka është e pavërtetë dhe e padrejtë.
Ai e ka detyrë që të bëjë përpjekje dhe të përmbyeset edhe njëherë bota e veçantë që “e përmbytë me retorikë” të drejtën e të vërtetën me pavërtetësi e padrejtësi, sepse gënjeshtrat e thëna bukur i ngrehin pas vete njerëzit që nuk dinë të dallojnë çka është me të vërtetë . Më duhet të flas e kush e kuptoj apo nuk e kuptoj, kjo është çështje tjetër.
E vërteta dhe e drejta janë hyjnore, askush nuk ka të drejtë t`i refuzojë, përpos nëse janë në shërbim të djallit, kryedjallit, Iblisit, lanet pastë.
Ai është kundërshtar i Zotit të Madh. Në tokë mbretërojnë kundërshtarët e drejtësisë dhe janë ngjallur nga Kryedemoni; te ata mbretërojnë e pavërte-ta dhe e padrejta. Kjo është në kundërshtim me të vërtetën.
Në qoftë se i kthehemi Rexhep Qosjes, e shohim se është shpallur “babai i kombit”, pa e bashkuar, sepse e ka përçarë. Po i kthehemi vitit 1991 dhe “Këshillit Organizativ për Kuvendin për Pajtim dhe Bashkim Kombëtar”, me të cilin kam pasur atëherë e deri më sot fërkime të mëdha. Nëpër mbledhjet e atëhershme jam kërcënuar me atentat dhe hapurazi, në Tiranë, gjë që unë i përjetova tri prova të atentave në Shqipëri, sepse nuk kam qenë “për pajtim” me kombin tim, por për bashkim të shpejtë, sepse “pajtimi” i tij është një mashtrim e gënjeshtër politike i atyre që nuk e duanin dhe nuk donë as sot bashkimin e vërtetë të kombit autokton, me të gjitha viset shqiptare, dhe kjo është në kundërshtim të makropolitikës evropine e botërore.
Atëbotë bënin kot së koti sikur “pajtoheshin” i njëjti komb, në vend se të pajtoheshin dy popuj apo kombe të ndryshme, sikur paskan një histori të luftimeve kundër njëri-tjetrit. Te ne, ishte rasti i diferencave politike dhe sociale, e duhet të kishim dy regjime të kundërta, kapitaliste e komuniste. Në të dy vendet e ndara padrejtësisht e përkundër vullnetit tonë, në regjimet komuniste e socialiste, kryesisht sllave e të trashëguar nga Rusia, ishim ne.
Por, të kalojmë edhe njëherë te “Platforma e Kuvendit të Pajtimit dhe të Bashkimit Kombëtar”, me datës 22-25.12.1991. Në fund të tërë platformës, do të ndeshemi në këta rrjeshta: “T`i mbyllim plagët që na kanë ndarë; t`i lëmë hakmarrjet që e kanë rrezikuar vëllazërimin tonë; t`i flakim mëritë që e pengojnë pajtimin tonë; t`i harrojmë mospajtimet që e largojnë ardhërinë…”; “… që pajtimin kombëtar duhet që ta bëjmë, që të mund të bashkohemi”; e të fundmen, “le të mos harrojmë: Zoti do të jetë me NE, në qoftë se NE do të jemi sinqerisht vëllezër mes veti”, e shohim se me fjalë të bukura fshihet bashkimi e vonohet pajtimi, si një e pavërtetë që ngritet mbi të vërtetën, barabarë me të gjitha ato që dëshironte edhe Ramiz Alia, që nuk qenë tjetër gjë pos ato që i rekomandonte makropolitika e re dhe e lindjes, sikur ne nuk qenkemi vërtetë vëllëzër të një kombi; nuk paskemi një shqiponjë si totem e flamur; se nuk flitkemi një gjuhë (sado që tentojnë serbofilët të ndajnë dialektet e një gjuhe, si kokat e një shqipe, në “dy gjuhë”!); prandaj u dashka të pajtohemi njëherë e madej të kemi kohë për “bashkim”, kur t`a diktojnë “të tjerët”.
Nuk po e themi se çka ka qenë Ramiz Alia, por e dime se Rexhep Qosja ka qenë i përkrahur nga ky regjim dhe socialistët e mëvonshëm. Bashkimi i ynë kombëtar ka “rrëshqitur” nga duart tona, qe 25 vjet, me radhë. I erdhi koha të kërkojmë pjesë të cilat na i jep kundërshtari më i rrebtë i yni dhe i merr për vete edhe një pjesë të tokave dhe pasuria e jonë stërgjyshore. Bashkimi i vërtetë nuk vjen aktualisht, sepse janë mbjellur hakmarrjet e hasmëria e madhe në mes të kombit tonë, nëpër të gjitha viset autoktone: në Shqipëri, Greqi, Maqedoni, Kosovën Verilindore; Mal të Zi dhe në Kosovë, do të thotë se e pengojnë absolutisht bashkimin kombëtar gjithëshqiptar.
Armiqtë tonë më rrebtë, Rusia, Serbia e sllavo-makedonët, mund të ndalin pjesët vitale të tokave të cilat kanë qenë dikur tonat dhe janë më të vlershme me pasuritë nëntoksore e mbitokësore; edhe me historinë e vjetër pellazgo-ilire dhe shqiptare, ata i shohin si pjesë të fitimeve të veta dhe vdesin për to; dhe neva na i japin një grusht dhé “për bashkim kombëtar”, por që kanë mbetur gjatë luftërave e gjenocideve historike me serbë e serbo-ortodoks e serbofilë, brenda tyre. Edhe në “udhëheqjen” vendore na i lënë servilat e tyre të na “prijnë”, si prijsa. Kjo nuk do koment më tepër…
Nuk do mend se do t`a lëjmë pa e cituar nga partali http://www.voal.ch, e cila na shkuan se “e parasheh” se SHBA-ja “mund t`a lë Kosovën Veriore nën mëshirën serbe”, si thotë një gazetar amerikan i specializuar për politikat e mbrojtjes dhe profesor i Universitetit të Havardit, z. Thomas E. Ricker, i cili, ndër të tjera e thekson se në muajin mars të këtij viti, Kosova do të përballet me trazira dhe kjo është sipas tij shkaku i testimit të Trumpit, në mënyrën më të gjetur e më të hulumtuar, sado që nuk ia qëllon. Ndoshta Zoti i Madh na e dërgon një “ndihmaqar” poashtu të madh e na ndihmon në këtë rrëmujë, sepse djemtë tanë më të mirë, e edhe unë, nuk do të kenë mundësi që të ndihmojnë. Turqia është e gatshme të sulmojë Serbinë.
Sa për vete, jam i zhytur në prova të atentateve, vetëm e i vetmuar, pa asnjë ndihmë, tani dhe shumë vite më parë. P.sh. po e marrim rastin, kur e kisha mundësinë që të zgjidhesha së fundmi si president i Kosovës, por rashë prej fuqisë papritur e pa kujtuar, në formën më të pamenduar, e u zgjodh Fatmir Sejdiu, sepse nuk isha i rekrutuar në nivelin ballkanik, as në ate evropian e botëror. Pra, isha i përbetuar në shqiptarësinë time. Prandaj, nuk e ndaja korrupsionin, kontrabandën, paratë e tenderave, të firmave të mëdha, etj. Do të shikoja vetëm shpëtimin e kombit mbarëshqiptar.
Nuk e udhëhiqja popullin tim, sepse ai shkonte verbërisht pas gënjeshtrës së atyre që dinin të gënjejnë më mirë; pas Don Kishotave me Sanço Pançave (më mirë të themi Plancave, se “panço” i thonë plancit!) me gomarë të fortë si Rrosinanti, të luftojnë kundër “mullijve të erës”, përderisa armiqtë tanë më të rrezikshëm hyjnë andej e këndej, pa patur mundësi që t`i ndalim. Populli i ynë i vuajtur, i vrarë, i masakruar, i shfrytëzuar, i zhgënjyer, dhe tani i thyer e i nemur, ka mundësi të pranojë një “akademik” i cili e thotë ate që e ka thënë jo largë prej nesh serbi Dobrica Qosiq, e të pranojë dhe “t`a zgjedhi” si kryetar, ndonëse me votat serbe prej Kosovës, ate që ka qenë gjatë luftës “i rekrutuar nga agjenti francez, i lidhur në bashkëpunim të agjentit serb”.
Pikërisht këto të dhëna të ndryshme, na forcojnë mendimin që të pranojnë të dhënat edhe të tjera nga shypi e portalët e internetit, të cilat thonë se si një “akademik” dhe “Dokor e Profesor” e harron historinë lashtë kombëtare dhe shkon e bashkohet me historinë e fryrë të armikut më famëkeq serb, pa qenë tradicionalisht në tokat tona, të cilët janë Sorbi dhe Surbi, prej Iranit; gënjeshtar të përkryer e falsifikatorë të pafund, të cilëve ne dimë t`u themi Shkja e shkencorisht Kashkai; sipas latinishtes Serpente, që do të thotë GJARPËR. Kush e ka patur këtë pseudonim nga lufta çlirimtare e ka treguar sipas të gjitha gjasave është gjarpër në mes të shqiptarëve; Don Kishoti në mes të Sanço Pançave, i cili do t`a merrte pushtetin; ai që shkon për “darkën e pajtimit” me kryesinë e Serbisë, në Bruksel, ndonëse e thotë se është për pavarësinë e Kosovës; sorvranitetin e Kosovës dhe nuk është për ndarjen e Kosovës Veriore dhe ndërhyrjen ushtarake serbe në Kosovë.
Zatën, këta e bëjnë edhe “akademikun” tonë të shpallë “projektin e tij” për “zgjidhjen e konfliktit me Serbinë”, si e thotë para tij Dobrica Qosiç, dhe të propozojë një “pazar” për Kosovën, me tokën shqiptare, ndonëse quhet me emra serbo-ortodoks, duke e harruar historinë e vendit pellazgo-ilire, e cila ka qenë mbretëri Dadane, sa shekuj me radhë, me Mitrovicën brenda saj e deri në Nish, përtej në lindje e perëndim, me Sanxhakun e Serbisë e të Malit të Zi, që nuk janë serbe, por të okupuara e të shfrytëzuara nga Serbia.
Siç thotë Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyqi, Qosja i bashkohet provokimit dhe sulmit të Serbisë, gjoja për këmbimin e territoreve me Serbinë, të cilat vinë në pajtim të drejtorit të Klan Kosovës, Baton Haxhiut, vasal i Serbisë, si dhe të gjithë atyre të cilët e predikojnë sot “pajtimin (vëllazërimin)” apo “dialogun” shqiptaro-serb, edhe të Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë. Ai spekulon me bashkimin kombëtar duke humbur territore shqiptare.
Ne po ia sjellim atij ndërmend se nuk mund të humbim territore me plot minerale nga Kosova e pavarur te Serbia; me forcën e Rusisë dhe Greqisë Serbia do t`a bëjë të veten, porse kur të flasim shqip edhe një shqiptar, do t`a dijmë edhe matematikën, dhe do të mbledhim të gjitha borgjet që na i ka ne Serbia; me territoret tona të shpopulluara; njerëzit e vrarë deri në gjenocid; e do të ngjallemi e ngjallemi përsëri, dhe do t`i marrim prap këto territore; do ti nxjerrim edhe borgjet shekullore. Qosja e Qosiçi le të ngjallen e të gjëjnë një vend për Serbinë. A mund të gjëjnë personalitete të tilla, të cilët rrinë pranë kryetarit të Kosovës, i cili barazohet me nofkën “gjarpëri” prej luftës, është i njëjti me serbët prej serpentëve, pra gjarpërijt nën dushk, që të kafshojnë papritur, dhe mund “të japë” tokën e stërgjyshërve e “të marrë” një lug të ngushtë të tri qyteteve jashtë Kosovës, larë me gjak të UÇPBM-së, sepse në “vizionin” e tij e ka vizionin që “do të bashkohen Kosova dhe Shqipëria”?!…
Kur t`ia japë me propozim Kosovën Veriore mbrenda Kosovës, për rreth Ibrit, barazohet me thënien e francezit në intervistë, se ai e ndau Mitrovicën, sikur të qe tokë franceze e jo shqiptare, Zhak Hogard, atëherë nuk mund të quhen “akademikë”, ata që coptojnë vendin për etjet serbo-sllave.
Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht nga 113 shtete të botës, në mesin e tyre superfuqitë botërore; Shtetet e Bashkuara të Amerikës; Britania e Madhe; Gjermania; Turqia, etj. dhe nuk mund të prishet. Po e marrin një shembull nga Shqipëria e Jonë, prej Mr. Sc. Refik Hasani, se Serbia duhet që t`a njoh pavarësinë e Kosovës; nuk duhet asgjë tjetër që të kërkojmë te faktori ndërkombëtar; të këmbejmë ambasadorë; dhe të rrënojmë murin që e ndanë Mitrovicën Veriore prej Mitrovicës Jugore, sepse është një territor.
Përpjekja serbe shumë shekullore për të zhvatur sa më shumë që të jetë e mundur prej palës së nxënë nën vete, do ta ndihmojë veten e saj me hapjen e kufijve në një luftë që më së shumti e dëshirojnë Rusia, Greqia dhe Turqia, të cilat, nëse fillon lufta, e njollosin tërë botën e njëkohësisht humbin popuj të vegjël, parasegjithash populli shqiptar i Kosovës, nëse nuk arrinë të ketë krahun e djathtë, SHBA-së dhe Ushtrinë e Shqipërisë.
Bashkimi kombëtar vie vetëm nëse serbët i lirojnë përpara trojet e Kosovës Lindore jashtë Republikës së Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht, dhe tërë Sanxhakun e Serbisë, etj. e kjo do të ishte një gjest i mirë nga ana e Serbisë, por kjo është ëndërr e jona shpirtbardhë, sepse kemi një përvojë të hidhur se serbët ende jetojnë me mitologjinë e këngëve të veta, të para 400 vjetëve.
Ndërsa pajtimi do të vie në shprehje për etnitë e ndryshme e armiqësore, shekuj me radhë, pasi të kenë kuptuar dredhitë e tyre të pashkëputura deri në gjenocide, si p.sh. populli i klonizuar serb mbi shqiptarët, dhe jo në mesin e shqiptarëve të Kosovës e Shqipërisë, të cilët janë një komb; që e kanë një gjuhë, të trashëguar brez pas brezi, një territor autokton e etnik shqiptar në Ballkan, apo në Gadishullin Ilirik, e jo vetëm në Shqipëri.
Në qoftëse ka gazeta apo portabël të internetit që i mbrojnë të gjithë ata që thirren mbi bashkimin kombëtar të shqiptarëve, dhe kanë signale nga Serbia dhe nga bota, me tokat që sikur thonë se na i japin armiqtë më të mëdhenj, bëjnë gabim fatal. Armiqtë tanë nuk i japin lehtë këtë troje që i kanë zapuar me dhunë e gjenocide permanente. Dhe, artikuj në portalet tona, që botuan shkrime përkrahëse e mbrojtjeje të Akad. Prof. Dr. Rexhep Qosja, nuk kanë bërë mirë, sepse ai e bëri një gabim fatal. Dhe, ky gabim fatal nuk erdhi rastësisht, por erdhi si vazhdimësi e Komisionit Organizativ të Pajtimit dhe Bashkimit Kombëtar, nën Ramiz Alinë, kur unë e krijova më vonë vetë Komisionin Organizativ të Kuvendit Kombëtar Mbarëshqiptar të Bashkimit, sepse ishte koha kur u etiketuam edhe me PUKSH, për këtë çështje, pra të bashkimit kombëtar mbarëshiptar, që prej vitit 1996 e këtej.
Le t`a kuptojnë pala politike dhe udhëheqëse e Republikës së Kosovës se nuk kam kurrëfarë pretendimi për pushtet dhe nuk i kontestojmë as ata të cilët janë zgjedhur në këte pushtet, edhe pse kanë gabime të mëdha në të kaluarën e tyre, por si një qytetar i rëndomtë i Kosovës e mbroj me çdo kusht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe nuk lejoj që asnjë pëllëmbë toke nga trualli i njohur ndërkombëtar i Republikës së Kosovës të luaj nga kufiri, sepse luan automatikisht edhe pushteti i atyre që e mbajnë.
Rexhep Qosja ka mundësi të japë një arsyetin kritikëve të propozimit të tij, se i “shpëton Bashkësisë së Komunave Serbe” në Kosovën Veriore, sepse ligjet e Republikës së Kosovës vlejnë për të gjithë qytetarët e saj, edhe për pakicën serbe të Kosovës dhe nuk kanë mundësi të bëjnë një mini-republikë në këtë shtet të vogël, por komuna sikur të gjitha komunat e tjera.
Shkurt, është koha që të mos mashtrohemi më tutje nga lojërat serbe dhe të asaj shqipfolëse, në arenën ndërkombëtare. Nuk lejohet të bëjmë traditë të trondisim opinionin kombëtar e ndërkombëtar.
Donald Trumpi me deklaratën e tij i ka çmendur serbët, siç deklaron edhe Gazeta Newborn: ”Kosova është e pavarur dhe ajo e ka mbështetjen e SHBA-ve. Do të punojmë për ta forcuar atë. Raportet shqiptaro-serbe, do të zbuten, këtë do ta flas edhe me Putinin në takimin kur do që ta kemi. Investimi i Amerikës në Kosovë është miliardësh, dhe kjo nuk na lejon asesi që atë ta stagnojmë nga zhvillimi. Kosova dhe shqiptarët janë miq me Amerikën dhe kështu do të vazhdojnë të jenë edhe më tutje”. Edhe kryeministrja britanike, z. Theresa May, gjatë takimit me Donald Trump deklaroi se Britania do të mbronte Kosovën bashkë me SHBA-në. Ky është fundi i këtij artikulli…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

PREMTIMET …

Ku janë premtimet e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit? Nga Skënder Sadri KAPITI Shqiptarët politikanë e shtetarë pothuajse…