XHEVAT BISLIMI: MBAHUNI BURRA!

Prishtinë, 24. 04. 2016: (Nuk ka gje me lehte se sa t’i mashtrosh ata qe duan te mashtrohen…) – Prishja-thyerja me dashje dhe me paramendim e Opozites se Bashkuar dhe e opozitarizmit te bashkuar nga dy subjektet qe bene marreveshje per ta prishur marreveshjen per nje Opozite te Bashkuar dhe per t’i ardhur ne ndihme (me apo pa vetedije!) ne momentet e agonise koalicionit PDK-LDK-Lista serbe domosdoshmerisht prodhoi edhe perplasje dhe deklarata inatcore!
Antimarreveshja AAK-NISMA u be edhe per ta (ri)vrare shpresen, vullnetin, deshiren, angazhimin, mobilizimin dhe mundesine per ndryshimin dhe permiresimin e qeverisjes dhe te gjendjes se rende ekonomike e sociale ne vend, por edhe shpresen per ta mbrojtur dhe fuqizuar Republiken Shqiptare te Kosoves perballe nderhyrjeve, trysnive, shantazheve dhe kercenimeve te Serbise dhe te miqve te saj! Kjo e vertete po njihet dhe po pranohet jo vetem nga qytetaret tane e nga shoqeria civile me medie, por edhe nga anetaresia e gjere dhe nga votuesit e ketyre dy subjekteve deri dje opozitare!
Antimarreveshja AAK-NISMA u be shkak edhe per ca deklarata, prononcime, kritika e akuza kunder njeri-tjetrit…
Ndoshta ishin te pashmangshme, por megjithate eshte koha qe te mbyllen keto akuza e kunderakuza, sepse kemi bere nje rrugetim gjashte mujor bashke ne rruge dhe me mjete me plote te panjohura, te papritura dhe me sfida te shumeta… Rruga dhe mjetet qe kishim zgjedhur bashkarisht per t’i kundershtuar marreveshjet me Serbine dhe me Malin e Zi nuk ishin te lehta dhe as te kendshme (sidomos per AAK-ne dhe iniciativen NISMA…). VV-ja e lindur, e rritur dhe e pjekur ne kushte dhe rrethana proteste, demonstrate, ballafaqimi e kundershtimi qytetar e demokratik nuk i ndjente mjaftueshem veshtiresit dhe trysnite qe kishin dy subjektet partnere brenda dhe jashte tyre…

Prishtinë, 18. 04. 2016: Marrëveshja AAK – NISMA “vrau shpresën” për ndryshim!

Qendrueshmeria e AAK-se dhe NISMA-se erdhi duke u konsumuar deri sa u harxhua fare. Perballja me trysnite (mbase edhe me shantazhet…) qe u vinin nga ane te ndryshme dhe ecja perkrah e bashke me VV-ne u be e pamundur per kryetaret e tyre… Por, duhet ta them hapur, qarte dhe me gjithe fuqine time qe gjate bashkepunimit gjashte mujor njoha drejtuese, veprimtare dhe anetare te devotshem, te ndershem e te pathyeshem edhe ne radhet e AAK-se dhe te NISMA-se ne qender dhe ne deget e tyre…
Prandaj, do te doja t’i falenderoja nga zemra dhe te perulem me nderim para vullnetit, perpjekjeve, angazhimit, solidarizimit, qendrueshmerise dhe devotshmerise se tyre per kundershtimin e marreveshjeve kapitulluese dhe tragjike si dhe per mbrojtjen e lirise, te pavaresise dhe te sovranitetit te Republikes! Qindra e mijera djeme e vajza dhe burra e gra anekend Kosoves nuk diten njehere me u lodhe per vendin e tyre, per Kosoven shqiptare, per token dhe lirine e saj…
Nuk diten me u lodhe, nuk u tremben dhe nuk u zmbrapsen asnjehere para shtypjes, dhunes dhe terrorit qe ushtronte qeveria kusilinge e Ise Rrahmanmorines dhe e Hashimit me gjithe forcen dhe brutalitetin policor dhe me prokurore e gjykates skajshmerisht te politizuar dhe te ndikuar… Ishin pikerisht keta anetare, veprimtare e drejtuese ne dege e ne qender te ketyre subjekteve politike qe rikthyen shpresen e qytetarit, qe fituan simpatine, besimin dhe perkrahjen e popullit shqiptar dhe te pakicave (pervec asaj serbe…) ne Kosove.
Kjo edhe eshte arsyeja pse keta anetare, veprimtare e drejtuese te AAK-se dhe te NISMA-se (anti)marreveshjen tinzare te kryetareve te tyre e perjetuan me te drejte si mashtrim dhe thike pas shpine… Megjithate, une mendoj se tash e tutje te gjithe ata qe e duan Republiken e Kosoves te lire, te pavarur, sovrane dhe te zhvilluar duhet ta kthejne fleten dhe te shohin e te ecin bashke perpara pa harruar te mesojne edhe nga kjo pervoje… Jam i bindur qe me keq do ta pesojne ata qe e prishen opoziten e bashkuar.
Te mashtruar edhe kesaj radhe do te dalin ata qe u “dorezuan” e jo ata qe do te qendrojne. Nuk i duhen PDK-se (nuk po flas per LDK-ne e kalbur te Ises fare…) as AAK-ja dhe aq me pak iniciativa NISMA! Ato u duheshin vetem per ta prishur dhe per ta thyer opoziten e bashkuar! Kaq ishte pesha dhe vlera e tyre, kaq ishte cmimi i tyre!
Xhevat BISLIMI (kontakti – [email protected])

……………………………………………………………………………….

AAK dhe Nisma për Kosovën – marrëveshje për koalicion parazgjedhor
http://www.zeriamerikes.com/media/video/3290717.html

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura