BRAHIM IBISH AVDYLI: DASHURIA NJERËZORE NË ELEMENTET E TRI POEZIVE TË VEÇANTA KAHASIMTARE

Zürich, 27. 01. 2016: (Një studim apo një recension, për krahasim) – Në fillim, kur dua të shkruaj një recension apo studim, për krahasim, e përmendi një poezi timen, të botuar edhe në përmbledhjen e parë të poezive. Ajo e pati gëzuar prioritetin të futet në një antologji të poetve të rinj, që ishin të lidhur me “Botën e Re” dhe pak kush ia ka kushtuar ndonjë recension, persiatje, apo kritikë të mirëfilltë, sepse është poezi e veçantë dhe lidhet me një ndjenjë të fortë të zemrës, që del e trishtë, shkruhet fuqishëm dhe e ngritë kështu në nivelin e poezisë mbarëkombëtare me këtë temë, e cila krahasohet me poezinë e poetëve më të mëdhenj të kombit tonë, veçanërisht me Fatos Arapin, Dritëro Agollin, Xhevahir Spahiun, e ndonjë tjetër, por asnjërin nuk e kopjon, e imiton dhe nuk e përsëritë.
Kjo poezi, jo vetëm se e nxirrte në shesh një ndjenjë të veçantë të shqiptarëve, që kthehet shtigjeve ku do të lindëte poezia, ku, siç them me gjuhën e krijuesit, bjente aq shumë dëborë, sa që ishte mbyllur rruga nëpër të cilën rridhte kjo ndjenjë, më largë se këto shtigje të maleve, ku ulrinin ujqërit (“Shtigjeve ka do të vije ti”). Kjo do thotë se armiqtë e kësaj ndjenje, jugosllavët, e ata që u shërbenin pavetëdije atyre, i kishin mbyllur këto shtigje, për të mbytur këtë ndenjë sublime të njeriut tonë, i cili e priste këtë ndjenjë, e priste dhe e priste me vite e decenie të rritej, ndërsa “lules në dorë aroma m`i zbehet ngadalë”, siç shprehem prapë nëpër vargje.

Pa dashur të them se kjo poezi nuk e kishte për qëllim as të “zbresë” kolosët e poezisë në nivelin e zakonshëm të poetëve dhe as t`i korigjojë apo t`i kopjojë ata, ajo ishte një përceptim i veçantë i këtyre poezive edhe me karakter kombëtar, ndonëse ishte si poezi intime apo si lirikë intime (ose lyrik intime).
Poezia ime i këndon ndjenjës së dashurisë në tri etapa të dashurës enigmatike, ndërsa poezia apo lirika e Dan Kosumit, një lirik i ri, e shpreh në poezinë “Malli i dashurisë” këtë ndenjë të hollë, me të gjitha karakteristikat dhe kontradiktat e saj. Kur e them se është poezi lirike, i kam marrë parasysh dhjetra teoritë e letërsisë që i kam studiuar. Ndërsa kur i them lirikë e dashurisë, e kam parasysh nivelin e saj të përgjithshëm dhe nuk e zbres në rrafshin e poezisë që sot shkruhet e quhet “poezi erotike”, sepse ato nuk janë aspak poezi apo lirikë dhe këtë fjalë të zhargonit e kanë ngritur në “nivel” të “poezisë” jo-poetët e sotëm, që duan t`a zhveshin një ndjenjë të madhe shpirtërore të sublime nga rrobat e veçanta të krijimtarisë letrare.
Dashuria është njerëzore, për këtë ndenjë të lartë lindim në këtë botë dhe bëjmë trashëgimtarë. Dashuria pra është polivalente. Pa jetë, kur na rrah zemra, nuk e ndjejmë dashurinë. Me zëmër, mbrohet jeta dhe ajo ka kuptim përmes ndjenjave, që ndonjëherë ka në vetvete mjegull të dendur. Dashuria transformohet. Ka dashuri të njeriut në jetë; dashuri të njëriut për jetëgjatësi; dashuri për një jetë më të mirë; dashuri të pashterrshme për atdheun, lirinë, pavarësinë; dashuri për miqtë e pazëvendëshueshëm; dashuri për më të vegjlit, se jeta pa ata nuk do gjëjë kuptim; dashuri për më të dashurën tuaj; dashuri ndaj gruas, të bukurës dhe jo dashuri erotike (sepse, gjoja për t`u shitur ata që mendojnë se janë burra, e bëjnë ndonjë “gjë të madhe” e dashurohen “erotikisht”, dhe nuk e dinë se “erotikja” është dashuriçkë e rrugëve, jo-dashuri, pra puf me të holla, e shtirur…); dashuri ndaj më të afërmive, prindërve, baballarëve, nënave, vëllezërve, motrave; etj. Dashuria është pa kufi!…
Kështu vazhdon dashuria. Dashuria është aq e madhe, sa nuk e zë fjala; që vie deri në falje, edhe për ata që nuk kanë bërë ndonjë faj…
Më kujtohet me këtë rast specifik fjalimi me shkrim i Prof. Dr. Mario Andreottit, profesor në Universitetin e Sankt Galles, në takimin tonë të I-IV të lirikës, të mbajtur me 27 tetor të vitit 2012, në Neuenmarkt, në Cyrih, në kuadrin e projektit të AdS (“Autoret dhe Autorët e Zvicrës”, që quhet kështu shoqata e shkrimtarëve të Zvicrës) për “Zvicrën poetike”, në temën “Koha më e mirë e poezisë”, i cili thoshte se shkrimi e publikimi i lirikës (lyrikës) ka marrë masa të reja të përmbledhjeve të rregullta; të antologjive, të cilat dalin; gjithmonë nëpër shkolla citohen e mësohen përmendësh prej nxënësve; u jepet nuancë e theksuar prej komponistëve; ndërtohen lirshëm prej botuesve letrarë për dashurinë; nxjerret paraprakisht nëpër fjalime; bartet në festat dhe fjalimet e familjes; e kështu me radhë…
Ai thotë tekstualisht se vjershërimi apo poezia duket sikur një melodi, e cila i ka dy faqe: a) faqen paraprake, faqen e saj të bukur; dhe b) faqen e dytë pas saj, sikur medalja(medalioni), për të cilën njeriu nuk flet me dëshirë. )
Ai jo vetëm që është profesori i akorduar në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë të UNI të St. Gallës, por edhe autor i njohur në të gjithë letërsinë evropiane dhe botërore dhe autor i veprës standarte moderne të letërsisë dhe e di mirë çka mund të thotë. Të gjithë kritikët e botës dhe veçanërisht shqiptarët nuk i dinë dhjetë tendencat e lirikës (lyrikës) bashkëkohore, e cila e ka edhe tendencën e përhershme të kthimit prapa, në klasikën moderne, që fillon në vitet 1900 dhe zgjatë deri në mesin e viteve 1960, pastaj aty fillon pasmodernizmi dhe modernizmi i vonë.

Poeti i ri Dan Kosumi

Pra, të gjithë kritikët letrarë dhe hartuesit e recensioneve të veprave letrare, por as hartuesit e antologjive moderne, eseistët, autorët modern të letërsisë, posaçërisht shqiptarët, nuk duan të shkruajnë për faqen e dytë të medaljes, jo sepse shpesh nuk e meriton, por është faqja e dytë, faqja që nuk e njohin ata. Ata kapen njëherë “modernisht” pas “të panjohurës moderne” apo e dërgojnë në denigrim moral, siç është rasti për lirikën e dashurisë, të cilën e dërgojnë në mënyrë të padenjë në një “erotizëm modern” të shoqërisë bashkëkohore.
Ata nuk e kuptojnë me këtë rast se “erotizmi” është kalkë e çthurur moderne, me bazë prej të ashtuquajturës “gjuhë greke”, që nuk është “gjuhë greke”, por një gjuhë e shkruar me alfabet fenikas, të Kadmit, e që flitet nga shtresat e larta të shoqërisë, me të gjitha fjalët pellazgo-ilire dhe nuk është gjuhë shtetërore, por artificiale.
Kjo kalkë moderne parashtron shthurjen morale si vijë primare të vetes, e cila i vjedh preokupimet rreth temës serioze të dashurisë njerëzore dhe i bllokon me pufet e çthurrjes morale. Nëpër botën perëndimore, dashuria e vërtetë nuk është ndjenjë e fuqishme me mall, por instikt që ia merr ndjenjat njeriut dhe e lejon të shitet e të blehet, e të merret falë, nëpër kthesat morale të një kafshe me rroba njeriu. Pra, po e themi tekstualisht se ky instikt i mbluluar me ndjenjë është i çthurur skajsmërisht. Ndërsa ndjenja e vërtetë e dashurisë që del në lirikat e mirëfillta intime kamuflohet. Poezitë dhe vjershat e vërteta që e mbrojnë këtë ndjenjë sublime të njeriut, kalojnë nëpër vargje padiktueshëm dhe i marrin sytë e mjegulluar të shoqërisë. Kështu pjesa dërmuese e “poetëve” vrapojnë pas “modernizmit” dhe kalojnë kufirin e “erotizmit”, që e ka në koncept të vetes, pra që në thelb, pornografinë dhe çthurjen totale.
Ne po i kthehemi edhe njëherë Prof. Dr. Mario Andreottit, i cili na e shpjegon çka është letërsia moderne prej pikëpamjes së tij nga kriteret klasike të termit “modern”, e pastaj t`i kthehemi lirikës dhe lirikës së dashurisë, dhe në fund, poezive tona, për krahasim. Kur flet njeriu për letërsinë moderne, mendon për vargëzimet moderne, e cila fillon prej shekullit XX. Mbiemri “modern” vjen prej kohës së vonë latine “modernus” e deri te mbiemri kundërshtues “antiquus”, e cila i merr në këtë plan të lidhura fjalët “të rénë”, të “artit të ri”, “aktuale”, “të tanishme”, “të së sotmes”, dhe e lidhin me fjalën e vjetër latine “modus”, që do të thotë edhe “modo”, d. m.th. “në këtë rast”, “në fillim”, “sapo”, etj. Kjo do të thotë për letërsinë moderne si “e tipit të ri”, “e tanishme”, “aktuale”, “në modë”, “progresive”, etj. Nga termi “letërsi moderne” atëherë e kuptojmë gabimisht letërsinë si “letërsi e kohës së tanishme”, e cila, në ndonjë mënyrë apo në një formë tjetër na lidhë me fjalët si “letërsi të kohës sonë”, “e tipit të ri”, e cila na duket si një letërsi aktuale, pra një çështje aktuale.
Po të merremi vetëm me figurën e mbrujtur dhe të krijuar në letërsinë tonë, do të bashkangjitemi me shpjegimet e Prof. Mario Andreottit, që e ka bërë me thëniet e tij për “makrostrukturën” e “mikrostrukturën” e figurës artistike (“makro”- e madhe; “mikro” – e vogël), do të kuptojmë automatikisht se këto fjalë e kanë të pandashme “formën e ngjarjeve” në letërsinë moderne dhe rrafshin veprimit të ngjarjeve, pra të vogël apo të madhe. Në lidhje me këte duhet të ndalemi pak në thëniet teorike lidhur me Lyriken dhe klasifikimin teorik të saj. Në Lyrik futen të gjitha ato forma të shkrimit poetik të vargjeve deri te proza poetike, të cilat e kanë këtë motiv. Gjithnjë na lejon të shihet tipari themelor i përbashkët i tyre, të cilën e quajmë absolutizëm i funksionimit të gjuhës poetike. Nga e ashtuquajtura “gjuha greke”- që është në fakt gjuha e shkruar pellazgo-shqipe me alfabet të huaj fenikas të Kadmit, nocioni “lyrik” vjen nga “lyra”, e cila është vërtetë një instrument me 5 ose 7 tela, e cila i përcjellë këngët prej vargjeve e deri te poezia, proza poetike, ose drama, deri në shekullin e XVIII. Për këtë instrument janë shkuar lyrikat gjatë viteve, prandaj e shkuajmë me të vërtetë “lyrik” e jo “lirik”, sepse “y”-ja është origjinale e shqipes, dhe “i”-ja ka mbetur prej popujve të tjerë, që nuk e dinë të dallojnë e të shqiptojnë “y”-në.
Me lyrikë (që të mos i themi si i thonë kritikët tanë) janë marrur të gjithë poetët, pra edhe Dritëro Agolli deri te Dan Kosumi, me lyrik intime apo të dashurisë.
Po kështu, janë të lidhura edhe me llojin e gjinisë, pra me gjininë letrare, krahas epikës dhe dramatikës, që janë lyrika, epika dhe dramatika.
Me këtë instrument vallëzohej e këndohej. Disa elemente të saj përcjellëse, me kohën kanë humbur dhe janë lënë në harresë, por esencën e vet e ka ruajtur ndër mijëvjeçarë. Ajo është një poezi e shkurtër, që i shprehë ndjenjat dhe mendimet tona përmes fjalëve të organizuara me qëllim të krijimit të një imazhi poetik dhe këto i shprehë bukur e në mënyrë muzikore.
Lyrika ta krijon pamjen që nevojitet përmes fjalëve figurative. Ne përdorim këtë lloj figurash që flasin shumë më thellë. Ajo është një klithje e shpirtit të shqetësuar dhe reagon estetikisht përmes fjalëve të organizuara. Për këtë qëllim e krijon një imazh poetik apo të vjershës, sepse i lidhë fjalët e kuptimet në mënyrë të befasishme e të papritur, me ide që nuk janë aq të afërta, por shpesh kundërshtohen e janë të pa-pajtueshme, në botën e poezisë apo të vjershës.
Kur poezia ngërthen një ndenjë të thellë, aty është edhe lyrika. Poezitë e tilla na klasifikohen si poezi lyrike. Te të gjitha përmbledhje tona gjenden poezi me motive të tilla. Për shembull, e tillë është edhe poezia ime “Shtigjeve kah do të vije ti”; poezia e Dritëro Agollit, “Mjegulla e dashurisë”, apo poezia e Dan Kosumit, “Malli i dashurisë”, të cilave po ia kushtojmë këtë studim krahasimtar.
Pa dashur të merrem me këto gjëra të veçanta të letërsisë, po e them se ky studim ka hapur me të vërtetë çështjen publike se a ka dhe sa ka kritikë komparativistë në letërsinë shqipe dhe nga ky prizëm del edhe sot se nuk ka aspak kritikë të mirëfiltë krahasimtare, pra po merrem me këtë temë edhe njëherë në lëminë e këtij studimi, edhe pse nuk jam profesional, sado që kemi mjaft të shkolluar në këtë lëmi.
Në veçanti, në letërsinë shqiptare, nuk ka mirëfilli kritikë krahasimtare. Po e bëj provën e parë në këtë drejtim, në tri nivele, prej Dritëro Agollit deri te Dan Kosumi.
Kritika krahasimtare apo komparative është një gjini e veçantë dhe tejet shumë e vështirë, sidomos kur shkruhet për plagjiatura apo ndikim direkt nga letërsitë e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare; nga shkrimtarët e ndryshëm të popujve; nga periudha të ndryshme; në kuptim objektiv, kritik apo denoncues, e deri te ajo pozitive, e nxitjes, e motivimit, e nxjerrjes në pah të vetive të veçanta të shoqërisë.
Këtu po e bëjmë një kritikë pozitive të këtij kuptimi në mes poezisë së brezit më të ri, të modernizmit të vonë, poetit Dan Kosumi; pasmodernizmit, që jam unë; dhe poetit të madh kombëtar, Dritëra Agollit, që bën pjesë në modernizmin klasik.
Megjithëse kritika shqiptare i ka të metat e veta, e në radhë të parë ka më shumë se ndonjë tjetër kritikë impresioniste, që shkrimtarët shqiptarë i përcjellin hap pas hapi këta kritikë (që në fakt janë vetëm të njohurit e shkrimtarit, apo të njohurit e te njohurve të tjerë të autorit), dhe ka shumë më pak kritikë objektive, të pavarur nga autori i këtyre veprave, kjo kritikë do të bëjë prova të kritikës krahasimtare dhe të gjëjë lidhjet e mbrendshme dhe lidhjet e jashtme të poezisë “Malli i dashurisë” së poetit Dan Kosumi, siç e thotë vetë “gjurmëve të Dritëro Agollit”, pa e kopjuar ate, dhe duke shkruar një poezi për këtë ndjenjë sublime e njerëzore, dhe pa e shpërfillur e injoruar këtë ndenjë humane, sepse nuk i duron të të ashtuquajturat “jashtëqitjet erotike” prej kulturës greko-file, dhe është një lirikë e mirëfilltë intime. Kush do ta lexojë këtë poezi apo lirikë intime nuk do ta kuptojë se nuk ka dalim kuptimi në mes të lirikës dhe poezisë, dhe unë do ti rrokem pak edhe kësaj teme dhe relacionit të dy poetëve të letërsisë shqipe, të Dritëro Agollit, shkrimtarit që na është një shkrimtar i madh devollian me renome dhe poetit të ri kosovar që shkruan pa kufij dhe matet me poetin e madhë, përmes një ndjenje të vërtetë shqiptare. Poeti Dan Kosumi është bir i Kosumajve, kushëri i Bajram Kosumit, e të të madhit Musli Kosumi, që janë edhe për mua miq të shkëlqyer, të Brezit `81, brez i të cilit jam edhe unë, së bashku me Merxhan Avdylin, dhe i rrimë në mes.

Musli Kosumi më ka shpëtuar edhe njëherë jetën nga burgu jugosllav prej 15 viteteve, te i cili më janë mbledhur nëpër këmbë “zogjtë” e vegjël me cicërimat e pa-ndalura të dhembjes fëmijërore, ndoshta edhe Dan Kosumi, dhe mua mund të më quajnë “kritik impresionist”, por këto poezi ia këkova vetë e nuk ma ka dhënë ai, pra jam nxitur nga çështje të krahasimit të poezisë, e jo nga lidhja e ime me poetin e ri Dan Kosumi, deri te LKSHM-ja, të cilat janë tekstualisht të vërteta.
Poezia e vërtetë lirike, sa i përket tematikës, ka dëshmuar se kriter i kualifikimit të poezisë është tema që e trajton. Te Dan Kosumi bëhet falë për poezinë lirike të lirikës së dashurisë , një poezi lirike e shkurtër me 3 strofa; dhe sipas metrikës së vargëzimeve: vargje me rimë, të tipit ABCB; të shkruar lirshëm; me ndenjë të kulluar, mjaft krenar, jo elegjiak, me një dhembje të thellë.
Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me ato poezi “erotike”, por është vetëm një lirikë e vërtetë e dashurisë, sepse pas “erotizmit poetik” vrapojnë mjaft “kritikë” të sotshëm e mjaft “shkrimtarë”, edhe shqiptarë, të cilët janë shund i të ashtuquajturës “letërsi”.
Kur e them “lirikë intime” nuk e kam parasysh nivelin e shprehjes personale të autorëve, por e kam në mendje shprehjen publike të ndjenjave e mendimeve, d.m.th. nivelin publik të shprehjes, sepse shprehja personale e autorëve mund të mos jetë kjo që po e them me këtë rast, por diçka tjetër.
Dan Kosumi krijon një poezi të re. Malli i dashurisë bjen e zgjohet me këtë ndjenjë sublime të njeriut, të thellë e të poleve të kundërta që i ka krijuar Zoti i Madh apo Universi për ta përtërirë botën njerëzore me trashëgimtarë dhe për tu dashuruar në botë vetëm një herë, e disa të tjerë thonë disa herë. Kjo jetë është përkohshme. Jeta tjetër, jetë e amshimit, është jetë e përjetshme, nëse kemi lënë shëmbuj të mirë. Poeti Dan Kosumi i falet Zotit të Madh për të dashurën e tij, “edhe pse dhembja po më vret”, siç thotë poeti, sepse:
“I falem zotit, ty pse të njoha,
edhe pse dhimbja fort po më vret,
pa ty jam lypsar që jetoj kot,
me ty kam botën, me ty jam mbret”.

Lirika e tij, me rrokje e thekse, të tipit 8/11/9/9, 11/9/9/9, 10/9/9/9 e shtrinë këtë dilemë shpirtërore të burri të vetëdishëm “kur iki larg” dhe “kur jam pranë teje” përballë universit. Dashuria është njerëzore, nuk është eros dekadent.
Ndërsa poezia e poetit të madh shqiptar, Dritëro Agollit, “Mjegulla e dashurisë”, vjen në përmbledhjen e poezive mjaft mirë të qëlluar e të radhitura poashtu shumë mirë, “Vjen njeriu i çuditshëm”, në ciklin e poezive “Fshehtësia e qiririt”, që përmbanë të fshehtësitë e poetit, i cili është vetë qiriri që digjet nëpër stuhitë e jetës.
Në përmbledhjen “Vjen njeriu i çuditshëm” ka plot e përplot poezi për Kosovën, plot poezi për atdheun e tanishëm apo të cunguar-Shqipërinë, poezi për kujtesën e atdheut shpirtëror, që ende nuk i ka mbledhur trojet e veta autoktone shqiptare dhe arbër, sepse nuk e lënë të bëhen së bashku armiqtë e mëdhenj antishqiptar.
Në ciklin “Fshehtësitë e qiririt” futen pra të gjitha ato tema të fshehta të poetit, të cilat e bëjnë njeri të vërtetë që sillet jo natyrshëm dhe kapet për ndjenja të larta me gunën e njeriut atdhetar, kur të tjerët nuk i kanë ato peokupime dhe poeti qanë për qiririn simbolik që i digjet, madje kur e sheh të digjet Naim Frashërin. Vaji i tij prej burri është vaji i çuditshëm për njerëzit, sepse poeti ka ndjenja të larta për të gjithë ata që mbeten në jetë. Këtë mund ta përjetojmë në motivet e këtij cikli, si p.sh. “Në vrimën e kujtesës”, “Njeriu i thjeshtë”, “Rruga”, “Zemra ime”, “Në Zvicër”, “Zogu i fshe-hur”, “Ndihmësi i Zotit”, “Pranvera e fundi i plakut” dhe “Pendimi i vonuar”, etj. etj. të cilat na i japin në të vërtetë disa vija të dukshme të identitetit të poetit pas poezisë së veçantë “Fshehtësitë e qiririt”, dhe “Mjegulli i dashurisë”, të cilat janë poashtu të mira, sikurse e tërë përmbledhja e poezive.
“Mjegulli i dashurisë” i ka tri strofa katërshe, me rimë, ABAD, ABAB e ABAB, e cila është në vargun e poezive që bëjnë pjesë në përmbledhjen “Vjen njeriu i çuditshëm”, të Dritëro Agollit, të theksit dhe të theksit paraksiton, veçanërisht vargun e tij te strukturës së strofës agolliane, e cila studiohet edhe në këtë përmbledhje.
Kjo poezi ka varg tetëshe të vargut me theks nëntë e tetë, pra të gjitha përsëriten, sipas logaritjes sonë 9/8/9/8. Poeti thotë:
“Kur ikja larg, drejt teje vija
kur vija afër, ikja larg
për dreq, më trembte largësia
dhe afërsia bëhej çark”.
Kjo është një e vërtetë e madhe e njeriut të çuditshëm, që ikë e vjen, që vjen e ikë nga largësia, sepse e ngrehin magnetizimet natyrore midis poleve të kundërta.
Çka është e fshehta e njeriut i cili vuan nga ky mall i çuditshën; nga kjo mjegull e dashurisë, Dritëro Agolli e thotë në strofën e dytë. Ai u tregon poleve të kundërta, kur ate e trembë largësia dhe afërsia poashtu, ai mbetet një pus i rëndë mjegulle dhe njëkohësisht një çmenduri, derisa i shkruan vjershat dhe i djegë përsëri.
Me gjuhën poetike, mund të shprehet interpretimi se disa nga çështjet madhore, që shprehë poezia, është se poezitë e tij mund të merren veshë nga kuptimi i tyre. Nëse e kujtojmë Xhonatan Kellerin mbi tri shkallët e kuptimit, do të kuptojmë se poezia e Dritëro Agollit i ka të tri shkallët, që i nxjerrë në formë origjinale.
Kur lexojmë këto tri poezi, të Dritëro Agollit, timen dhe të Dan Kosumit, ne do të dijmë se teoritë e letërsisë, në njëfarë forme, e dokumentojnë këtë çështje.
Në qoftë se ndalemi te kuptimi, do të ndalemi te thënia e Xhonatan Kellerit, se ka tri shkallë të kuptimit: kuptimi i një fjale; kuptimi i një shprehje dhe kuptimi i një teksti. Poezia e Dritëro Agollit është e shkruar në tri strofa dhe kuptimi i saj është i ndarë në të tri shkallët e kuptimit. Kur ta lexojmë poezinë, do ta kuptojmë ate.
Ndërsa poezia e Dan Kosumit është e shkruar gjurmëve poetike të Dritëro Agollit, por është një poezi e veçantë, “Malli i dashurisë”. Të triat, ju mund ti lexoni.
Në lidhje me këto poezi, është edhe poezia e ime, e shkruar me një varg të bardhë, pra varg të lirë, me tri strofa, të ndara nga njëra tjetra me një varg të lirë. Poezia ime “Shtigjeve kah do të vije ti”, i shprehë këto tri shkallë të kuptimit.
Kjo poezi është e trishtueshme, e mnershme, e pikëllueshme, jo pesimiste, sepse në rrugën e jetës “ulurijnë ujqërit”, pra është baraspesha ideore e këtyre poezive, të distancuara nga njëra tjetra, por me përfundime përgjithësuese.
Unë i kam vërejtur njëherë këto poezi krahasimtare, d.m.th. të poetëve Dritëro Agolli, Dan Kosumi dhe poezinë time, të lidhura me dashurinë, por e imja është pak sa zhgënjyese për dashurinë e cila nuk do ti vije ashtu më tjetër herë, sepse është dashuri e vetme rinore, dhe i shprehin të tri të vërtetat e pamohuara, në mënyrë kontradiktore, të dy poleve magnetizuese, kur vie nga larg e ikë largë, apo largohet përgjithmonë, te të tre poetët. Aty na shndërrohet një linjë e veçantë në fshehtësitë e qirit; të dashurisë që vjen e ikën larg dhe të dashurisë sime që kurrë ashtu nuk vjen.
Lyrika i shprehë të tri momentet psikollogjike të njeriut: shpresën, konfrontimin dhe zhgënjimin. Këto janë provat e para të persiatjes krahasimtare…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura