BRAHIM IBISH AVDYLI: DHUNA POLICORE DHE HULIGANIZMI NUK JANË ZGJIDHJE DEMOKRATIKE!

Zvicër, 31. 01. 2015 – Si çdo herë, isha edhe kësaj radhe në Kosovë, të ndjeja për së afërmi frymëmarrjen e pëlcitur të saj nga vuajtja e pandarë nëpër decenie dhe shekuj dhe rastisa edhe unë me frymëmarrjen e rënduar në mesin e popullit protestues e revoltues. Nuk isha e nuk ndodhem nëpër partitë opozitare dhe asnjëherë nuk kam qenë në asnjë parti politike. Si bir i denjë e i mirëfilltë i saj nga mërgata shqiptare dhe krijuese e deri te populli shqiptar, i përvuajtur gjithanshmërisht dhe veçanërisht i popullit të Kosovës, ndjeja dhimbjet e përpëlitjet e popullit tim, të shtypur, të persekuetuar, të vrarë, të shfrytëzuar, të zhdukur apo të lënë mënjanë si të “zhdukur”, me gërhamat e vdekjes, si leckë e mbramë e ndotur dhe lënë përdhe nga përqyrrjet e atyre që janë ngritur nga djersa, mundi e sakrifica në piedestalin e politikës.
Kosova nuk është as për së afërmi shprehja e të gjitha atyre gjërave, që kurdoherë e kanë matrializuar nëpër rrugicat e botës, edhe unë, pa gjumë e pa pushim, pa ngrënë dhe i etur, pa u ndalur e pa pushuar, duke protestuar kundër dhunës së përdalur të aparaturës së hekurit sebo-jugosllave, si shumë miq të së njëjtës luftë. As për së afërmi nuk e shprehë gjeografikisht tërë atë preokupimin shumëvjeçar tonin, që kurdoherë përplasej dhimbshëm nëpër grupet e shumta nga ana e majtë dhe nga ana e djathtë, të cilat, vetëm të goditshin pandërprerë në mes brinjëve, me thash e themet e tyre të pandalura, për ikset dhe ypsilonet, pa kuptim të mirëfilltë.

Gurët dhe lotësjellësi nëpër rrugët e Prishtinës, në “fushëbetejën” e zhvilluar midis policisë (pushtetit) dhe protesuesve (opozitës)! /sh.b/

Edhe kësaj radhe e pashë për së afërmi Kosovën e dashur si çdo herë, të sakatuar përherë, një ish-krahinë autonome e “socialiste” e Kosovës, të mbushur me ndasitë e përkatshmërinë fetare të disa feve që e kanë përpirë e thithur energjinë e popullit të kësaj ane, aq të vogël. Në anën tjetër, pakicat serbo-malaziase dhe të tjera, të shtyrë nga ideologjia fashiste mbidominuese, e minojnë nga mbrenda këtë godinë të brishtë e sakjshmërisht të tkurrur, me emrin “Kosovë”. Nuk e dija se cilat ishin thirrjet e përlotura të varfërisë së skajshme të popullit e kombit shqiptar të kësaj ane, e cila, thënë shkurt, të gjithë janë “qytetar të Kosovës”, pjesë e të cilit jam edhe unë, duke e ditur se vendi kishte nevojë për një riorganizim politik e partiak, për ta shprehur tërë atë odiseadë të përpjekjeve shumëvjeçare; për ta shijuar njëherë e përgjithmonë lirinë; e cila e meriton shëndetin, shkollimin e mirëfilltë, punën e denjë e dinjitetin e madh. Ai komb ka vuajtur gjatë nën stërmudimet, humbjet, dhunën e vrasjet e mizorisë serbe, urisë së thellë e të skajshme, dhe tani, vuan nga ata që po vraponin e kanë vrapuar me hapa gjigantë pas pronës e parasë- derisa populli i gjërë mbetej pa frymë nga varfëria. Është stërlodhur nga të gjitha këto vuajtje të mëdha e nuk ka çka të bëjë, pos të protestojë.
Dihet, se Republika e Kosovës, me të gjitha këto parti, nuk po ia del të arrijë një udhëheqje të një cilësije të lartë dhe të sjellë vetë përmirësimin cilësor të zhvillimeve në asnjë lëmi. Duhet të vëmë përnjëmend bazat themelore të shtetit e pushtetit, sepse këtë “popull” të Kosovës-jo vetëm të kombit shqiptar, e ka lodhur plaçiktja e shumtë e pasurisë tokësore, industriale e të përgjithshme të matrapazëve politik, të materialistëve, të uzurpatorëve dhe të korrupsionistëve. Tërë energjia mbi shtresat e gjëra popullore është negativisht e akumulluar. Ajo ka nxitur largimin masovik nga vendi dhe është bërë shkak të zbrazet kjo energji e madhe. Padyshim, këtu janë infiltruar njerëz të shërbimeve sekrete, kryesisht serbe, të cilët i kemi me bollëk.
Ata e ndihmojnë këtë zbrazje të energjisë së akumuluar atje ku nuk duhet, atje ku do të vuajnë edhe më shumë e do të varfërohen më skajshmërisht apo do të vdesin rrugëve të perëndimit. Shërbimet sekrete ishin edhe në protestën e Prishtinës të ndërlidhur, fuqimisht të ndërlidhur, të cilën e kam vërejtur dhe e kam përjetuar, para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, të cilët nxitnin shtyrje të dhunshme. Janë ngatërruar një listë e tërë huliganësh, të cilët, i kishin gjepat e mbushur me gurë, e do ti nxjerrin edhe disa të tjerë nga kalldremi para Pallatit të Qeverisë, në qendër të Prishtinës. Duke u shtyrë me forcë të madhe, qindra herë, më kanë nxjerrur tri herë prej rreshtit, duke përfshirë e plagosur edhe të rinjtë e Lëvizjes së Vetëvendosje.
Së fundmi, sikur dëshironin të më nxjerrin edhe mua atje ku deshën të zbrazim gjepat e mbushur me gurë apo të nxjerrur nga toka, në drejtim të Qeverisë, të cilës ia kanë thyer tërësisht xhamat, edhe duke u rrahur nëpër rrugë.
Unë, e kuptova mirëfilli këte që herët, prandaj u largova prej protestës, pas binës, dhe u lagova edhe nga Prishtina, para se ta bllokojë policia dhe të ndërhyjë ashpër kundër protestuesve. Në mes të pendrekëve, gazit të shumtë lotsjellës dhe atyre që ishin protagonista të këtyre trazirave të qëllimta, sikur dëshironin të përbysnin me forcë qeverinë nga krizat e mëdha e të njëpasnjëshme, ndërsa pjesa masovike e protestuesve ishte për ndryshime pozitive në Kosovë.
Demokracia në Kosovë është tejet e brishtë. Ajo nuk e toleron dhunën e ashpër fizike, as huliganizmin e mirëfilltë. Shprehjet huligane dhe huliganizmi dënohet edhe në shtetet e tjera të Evropës. Ne tentojmë të jemi të ndarë nga Serbia, të jemi të pavarur, të zhvillohemi pak nga pak e gjithanshmërisht, të jemi sovranë e të futemi në Evropën e Bashkuar, në mënyrë të denjë, të barabartë e të civilizuar dhe të jemi kështu të barabartë me të gjithë popujt e Evropës.
Huliganizmi na kthen në pikën zero të mbarëvajtjes sonë, na kthen edhe njëherë në vitet `90, që Beogradi dhe serbët e mbajnë peng Kosovën për ta kthyer kohën e Millosheviqit. Dhuna është vetëm pasojë dhe jo shkak i standardit demokratik. As rrahjet brutale të policisë së Kosovës dhe as gjuajtjet me gjësende të forta nga ana e protestuesve nuk janë mjete që i zgjedhin problemet e grumbulluara në Kosovë. Në çdo shtet të Evropës e të botës bëhen protesta. Ndonjëherë, kemi edhe të dhunshme. Por, kjo nuk është zgjidhje, nuk është rrugë në drejtim të ndërrimit të Qeverisë, sado që është i parevokushëm rasti i ekstremistit fashist nga Lista Serbska, Aleksandër Jabllanoviq. Duhet të jetë e pandalur protesta e popullit dhe e kombit të fyer rëndë, derisa ai të pranojë dorëheqjen, që të mos lejohet asjëherë pas tij shprehja përulëse e ekstremistëve serbë. Nëse nuk dëshiron t`a ndërrojë Isa Mustafa, atëherë edhe ai duhet të heqë dorë nga qeveria, i cili, bëri 6 muaj luftë për pushtet, siç bëri edhe Albin Kurti. Populli i vuajtur dhunshëm e ka parë në fund fytyrën e vërtetë të kësaj kaste politike, në pozitë e opozitë, e mbështetur nga AAK-ja dhe NISMA. E para, është e akuzuar si parti e haraçit, dhe e dyta, si parti e hajnit e korrupsionit në rrugët e asfaltit, të cilët, në bashkëveprim janë edhe në protestë. Haradinaj, Limaj dhe Kurti kanë qenë që para 6 mujve në një marrëveshje me Mustafën.
Racisti i tipit Aleksandër Jabllanoviq për deklaratën e tij diskriminuese ndaj grave të Gjakovës e Kosovës së etnitetit shqiptar, duhet të largohet përfundimisht. Edhe Kryeministri serb, Vuqiqi, e ka thënë e sinkronizuar çdo gjë në fjalët rreth “Kosovës e Metohisë”, sikurse të Jabllanoviqit e të Trepçës, ku Millosheviqi luftoj pikërisht për Trepçën. Dhunën e paparë militante të Serbisë e la të prejë e të grijë në Kosovë. Vuqiqi tha se duhet edhe njëherë të bisedohet për Trepçën në mes të Beogradit e Prishtinës, në Bruksel. Çuditërisht, Albin Kurti e shtron në planë Kosove ‘Trepçën’, siç priti në vizitë këtyre ditëve 30 studentë nga Beogradi, të organizuar nga Iniciativa e të Rinjëve për të drejtat e Njeriut, të cilëve u kërkoi një lëvizje të majtë në Serbi, kushtimisht të trashëgimisë së socialdemokratit Dimitrije Tucoviq, si kontrast të pasardhësve të plotitikës të Millosheviqit e të gruas së tij, me të majtën e rrejshme. E vërteta shplohet pak nga pak. Trepça do të shkonte në falimentim me 3 shkurt 2015, e marte, d.m.th. një ditë para protestës së paralajmëruar të merkurën, me 4 shkurt 2015, nga mbledhja e përbashkët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Lëvizjes së Vetëvendosjes. Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJA, së bashku me AAK-në dhe NISMËN, punëtorët e Trepçës ndoshta do t`i lëjnë pa punë dhe 15`000 anëtarë të familjeve do të mbeteshin kështu pa mjete të jetesës. Disa prej tyre, pa prespektivë, do t`u bashkangjiteshin turmave të refugjatëve, në Evropës.
Albin Kurti i ka humbur definitivisht zgjedhjet e 8 qershorit 2014 shpresat e veta. Por, ai do të dal fitues nëse i shtron zgjedhjet e parakohëshme dhe do t`i arrijë objektivat e veta politike përmes protestave.
Duket se kërkesa e tij protestuese për Trepçën është kërkesë paradoksale dhe jo fort e sinçertë. Kjo i zbrabsi gratë e Gjakovës, sikurse minatorët e Trepës. Mua më la të kthehesha përsëri në Zvicër.
Duke gjuajtur me aq shumë gurë policinë dhe ndërtesën e qeverisë, ai sillet sikur “mbret i rrugëve” nëpër Prishtinë. Kështu nuk jep shenjë demokratike e pluraliste të Kosovës. Dhuna e ushtruar nga opozita prej protestës së 27 janarit 2015, demolimet dhe përdorimi i koktejeve “mollotov”, gjuajtja me gurë mbi policinë e Kosovës dhe thyerja e xhamave të Qeverisë, sikurse shkatërrimi i pronës publike dhe private, janë shenjë e gjallë e motovimit të tyre për ta djegur e shkatërruar tërë Kosovën. Atyre u janë bashkangjitur Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.
Po qese tani nuk i fituan plusët për imponimin e zgjedhjeve të parakohshme, nuk do të zgjidhen as në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018. Vjosa i tha Isa Mustafës, dialogu parandalon trazirat e mëtejme, dhunën, destabilitetin, duke e përfshirë edhe konfliktin ndëretnik, që po i kanoset vendit tonë, nga jashtë e nga mbrenda. Do të përfshijmë këtu vetëm një deklaratë të Putinit, të dhënë Serbisë, që të ndërhyjë ajo në Kosovë dhe Rusia do të jetë e gatshme ta ndihmojë me mija ushtarë dhe armë moderne. Dhuna nuk mund të zgjidhë absolutisht mospajtimet e pakënaqësitë. As huliganizmi. Vetë problemet e mëdha sociale dhe ekonomike nuk mund të zgjidhen. Papunësia e madhe e shkaktuar nga keqqeverisja e skajshme e mandateve, te qytetarët, ka mbërritur kulmin. Asnjë pakënaqësi nuk mund të zgjidhet nga cilado palë, nga pozita apo opozita, posaçërisht me përdorimin e dhunës, sepse këto forma të veprimit mund të thellojnë ndarjet. Kështu, do të rritet dhuna e destabiliteti, duke përfshirë edhe ato ndëretnike.
E vetmja zgjidhje është dialogu në mes të Qeverisë dhe opozitës, civile dhe qytetare, për të arritur një zgjidhje të pranueshme, në interes të vendit tonë.
Çka ishte e ligë e hileqare, është bërë deri më sot. Dhëntë fati e mbledhim mendje nga këto humbje të njëpasnjëshme dhe e krijojmë një forcë të përshtatshme…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura