KIMETE BERISHA: SHKELZEN MALIQI…’THESARI’ I KADRI VESELIT!

Prishtinë, 22. 07. 2013 – Jo Beni, po Xeni!Tash, punëtorët e UDB-ës, po tregojnë që “Adem Jashari e ka vrarë familjen e tij, dhe nuk ka faj Serbia”. Këta janë “thesari kombëtar” i Kadri Veselit. Qe, kur ta nxjerrim nga thesi i Kadri Veselit njërin prej kriminelëve antishqiptar (të amnistuar nga Kadri Veseli), këqyrni se si duket e vërteta në pasqyrën e viktimave shqiptare.
Vrasësit tanë, ish shefi i SHIK-ut nuk mundi me alkimi t’i shndërrojë në margaritarë. Prandaj, spiunët që i amnistoi dhe i dekoroi Kadri Veseli, tani po e fyejnë më së rëndi vet Kadri Veselin – po e quajnë vrasës. Këta kanë eliminuar elitat intelektuale, e po ta bëjnë hesap Kadri Veselin!
Financial Times (London); February 5, 1982, Friday, By Paul Lendvai in Vienna. Mehmet Maliqi – Ministri i punëve të brendshme, tha:
“Armiku shqiptar ka krijuar në përgjithësi një atmosferë për migrimin e serbëve, duke shfrytëzuar metoda të ndyra të presionit, siç janë sulmet ndaj pasurisë individuale të serbëve dhe malazezëve. Armiku shqiptar ka shkruar kërcënime të ndyra nëpër shtëpitë e serbëve, ndër të tjera gjëra edhe se ata duhet të migrojnë, si dhe kanë shkruar letra anonime që kërkojnë largimin urgjent të serbëve nga shtëpitë e tyre. [13]” – ka thënë Mehmet Maliqi, sekretar i Ministrisë së Brendshme të Kosovës më 16 Nëntor 1982.
Në raportin e 16 Nëntorit 1982 (RAD Background Report/242) lexohet shqetësimi i kriminelit shqiptar për zbrazjen e Kosovës nga serbët: “armiku i jashtëm, nga Shqipëria, i ka organizuar këto protesta, dhe me të gjithë forcën duhet luftuar protestuesit”.
Mehmet Maliqi, në shkurt të vitit 1982 raporton se ka zbuluar 33 grupe shqiptarësh nacionalistë, 350 nga ata janë identifikuar nga ky grup. Për suksesin e tij që arriti duke arrestuar shqiptarët nacionalistë, studentët demonstrues Mehmet Mailiqi, mbajti një fjalim, që iu botua në të gjitha mediat jugosllave. Në fjalimin e tij me shkronja kapitale nënvizoi: “hostile activities by the Albanian nationalists have continued.”
280 shqiptarë i ka arrestuar, dhe 100 të tjerë i ka futur në paraburgim. “Ne kemi arrestuar mbi 800 shqiptarë që kanë përkrah demostratat e studentëve. Maliqi tha e “90% e djajëve shqiptarë, keqbërësve janë evidencuar, dihen emrat dhe mbiemrat e tyre”.

– Shkelzen Maliqi, i biri i Mehmet Maliqit – 

Ndërkohë, ai tregoi se dhjetëra grupe shqiptarësh kanë zbuluar metodën e “troykas” 3 veta në grup, shfrytëzojnë pseudonime; në disa raste emra të rrejshëm po përdorin nacionalistët shqiptarë për disa vendbanime të Kosovës. Këto grupe, ka thënë Maliqi, janë të lidhura me armikun më të errët, armikun e jashtëm të Jugosllavisë, me Shqipërinë.
Në fjalim ai tregoi suksesin e tij që kishte zbuluar 8 baza nëntokësore të grupeve shqiptare 13 strehime me material propagandistike nga Shqipëria, 3 revole, 2 bomba, dhe 2 ëalkie-talkie terminale. [5] (RADIO FREE EUROPE Research / RAD Background Report/242 (Yugoslavia)16 November 1982 ËHY ARE SO MANY SERBS LEAVING KOSOVO?. By Louis Zanga)
29 vjet më vonë, trashëgimtari
Nuk është tragjike që Shkelzen Maliqi insistoi të bind shqiptarët e Kosovës që të dalin në zgjedhjet e Serbisë, trashëgimtari i Mehmet Maliqit, “filozofi i paditur”, sepse, ai nuk përdori DAJAKUN e të atit për t’i bindur shqiptarët, pra nuk e vazhdoi rrugën e të atit për të vrarë, arrestuar dhe përdhunuar shqiptarët, por ky vazhdoi të luftoj kundër kulturës (primitive) të shqiptarëve të Kosovës me mjete paqësore.
Ai porositi shkrime kundër Ibrahim Rugovës, ndjeku, bëri fushatë linçuese kundër intelektualëve të kombit, dhe kundër Vetvendosjes. Dikur e angazhuan që të fut hundët në kulturë.
Në kulturën e Kosovës askush nuk i pëlqeu, ndaj fyu çdo shkrimtarë, çdo krijues, çdo vlerë të Kosovës. Më 16 Qershor 2010, 30 vjet pasi i ati i tij, demonstratat e studentëve të UP-së i quajti akt fashist, Shkelzen Maliqi e kualifikoi kulturën dhe institucionet e Kosovës si mediokre. Që do të thotë, nga Formula e Pagëzimit e deri te Ibrahim Rugova të gjithë janë nën nivelin mesatar, të dorës së dytë dhe të pavlerë, natyrisht në krahasim me kulturën “superiore” të Serbisë.
Në Kosovë që nga Kryetari deri te shkrimtari janë mediokër, përveç Shkelzen Maliqit, i cili ka pasur fatin që të mos jetë mediokër. Vetëm mendjet e ndritua serbe mund ta kuptojnë se sa rëndë e përjeton Shkelzeni, sa i nënçmuar ndjehet duke qenë pjesë e kulturës mediokre të Kosovës.
Prandaj, Shkelzeni nuk e ka asnjë vepër, asnjë të vetme, sepse s’ka për kë ta shkruaj, kur të gjithë shqiptarët janë nën çdo nivel. Plus gjuha shqipe është mediokre (se, edhe gjuha është kulturë) A ka mallkim më të madh për “filozofin” se sa të jetë pjesë e një populli mediokër. Do ta shkruante serbisht ndonjë vepër, por as atje s’ka kush ta kuptoj, as ta lexoj, sepse atje (në Beograd) të gjithë janë mbi nivelin e tij.
Pra, fati tragjik i “filozofit të paditur” ka dashur që në Kosovë të gjithë të jenë nën të, ndërsa në Serbi të gjithë të jenë mbi të. Shkelzen Maliqi nuk është dorëzuar asnjëherë, duke shpresuar se Kosova do të arrij nivelin e tij dhe të Serbisë, ka dhënë kontribut edhe në art, duke hapur në një tavan të një lokali në Pejë një galeri-mini që e quante Exit. Tavan-tavan por ai mori shumë pare për atë galeri, natë e ditë nëpër dyer të Sorosit e të Organizatave të tjera, por kot, kur s’pati me kë të punoj, kur të gjithë ishin mediokër, ndaj iu desht që paret ti mbaj në xhepin e vet.
A ka nëmë më e madhe për kritikun (e artit inekzistent) që të mbaj paret në xhep në vend se ti shpenzojë ato në artin që nuk ekziston.
Galeria i mbeti shkret, s’ka më Exit. (një auditim do të dëshmonte heroizmat financiare të Shkelzen Maliqit, i cili në kërkim të talenteve të reja, dhe në emrin e tyre mori shumë pare nga OJQ-të ndërkombëtare, për të ngritur në nivel të kënaqshëm kulturën mesjetare të shqiptarëve, por kot, shqiptarët janë mediokër, nuk i shpëton as Zoti, e as Shkelzeni, i cili as Zotit nuk i beson, ka të drejtë, punë për të që nuk i beson Zotit, sepse është ateist.
Psikologjia do të mund të nxjerrte përfundime se si Shkelzeni ka shpëtuar pa ra në nivel të ultë sikur shqiptarët e Kosovës. Ndoshta shkaku se atë nuk e ka rrah dajak ati i tij, por e ka dasht, njeriu e don fëmijën e tij, ashtu siç i ka rrah shqiptarët pa përjashtim. Ndoshta, dajaku i atit të tij na ka lënë mediokër, gjysmë njerëz kemi mbetur për shkak të dhunës që ka ushtruar mbi ne babai i tij.
Disa javë pas kësaj deklarate filozofike, se Kosova dhe Institucionet e saj janë mediokre, që u citua nëpër media serbe dhe u debatua nëpër forume të shumta në internet (por jo edhe në mediat shqip), mendjet e ndritura të Serbisë, në krye me Gardën e Car Llazarit, filluan të gjuajnë bomba kundër Institucioneve mediokre të Kosovës. Po të mos ishin mediokre, ata serbët nuk do të gjuanin bomba. Që janë mediokre ka thënë Shkelzen Maliqi. Meqenëse Shkelzeni është mbi të gjithë shqiptarët, gati-gati në nivel të serbëve, vetëm atij i besojnë serbët.
Sikur të mos ishte mediokre Kultura dhe Institucionet e Kosovës, do të kishte reaguar Akademia e Shkencave e Kosovës, por është mediokre, ndaj Institucionet heshtin dhe i dridhen Shkelzen Maliqit që është superior. Sepse, e din që është “thesar” i Kadri Veselit.

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura