BUROKRATËT E BRUKSELIT KUNDËR VETINGUT NË KOSOVË!
Nga Sheradin Berisha Pashtriku 21 tetor 2021
Në Raportin e Progresit të Këshillit të Evropës për Kosovën, që u publikua më 19 tetor 2021, lidhur me reformën në drejtësi (VETINGUN), Komisioni Evropian konstaton se, “rivlerësimi i plotë dhe i njëhershëm i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet shqetësim serioz”.
Shih shih, për Komisionin Evropian na qenka shqetësim serioz rivlerësimi për prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët me vite kanë fjetur mbi dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë!
Një konstatim i tillë dëshmon se Burokratët (lexo Banda) e Brukselit nuk e dëshirojnë realizimin e reformës në drejtësinë e Kosovës!
***