DALLIMET KRYESORE GJUHËSORE DHE FONETIKE MIDIS TOSKËRISHTES DHE GEGËRISHTES
Gjuha e vërtetë e Pellazgëve është gegërishtja.
Nga Prof.dr. Mathieu Aref, Paris dhjetor 2024
Doni apo s’doni unë nuk studioj dhe nuk shkruaj për të kënaqur as vetën dhe askënd: një shtet, një ideologji, një akademi, një shoqatë, një parti, një koleg, një individ apo një mik. Linja ime e veprimit dhe fokusi im ka qenë gjithmonë: KËRKIMI I TË VËRTETËS. Ky “kërkim” mbi Pellazgët dhe gjuhën e tye kërkon shumë seriozitet, kohë, punë me djersë, studime, reflektime, analiza të thella, krahasime dhe kryqëzime tekstesh (përballje, paralele…), etj. Kjo veçanërisht nuk bëhet duke u ulur në një karrigë dhe duke kërkuar informacion në “Internet”, në forume të ndryshëm ose tek autorë të caktuar ose Enciklopeditë, as duke kopjuar apo plagjiatuar të tjerët.
Ata që kopjojnë zbulohen lehtësisht sepse tradhtohen nga stili, mospërputhja, mos citimi i burimeve të tyre, mungesa e konsistencës, rregullsisë, sinergjisë, koherencës, kohezionit, homogjenitetit, përshtatshmërisë, finesës dhe saktësisë në analizat dhe nga zanati apo aftësitë. Kjo nuk bëhet duke fryrë mbi të. Fatkeqësisht këta njerëz janë të shtyrë nga megalomania e tyre, krenaria e tepërt, xhelozia, përbuzja e tyre për vlerat si dhe sjellja dhe ligjet. Kur e them këtë, disa do të kërcejnë si sqep për të thënë “për kë e merr vetën, është megaloman, nacionalist, romantik apo mosrespektues i kolegëve të tij”…. dhe të tjerë, shumë më të përulur dhe më inteligjentë, do të duartrokasin.
Një herë e përgjithmonë, ja çfarë u them të gjithë atyre që ende besojnë në marrëzitë dhe manipulimet e regjimit ish-komunist: “E ashtuquajtura” gjuhë e standardizuar është një gënjeshtër e dukshme sepse në vitin 1972 Enver Hoxha kishte vetëm një obsesion”…të lëj mënjanë ose të eliminoj “gegënishtën” që është “gjuhë” dhe jo dialekt, është gjuha e Zeusit, e perëndive dhe e poemave epike (Iliada dhe Odisea) pothuajse gjithë onomastika (antroponimet, toponimet, oronimet, eponimet, teonimet, etj) e tyre i kam shpjeguar falë gegënishtës. Gjuha e quajtur “greqishtja e lashtë” është një gjuhë e bazuar në «jonishtën dhe eolishtën» (kjo e fundit në mënyrë subsidiare) që rrjedhnin nga «pellazgjishtja e lashtë». “Jonianët” (të «Jonët») ishin «Pellazg dygjuhësh» që u bënë helen.
Nuk kemi një datë të saktë, por një gjë është e saktë dhe e padiskutueshme: para botimit të Iliadës dhe të Odisesë në mesin e shekullit të gjashtë para erës sonë, ekzistonte vetëm pellazgishtja e lashtë pa rotacizëm e pa dyfishimin e tingëllorëve (gegënishtja e sotme). Këto dy poezi ishin të traditës GOJORE pellazge dhe falë Pellazgëve dygjuhësh u shkruan ato poemat nga logografët grekë të cilët kishin çdo mundësi për të modifikuar atë që dëshironin (ndërfutje të ndryshme, etj).
Prej kësaj kohe fjala “i lirë” u transkriptua “Ilir” nga Helenët, pastaj Romakët që e përhapën atë në të gjithë Evropën dhe në të gjitha manualet historike, arkeologjike, kartografike dhe gjuhësore dhe veçanërisht «autorët modernë» që nuk kanë bërë asnjë lidhje me Gjuhën shqipe, shpjegimi i së cilës është i paepur (kanë besuar se është një «Etnonim» ndërsa ishte një «Fjalë»): FJALA (jo ETNONIM) «i lirë» (i pavarur).
Ky transformim e errësoi më tej Historinë Pellazgo – Shqiptare, sepse emërtimi i fjalës «i lirë» nuk ishte gjë tjetër veçse vetë Pellazgët që ikën dhe shpëtuan nga asimilimi nga Helenët dhe thjesht u bënë një popull “i lirë”, dmth jo i nënshtruar helenëve. PRANDAJ JANË SHPALLUR TË GJITHA ELEMENTET E LASHTË QË I TAKONIN PELLAZGËVE… «ILIRE»: E X I T përfundimisht Pellazgët.
Këta «autorë modernë» (nga shekulli i 19-të) e rënduan duke thënë që ata kishin ZHDUKUR PA LËNË ASNJË GJURMË! Shtoj edhe një problem tjetër: pseudo-gjuhëtarët nuk bënë asnjë lidhje me «pellazgjishtën e lashtë». Ata i dhjetëfishuan gabimet e tyre duke deklaruar se gjuha shqipe është një gjuhë më vete (e vaçantë) në sistemin e tyre i dyshimtë “indoevropian”, prandaj shqipja u hodh në raft: masakrim i dyfishtë!
Kur hapni një fjalor shqip, mund të shihni lehtësisht se baza e tij gjuhësore, leksikore dhe fonetike bazohet në “toskërishtën”, që është një dialekt i vonshëm i ndikuar nga afërsia e tij me Greqinë (asgjë veç «rotacizmit dhe dyfishimit të bashkëtingëlloreve» janë të huazuara nga greqishtja dhe injoruar nga gegënishtja dhe tek Pellazgo-jonikët të lashtë). E them këtë dhe e përsëris dhe nëse e përmend nuk është absolutisht për të denigruar toskërishtën që është një nga dy përbërësit e pellazgo-shqipes dhe aq më pak për të urryer Toskët që janë vëllezërit tanë të pandarë dhe as për të krijuar përçarje mes këtyre dy grupeve të etnisë shiptare. Për të ilustruar atë që sapo thashë, nuk do të bëj një ekzegjezë të gjatë për “toskërishtën”, por thjesht do të vë në dukje dallimet thelbësore midis toskërishtës dhe gegënishtës dhe ky është vetëm një “vëzhgim” që askush nuk mund ta kundërshtojë.
Pra, ja një përmbledhje e shkurtër:
Pas pushtimit të Pellazgjisë nga Helenët shumica e Pellazgëve shpëtuan nga asimilimi sepse ikën në Veri dhe verilindje të Shqipërisë aktuale. Në atë kohë (shekulli VI pes emri «Pellazag» filloj të zhduket dhe paralelisht u shfaq emri «i lirë» sepse ata Pellazg që ikën në veri të largët të Greqisë u quajtën «popull i lirë» (i pavarur) dmth jo i nënshtruar pushtuesve helen. Nga kjo kohë emri «i lirë» u shfaq… për gjithmonë!
Gegënishtja flitet nga një rresht mbi qytetin e Elbasanit deri në Shqipërinë veriore dhe Malin e Zi jugor, në Kosovë, Preshevë që është në Serbi (Kosovë lindore) dhe Maqedoni perendimore. Gegët e veriut dhe të lindjës e kuptojnë njëri-tjetrin pavarësisht disa dallimeve rajonale dhe veçanërisht fonetike.
Toskërishtja flitet nën këtë vijë deri në Epirin e Jugut (Çamëri). Ky dialekt më i vështirë se gegënishtja karakterizohet nga rotacizmi i tij (frekuenca, në shqiptim, të bashkëtingëllores “r”, brenda ose në fund të një fjale), dhe dyfishimi i bashktingëllorëve si dhe nga disa veçori të tjera leksikore ose fonetike që do të gjejmë gjatë këtij studimi të shkurtër.
Ndryshe nga dialekti gegë, i njohur për nazalizimin e zanores së theksuar «â» (shndërrohet, në dialektin toskë, në «ë») përpara bashkëtingëlloreve. Toskërishtja karakterizohet mbi të gjitha nga rotacizmi i saj (përdorimi i shpeshtë i «r-së» që shpesh zëvendësohet me shkronjën «n» në gegënishtën). Ja disa shembuj të këtyre dallimeve: kâmë (gegë) = këmbë (toskë); zâni (gegë) = zëri, (toskë); bâj, bâna, (gegë) = bëj, bëra (toskë); hâna (gegë) = hëna (toskë); dimën (gegë) = dimër (toskë); Shqipni (gegë), emër amtar i Shqipërisë = Shqipëri (toskë); lishoj (gegë) = lëshoj (toskë); likurë (gegë) = lëkurë (toskë)…
Një karakteristikë tjetër e këtyre dallimeve dialektore është shndërrimi i disa bashkëtingëlloreve të buta (dialekti gegë) në të ashpra (dialekti toskë):
gegë toskë
f – v = hof hov
= sklaf sklav
f – h = raf rah
= ngref ngreh
k /q – g = lak lag,
= lânk lëng,
= larq larg,
l /n – r = Albëni Arbëri
n – r = Vlona Vlora (Aulona e antikitetit)
p – b = qelp qelb,
s – z = bres brez,
t – d = munt mund
= vent vend,
th – dh = garth gardh
= lith lidh…etj.
Dialekti gegë nuk njeh “dyfishim të bashkëtingëllores” (nganjëherë zanores), ndryshe nga toskërishtja :
tosk = gheg
mbarë = marë
mbaj = maj
mbetja = metja
pyetja = pytja, petja
vdiq, vdek = diq, dek
kumbar = kumar
këmbë = kamë…etj.
Deri në fund të luftës së dytë, dy analfabetë, njëri (malsor/qytetar) nga veriu dhe tjetri (fshatar/qytetar) nga jugu nuk mund të kuptoheshin vetëm përmes një përkthyesi!
Paskajorja perifrastike, një formë shumë e lashtë e ruajtur në dialektin gegë si «me bâ» («për të bërë», toskërisht), nuk ekziston në të folmen toske, e cila, nga kjo formë, përfundoi duke krijuar të sajën: për të bërë. Si gegënishtja gjuha angleze ka ruajtur gjithashtu këtë veçanti: to be, to make…
Albanë, Albënët (Fis ilirë) transformuar në greqisht: «Arvanos, Arvanitis». Latinët i quajtën «Alban» dhe të gjitha variantet e tjera të saj: Albanian (anglosaxon), Albanais (françës), Albanesi (italian), etj. Përkundrazi Turqit përvetësuan një variant të arvanos grek = Arnavut / Arnaut.
Gjithë çfarë i përket GEGËNISHTËS nuk merret parasysh…dmth dialekti toskë mbeti thelbi i gjuhës zyrtare e quajtur standarde në vitin 1972.
Ndre Mjeda:
Geg’ e Toskë, Malci jallia
janë komb, m’u da s’duron,
fund e maje nji a Shqipnija,
e nji gjuhë t’gjithve na bashkon…
Histori dhe gjuhësi
Është e nevojshme të theksohet një element vendimtar: gjuha e vërtetë e Pellazgëve është gegërishtja. Përse? Së pari, dua të theksoj se ky nuk është, nga ana ime, një gjykim tendencioz siç mund të mendojnë gabimisht disa. Një historian apo një shkencëtar i denjë nuk mund të jetë tendencioz përndryshe është manipulues dhe kjo nuk i ka hije një shkencëtari.
Për të ditur pse, duhet t’i referohemi shkrimeve të para alfabetike evropiane: poezitë «Iliada dhe Odisea». Këto poezi vijnë nga poema epike të «traditës gojore pellazge». Përveç të dhënave historike të dhëna nga autorët antikë, ka të dhëna gjuhësore që kam zbuluar në onomastikën e këtyre poezive (antroponime, eponime, teonime, toponime, etj.) ngjashmëri të qarta me gegënishtën e Shqipërisë së Veriut dhe të lindjes. Poezitë epike u transkriptuan me shkrim në mesin e shekullit të 6-të p.e.s. falë logografëve dygjuhësh jonikë/pellazgë dhe logografëve helenë.
Jonët dhe Eolët sipas autorëve antikë ishin Pellazgë të asimiluar që u bënë helenë. Këtu do të flas për «gjuhën helene» dhe jo për gjuhën greke. Në fakt, autorët arkaikë dhe klasikët e parë nuk folën kurrë për një «gjuhën greke» as për Grekët për të përcaktuar grupin e tyre etnik, por vetëm për «gjuhën helene» dhe për hellasin për të caktuar vendin e tyre. «Greqishtja dhe Greqia» janë emërtime të gabuara dhe të vonshme (shek.IV pes) të cilat janë përdorur dhe përdoren vetëm nga të huajt.
Pse ka një ngjashmëri mes «gegërishtës shqipe» dhe «jonishtës» së lashtë? Është e thjeshtë dhe shumë e qartë kur dimë të analizojmë të gjithë elementet historike që kanë ndodhur në kohën e pushtimit të Pellazgjisë nga pushtuesit Helenë. Me këtë pushtim Pellazgët që nuk donin të integroheshin apo asimiloheshin shkuan në veriun e largët të Greqisë (në veri dhe verilindje të Shqipërisë së sotme) për të gjetur Pellazgët e tyre të tjerë. Helenët pak më vonë i quajtën këta Pellazgë refugjiur në këtë veri të largët «popull i lirë ose i çliruar», domethënë «jo i nënshtruar ndaj helenëve» dhe më vonë ishin Romakët ata që e përhapën këtë etnonim të rremë «ilirë» në të gjithë Evropën dhe gjetkë. Kjo qasje historike nuk është studiuar, as kuptuar apo marrë në konsideratë nga autorët modernë, të cilët janë edhe në origjinë të gabimeve, interpretimeve, analizave apo manipulimeve të tjera në lidhje me qytetërimin helen dhe veçanërisht me atë pellazg.
Kjo është arsyeja pse «pellazgjishtën e lashtë» e gjejmë në “gegënishtën aktuale” e cila i ka mbijetuar epokave pa shumë dëmtime për shkak të infrastrukturës malore të vështirë të veriut dhe verilindjes së Shqipërisë. Kjo është arsyeja pse “gegënishtja” është kaq e afërt me pellazgo-jonishtën dhe aq larg nga Greqishtja ka mbetur praktikisht e paprekur dhe arrin të shpjegojë e interpretojë onomastikën e «poemave epike». Prandaj e quajta gegënishtën «gjuhë origjinale të pellazgëve» dhe e kam identifikuar si «gjuhën amtare» të Evropës, ndryshe nga gjuhëtarët modernë të shekullit të 19-të dhe ata që i ndoqën dhe që, duke mos gjetur gjuhën amë» të Evropës, kanë krijuar një gjuhë virtuale «indo-evropianën»!
Po toskërishtja e jugut? Janë fiset «Kaone» që u shpërngulën në jug të Shqipërisë së sotme: janë ata që futën «dyfishimin e bashkëtingëlloreve» dhe «rotacizmin» në «gegënishtën e popullatave pellazge të veriut të Greqisë» që mbetën jashtë nënshtrimit helen për shkak të kësaj afërsie me Hellasin e cila ua transmetoj këto veçori gjuhësore.
Pak histori për këtë temë.
Duhet theksuar se Hellasi stricto sensu (Greqia e sotme) në periudhën klasike (shek. V/IV p.e.s.) ishte më e vogël se sot. Ajo fillonte në jug të Epirit (sot) që do të thotë nga gjiri i Ambrakisë deri në Kepin Malea (maja jugore e Peloponezit) dhe nga deti Jon në shpatin jugperëndimor të Maqedonisë, domethënë përafërsisht një vijë që shkon nga Gjiri i Ambrakisë në grykën e Peneut duke përfshirë kështu Thesalinë e cila më parë quhej “Pelasgiotide” dhe që u përkiste, si pjesa tjetër e Hellas (Greqi), pellazgëve para pushtimit helen.
Rrjedhimisht, Eksodi i një pjese të Pellazgëve filloi me fiset e Pellazgjisë (tani «Greqi/Hellas») që nuk donin të integroheshin apo asimiloheshin me Helenët. Prandaj ata u larguan drejt veriut dhe lindjes së Shqipërisë së sotme dhe u quajtën («popull i lirë» dmth jo i nënshtruar ndaj helenëve): «i lirë». Më pas, ishin Kaônët ata që u nisën për në jug të Shqipërisë së sotme, duke sjellë me vete gjuhësisht «dyfishimin e bashkëtingëlloreve» dhe «rotacizmave» të trashëguara nga Helenët. Për më tepër, duhet theksuar se «Thesprotia» më vonë ishte ndarë në disa fise të tjera duke përfshirë Epirotët, Molosët dhe Kaônët.
Kjo ishte pjesë e shpërnguljeve masive të fiseve pellazgjike për shkak të pushtimit të Pellazgjisë nga Helenët. Ndërsa ata (siç thashë më lart), që u nisën për në veriun e largët të Greqisë (Shqipëria e sotme veriore dhe lindore) dhe që u quajtën «ilirë» («popull i lirë» dhe «jo të nënshtruar ndaj helenëve») janë në origjinën «gege».
Më pas Kaônët (një nga fiset e Thesprotëve të lashtë) u larguan drejt jugut të Shqipërisë së sotme. Dy fiset e tjera të thesprotëve të lashtë, «Epirotët dhe Molosët, mbetën të lirë dhe të pavarur në Greqinë veriore, domethënë nuk iu nënshtruan helenëve deri në pushtimin romak në vitin146 para Krishtit. Ishin Romakët ata që krijuan një «Greqi të madhe» ku bashkangjitën « Epirin, Maqedoninë dhe një pjesë të Thrakisë»: para pushtimit romak këto tre rajone nuk kanë qenë kurrë pjesë të Hellasit. Kjo ishte Historia e shkurtër të këtyre tre rajoneve pellazgjike të cilat humbën sovranitetin e tyre për shkak të Romakëve.
Më në fund, «gegënishtja» (pellazgo – jonishtja e vjetër) duke u zhvendosur në jug të Shqipërisë (nëpërmjet Kaôneve) u shndërrua në dialektin “tosk” siç e shpjegova. Kështu “toskërishtja” është më e vonshme se «gegërishtja», gjuha origjinale e Pellazgëve. Për rrjedhojë, ky dialekt nga pellazgo-gegërishtja pësoi një mutacion gjuhësor mjaft të vonshëm për shkak të afërsisë me Greqinë. Pikërisht ky ndikim helen është në origjinën e dallimeve gjuhësore midis toskërishtes dhe gegërishtes.
Para komunizmit toskërishtja përdorej në jug dhe gegërishtja në veri dhe në lindje. Në vitin 1972 regjimi komunist (shumica e udhëheqësve prej të cilëve ishin nga jugu) krijoi një «gjuhë të unifikuar të rreme». Dhe nuk duhet të jesh gjuhëtar për të kuptuar se kjo e ashtuquajtur gjuhë “e unifikuar” nuk është aspak e unifikuar! Për më tepër, nuk duhet të mashtrohemi nga fakti se udhëheqësit komunistë kanë zyrtarizuar dialektin toskë si gjuhë zyrtare të Shqipërisë.
Unë tashmë e kam trajtuar disa herë këtë problem trishtues. Personalisht jam për një bashkim real të gegërishtës dhe toskërishtës por në barazi të barabartë dhe jo njëra të dominojë tjetrën.
NB – Para shfaqjës “alfabetik” shenjat figurative ose simbolike që kanë objekte ose ide: piktura shpellore, piktograme dhe ideograme, më pas kishte mbishkrime dhe epigrafe. Këto lloje shprehje shprehnin shpejt diçka, por nuk zhvillonin një histori të gjatë. Pra është vetëm një transmetim mesazhi. Por mund të caktoje edhe një vlerë fonetike shenjave, asaj të fjalës, rrokjes, bashkëtingëllores ose zanores: ky është fillimi i shprehjes së shkruar. Sa i përket epigrafisë, këto janë mbishkrime të shkruara në gurë ose në metale.
Nga ana tjetër, konsiderohet se “Historia” e një vendi fillon me shfaqjen e shkrimit dhe kjo ndodhi rreth <-3300 vjet para erës sonë me Sumerët dhe Elamit pastaj Egjiptianët rreth <-3200 vjet para erës sonë. Periudha para këtyre të dhënave quhet “Parahistoria”.
Proto-elamit (persishtja e lashtë) është më i vjetri dhe u shfaq në të njëjtën kohë me shkrimin kundrejt Mesopotamisë (Sumerian), siç tregohet në pllakat e argjilës, që datojnë nga viti -3300 para erës sonë, të zbuluara në Suzë, kryeqyteti i Elamit. Shkrimi proto-elamit do të rrjedhte nga shkrimi kuneiform (Sumerian).
Helenët pas pushtimit të Pellazgjisë eliminuan të gjitha gjurmët e mbetura nga Pellazgët por monopolizuan të gjitha dhëmbëzat e qytetërimit të tyre, kulturën e tyre, poemat e tyre epike, Mitologjinë e tyre, etj. Edhe alfabeti i tyre i quajtur “Shkronjat Pellazgjike” (siç pohon Diodori i Siçilisë) nuk ishte fenikas, por u uzurpua nga fenikasit në Kretë, të cilët më pas e sollën atë në Beoti gjatë pushtimit të Hellasit nga ana e tyre. Por nuk duhet të jemi naiv apo mendjengushtë për të besuar, meqë Helenët kishin eliminuar disa gjurmë të lëna nga Pellazgët, se nuk kishte mbetur asnjë gjurmë nga Pellazgët! POR GJURMËT E TYRE MË TË RËNDËSISHME GJENDEN NË VETË QYTETËRIMIN HELEN! Fatkeqësisht, AUTORËT MODERNË ose nuk kuptuan asgjë ose nuk donin të kuptonin: kjo është arsyeja pse Historia e qytetërimit helen mbeti e paqartë, e shtrembëruar ose e manipuluar nga vetë Helenët. Megjithatë, për të zbuluar mashtrimin, duhet të dini se si të lexoni, analizoni ose sintetizoni Iliadën dhe Odisenë, autorët antikë (arkaik dhe klasik), autorët tragjikë (Eskili, Sofokliu dhe Euripidi) dhe autorë të tjerë më të vonshëm duke përfshirë Polibin, Diodorin e Siçilisë, Strabonin, Plutarkun ose Pausanian dhe gjithashtu e ashtuquajtura Mitologji Greke.
© Pashtriku.org, dhjetor 2024
—————-
PELLAZGËT, PARAARDHËSIT E PARË TË SHQIPTARËVE
https://pashtriku.org/pellazget-paraardhesit-e-pare-te-shqiptareve/