DARDAN BELA*): KOMENTE TË LIRA PËR LIBRIN ALBUM ‘METAFORA MEMECE’ TË MOIKOM ZEQOS

Tiranë, 11. 02. 2013 – Libri album “Metafora Memece” i Moikom Zeqos më ka impresionuar shumë. Figurat grafike padyshim që “flasin” në shumë mënyra dhe ide. Kam dëshirë të përçoj disa mendime në lidhje me atë çka lexoj në këto piktura, skica, grafika. Jo se marr përsipër t’i deshifroj, pasi vetë ato janë një laps që flet me gjuhën vizive, si një metaforë plot ngjyra mendimesh. Disa prej tyre, konkretisht sipas faqeve të renditur në libër, për mendimin tim përcjellin:

 

fq.5
…shoh ëmbëlsinë dhe freskinë, dashurinë
fq. 6
…porteritizimin dhe bukurinë
Fq. 7
…shkumësi i bardhë tregon se: “ka gjithmonë një rrugëdalje shpëtimi”
fq. 9
…ky njeri i stilizuar kërkon dhe është në gjendje të përcjellë shumë më tepër se tri korniza në të cilën është vendosur.

fq. 10
…ndër më të preferuarat; shikoj një burrë dhe një grua, apo një vëlla dhe një motër, apo një baba dhe një vajzë, apo një nënë dhe një djalë. Me shumë siguri një çift të rinjësh, me dilema në kokën e mashkullit por që ka në krah besimin dhe shpresën e mbështetjen e partneres; e sigurisht që mrekullitë marrin pasaportën për të hyrë nëpërmjet dashurisë.
fq.13
…pamje që rrespekton dhe nderon, si dhe lartëson një shkrues mjaft të mirë të shqiptarisë, si Marin Barletin pa harruar portretin e Buzukut.
fq. 17
…portrete femrash, oh, vajzat kërkojnë ngrohtësinë e nevosjshme që të na e bëjnë ditën më të ndritshme me sytë e tyre, dhe më të freskët me flokët e tyre.
fq. 23
…Migjeni, shumë sakrifikoi por jeton përjetësisht
fq. 24
…dyshimi, injoranca, habia përballë dhe në ekran me pushtetin, hyjninë apo ndoshta edhe manipulimin
fq. 25
…si gjynahet e njeriut, apo si gojët e liga, gjithësesi jeta vazhdon
fq. 26
…seç më kujton Egjiptin dhe kodet e tyre
fq. 29
…më kujton Virgjilin, Prometeun; nga pak nga këta heronj që e deshën njerëzimin, tre rrudha të theksuara nuk janë pak, janë më shumë se sa komentet…
fq. 29
…më duket si një provokator, si një Vilhelm Tel, apo si plaku te Hedhësi i farës i Selenicasit, sikur vetë Zoti troket në një ndërthurje midis ndërgjegjes, zemrës dhe shpirtit, – hapu, thotë.
fq. 30
…”i riu”
fq. 37
…personifikim i arrtishmërisë së burrërisë, jo vetë për nga pamja
fq. 40
…interesante, ky nr. 40 shfaqet kudo në histori, nuk është habi që e gjejmë edhe te Krishti.
fq. 43
…zhytem në historitë me shtojzovalle të gjalla
fq. 47
…kujdes! Zilia të muros
fq. 51
…sa e bukur!
fq. 56 kundrejt fq. 57
…dashuria = ilaçi më i mirë Adamit nuk i mjaftoi Parajsa, pa patur Evën përkrah
fq. 59
…si Dritëroi më duket
fq. 70, 71, 72, 73, 74, 75
…ehhhhhhhhhhhhh….
fq. 76
…portrerti i R. Qoses, përballë me “malin dhe dallgët” e historisë
fq. 79
…këta të tre më duken si ato zaret metalike, të varura, që trokasin njëra tjetrën me përpikmërinë e një sahati duke zgjuar mendimet nga më të çuditshmet midis tyre, për atë që ndodh rreth tyre
fq. 91
…dita kalon nga sytë dhe ndirçon përreth
fq. 94
…Onufri, shumë e rregullt, shumë gjeometrike “çrregullsia e tij”
fq. 108-109
…sa të bukura!
fq. 112
…uroj të mos jetë për emigrantët…
fq. 115
…ja një algjebër që flet
fq. 133
…e mrekullueshme
fq. 150 dhe 151
…po ashtu si 133
fq. 167
…bukuroshja, jo vetëm e Durrësit
fq. 183
…njeriu para gjithësisë, dhe para detajeve, më shumë para nevojës për njohje…
fq. 220
…vetëpërmbajtja
fq. 102
…Prizereni, Berati, Gjirokastra, Kulla e pritjes në Kukës, Shtëpia ku u qëndis Flamuri.

Tiranë, 11 Shkurt 2014
*) Dardan Bela është 27 vjeç, studiues dhe ekonomist i lartë, autor i disa studimeve ekonomike, jeton dhe punon në Tiranë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura