RUSTEM BRAHA: MISIN BRAHA – ATDHETAR E MJEK ME NIVEL TË LARTË SHKENCOR

Kukës, 24. 10. 2103 – Një vështrim rreth librit “Misioni i djallit” të autorit Misin Braha) – 1. Pak fjalë për jetën dhe punën në shërbim të fëmijëve të mjekut pediatër Misin Rexhep Braha. Misin Braha lindi në fshatin Bicaj të Kukësit më 3 dhjetor 1947. Ka mbaruar fakultetin e mjekësisë në vitin 1970 dhe në vitin 1971 ka filluar punën në spitalin e Kukësit në pavionin e pediatrisë, ku vijon të punojë edhe sot e kësaj dite. I nderuar dhe i respektuar për gatishmërinë e lartë e punën cilësore në sherbim të fëmijëve nga komuniteti kuksian e më gjerë. Vitet e para të punës banonte në Bicaj ku u shërbeu bashkëfshatarëve në mënyrë shembullore duke e kthyer shtëpinë në urgjencë spitali. Në këtë kohë ai shpetoi nga kthetrat e vdekjes me dhjetra fëmijë duke i sjellë nga Kukësi ilaçet e duke i shpëtuar ata. Këtë e bën një mjek i përkushtuar e human si Misin Braha, djali i parë i të ndjerit Rexhep Halili (Braha). Rexhep Halili, babai I dr. Misinit, gjatë viteve të Luftës çlirimtare, djali i vetëm i Halili Misinit u internua në kampet famëkeqe të shfarosjes në masë të nazizmit hitlerian, por deshi zoti e u kthye shëndosh e mirë e ka lënë pas gjashtë fëmijë të mrekullueshëm e punëtorë të cilët ecin të vendosur në gjurmët atdhetare, porosi e babait të tyre të nderuar. Misini është kualifikuar mjek pediatër-reanimator në vitet 1976-1978. Në vitet 1980-1983 ka qenë shef i Seksionit të Shëndetësisë në rrethin e Kukësit. Në periudhën e luftës së Kosovësnë vitin 1999 ka qenë një prej mjekëve më aktivë në përballimin e situateës tragjike të shqiptarëve të dëbuar prej trojeve të tyre. Në 100 Vjetorin e Pavarësisë ka marrë medaljen e Mirënjohjes.
2. Misioni i djallit – libër kundër shpifjeve
Libri “Misioniari i djallit” (Misteret e një kirurgu sllavo-australian) është një reagim atdhetar për të mbrojtur punën, djersën, kontributin dhe mikpritjen shqiptare, përkundër shpifjeve dashakeqe të këtij autori. Bazuar mbi fakte reale të punës në spitalin e Kukësit në vitin 1999 e mikpritjes së qytetit me rrethina të vëllezërve dhe motrave kosovare, e lë zbuluar misionin e “vërtetë” të kirurgut nga Adelajde e Australisë, Crarg Jurisheviçin, i cili më 27 prill të vitit 1999 merr mundimin e niset drejt Kukësit së “shpëtimtar”.

 Në librin e tij paçavure e pa vlerë shkruan: “Gjyshi im, slloven nga ana e nënës, kishte mbijetuar…”. Ai është njeri misterioz, i panohur që dëshiron me gjithë shpirt vdekjen, ndërsa flet përçart gjoja për jetën e “dashurinë” për njerëzit. Ai mund të jetë gjithçka, por misioni i tij i errët s’ka aspak lidhje me situatën e Kosovës. Ai ka ardhur të realizojë qëllimin e tij ogurzi që ka vetëm një emër: Misioni i Djallit. Gjatë qëndrimit në Kukës e Kosovë, kontributi i tij më fushën e mjekësisë qe zero. Vetëm një herë qe në krah të kirurgut Ylber Vata në spitalin e Kukësit.
Si mjeshtër i shpifjeve meriton “shpërblim“, si mjek kirurg e njeri nuk vlen asnjë lek. Autori i librit Misin Braha merr ilustrim faktet e pakundërshtueshme se kush është Serbia nga Libri i autorit Shaban Jakup Braha “Beteja e Drinit” (Gjenocidi serbomadh në Lumë në vitet 1912-13” si dhe autorit Besim Riza Cengu “Përmasat e mbijetesës” që me realizëm jep pasqyrën e zymtë të popullit martir të Kosovës ato ditë kobi e zije për të. Kirurgu ynë “i nderuar” Jurisheviç i cilëson serbët të mirë e shqiptarët të egër. Kështu ia do mushka drutë , thotë populli se ai luan vallen sipas porosisë së padronit që e ka dërguar këtu. Misioni i tij është tejet i errët e dashakeq. Goditet me të drejtë si të papërgjegjshëm kirurgu Ylber Vata, drejtori i spitalit Bajram Cena, përkthyesi aventurier Milaim dhe të tjerët që shkojmë pas qerres së tyre. Turp për ta, e veçanarisht për Milaimin që e mban veten për “shqiptar”. Ai s’është gjë tjetër veç një frymor i sëmurë e pa tru. Kukësi priti me ngrohtësi rreth 200-300 mijë kosovarë në eksodin e vitit 1999 përzënë nga trojet e tyre nga krimineli i fundit serb, Millosheviç. Shpifjet e Jurisheviçit s’i mban as toka, as qielli. Ato janë iluzione të mendjes së tij e të përkthyesit të turpit, gjoja shqiptarit Milaim. Autori thotë: “Përse heshtin të akuzuarit Ylber Vata mjek kirurg, Bajram Cena, përkthyesi i “famshëm” Milaim? S’ka më turp që ta bësh të bardhën të zezë e të shtrembërosh realitetin e prekshëm të kohës kur rrjedhin ngjarjet. Këtu erdhën në sherbim të këtij misioni humanitar organizata ndërkombëtare si OKB-ja, UNHCR-ja, OBSH-ja, Kryqi i Kuq, si dhe u vendosën me qindra gazetarë, reporterë, fotografë të mediave më të rendësishme botërore, si BBC-ja, CNN-ja, ABC-ja, NBC-ja, media prestigjioze nga Franca, Italia, Gjermania, Suedia, Belgjika, Zvicrra, Austria, Amerika Veriore, Jugore, Azia…e gjithë bota. Nga ana tjetër, erdhën mjekë të nderuar si dr. Emini, Arbeni, Dukagjini, Keti, Sadete Bala, Takafudi, Tereza, Roxheri, Lena etj.
Funksionuan spitalet fushore moderne si ai i EBA, Italian etj, që u erdhën në ndihmë mijëra kosovarëve në çadra në Gostil, Kodër-Lumë e një pjesë e tyre u shpërngulën në qendra humanitare të vendosura në Lezhë, Tiranë e nëpër familje në Tiranë e Durrës. Në Kukës erdhën personalitete të larta si Sekretati i OKB Kofi Anan, Williard Does Qytetari i Nderit i Kukësit, Sadaka Ogata Kryekomisionierja e Lartë e OKB për refugjatët e cila thotë: “Ne falenderojmë dhe respektojmë kontributin që jep populli i Kukësit…”. McNamara, emisar i UNHCR, Drejtori mjekësor i UNHCR Daniel Evers, Gjenerali i Natos Wesli Clark etj. Me paturpësinë më të madhe Jurisheviçi pa tru atakon e shpif për Kofi Ananin e Wesli Clarkun, figura të nderuara nga bota. Kur e pyetën një plakë nga fshati Bicaj si e ke Hasanin u përgjigj: “Pa të Zoti m’lashtë, e Hasan mos më dhashtë”. Tha kështu se Hasani ishte shumë i mbrapshtë. I tillë është edhe Jurisheviçi i “famshëm”. Infermierët, meshkuj e femra, mjekët, kirurgët e personeli i sherbimit (kuzhina, lavanteria, personeli i gatshëm, rojet e spitalit) nuk vërtetojnë asgjë nga ato që ka në tru, zmadhon, shpif, akuzon, mendor i sëmuri Jurisheviç.
Atë nuk e njeh asnjeri, që ka punuar në spitalin e Kukësit, në katraurën njerëzore të vitit 1999. Nuk mohojmë që nuk ka pasur të vdekur, por ama janë shpëtuar dhjetra jetë njerëzish që qëndruan këtu në Kukës nga mijëra e kosovarëve. Populli kosovar falenderon NATO-n, Amerikën, Shqipërinë e mbarë botën që e ndihmuan në ato ditë të mbijetesës. Theksojmë UçK luajti rol të rendësishëm në luftën e vitit 1999 kundër makinës lubi të pushtuesve serbë. Nuk harrohet vepra sublime e Heroit Legjendar Adem Jashari e gjaku i 2 mijë dëshmorëve të lirisë ku përfshihen dhe të rënët e ardhur nga Shqipëria nënë e diaspora.
Përrallat e Jurisheviçit nuk kanë të mbartuar e bëhet aq qesharak kur flet se në Helshan ka pare një ullishtë (!) të bukur… I bëjmë me dije Jurisheviçit se popujt që luftojnë për liri, dalin fitimtarë ndaj armiqve më të fuqishëm të globit. Nder e respekt për punën e shkëlqyer të personelit shëndetësor të spitalit “Meriman Braha”, dr. Mustafa, Shaqiri, Rexha, Emini, Arbeni, Dukagjini, Sadetja, Keti, Takafudi, Tereza, Lena, Rogeri, kryeinfermierja e urgjencës Beglije Dafku, infermierët Afrim Dogjani, Astrit Tota, Dervish Ferhati, Drita Islami, Bukurije Domi, infermieret e sallës së operacionit Sadetja, Ilmija, Besa, Medinja, Nazmija e Flora. Të gjithë personat e mësipërm janë të një mendimi se Jurisheviçi ka vetëm fjalët dhe i mungon argumenti, fakti, i vetmi dëshmitar që “vërteton” atë mbetet kirurgu Ylber Vata. Njëkohësisht, falenderojmë edhe personelin e sherbimit shëndetësor të spitalit të infektivit, organet e shtypit lokal e mbarëshqiptar si dhe ai botëror që e faktojnë me vërtetësi suksesin e arritur në sherbim të dhjetra e qindra jetëve njerëzore ardhur nga mbarë Kosova në Kukësin e mikpritjes. Mediat më në zë në ato kohë transmetuan me vërtetësi sakrificën sublime të një populli që e do jetën e sakrifikon për të.
3. Një libër në mbrojtje të vlerave humane
Besim Riza Cengu shprehet: “Libri i dr. Misin Brahës është një ndërmarrje dinjitoze në mbrojtje të vlerave humane të popullit shqiptar. Është një reagim kundër mohimit të vlerave tona prej njerëzve dashakeq si Crajg Jurisheviç. Jemi të sigurt se ky autor nuk është i vetmi. Djalli ka shumë misionarë. Është akt patriotik që i bën nder popullit të vet, mundit e gjakut të tij. Është respekt i thellë për luftën e popullit shqiptar për të mbrojtur identitetin. Është nderim për luftën e drejtë e heroike që bëri UÇK dhe të gjithë luftëtarët e lirisë, përulje dhe emirënjëhje para dëshmorëve të lirisë.” Jurisheviçi që s’ka tru më shumë se pula e paraqet spitalin e qytetit të Kukësit si një ndërtesë të rrënuar dykatëshe për të “ardhur keq” kur ai është madhështor, trekatësh sipër e një nën tokë me parametra bashkohore sherbimi.
Shpëtimi i fëmijës kosovar Riad Paçarizi, tre muajsh, flet shumë për dr. Misinin e personelin e pediatrisë kur ai e kishte jetën në fijen e perit. Autori i Librit, dr. Misin Braha me një gazetar të TV Kukësit më 14 korrik 2012 u nis nga Kukësi për të vizituar familjen e Rruzhdi Paçarizit në fshatin Dragobil të komunës së Malishevës në Republikën e Kosovës. Qe një pritje mes vëllezërish, prekëse, emocionuese, shoqëruar me lotë gëzimi nga të gjithë pjesëtarët e familjes Paçarizi. Falenderime pa fund u bënë nga i madh dhe i vogël për dr. Misinin dhe personelin e pediatrisë në spitalin e Kukësit.
Misin Braha me modesi u përgjigj: “Kemi bërë vetëm detyrën!” Një djalë i shëndetdhëm futet në dhomën ku ishin misafirët. Nëna i tregoi për sakrificën e bërë nga dr. Misini e që sot është mes gjirit familjar me babe, me vëllezër e motra që e rrethojnë me ngrohtësi. Përqafimi i pastër i Riad Paçarizit me dr. Misinin fiksohet nga aparati i gazetarit kuksian si kujtimi më i çmuar i jetës njerëzore. Dhe autori Misin Braha në fundin e librit shkruan: “Në kthim më shkoi mendja te paçavurja e Jurisheviçit…Sa antinjerëzor dhe i pashpirt! Sa antishqiptar! Misionar i djallit! Në ferr vafsh!”
Kështu e “uron” autori i librit Misin Braha fantazmën Jurisheviç.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura