DAVID ICKE: FUQIA E LETRËS – PARASË (II)

 (Pashtriku.org, 27. 09. 2012) – Përpjekjet për të formuar një sistem me banking qendror në Shtetet e Bashkuara kanë qenë të debatueshme. Kundër opozitës së dy baballarëve themelues, Tomas Xhefersonit dhe Xhejms Medisonit* ishte paraqitur Banka Qendrore e parë e Shteteve të Bashkuara, në saje të manipulimit të njërit prej kolegëve të tyre, Aleksandër Hamiltonit, i cili drejtoi Bankën e Nju Jorkut. Ai mbështetej në fshehtësi prej Bankës së Anglisë dhe prej Perandorisë Rothsçajlld, e cila ishte njëlloj e ngjashme me të. Kur Xhorxh Uashingtoni, frimason i rangut të lartë, do të bëhej president më 1879-n, ai e bëri Aleksandër Hamiltonin sekretar të Thesarit. Brenda dy vjetëve, Hamiltoni siguroi realizimin e ambicies së tij me krijimin e Bankës Qendrore të ShBA-së, Banka e Shteteve të Bashkuara. Ashtu si Banka e Anglisë, kjo ishte një bankë private, e cila tani do të kontrollonte ekonominë amerikane. Banka shkaktoi trazime dhe rrëmujë si pasojë e politikave të saj. Më 1830-n, presidenti Andreë Jackson pati guximin të merrte fuqinë e Bankës së Shteteve të Bashkuara dhe fitoi. Banka e parë Qendrore e ShBA-së nuk ekzistonte më. Megjithatë, nuk do të vononte shumë dhe një tjetër e tillë do të vinte.
Në vitet e para të këtij shekulli,** Elita po komplotonte për ta rimarrë kontrollin e ekonomisë së ShBA-së, madje në një mënyrë më të plotë se më parë. Ata dëshironin dy gjëra: një bankë qendrore me kontroll kundrejt huamarrjes së kombit dhe paraqitjen e një takse federale mbi të ardhurat, për t’u dhënë kontrollin mbi të ardhurat e qeverisë. Përsëri kishte një kundërshtar serioz për këtë, por në modën klasike “e zeza është e bardhë”, ndaj ata përdorën dinakërinë kundër Kongresit dhe popullit amerikan. Së pari, Elita mbështeti zgjedhjen e presidentit Udrou Uillson*** më 1909. Ai ishte një manekin, një kukull politike dhe një Rosikrucian. Fuqia e vërtetë e administratës së Uillsonit ishte në duart e një burri të quajtur “kolonel”, Eduard Mendel Haus****, i cili ndodhej këtu vetëm që t’i shërbente Elitës. Uillsoni pati thënë se Hausi “është personaliteti im binjak”, “alter egoja ime” dhe se “mendimet e tij me të miat janë një”. Elita e udhëzonte kolonelin Haus dhe ky më pas udhëzonte Uillsonin, i cili bënte çfarë i thoshte ai. Kjo po ndodhte e gjitha nën një pretendim të sundimit të “demokracisë”.

…………………………………………………..

Bankierët e Elitës u takuan në një vend të quajtur Xhekil Ajlënd në Xhorxhia, për të vendosur së bashku projektligjin që do të paraqitej për Bankën Qendrore të re të ShBA-së, Sistemin e Rezervës Federale. Ata udhëtuan me një vagon luksoz privat hekurudhor në pronësi të senatorit Nelson Aldrixh, zëri politik i Elitës në Uashington dhe gjyshi i Nelson Aldrixh Rokfelerit (katër herë kryebashkiak i Nju Jorkut dhe zv./president i ShBA-së nën presidentin Ford). Vajza e Aldrixhit, Ebi, ishte martuar me djalin e Xh. D. Rokfelerit. Katër vjet pas takimit në Xhekil Ajlënd, “edukatorët”, komentatorët dhe “historianët” e mohonin këtë takim. Tashmë kjo është pranuar, por është thënë se nuk ka qenë ngjarje për t’u shënuar. Thjesht një vrimë në ujë. Ishte koha që Elita të kontrollonte ekonominë e ShBA-së dhe popullin e saj nëpërmjet një organizate të quajtur Sistemi i Rezervës Federale, sistem i cili nuk është as federal, por as ndonjë rezervë!
Më 1902, Rothsçajlldët dërguan në Amerikë një agjent të tyrin, Pol Varburgun, me vëllanë e vet, Feliksin, në mënyrë që të “riorganizonin” bankingun e ShBA-së në përshtatje me interesat e Rothsçajlldëve dhe Elitës. Një tjetër vëlla, Maks Varburgu, qëndroi në shtëpi në Frankfurt për të drejtuar biznesin bankar të familjes. Pas mbërritjes në ShBA, Pol Varburgu u martua me Nina Loebin (të kontrolluar nga Rothsçajlldi te Kuhn, Loeb and Co), ndërsa Feliksi u martua me Frejda Shifin, vajzën e Xhakob Shifit, kreut të Kuhn, Loeb and Co. Krejt papritur të dy vëllezërit u bënë ortakë në kompani dhe Polit iu akordua një pagë vjetore prej gjysmë milioni dollarësh (në fillim të këtij shekulli!) për të përgatitur terrenin në drejtim të imponimit të Sistemit të Rezervës Federale mbi popullin e ShBA-së. Kjo lëvizje ishte drejtuar prej Rothsçajlldëve dhe në nivele më të ulëta nga partnerët e martesës së Varburgut. Këto familje bankare dhe të Elitës duket se janë të kryqëzuara kudo ku kanë pasur mundësi. Ju e dini se nëpërmjet kësaj ata i ruajnë gjenet e tyre nga rastësia, si dhe të hollat brenda familjes. Kur Xhekob Shifi arriti në Amerikë për t’u lidhur me Kuhn, Loeb and Co, ai u martua me vajzën e Solomon Loebit. Xhekob Shifi do të bëhej një nga manipulatorët kyçë në fillim të gjysmës së parë të këtij shekulli. Familjet Shif dhe Rothsçajlld ishin si një e vetme dhe ndanin një derë të përbashkët në Frankfurt në ditët e Majer Amshelit. Projektligji i Rezervës Federale do të bëhej i njohur si “Projektligji Aldrixh” dhe ishin Varburgu e Aldrixhi që organizuan koperturën e takimit në Xhekil Ajlënd. Shumë vite më vonë, Frenk Vanderlip, në atë kohë agjent i Rokfelerëve, do të thoshte:
“Pavarësisht nga pikëpamjet e mia rreth vlerës që ka përfitimi i shoqërisë nga një publicitet sa më i gjerë në drejtim të marrëdhënies së korporatave, ka ekzistuar një rast, rreth vitit 1910, kur unë u solla si ilegal – në fakt në fshehtësi – si një konspirator… Nuk besoj se do ta teproja nëse do të flisja për ekspeditën tonë të fshehtë në Xhekil Ajlënd, sipas nocionit të sotëm, në lidhje me rrethanat se si u krijua Sistemi i Rezervës Federale.”
Sistemi i Rezervës Federale është një kartelë e bankave private, prej të cilave banka e Nju Jorkut është më e fuqishmja. Në ditët e sotme ajo kontrollon ekonominë e ShBA-së dhe në këtë mënyrë jep pasoja në jetën e gjithsecilit prej nesh. Përmes degëzimeve të saj në ShBA dhe lidhjeve si ato me J.P.Morgan dhe Kuhn, Loeb and Co, perandoria Rothsçajlld kontrollonte thelbësisht bankat e Nju Jorkut dhe midis tyre Bankën e Nju Jorkut. Kjo u jep atyre kontroll mbi Sistemin e Rezervës Federale dhe ekonominë amerikane. Ky kartel i Rezervës Federale është i kontrolluar nga i emëruari si drejtor i Bordit të Rezervës Federale, të caktuar nga qeveria, gjë që përbën një tjetër mënyrë për të thënë se Elita e kontrollon atë. Karteli i huan para që nuk ekzistojnë qeverisë së ShBA-së dhe sigurohet kështu që vendi – dhe në këtë mënyrë, populli – të mbytet në borxhe ndaj bankës. Pas 1910-s, sjellja e bankave i bëri ato thellësisht antipopullore me njerëzit. Elita duhet të mendonte një mënyrë për ta bindur publikun që ky ta pranonte një goditje të beftë ndaj kombit amerikan, ndërsa ata do të mendonin se fuqia e bankave ishte dobësuar. Kështu, kur u shkrua projektligji i bankierëve, ai u prit publikisht prej politikanëve manekinë në formë kundërshtuese e me tërbim. Kjo krijoi përshtypjen sikur ky projektligj ishte një lajm i keq për bankat dhe ishte kaluar në ligjin e 1913-s, me besimin se ky e kishte mpakur fuqinë e manipulatorëve të parasë. Kjo s’ishte e vërtetë. Kjo u dha atyre një kontroll të plotë. Thjesht, sa për të qenë të sigurt, projektligjin e Rezervës Federale e vendosën me shpejtësi përpara Krishtlindjes, më 1913-n, kur shumë kongresmenë ishin në shtëpi me familjet e tyre për ditën e shenjtë.
Tashmë Elita kontrollonte huamarrjen e qeverisë së ShBA-së dhe normat e interesit, gjë që do të krijonte bumet dhe shpërthimet sa herë të dëshironte. Mënyra me të cilën ata paraqitën taksën e të Ardhurës Federale ishte edhe më e egër, ndonëse arroganca e tyre ishte për t’u admiruar. Për të kaluar në ligj, kërkohej pranimi më së paku nga 36 shtete, sepse duhet të bëhej amendament, i gjashtëmbëdhjeti i Shteteve të Bashkuara. Vetëm dy shtete e pranuan. Ju do të mendoni se në një demokraci ky projektligj do të ishte një hendek. Nuk është kështu. Kjo nuk është demokraci. Sekretari i Shtetit, Filander Knox, e informoi Kongresin për domosdoshmërinë e realizimit të marrëveshjes, prandaj taksa e të Ardhurës Federale do të bëhej “ligj”. Ose, më saktë, ky në të vërtetë nuk është i tillë. Shërbimi i të Ardhurës së Brendshme (The Internal Revenue Service – IRS), i cili mbledh taksën e të Ardhurës Federale dhe grabit pasurinë e atyre që nuk paguajnë, ka vjedhur nga populli amerikan për dhjetëra vjet dhe vazhdon ta bëjë këtë. Grumbullimi i detyruar i Taksës së të Ardhurës Kombëtare edhe sot e gjithë ditën, është i paligjshëm. Kjo taksë s’ka kaluar në ligj asnjëherë ashtu siç duhet. Më 1985-n, një biznesmen amerikan hodhi në gjyq Shërbimin e të Ardhurës së Brendshme, bazuar në sa më sipër dhe fitoi. Po paraqes një letër, e cila u botua nga revista Nexus, një botim i shkëlqyer, që hedh dritë mbi manipulimin e konspiracionit botëror. Letra e Komisionerit të Shërbimit të të Ardhurës së Brendshme për drejtorin e tij rajonal, tregon se është një provë që IRS-ja dhe qeveria e ShBA-së e dinë shumë mirë se të detyrosh njerëzit të paguajnë taksën e të ardhurës federale është vjedhje. Disa thonë se letra është një mashtrim dhe ka gjasa të jetë edhe kështu, por nëse jetoni në Amerikë, ia vlen që të merrni një këshillë profesionale mbi detyrimin e taksave tuaja.

==========================================

Shërbimi i të Ardhurës së Brendshme
Departamenti i Thesarit
Për të gjithë drejtorët e distrikteve
4 prill 1985

Më 5 mars 1985 ishte regjistruar një detyrim prej evazionit në taksa në gjykatën e distriktit të Indianapolisit, Indiana të ShBA-së, prej prokurorit të ShBA-së, Xhorxh Dunkan. Detyrimi ishte shkarkuar! Avokati mbrojtës, Loëell Becraft i Huntsville, Alabama, paraqiti prova të pakundërshtueshme se Amendamenti i 16-të i Kushtetutës së ShBA-së nuk ishte ratifikuar asnjëherë në mënyrën e duhur. Ky amendament, i cili krijoi “taksën mbi të ardhurat”, ishte firmosur si ligj, pavarësisht nga defektet serioze. Në të vërtetë, vetëm dy shtete e ratifikuan amendamentin, ndërsa ratifikimi kërkonte kalimin prej 36 shtetesh. Kjo ka shkaktuar një pasojë të tillë, që çdo taksë e paguar në Thesar qysh nga 1913-a, i takon t’i kthehet çdo qytetari dhe biznesi. Pozicioni zyrtar i shërbimit është ashtu siç ka qenë edhe më parë, të ndihmojë dhe asistojë qytetarët e Shteteve të Bashkuara. Ne nuk do ta publikojmë apo reklamojmë këtë verdikt si një kthim të menjëhershëm të parave, pasi kjo do të shkaktonte tharje të burimeve të Thesarit. Ata qytetarë, të cilët do të bëhen të ndërgjegjshëm për këtë rezultat dhe do të aplikojnë për kompensim të plotë, duhet t’i bëjnë dokumentet e tyre sa më shpejt dhe me sa më pak bujë që të jetë e mundur…
…Këshilloni secilin prej administratorëve tuaj, që të mos e diskutojnë këtë situatë me dikë tjetër. Nuk do të ketë komunikime me shkrim dhe duhet ta grisni këtë memorandum.
Sekretari i Thesarit më ka siguruar, se nuk do të ketë reduktim të forcës së punës, pasi ky aktivitet kompensimi do të dojë minimumi 5 vjet për të përfunduar. Orientime të mëtejshme do t’ju jepen sipas kërkesave të rastit.

(nënshkruar)
Roscoe L.Egger, Jr.
Përfaqësues i të Ardhurës së Brendshme

Figura 5: Kjo letër mund të jetë e falsifikuar, por ajo kuadron temat e një mashtrimi në fshehtësi.

==============================================

The Banking System – david icke ( 1 – 4)

……………………………………

…………………………

……………………….

………………………………………………..

Fuqia mbi ngjarjet politike dhe njerëzore në këtë planet ishte rritur prej kapërcimeve dhe kufizimeve, derisa ky sistem i parasë së çuditshme zhvilloi kontrollin e tij të botës. Kjo iu dha bankierëve të Elitës mundësinë për të manipuluar luftërat dhe revolucionet, pothuajse sa herë që ata të dëshironin, të lidhur me elementë të tjerë brenda rrjetit të Vëllazërisë, gjë që zhvilloi dhe madje i bëri më të përqendruar në qëllimet e tyre, gjatë të njëjtës periudhë kur lindi sistemi i bankingut. Një tjetër degë e Vëllazërisë ishte themeluar zyrtarisht nga profesori gjerman Adam Veishaupt (Adam Weishaupt), më 1 maj 1776, e cila kërkoi të depërtonte në të gjitha vendet e fuqishme në Evropë. Kjo u quajt Iluminati Bavarian. Termi “Iluminati” kishte kuptimin “i iluminuar ose i ndriçuar” dhe vinte që nga kohët e lashta. Iluminati i Veishauptit ishte projektuar sipas linjave të Vëllazërisë klasike me rrathët e njerëzve, në dukje të palidhur, të cilët qëndronin përtej skenës dhe pa e ditur as vetë, të gjithë manipuloheshin dhe drejtoheshin prej të njëjtës bërthamë kontrolluese në qendër. Një herë ai tha: “Fuqia e madhe e Urdhrit tonë shtrihet te fshehtësia e tij; le të mos shfaqet kurrë në emrin e vet, por gjithmonë të mbulohet prej një emri tjetër, një tjetri preokupim”. Kjo ishte një përmbledhje madhështore e qasjes së Iluminatit, Elitës Botërore. Disa studiues mendojnë se në të vërtetë ishte viti 1770 kur Veishaupti kërkoi të shpallte Iluminatin Bavarian me ndihmën fillestare të Rothsçajlldëve.
Shoqëritë sekrete të Vëllazërisë komplotuan të shkatërronin monarkitë evropiane ose duke i zëvendësuar ato me republika, ose, pak më shpesh, duke e zhvendosur fuqinë e tyre si dhe duke i fundosur ata si drejtues të thjeshtë të shtetit. Një monark i fuqishëm ishte në rregull nëse ai ose ajo i mbështetnin planet e Iluminatit, Elitës për Rendin e Ri Botëror, por nëse ata nuk e bënin këtë ose refuzonin të manipuloheshin, mbi ta reagohej si një bllok serioz, sipas planit të hartuar. Manipulatorët i vrisnin ata dhe shpresonin se pasardhësi do të luante lojën, por kjo nuk mund të vazhdonte të përsëritej pa fund. Një pikëpamje shumë më e mirë e Vëllazërisë ishte zëvendësimi i monarkive me përfaqësues të zgjedhur të popullit, të cilët do të ndërroheshin një herë në disa vjet. Nëse kontrolloni paranë dhe median, mund të kontrolloni gjerësisht: (a) se kush do të vijë në krye të partive politike dhe (b) cilët njerëz do të zgjidhen në qeveri. Ju jepni mbështetjen financiare dhe përdorni rrjetin e shoqërisë sekrete brenda të gjitha partive politike për të manipuluar zgjedhjen tuaj për në majë; aktivizoni median tuaj (të kontrolluar) për të rritur popullaritetin e atij që doni ju të fitojë në zgjedhjet e ardhshme dhe të minoni kundërshtarin e tij apo të saj. Iluzioni që të shkrin së qeshuri e që quhet demokraci, është një mjet i mrekullueshëm për Iluminatin, Elitën Botërore. Kjo ishte krijesa e tyre dhe gjëja e fundit që ju mund ta quani demokraci.
Revolucioni Francez i 1789-s ishte një grusht shteti i Iluminatit, metodat e të cilit janë ripërsëritur herë pas here për të zëvendësuar monarkitë jodemokratike me “parlamentet popullore” jodemokratike. I vetmi ndryshim midis këtyre dy formave të qeverisjes është se njëra ishte qartësisht një diktaturë, ndërsa tjetra është paraqitur si liri. Kur njerëzit janë qeverisur prej një diktatori, në çfarëdo lloj forme, arrin një kohë kur dëshira për të dhënë mendim në punët e vendit do të piqet brenda njerëzve dhe, si rezultat, do të kërkohen format e demokracisë. Njerëzit jetojnë nën një diktator, me fjalë të tjera, e dinë se janë duke jetuar nën një diktator dhe, si përfundim, ata rebelohen. Sistemi që zëvendësoi monarkitë, “demokracitë e gënjeshtërta”, siç i quaj unë, ishte projektuar të jepte iluzionin e “pushtetit popullor”, ndërsa po strukturonte sistemin për të siguruar që pakica të drejtonte të gjithë shfaqjen. Prej manipulimit të ngjarjeve dhe zgjedhjeve nëpërmjet ndërhyrjes së drejtpërdrejtë, korrupsionit ose fuqisë së mediave, Elita do të ishte jashtëzakonisht e sigurt se të zgjedhurit e saj do të bëheshin presidentë, kryeministra dhe emra drejtues ndër qeveri. Njerëzit pyesin se përse këta që ngjiten në majë të politikës, anekënd botës, janë më së shumti ose të korruptuar, ose të paaftë. Mirë, tashmë e mësuat. Ata janë të paracaktuar për të qenë të tillë. Për më tepër, është e vështirë të inkurajosh njerëzit për t’u rebeluar kundër tiranisë së demokracive të gënjeshtërta, sepse ata janë programuar që të besojnë se jetojnë në një demokraci të vërtetë. Me rënien e fuqisë monarkike gjatë revolucioneve të projektuara nga Iluminati, një formë e diktaturës ishte zëvendësuar me një tjetër, por vetëm pak mundën ta dallonin këtë.
Nëse hedhim një vështrim të shkurtër te shpërthimi i Revolucionit Francez, ai do t’ju tregojë strategjinë e nëndheshme, me të cilën Elita Botërore dhe degëzimet e saj të Iluminatit përdorën gjithë kohës krijimin e konfliktit dhe verbimin e popullit. Ai filloi, si zakonisht, me një krizë të fabrikuar ekonomike. Një vend dhe, populli i vet, së pari, kërkonin të dëshpëruar shtigjet për të dalë nga varfëria dhe kolapsi ekonomik. Ashtu siç keni për ta vënë re përgjatë librit, manipulatorët krijuan rrethanat, për të cilat opinioni publik tha: “Duhet bërë diçka!” Pasi ishte realizuar ky stad (prej krizave ekonomike, luftërave apo diçkaje tjetër), manipulatorët bënë hapa para, duke paraqitur vizionin e tyre ndaj njerëzve dhe ofruan “zgjidhjet” e problemeve, të cilat ata vetë i kishin krijuar në fillim. Këto “zgjidhje” do të ishin saktësisht të gjitha masat që kërkonin të merreshin nga manipulatorët, si pjesë e udhëtimit përgjatë Rendit të Ri Botëror. Kjo është ajo që unë e kam quajtur skenari problem-kundërveprim-zgjidhje. Në këtë rast, ata kërkonin që populli i Francës të përmbyste monarkinë dhe ata të mbillnin farën e revoltës nëpërmjet metodës së tyre epokale të varfërisë dhe të borxhit. Në librin e tij Jeta e Napoleonit, McNair Ëilson thotë për kohën e tij:
“Një ndryshim cilësor ndodhi në strukturën ekonomike të Evropës, nëpërmjet të cilit, bazat e vjetra reshtën së qeni pasuri e matshme në toka, të korra, kope dhe minerale; një standard i ri po dilte në pah, domethënë, një formë e parasë për të cilën ishte dhënë titulli “kredit”.
Borxhet mateshin në ar ose argjend, asnjë prej të cilave nuk ishte e prodhuar në Francë. Në këtë mënyrë, borxhet e francezëve kishin kërcyer dhe ishin bërë më të pamundura për t’u arkëtuar. Vëllazëria i kishte njerëzit brenda, si zakonisht, duke përfshirë njërin që ishte në një pozicion kyç, siç ishte ai i ministrit të Financave të mbretit Luigj. Ai quhej Neker*, një njeri i cili pretendonte të ishte me origjinë gjermano-zvicerane. Ëilson shkruan për të: “Nekeri imponoi qëllimin e tij brenda te Thesari i mbretit, si një përfaqësues i sistemit të borxhit dhe siguroi aleancë me këtë sistem.” Nekeri pati një reputacion si spekulator i guximshëm dhe i paskrupullt përpara se të lidhej me administratën e mbretit dhe pas katër vjetësh në thesar, ai i manipuloi financat e Francës në interes të Iluminatit, Elitës duke i shtuar një tjetër borxh prej 170 milionë paundësh borxhit kombëtar. Me ekonominë e Francës si zhele dhe me popullin, të cilit po i rritej shqetësimi për varfërinë e vet, Iluminati lëvizi në stadin e dytë dhe filloi procesin e stimulimit të revolucionit. Ata e bënë këtë nëpërmjet rrjetit të Frimasonerisë.
Prej vitit 1730, Frimasoneria kishte hyrë në Francë nga Anglia dhe kishte tërhequr emra të shquar në rangjet e saj, siç ishte Filip Egalitè, Duka i Çartres dhe Duka i Orleanit, i cili u bë Mjeshtër i Madh. Vëllazëria i përdori njerëz të tillë, si dhe të tjerë si ata, për të sajuar terrenin fillestar të revolucionit, i cili ishte më i moderuar në kërkesat e veta. Egalitè e kishte bindur mbretin se ai do të bëhej mbret i një shteti demokratik, në një kohë që ata donin ta përmbysnin atë bashkë me mbretëreshën. Ai nuk kishte as idenë më të vogël për gjakderdhjen që do të vinte. Ai mendonte njëlloj me Lafajetin, një revolucionar tjetër dhe mik me Benxhamin Frenklin. Lafajeti donte të shikonte një monarki demokratike, të paraqitur nën Luigjin, mbretin e atëhershëm. Por këta njerëz u përdorën vetëm si mjete për të ndezur fillimin e etheve të revolucionit. Manipulatorët e vërtetë e dinin saktësisht llojin e revolucionit dhe qëllimin që ai kishte. Edhe pse Egalitè u shërbeu qëllimeve të tyre, ai u dërgua në gijotinë. Shumë njerëz janë mashtruar prej manipulatorëve të Iluminatit, duke qenë të sigurt se po luanin pjesën e tyre të lojës në planin e përgjithshëm, axhenda e vërtetë e të cilit është mbajtur e fshehtë për ta. Edhe pse ata e kanë bërë punën e tyre, janë hedhur si të pavlerë. Ata që e lexojnë këtë libër dhe janë në nivele të ulëta të shkallës së Vëllazërisë, duhet të mendohen gjatë në interes të tyre, pse jo edhe të të tjerëve.
Një tjetër folës i Vëllazërisë ishte Marquis de Mirbeau. Dihet tashmë se ai financohej prej gjermanit Moses Mendelson*, një anëtar i Iluminatit. Rabini Marvin S. Antelman e quajti Mendelsonin manipulator kyç të një klike “çifute” të fshehtë dhe besohet se ai vetë kërkonte ta shkatërronte Judaizmin, si dhe të gjitha fetë e tjera. Ai theksonte se kjo klikë, së bashku me joçifutët që bënin pjesë në të, janë adhurues të atij që ai e quante kulti i Syrit Gjithëvështrues. Ai e lidhi këtë grup me Shtëpinë e Rothsçajlldëve dhe theksoi se kulti ishte forca mbrapa Revolucionit Francez. Mendelsoni e filloi frontin e Iluminatit me lëvizjen Haskala më 1776, vit kur ishte shpallur Iluminati Bavarian. Një tjetër figurë e afërt me Mendelsonin ishte anëtari i Iluminatit Fridrih Nikolai.** Rabini Antelman e përshkruante Mendelsonin si një “njeri mashtrues”, i cili komplotoi për të shkurorëzuar Judaizmin, ndërsa pretendonte se ishte një nxitës i fesë dhe i “racës”. Kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur qysh atëherë dhe vazhdon deri më sot. Ka një klikë botërore çifute, e cila në të vërtetë nuk është adhuruese e Judaizmit apo mbështetëse e popullit çifut. Lozhat e Frimasonerisë në Francë, veçanërisht ato që kanë qenë nën kontrollin e formës së Urdhrit të Grand Orientit, kishin infiltrime prej manipulatorëve të Iluminatit dhe ishin përdorur për të ndezur revolucionin. Më 1786, Mirabo formoi një lozhë të Iluminatit në një takim në Kolegjin Jakobin në Paris. Ata do të bëheshin të njohur si Jakobinë. Në të njëjtin vit, një tjetër grup i Syrit Gjithëvështrues të Iluminatit, i quajtur Frankistët nga Jacob Franks ishte krijuar në Frankfurt. Një nga drejtuesit që shkëlqente këtu ishte Majkëll Hes,*** një i punësuar i Majer Amshel Rothsçajlldit. Këto dy grupe, jakobinët dhe frankistët, ishin në zemër të Revolucionit Francez.
Plani i Vëllazërisë ishte zbuluar haptazi, kur një anëtar i Iluminatit Bavarian të Adam Veishauptit ishte goditur nga rrufeja dhe ishte vrarë në Ratisbonë ndërsa ishte duke shpërndarë letra sekrete. Kjo i zbuloi planet për revolucion botëror dhe Rendin e Ri Botëror, që kishin një ngjashmëri të dukshme me Protokollet e Pleqve të Sionit, të cilat do t’i shohim shumë shkurt. Qeveria bavareze ishte në kërkim të qendrës së Iluminatit. U arrit të gjendeshin më shumë informata dhe plani u ishte bërë i ditur edhe autoriteteve franceze. Por ngjarjet në Francë tashmë kishin arritur pranë një pike, saqë askush nuk mund t’i ndalte dot më. Prej 1789-s, më shumë se 2 000 llozha frimasone u anëtarësuan tek organizata e Grand Orientit, e cila, nga ana e saj, ishte kontrolluar prej Iluminatit. Ata në vetvete ishin të kontrolluar nga Elita Botërore.
Organizata qendrore e revolucionit, shtypi dhe përhapja e propagandës ishte bazuar te Pallati Mbretëror, shtëpia e Egalitèsë. Ai ishte kaq në borxh ndaj huadhënësve, saqë u kishte lënë si garanci pallatin e tij. Pjesë e zgjuarsisë së manipulimit në ndonjë veprim të Elitës, Vëllazërisë është karakteri vrasës i opozitës. Një shembull i tillë në Revolucionin Francez ishte gjerdani i famshëm prej diamanti, i “blerë” nga mbretëresha Maria Antuaneta. Ajo ishte paralajmëruar rreth Frimasonerisë prej së motrës që jetonte në Austri shumë vjet më parë, por këshillave të saj ajo nuk iu vuri rëndësinë e duhur. Ajo e informoi të motrën, se në Francë Frimasoneria ishte e hapur dhe “gjithsecili i di të gjitha”. Frimasonët e “hapur” ishin tashmë duke planifikuar një banjë gjaku në guillotine, siç e shkruante ajo vetë këtë fjalë. Zemërimi me monarkinë në Francë ishte ushqyer me benzinë, kur makina propagandistike shpalli se mbretëresha kishte blerë një varëse diamanti për një çerek milion paundi, kur në të vërtetë ajo ishte urdhëruar pa dijeninë e saj prej një agjenti të Vëllazërisë, një shoqëruesi të afërt të Adam Veishauptit. Në një kohë të tillë varfërie në Francë, kjo gjë shërbeu si një dinamit politik. Skema ishte organizuar prej Jozef Balsamos (emri i vërtetë Kaliostro*), një italian nga Palermo, i cili ishte futur në Iluminat prej Vaishauptit.
Ky “revolucion popullor” vazhdoi të hedhë lolot e tij dhe prezantuesit e programit të faqes së re të dhunës së shpalosur. Të tjerë ishin paraqitur, si Dantoni, Marati dhe Robespieri, të cilët gjithashtu do të zëvendësoheshin pasi t’i kishin përdorur të gjitha mundësitë e tyre të plota. Mobi (turma) ishte organizuar të dilte nëpër rrugë, në mënyrë që të nxitej më tepër dhunë dhe makth. Në shtator të 1792-shit ndodhi “masakra e shtatorit”, ku 8 000 njerëz u vranë vetëm në burgjet e Parisit, në emër të një revolucioni, i cili supozohej të ishte për “lirinë” nga tirania mbretërore. Madje, në thelbin e vet, revolucioni nuk ishte organizuar nga populli francez. Sër Valter Skoti,** në veprën e tij Jeta e Napolonit, thotë: “Liderët kryesorë të… [revolucionit]… duket se kanë qenë të huaj.” Robespieri u tha se ishte drejtuesi i shquar i revolucionit, ndërsa ky e uli ritmin, por kjo ishte një tjetër perde tymi. Në librin e tij Jeta e Robespierit, G. Renier thotë:
“Më 28 korrik 1794, Robespieri mbajti një fjalim të gjatë kundër ultraterroristëve… duke shprehur akuza të përgjithshme të mekura. “Unë sfidoj duke mos i përmendur ata në këtë moment dhe në këtë vend. Unë nuk mundem të gris copa-copa plotësisht vellon që mbulon këtë mister të pafund qysh prej antikitetit. Por mund të pohoj me bindje se midis autorëve të këtij komploti janë agjentët e këtij sistemi të korruptuar dhe të shkapërdarë, më të fuqishmit të shpikur nga të gjitha shpikjet djallëzore prej të huajve për asgjësimin e Republikës; këtu kam ndërmend apostujt e ndyrë të ateizmit dhe të përjetësisë që është në bazën e tij”.
Në orën 2 pas mesnate, Robespieri u qëllua dhe të nesërmen u çua në gijotinë. Ai ishte shumë afër të vërtetës duke folur rreth Revolucionit të “lavdishëm” Francez dhe, në botën e çuditshme të Iluminatit, Elitës, do të thoshte se ai duhej rrëzuar. Mendoni këtë shembull ju që jeni në Vëllazëri dhe që besoni se jeni në kontroll të ngjarjeve. Ndaluni tani, më jepni informacionin që keni rreth asaj që po ndodh dhe vaftë në djall Vëllazëria, përpara se ju të bëheni një tjetër Robespier ose Egalitè! Nga Revolucioni Francez ju mund të shikoni elementet e luftërave dhe revolucioneve të manipuluara, që janë të zakonshme për të gjithë “popujt e rebeluar” në Evropë, të cilët dëbuan monarkitë dhe janë konfliktuar nëpër botë deri në ditët e sotme. Këto janë: krizat financiare, të cilat krijojnë vuajtje dhe sjellin zvarritjen për ndryshim (“Diçka duhet bërë”); mashtrimi i njerëzve me ndikim, të cilët mbështesin “kauzën” pa e kuptuar axhendën e vërtetë; shkarkimi i këtyre njerëzve, kur ata u kanë shërbyer qëllimeve të tyre me propagandën ndaj masave, për të shkatërruar sensin e natyrshëm të publikut për padrejtësinë, ta dezinformojnë dhe drejtojnë opinionin në drejtimin e dëshiruar; gënjeshtrat e thëna rreth kundërshtarëve të planit të tyre dhe vrasja politike e personazheve të tyre në pikën ku njerëzit kanë për të grumbulluar urrejtje të madhe për ta; organizimi i “marrjes me qira të turmave”, duke e bombarduar atë me agjitacion dhe inkurajim për të shkelmuar rendin e themeluar; dhe përfundimisht, vendosja e një demokracie kallpe ose e një varianti tjetër diktature.
Vëreni sfondin e ndonjë revolucioni ose lufte dhe do të shikoni shumë, zakonisht të gjitha këto metoda pune. Këtë sistem unë e kam përshkruar si një mënyrë përmes së cilës Gardianët e Burgut jashtëtokësor dhe Ndërgjegjja Luciferike me frekuencat jofizike rreth këtij planeti projektojnë kontrollin e tyre në botën fizike, duke qenë se kanë rrjetën e Elitës Botërore, Iluminatit, Vëllazërisë. Përça dhe sundo, kontrollo rrjedhjen e informacionit, manipulo sekrete dhe hap konflikt. Për mbi 300 mijë vjet ose më tepër, të gjitha këto metoda të kontrollit prej Gardianëve të Burgut mund të jenë parë në rrjetin e Elitës mbi tokë. Njëra shërben tërësisht si nivel për tjetrën. Revolucioni dhe lufta e vazhdueshme nëpër Evropë gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë është e koordinuar prej lordit Palmerston, kryeministri i Anglisë, i cili drejtoi politikat e vendit të tij për të zbatuar projektet e Iluminatit. Lordi Palmerston ishte Patriarku i Madh ose Mjeshtri i Madh i Frimasonerisë së Orientit të Madh, një emër tjetër i Iluminatit.
Palmerstoni ishte kryeministër gjatë “luftërave të opiumit”, kur Britania i detyroi kinezët të importonin opium, një politikë që e bëri të ndërvarur popullsinë e saj dhe i bëri ata lehtësisht të kontrollueshëm. Një arritje ishte zotërimi britanik i Hong Kongut, nëpërmjet së cilës Britania vazhdonte tregtinë e saj të drogës me amerikanët dhe kinezët.
Kishte një ambicie tjetër në axhendën e Gardianëve të Burgut/Elitës Botërore gjatë kësaj periudhe: fundi i Zotit në mendimin njerëzor. Zoti i Elitës është Ndërgjegjja Luciferike, por ata donin të ndalonin në mendimin njerëzor të gjitha besimet në jetën e përhershme, të ngulitnin besimin në vdekjen, mbarimin, si edhe në shkencën “materialiste”. Kjo do ta kthente ndërgjegjen njerëzore në një skllavëri të errët ndaj këtij niveli material. Në fillimet e hershme të 1800-s, një dokument i debatueshëm arriti të hedhë dritë, i emërtuar Protokollet e Pleqve të Sionit, të quajtura edhe Protokollet e Iluminatit, prej të cilave do të citoj shumë pjesë të shkëputura nga to te Rebelimi i robotit. Shumë thonë se ato ishin një mashtrim publik vetëm për të diskretituar çifutët dhe unë e përdor termin “Protokollet e Iluminatit” për t’iu larguar thekseve ndaj çifutëve. Nëse ato do të ishin një falsifikim, diçka që është shumë e mundur, cilët ishin ata që i falsifikuan dhe çfarë i shtyu që ta bënin këtë? Autorët e librit më të shitur Gjaku i shenjtë, Graali i shenjtë, nxjerrin përfundimin se protokollet origjinale ishin, në fakt, autentike. Madje mendojnë se ato ishin puna e një grupi elitar të quajtur Të Parët e Sionit, bërthama e fshehtë e kontrollit të Kalorësve Templarë. Ata besojnë se ky dokument ishte ndryshuar nga burimi i parë, për ta bërë si një komplot çifut. Sigurisht, unë nuk do ta heq nga mendja një përfundim të tillë. Ky është manipulimi që ata përshkruajnë dhe që më intereson, jo fakti se kush ka qenë fajësuar për këtë. Besoj se burimi i parë i saj lidhet me Iluminatin, sipas Rabinit Antelman. Cilat do që të jenë argumentet, nuk mund të mohohet fakti i dhënies së një mendimi pas 100 vjetësh. Protokollet, pavarësisht se nga i kemi peshqesh, ishin një profeci krejtësisht trullosëse, sipas asaj që ka ndodhur në shekullin XX në lidhje me luftërat dhe manipulimin, që unë jam duke paraqitur këtu. Kushdo që i ka shkruar ato, ka qenë i sigurt si dreqi se si ka qenë plani i lojës. Një protokoll flet për mënyrën se si manipulatorët synonin të shkatërronin idenë e Zotit në sa më shumë mendje njerëzore që të ishte e mundur:
“Ky është synimi ynë i pandryshueshëm, me mjetet e shtypit, për të ngjallur një besim të verbër në këto teori [shkencore]. Intelektualët e Gojimëve (Xhentileve) do të ngrefosen me njohuritë e marra dhe pa ndonjë verifikim logjik të tyre do të vendosen nën pasojën e gjithë informacionit të mundshëm nga shkenca, të cilin specialistët tanë agjentë e kanë ndarë me dhelpëri së bashku me qëllimin e edukimit të mendjeve të tyre në drejtimin që duam ne. Për një moment, mos mendoni se këto deklarata janë fjalë boshe; mendoni për sukseset që ujdisëm me Darvinizmin”
Protokoll 2
“…Është e domosdoshme t’i minojmë të gjitha besimet, për ta larguar me detyrim nga mendjet e Gojimëve parimin e vërtetë të Hyjnisë dhe të shpirtit dhe të vendosim në vend të tyre llogaritjet matematikore dhe nevojat materiale.”
Protokoll 4
Darvinizmi, sigurisht, i referohet Çarl Darvinit, njeriut më efektiv në realizimin e besimit të gjerë vetëm në një jetë dhe kaq. Ai sugjeronte në mes të 1800-s, se potenciali i mendjes është zhvilluar prej trashëgimisë gjenetike. Kjo është një shpikje marrëzie, por që provoi justifikimin për lëvizjen eugjenike (pastërtia raciale) që do të adhurohej e udhëhiqej nga Adolf Hitleri dhe nga politikat e kontrollit të popullsisë së sotme. Vepra e tij Origjina e specieve, me titull të shkurtuar, do të krijonte bazat për mendimin “shkencor” dhe mendimi i saj mbizotëron tek ajo që ne guxojmë ta quajmë shkencë në ditët e sotme. Madje, teoria e tij më e famshme, ajo e mbijetesës sipas përshtatjes, nuk do të paraqitej fare në katër botimet e para. Ai e formuloi atë i ndikuar nga shkrimet e një bashkëkohësi, Herbert Spencer, i cili e pati ngritur këtë ide, nga ana e tij, prej dikujt tjetër. Fjala “evolucion” nuk u paraqit deri në botimin e gjashtë, më 1872. Madje, unë mendoj se as Darvini nuk e besonte teorinë e vet nga fundi i jetës së tij. Ai mendonte se Zoti i kishte krijuar qeniet njerëzore. Gjithsesi, Origjina e specieve, e sundoi me shpejtësi mendimin “shkencor”. Ajo ishte projektuar nga Elita për të arritur pikërisht këtë. Darvini ishte një tjetër lakè.
Ai ishte një spiker për të dhënë një goditje mbi mendjen njerëzore, e cila ishte koordinuar prej shumë vitesh. Një grup i vogël njerëzish, i njohur si Shoqëria e Hënës në Birmingam, Angli, ishte shprehës i kësaj. Grupi do ta vazhdonte ndikimin e tij nën emrin e Shoqërisë Mbretërore me bazë në Londër dhe është ende një nga grupet më me ndikim në botën me vështrim drejt shkencës. Shoqëria Mbretërore ishte themeluar prej Urdhrit të Kryqit Rozë nën mbretërimin e Çarlit II. Një tjetër njeri i shquar me ndikim “shkencor”, Sër Isak Njutoni, ishte Risikrucian dhe Mjeshtër i Madh i të Parëve të Sionit, bërthama e fshehtë e Kalorësve Templarë. Ai ishte një frymëzues në sfond të themelimit të Shoqërisë Mbretërore. Studiuesit e mbrapaskenës së Shoqërisë të Hënës kanë vëzhguar se kjo pasqyronte (me saktësi të dukshme) një grup të quajtur Kolegji i Padukshëm, i përshkruar në punën e Francis Becon, Atlantisi i Ri. Ky grup ishte i njohur si Shoqëria e Hënës, sepse ai e kryente takimin një herë në muaj, kur ishte hëna e plotë. Midis anëtarëve të tij ishte Benjamin Franklini, një nga themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mik i afërt i revolucionarëve francezë dhe… Erazmus Darvini, gjyshi i Çarl Darvinit, njeriut që më vonë do të bëhej spiker për këtë botë që është si mos më keq. Çfarë rastësie! Një anëtar tjetër i Shoqërisë së Hënës ishte Unitariani Josiah Vedgvud,* themeluesi i të famshmes fabrikë qeramike dhe vajza e tij do të bëhej mamaja e Çarl Darvinit, pas martesës së saj me Robert Darvinin, djalin e Erasmus Darvinit. Askush nuk ka qenë aq i sigurt si ai nga kjo familje!
Gjashtë nga anëtarët e Shoqërisë së Hënës ishin edukuar në Universitetin e Edinburgut, siç ishte edhe Çarl Darvini. Shoqëria ishte një organizatë revolucionare, e cila mbështeste rrëzimin e monarkive dhe minimin e Zotit në sistemin e besimit njerëzor. Benjamin Franklin do të bëhej një lloj “diplomati” shëtitës për kauzën, njëlloj si Henri Kisinger do të bëhej në gjysmën e dytë të këtij shekulli.** Unë nuk mund ta rekomandoj së tepërmi librin e shkencëtarit dhe studiuesit kanadez, Ian T. Taylor, të titulluar Në mendjen e njerëzve: Darvini dhe Rendi i Ri Botëror. Kjo zbulon historinë se si teoria “shkencore” moderne ishte ambalazhuar dhe shitur si e vërtetë për të trullosur mendjen njerëzore. Me provë të detajuar dhe të dokumentuar, Tejlori zhvesh ngrehinën e këtij institucioni shkencor, besimet e tij, pretendimet dhe manipulimin. Çdo student i shkencës do të përfitonte shumë nga leximi i kësaj vepre.
Por natyrisht që shumë njerëz nuk lexojnë të tilla prova. Ata shkojnë në sistemin e shkollave dhe universiteteve dhe përthithin të gjitha gjepurat e pranuara, të cilat e kanë fillesën nga koha e Darvinit. Kjo dëmton rrugën e disave prej tyre, për të parë vetveten dhe jetën në përgjithësi dhe, ashtu siç e kemi diskutuar, ata krijojnë këtë realitet për botën rrotull tyre. Kjo është një botë që nuk dihet se “Ku e ka fillin? Ne jemi mbi të gjitha, vetëm aksidente kozmike dhe jeta është pothuajse një mbijetesë e më të përshtatshmit. Nuk ka ambient për ndjenjën; gjithkush për vete”. Një lëvizje, e cila ka lindur nga këndvështrimi i jetës prej Darvinit është quajtur Humanizëm, një tjetër mjet për manipulimin, madje shumica dërrmuese e avokatëve të saj, nuk e kuptojnë atë. Ende edhe sot, organizata si Komiteti për Shqyrtimin Shkencor të Pretendimeve për Paranormalët (KShShPP) bëjnë gjithçka që mundin për të diskretituar ndonjë shpjegim apo dukuri, e cila e denoncon institucionin shkencor si një mashtrim. Një militante e vrullshme britanike në krah të alternativës së shpjegimit shkencor është Suzan Bllekmor,*** e cila i ka ardhur rrotull rrotës së torturës me bollëkun e programeve televizive për të mbrojtur linjën institucionale kundër të gjitha sfidave. Këta mendjembyllur e sfidojnë imagjinatën time.
* Në origjinal: Josiah Wedgood [Shën. Përkth.] ** Të shekullit XX [Shën. Përkth.]
** * Në origjinal: Susan Blackmore [Shën. Përkth.]

Në historinë tonë të shkurtër të konspiracionit, ne jemi tashmë pranë viteve të shekullit XX. Manipulatorët kanë krijuar sistemin financiar dhe atë të bankingut, e kanë paraqitur këtë botë sikur është e gjitha shkencë dhe kanë vendosur, nëpërmjet revolucioneve të projektuara, një seri të demokracive të gënjeshtërta, me të cilat ata kontrollojnë dhe drejtojnë, ndërsa popujt mendojnë se janë të lirë. Në mendjet e tyre pa drejtim (të kontrolluara prej Gardianëve të Burgut mbi Dimensionin e Katërt), është koha për të shpallur stadin tjetër të rrugës së Rendit të Ri Botëror. Kjo është koha për t’u bërë globale.
– Shkëputur nga libri: Prapaskenat e historisë botërore “…dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë”, i autorit David Icke. Vëllimi i I. Kapitulli 3 – FUQIA E LETRËS (Nga faqet 65 – 87) Botues HELGA’s SECRETS.

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura