SHERADIN BERISHA: HISTORIA ZYRTARE SHKOLLORE ËSHTË HISTORI E FABRIKUAR!

Pashtriku.org, 30 tetor 2017: Historia institucionale, ajo zyrtare, e cila mbizotëron në librat shkollore, pretendon që luftërat, revolucionet etj., janë kryesisht ngjarje të cilat ndodhin rastësisht, spontanisht apo aksidentalisht!
Kjo nuk është e vërtetë!
Për mendimin tim, ashtu sikurse në ekonomi që çdo ecuri zhvillimore planifikohet paraprakisht, edhe në politikë shkaktimi i luftërave dhe krizave të ndryshme planifikohen, nuk ndodhin rastësisht, pra nuk zhvillohen spontanisht!
Në këtë drejtim presidenti i 32’të i SHBA’ve Franklin D.Roosvelt (1882-1945) ka një thënie epokale ku thotë:
“Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”.
Prandaj historia zyrtare që mësohet në tekstet mësimore është padyshim një histori e fabrikuar – për interesa të politikës, e cila kontrollohet dhe financohet nga fondacionet dhe bankat e oligarkëve miliarderë!

***
Ekonomisti, historiani dhe shkrimtari i shquar anglez Antony Cyril Sutton (1925 – 2002) në librin e tij “Skull&Bones”, f.25, shkruan: “Vetëm për tu siguruar që linja zyrtare të ishte mbizoteruese në lidhje me të tjerat, në vitin 1946 Fondacioni i Rokfellerit ndau 139.000 dollare për të publikuar historinë zyrtare të Luftës së Dytë Botërore.”
***
Edhe studiuesi i ri gjerman, Jan Udo Holey (i lindur më 22 mars 1967) me pseudonimin ‘Jan van Helsing’ në librin “Shoqëritë sekrete dhe fuqia e tyre botërore”, fq. 221 /262, shkruan: “Në vitin 1946, ‘Rockfeller Foundation’ shpenzoi 139.000 Dollarë amerikanë për të paraqitur një version zyrtar të luftës së dytë Botërore, e cila fshehu të gjithë historinë e bankierëve Amerikanë që ndërtuan regjimin Nazist, poashtu edhe sfondin okultist dhe mistik të nazistëve. Një nga financuesit kryesorë të fondeve ishte vetë kompania e Rockfeler’it, Standard Oil”.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura