DEGRADIMI I KOSOVËS ME HASHIM THAҪIN KRYEMINISTËR!

Pashtriku.org, 02. 03. 2016: Me Thaçin kryeministër, Kosova pati një buxhet të ndërtuar kryesisht nga të hyrat doganore, ndërkaq raporti mes importit dhe eksportit ishte 1 me 8. Me Thaçin kryeministër, u vodhën 25 kg ari në Dhomën e Dëshmive të Policisë në Pejë.
Me Thaçin kryeministër, arsimi universitar u kritikua për rrënim dhe politizim të skajshëm të UP-së, u publikuan punimet plagjiaturë dhe nga 32 universitetet private ku shumë nga profesorët ishin bashkëpartiakë të Thaçit.
Me Thaçin kryeministër, Kosova nuk mori asnjëherë Raport Progresi me nota pozitive: për çdo vit, BE-ja përsëriti nevojën për të luftuar korrupsionin dhe krimin.
Me Thaçin kryeministër, Kosova u rendit në raportet ndërkombëtare si një vend gjysmëautoritar dhe me korrupsion super të lartë.
Me Thaçin kryeministër, shëndetësia u dominua nga skandalet me klinikat private, ndër të cilat rasti i klinikës Medicus me trafikimin e paligjshëm të veshkave.
Me Thaçin kryeministër, KQZ-ja u detyrua të dorëhiqet nga kërkesa e saj për të vënë kamera në vendvotime, çka u pasua nga vjedhja masive e votave.
Me Thaçin kryeministër, Kosova pagoi 6 milionë euro kompanisë izraelite Saatchi&Saatchi, për një spot publicitar që doli të ishte i kopjuar.
Me Thaçin kryeministër, i tërë distribucioni i KEK-ut u shit për vetëm 26 milionë euro.
Me Thaçin kryeministër, u nënshkrua një marrëveshje pa çmim për autostradën e kombit, që rezultoi të ishte autostrada më e shtrenjtë në Evropë.
Me Thaçin kryeministër, Aeroporti i Prishtinës u dha me koncesion për 20 vjet për vetëm 100 milionë euro.
Me Thaçin kryeministër, në Kosovë u aplikua privatizimi i tipit neoliberal siç ishte bërë në vendet afrikane dhe amerikanolatine: rezultati i privatizimit ishte që fabrikat dhe ndërmarrjet u shitën por investimet nuk erdhën.
Me Thaçin kryeministër, ai që kishte drejtuar procesin e privatizimit, Dino Asanaj, u tha se u vetëvra me 12 goditje me thikë.

Me Thaçin kryeministër, filloi vala e parë e emigrimit që solli tragjedinë në lumin Tisa.
Me Thaçin kryeministër, Mitrovica mbeti e ndarë: përkundër aksionit të Policisë së Kosovës në veri më 25 korrik 2011, policia u detyrua të zmbrapsej duke humbur pjesëtarin Enver Zymberaj.
Me Thaçin kryeministër, transformimi i FSK-së në ushtri u shtye nga një vit në tjetrin për të mos u bërë ende.
Me Thaçin kryeministër, Kosova mbeti një vend i izoluar, pa liberalizim të vizave.
Me Thaçin kryeministër, ekonomia e Kosovës mbeti e pazhvilluar njësoj si dhe projekti për të, Plani Bansko i Bullgarisë.
Me Thaçin kryeministër, 40% e kosovarëve jetuan të papunë dhe 40% e kosovarëve jetuan në varfëri.
Me Thaçin kryeministër, Kosova doli me popullsi të përgjysmuar në regjistrimin e dështuar.
Me Thaçin kryeministër, Policia e Kosovës zbatoi urdhra politik për të gjithë ata që guxuan të shfaqin pakënaqësitë e tyre.
Me Thaçin kryeministër, vetëm brenda vitit 2011, atij iu refuzuan 27 kërkesa për tu takuar me burrështetas të Europës.
Me Thaçin kryeministër, Kosova bisedoi pandërprerë me Serbinë, pa kushte, pa dënimin e krimeve të luftës, pa kthyer të pagjeturit, pa marrë dëmshpërblimet e luftës, pa marrë fondin pensional dhe pa marrë artefaktet arkeologjike.
Brenda pak vitesh, ndryshoi aq shumë, sa që në një intervistë për Euronews, Thaçi kishte thënë se ai kishte qenë larg fronteve të luftës, duke mohuar të kaluarën e tij në UÇK me të cilën ishte ngritur në politikë.
Si kryeministër ai bisedoi gjatë me krerët serbë Daçiq dhe Vuçiq, dikur bashkëpunëtorë të Millosheviqit dhe Sheshelit, mes të cilave ai negoicioi marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe.
Se si kishte qeverisur Thaçi, u kuptua më mirë pas rrjedhjes së disa përgjimeve telefonike të Policisë, ku në mënyrë krejt të papërgjegjshme për një kryeministër, ai dëgjohet teksa flet me një stil mafioz në italisht, gjuhë që nuk e njeh.
Me Thaçin kryeministër, Kosova u bë top lajm i mediave botërore pas akuzave të Dirck Martit, sipas të cilave Thaçi kishte drejtuar një grup kriminal që kishte trafikuar organe të serbëve në atë që njihet si “shtëpia e verdhë”.
Hashim Thaçi premtoi që do ta padiste Dirk Martin, por ai nuk e bëri kurrë këtë.
Thaçi nuk bëri asgjë për t’ia hequr UÇK-së barrën e akuzave për trafikim organesh, çka solli Gjykatën Speciale.
Pas dështimit të votimit të Speciales në qershor, Thaçi i shtërngoi deputetët e tij t’i votonin të njëjtat amandamente më 3 gusht të 2015-s.
Pas kësaj, Hashim Thaçi që dikur kishte drejtuar UÇK-në, u mburr në OKB për Gjykatën Speciale që do të hetojë krimet e supozuara të UÇK-së.
Me Thaçin ministër i Jashtëm, Kosova mbeti e izoluar pa liberalizim të vizave.
Me Thaçin ministër i Jashtëm, Kosova dështoi të anëtarësohej në UNESCO.
Me Thaçin ministër i Jashtëm, njohjet për Kosovën u stopuan në 111 shtete.
Me Thaçin ministër i Jashtëm, ai nënshkroi marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, e cila mund ta lërë Kosovën me 9000 hektarë tokë më pak.
18 vjet pas hyrjes së tij në politikë, Hashim Thaçi mëton që karrierën e tij ta vazhdoj si President i Republikës së Kosovës. /Kohavision/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura