DILAVER GOXHAJ: E PËRJETSHME DO TË JETË MIRËNJOHJA JONË NDAJ TË GJITHË ATYRE QË E BËNË TË MUNDUR KËTË FITORE

Tiranë, 27. 06. 2015 – Ne, luftëtarët vullnetarë nga Republika e Shqipërisë të organizuar në shoqatën atdhetare-kulturore “Vullnetari i Lirisë”, gjatë gjithë ditës së sotme, 26 Qershor 2015, qëndruam pranë ekraneve të televizorëve për të ndjekur direkt punimet e Kuvendit të Kosovës, i cili kish në rend të ditës diskutimin dhe miratimin ose jo të Gjykatës Speciale për veprimtarinë ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjykatë unikale në historinë e luftrave botërore, ku ata që luftojnë për liri duhet të gjykohen se pse luftuan për të fituar lirinë. Ishim të interesuar për vetë faktin se nismëtarët për ngritjen e kësaj gjykate ndërkombëtare kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bisedimet me ndërkombëtarët ishin vetë gjithë antarët e ish Drejtorisë Politike të kësaj ushrie çlirimtare, me në krye ISH drejtorin e saj Hashim Thaçin, (me përjashtim të z. Jakup Krasniqi dhe z. Adem Demaçi që e kundërshtuan me forcë të madhe), i cili edhe në fjalën e fundit në këtë seancë Kuvendi e tha tërë mburrje: “unë që krijova Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, e megjithatë ishte tepër I angazhuar për t’i bërë vetë varrin kësaj ushtrie dhe popullit që e lindi, e krijoi, e armatosi, e ushqeu, e veshi dhe e furnizoi me bijtë e tij më të mirë!
Me këtë veprim dhe fjalim të tij ne kuptojmë se ai e quan pronë të tij Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe si i tllë e thotë pa pikë ndrojtjeje: “unë e krijova dhe unë kam të drejtë ta gropos”! Në këto kushte kur vetë qeveria e përbërë nga Partia Demokratike, e cila pretendon se është pasuesja e asaj ushtrie çlirimtare, dhe LDK-ja ishin gati të bëheshin varrmihësit e UÇK-së, kuptohet që mosmiratimi i kësaj Gjykate Speciale ishte shumë e vështirë. Atë vështirësi e bënte edhe më të madhe propaganda e gjithë mediave të shkruara dhe ato vizive, me përjashtim të disa prej tyre: Radio Kosova e Lirë, gazeta Kosova Sot, portali “Pashtriku.org” dhe disa portale të tjera, që megjithatë ishin minorancë në raport me mediat që ishin me PDK-në, LDK-në dhe partinë e serbëve të Kosovës. Merita e kësaj minorance mediatike qëndron në faktin që arriti ta ndërgjegjësonte Opozitën dhe një pjesë shumë të vogël të deputetëve të Partisë Demokratike, me në krye z.Nait Hasani, atdhetarë me gjak të kulluar shqiptari që ta mposhtnin koalicionin shqiptaro-serb që ai varr të mos hapej nga përfaqësuesit e popullit që e krijoi atë ushtri çlirimtare.

Për këtë fitore të madhe historike u jemi mirënjohës përjetësishtë, ne dhe brezat që do të vinë, të gjithë atyre shqiptarëve por edhe dashamirëve të huaj, si z Uoker, që folën, shkruajtën, propaganduan dhe votuan mosmiratimin e asaj gjykate, e cila, po të ndodhte e kundërta, do të ishte turp kombëtar dhe i përjetshëm. Ne e dimë që ata shtete e qarqe diplomatike që nuk na e pëlqejnë krenarinë tonë janë të shumtë e shumë të fuqishëm ngaqë komandojnë edhe institucionet europiane e ato ndërkombëtare, dhe mundet që edhe të na e imponojnë me arrogancë krijimin e asaj gjykate speciale, por të paktën ne nuk pranuam si popull që t’i bënim vetë varrin vetes sonë. Këtu qëndron madhështia e kësaj fitoreje të orës 18.00, të datës 26 qershor 2015, çasti kur tabela elektronike e Kuvendit të Kosovës tregoi se vetëm 75 vota ishin për miratimin e asaj gjykate nga 80 vota që duheshin për ta miratuar.
E përjetshme do të jetë mirënjohja e jonë ndaj të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë fitore.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

PËR KRYESINË E SHOQATËS “VULLNETARI I LIRISË”

SHPËTIM GOLEMI (Dilaver Goxhaj)
Tiranë, ora 18.30, 26. 06. 2015

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

KRIMI ME VAKSINA!

KRIMI ME VAKSINA! Senatori australian, Malcolm Roberts bën thirrje për akuza kundër burokratëve shëndetësorë për krimet Covid Nga…