Pashtriku, 22 qershor 2019: Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi si një faktor i ri shpresëdhënës për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare në tërësi e asaj Kosovare në veçanti. Ajo iu imponua opinionit publik shqiptar fillimisht nëpërmjet aksioneve të shkëputura e më vonë me veprime luftarake të guximshme me përmasa të konsiderueshme dhe me objektiva të mëdha kombëtare. Njohja e UÇK-së ishte e imponuar jo vetëm për ne shqiptarët e klasën tonë politike, këtej e andej kufirit, por edhe për opinionin ndërkombëtar e organizmat e ndryshme prestigjioze ndërkombëtare. Pra UÇK-ja, duam apo nuk duam, është ulur këmbëkryq në çdo vatër e mëndje shqiptare si dhe nëpër kanceleritë euroatlantike, pavarësisht këndeve të shikimit e të vlerësimit të secilit. Është një realitet i gjallë që nuk mund të anashkalohet nga askush.
UÇK-ja nuk kërkon pak. Me fjalë, e sidomos me veprimin e saj luftarak, kërkon me këmbëngulje të vihen në vend padrejtësitë shekullore në çështjen kombëtare shqiptare. Sipas këndit të shikimit të UÇK-së, mjetet paqësore e për më tepër i ashtuquajturi “gandizëm shqiptar”, u treguan jo vetëm të paefektshëm për trurin e imunizuar të Millosheviçit, por edhe të dëmshëm e me shumë firo në zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare. Ndaj rruga e armatosur për çlirim kombëtar, lindi si një domosdoshmëri e imponuar por edhe si një shans historik në udhëkryqin e çështjes sonë kombëtare. Ajo fiton vlen e bëhet më pak e kushtueshme në se gërshetohet drejt edhe me zgjidhjet e mundshme politike.
UÇK-ja, fillimisht, nga vet ne shqiptarët, në rastin më të mirë, u quajt “ëndërrimtare” dhe, në rastin më të keq, “Dorë e zgjatur e sigurimit serb”. Por, në këta muajt e fundit, luftëtarët e lirisë i rrëzuan këto hamendje të qëlli ë kohë të tillë kur thuajse e gjithë klasa politike shqiptare, këtej e andej kufirit, e kishin “pjekur mta apo të pa qëllimta, me gjakun e sakrificat e tyre në fushat e betejave. Dhe e bënë këtë në nj mëndjen” se, çështjen kombëtare në tërësi e atë kosovare në veçanti, do të na e binin të zgjidhur në “sini” SHBA dhe Europa, veçse në kufijtë e zbatimit apo të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Nga ana tjetër, faktori ndërkombëtar, duke u mbështetur edhe në qëndrimin tejet paqësor të klasës sonë politike, nuk nguronte të bënte premtime boshe, herë për “autonomi kulturore”, herë thjesht “autonomi” e herë “autonomi maksimale”, pa shpjeguar asnjëherë se çfarë përfaqësonin ato. Veçse asnjëherë ai faktor nuk e përmendi pavarësinë e vetvendosjen, megjithëse janë parime të rëndësishme ndërkombëtare. Madje, në të kundërt, kohët e fundit deklaruan se “nuk janë dakort me pavarësinë e Kosovës”.
Qetësia në Kosovë, qoftë edhe e rreme, sikurse u treguan faktet, i shkonte shumë për shtat faktorit ndërkombëtar, për të mos thënë se ishte pikërisht ai që e kultivonte me premtimet e veta për të ruajtur statukuonë. Gjithsesi atë e prishi dalja e UÇK-së.
Luftëtarët e lirisë deklaruan se luftën nuk e zgjodhën ata. Ajo iu imponua atyre nga Serbia dhe Milosheviçi, me sjelljen e tyre kriminale, gjakatare e genocidale shumëvjeçare ndaj popullit e çështjes kombëtare shqiptare. Shqiptarët pritën shumë nga faktori ndëkombëtar e “rruga paqësore” .
Kombet e tjera në ish Jugosllavinë e Madhe kanë vite që fituan pavarësinë, kryesisht me forcën e armëve dhe, në përgjithësi, po shijojnë zhvillim e përparim. Shqiptarët, më të duruarit ndaj dhunës serbe por edhe më idealistët ndaj premtimeve të faktorit ndërkombëtar, dolën më të humburit ndër kombet e ish jugosllavisë. Ndaj edhe durimi e shpresa që problemin tonë ta zgjidhnim me rrugë paqësore apo të na e zgjidhnin të tjerët, erdhi një ditë që u sos.
Pozita dhe opozita serbe,të bashkuar në një gjuhë dhe në një veprim, as që pranonin të flitej për “çështjen shqiptare”, pasi ajo ishte vetëm “çështje serbe”. Faktori ndërkombëtar bënte sehir dhe prej vitesh jepte vetëm premtime të kujdesëshme,duke mos ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë. Në këtë lojë shqiptarët faktikisht mbetën të vetëm, si gjithmonë në histori edhe pse mund të mos na vijë mirë kur e themi shkoqur e troç të vërtetën.
Vërtet,për zgjidhjen e çështjes kombëtare do të kishte qenë më lehtë te merreshin armët qysh në vitin 1991- 1992, krahas kombeve të tjerë në ish Jugosllavi, por edhe tani nuk është vonë.
Dalja e UÇK-së, si një faktor përcaktues, në ditët e sotme, i zgjidhjes së çështjes kombëtare, i dha edhe një shans klasës politike shqiptare, por edhe një mësim shokues faktorit ndërkombëtar, e sidomos vet klikës gjakatare milosheviçiane.
Është një e vërtetë e pa mohueshme se, askush, as edhe analistët më të specializuar, edhe pse e ndjenin rrezikun, nuk mundën të parashikonin këtë zhvillim kaq të shpejtë e në përmasa të tilla të luftës çlirimtare në Kosovë dhe të vet forcës kryesore të sajë UÇK-së. Ndaj dhe çështja shqiptare tashmë ka zënë vend parësor nëpër kanceleritë ndërkombëtare. Si rrjedhojë e saj janë shtuar ec e jaket e pambarim të politikanëve euroatlantikas në Shqipëri e madje edhe në Kosovë. Ata kanë dhënë e japin opsion pas opsioni për zgjidhjen e çështjes shqiptare, por disi pa “këmbë e kokë”.
Së fundi, duke parë këmbënguljen e UÇK-së, sikur u dhanë edhe disa “modele” të zgjidhjes së problemit tonë. Ne, duke dëgjuar këto opsione e modele, herë gëzohemi e hidhemi përpjetë dhe, ata, për të mos na lënë të kalojmë në “ekstazë” ,ulin hera-herës shkallën e “zgjidhjes” dhe ne, ashtu të bindur ndaj faktorit ndërkombëtar, themi me njëri-tjetrin: “more ç’bëhet kështu, cili është qëndrimi i vërtetë i faktorit ndërkombëtar?”. Dhe kujtohemi se pikërisht ky faktor na ka bërë padrejtësinë më të madhe në çështjen tonë kombëtare, se ai ka komplekse ndaj çështjes shqiptare. Kështu edhe biem në pesimizëm, pranojmë edhe çfarëdo zgjidhje që ai na parashtron, mjafton të jetë edhe vetëm “një hap i vogël përpara” nga gjendja e sotme.
Pikërisht në këtë udhëkryq të mendimit e të vet çështjes shqiptare, doli në skenën politike e luftarake UÇK-ja. Edhe pse për ndokë nd me jo shumë bindje, ajo na ringjalli shpresën në këtë kapërcyell shekulli se po i vjen fundi edhe kalvar it të çështjes shqiptare. Na kujtoi e na kujton me forcë të gjithëve, edhe botës, jo sa për të “larë gojën”; sikurse bën shpesh politika, se ekziston në moralin e popujve por edhe në të drejtën ndërkombëtare, krahas parimit të mosprishjes me forcë të kufijve, edhe një parim tjetër, po aq i shenjtë e ndoshta edhe më tepër, ai si së drejtës së popujve për vetëvendosje. Kjo ndoshta mund të mos i pëlqejë ndokujt e madje mund t’i krijojë edhe kokëçarje. Por për këtë nuk janë fajtorë shqiptarët dhe UÇK-ja. Në të kundërt, ata janë në të drejtën e tyre të pamohueshme. Ndaj shkakun e shpërthimit të luftës së armatosur nuk duhet ta kërkojnë tek ata që luftojnë për të drejtën, por tek ata që e kanë shkaktuar këtë padrejtësi dhe të tjerët që ushtrojnë dhunë e genocid mbi popullsinë shqiptare.
Ne, shqiptarët, si moralisht edhe politikisht, nuk ka përse të jemi të tërhequr e të rezervuar në kërkesat tona para organizmave ndërkombëtare. Klasa politike shqiptare duhet të ndërgjegjësojë në radhë të parë vehten e pastaj edhe faktorin e jashtëm se, pa vënë në vend padrejtësinë ndaj popullit tonë, tashmë nuk do të ketë më qetësi në Ballkan e ndoshta edhe më gjerë. Të jemi të ndërgjegjshëm dhe të mos marrim mbi vehte përgjegjësi për “ruajtjen e qetësisë” duke premtuar e u angazhuar. Popullit shqiptar në Kosovë i ka vajtur thika në kockë dhe nuk duron dot më. Ndaj duhet të jetë e qartë se, në se fillon konflikti në ndonjë pjesë tjetër të trojeve shqiptare, dhe për këtë nuk ka e nuk mund të jepet garanci, zhvillimet do të jenë më tepër të pakontrollueshme, si nga faktori i jashtëm dhe ai i brendshëm.
UÇK-në duhet t’a shohim, vlerësojmë e trajtojmë realisht
Për UÇK-në janë folur shumë gjëra, edhe deri për mosnjohje të saj, apo së fundi edhe për “asgjësimin” e saj. Vërtet nuk dimë shumë gjëra konkrete që kanë të bëjnë me organizimin, armatimin, përmasat konkrete të shtrirjes, të komandimit e drejtimit ushtarak e politik, etj.
Gjithsesi kjo mosnjohje nuk ka përse vë në dyshim vlerat, përmasat apo edhe ekzistencën e UÇK-së, qoftë edhe tani, pas ofensivës së përgjithshme të ushtrisë serbe. Një pjesë e këtyre të dhënave nuk ka përse të bëhen të njohura sepse për to shërbimi sekret serb, sikurse thotë
populli, “paguan sa frëngu pulën” për t’i siguruar. Të tjerat do të bëhen të njohura kur të vijë koha apo, ndonjëra edhe kur të zgjidhet, sikurse është rasti i caktimit të Adem Demaçit si përfaqësues politik.
Fakti që UÇK-ja kaloi me sukses nga veprimet fillestare të shkëputura e të kufizuara në kohë e hapësirë në veprime luftarake të përmasave më të mëdha, thuajse në të gjithë territorin e Kosovës, duke arritur edhe në krijimin e “Zonave të Lira”, i mbështetjes së gjerë në popull, etj, flet në mënyrë të drejtpërdrejtë për vlerat, përmasat, organizimin, drejtimin dhe objektivat madhore të saj. Sa më lart e vërteton më së miri dhe vetë ofensiva e përgjithshme e ushtrisë serbe e shtrirë në kohë qoftë edhe vetëm për “një javë” sikurse deklaroi Milosheviçi (ajo vazhdoi reth dy muaj dhe pjesërisht vijon ende), por me përmasa operativo-strategjike. Në kushtet kur vetë pala kundërshtare, jo thjesht, deklaron por edhe vepron në përmasa të tilla, është më e kuptueshme se kemi të bëjmë me një palë po të përmasave të tilla. Pra UÇK-ja është bërë e mbetet një forcë reale me ndikim strategjik në shtrimin e zgjidhjen e çështjes kosovare e më gjerë, të vetë çështjes shqiptare, në se do të dimë dhe arrijmë t’ a trajtojmë drejt e saktë “faktorin UÇK”.
Jemi dëshmitarë se, në rezultat të ofesivës serbe, të trysnisë së forcave e të armatimit të saj, duke filluar që nga granathedhësi e mortaja e deri te topat e kalibrit të madh, “Katjushat”, tanku, helikopteri e aeroplani, me pjesëmarrje aktive jo thjeshtë të policisë, sikurse reklamohet, por sidomos të ushtrisë serbe apo të mercenarëve të ndryshëm, UÇK-ja pësoi dëmtime në forca e mjete si dhe në lënien e hapësirës. Ky, me sa duket, është një realitet që nuk ka përse t’a fshehim. Veçse ajo duhet parë realisht e sidomos pa pesimizëm e të qara. Lufta është luftë dhe as nuk është realizim i menjëhershëm e as edhe përfundim po i tillë. Ajo ka ecurinë e vet, fillimin, zhvilli- min dhe përfudnimin. Ndaj është ende herët të flitet për përfundimin e saj, kur UÇK-ja ka hedhur vetëm hapin e parë, e pse jo dhe shënoi sukseset por edhe dëmtimet e para.
Lënia e hapësirave nga ushtri të tilla, sikurse është edhe UÇK-ja, nuk janë shprehje e humbjes së luftës. Si teoria e këtyre luftrave, ashtu dhe praktika e zhvillimit të tyre, tregon qartë se tërheqje të tilla të parashikuara e të organizuara apo edhe të detyruara nga pala kundërshtare, janë në vet përmbajtjen, taktikën dhe strategjinë e luftrave çlirimtare. Janë rregulla të njohura luftarake të ushtrive çlirimtare se, objektet e hapësirat e ndryshme, në kushtet e një operacioni superior të kundërshtarit, mbahen për aq kohë dhe me veprime e mënyra të tilla sa e si e ndjen vehten të aftë e të sigurtë të qëndrosh, pa pësuar dëme serioze në forca e mjete. Ndaj e rëndësishme në këto operacione është jo mbajtja e objekteve dhe e terrenit se sa ruajtja e forcave e mjeteve nga asgjësimi i sigurtë.
Në gjithë historinë luftarake të popullit tonë e deri te LANÇ-i, përvoja tregon se, vërtet kundërshtari ka mundur të kap edhe deri “Zonat e lira” , por ai ka dështuar sepse nuk ka arritur objektivin kryesor të tij – asgjësimin e forcave dhe të mjeteve tona. Kështu ka ndodhur edhe me UÇK-në. Edhe ato të dhëna të kufizuara që kemi, në se i analizon me vëmendje (ofensivën serbe dhe kundërveprimet e UÇK-së), mund të vrehet shumë qartë se, pavarësisht dëmeve që ajo ka pësuar, ashtu sikurse është dëmtuar edhe vetë ushtria serbe, UÇK-ja ka arritur t’ i ruaj forcat e mjetet e veta, edhe pse me dëmtime. Jemi dëshmitarë se, ndërkohë që ofensiva serbe vazhdonte, UÇK-ja ndërmerrte veprime luftarake në krahë e shpinë të forcave operuese serbe, rimerrte objekte të rëndësishme ,që ajo kishte lënë më parë, apo edhe mbronte me këmbëngulje objekte të tjera.
Intensiteti i veprimeve të saj luftarake ka një farë rënie në krahasim me periudhën para operacionit serb. Veç do mbajtur parasysh se veprimet luftarake nuk kanë intensitet të njëtrajtshëm dhe është e kuptueshme se, pas një operacioni të përmasave të tilla, të ketë edhe një ulje të dendurisë së UÇK- së. E pa pranueshme, për një ushtri të tillë kryengritëse, është inaktiviteti, kur ajo ka mundësi e forca për të qënë aktive. Dhe, ky tregues UÇK-së gjykoj se nuk i mungon as në momentet e tanishme. Edhe pse me formacione të shpërndara e më të vogla, ajo duhej të kryej veprime luftarake zinxhir, të shtrira në kohë e hapësirë (të njëko- hëshme dhe të njëpasnjëshme) në të gjithë hapësirën kosovare, në mënyrë që ushtrisë serbe t’ja bëjë të paduru- eshme jetën normale në trojet tona, deri sa vetë UÇK-ja të rigrupojë forcat e të ndërmarrë veprime në shkallë më të lartë luftarake.
Për dëmet e pësuara nga ofensiva serbe mund të mos gjykohet rëndë UÇK-ja dhe shtabi i saj drejtues. UÇK-ja është një ushtri e re, pa përvojë luftarake (ajo ka mësuar shumë nga vetë ofensiva serbe), me një organizim ende jo solid e të përsosur, me një armatim ende të kufizuar, sidomos në llojshmëri, me një shtab dhe kuadër komandues ende pa përvojën e domosdoshme luftarake, por edhe në pikpamjet teorike për luftën çlirimtare, e cila dallon shumë thelbësisht nga lufta me front të rregullt, në mënyrat e organizimit dhe të kryerjes së veprimeve luftarake. Këto e të tjera mangësi, mbase UÇK-ja dhe shtabi i saj luftarak i kanë parasysh apo i kanë evidentuar në analizat e luftimeve për përballimin e operacionit mësymës të ushtrisë serbe. Ndoshta duhen luftuar më tepër edhe shfaqjet e euforisë e të vetëkënaqësisë fillestare, të cilat janë me pasoja shumë të dëmshme ..
UÇK-ja, edhe në ditët e sotme, është një realitet i pamohueshëm dhe një forcë publike me pamje e përmbajtje të qartë, e dalë jo nga kulisat e politikës por nga realiteti i gjallë i jetës kosovare në veçanti dhe i çështjes shqiptare në tërësi. Madje është ende forca që vë në lëvizje dhe shtyn më fuqishëm zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare. Pikërisht për këtë arsye ajo sot ndodhet nën një trysni të shumëfishtë: në fushën e betejës nën trysninë e forcave superiore serbe, dhe, në fushën politike, nën trysninë e forcave politike shqiptare si dhe nga faktori ndërkombëtar.
Sa për faktorin politik shqiptar ende nuk është i qartë synimi i saj, në se mbetet në kufijtë e kërkesave të faktorit ndërkombëtar, që e thjeshtëson së tepërmi zgjidhjen e problemit (në përmasat e tij), apo do t’i dalë në krah kërkesës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Natyrisht, UÇK-ja ka qëndri- min e vet, por edhe roli i faktorit politik është i pazëve- ndësueshëm në karierën politike të shtruarjes e zgjidhjes së problemit shqiptar. Praktika e deritanishme tregon se faktori politik shqiptar,në të gjitha trevat shqiptare, për arësye e shkaqe të ndryshme, ndjen shpesh inferioritet maksimal ndaj faktorit ndërkombëtar. Por ai shpreh edhe shenja frike ndaj fuqisë ushtarake serbe kur e paralajmëronte atë (UÇK-në) se, “ka marrë shumë përgjegjësi mbi vehte”.
Duke e parë të vërtetën në sy, duhet thënë se çështja kombëtare shqiptare kishte rënë në “pikën e ngrirjes” e të pritjes për t’u zgjidhur vetëm nga jashtë. Që problemi arriti deri këtu, sigurisht që “meritë” ka edhe faktori politik shqiptar me qëndrimin e vet pritës. Doli një forcë e re publike, sikurse është UÇK-ja, që ujët filoi të shkrijë dhe çështja shqiptare të futet fuqishëm e të rrjedhë natyrshëm në shtratin e vet të mbarë.
Pra, kemi të bëjmë me një ndryshim thelbësor si në shtrimin ashtu edhe në zgjidhjen e problemit shqiptar.
Nuk është puna të ndryshojmë thjesht me fjalë opsionet e zgjidhjes, sikurse ndryshojmë xhaketat me ndryshimin e stinëve, apo të shprehemi edhe më të “evropianizuar” se vetë evropianët për rrugën paqësopre, por kërkesat tona t’i shtrojmë troç, qartë, saktë, pa ekuivoke dhe me kurajon që të jep gjaku i derdhur jo vetëm nëper fushat e betejave, por edhe ne radhët e popullsisë se pafajëshme. Ndaj kërkohet ridimensionim real në mendim, konceptim, rrugëzgjidhje e deri në mënyra organizimi e veprimi politik e ushtarak, të pandara nga njëra tjetra, për të siguruar objektivat e shtruara.
Është një moment historik e me përgjegjësi të madhe, ndoshta i papërsëritshëm për brezat që jetojnë,përsa i përket zgjidhjes së çështjes kombëtare. Nuk kërkohet vetëm qartësi politike (nga UÇK-ja dhe faktori politik) por edhe kurajo qytetare për të ndërmarrë vendime të guximëshme e vizionare. Sa më natyrshëm të gërshetohet faktori politik me atë të UÇK-së, por duke i ruajtur kësaj të fundit shpirtin e saj luftarak si dhe duke bërë për vehte (faktorin politik) kerkesën e saj për çlirim kombëtar, edhe në tavolinat e bisedimeve do të shtrohen e pranohen zgjidhje të sakta e më të plota të çështjes shqiptare. Ndaj aftësinë e forcave politike apo edhe të vetë Demaçit, që është pranuar si përfaqësues politik i UÇK-së, do ta shikoja si rezultative jo duke nënshtruar UÇK-në, por duke i dalë krah asaj në misionin e saj fisnik, duke e shtrirë “lojën”, krahas apo nga fushat e betejave, nëpër tavolinat e bisedimeve. Sa më jashtë loje në përmbajtje por edhe në formë të shtyhet UÇK-ja në bisedime të ndryshme, aq më e cunguar do të jetë edhe zgjidhja e problemit.
Faktori politik dhe UÇK-ja, si pjesë të pandara të zgjidhjes se problemit shqiptar, duhet ta vlerësojnë realisht gjendjen. Ajo që dëshiroja të theksoj së fundi, është fakti se tashmë, në rezultat të evoluimit cilësor të zhvillimeve në Kosovë, nuk jemi më në kushtet e pushtimit të zakonshëm ushtarak serb. Jemi në një gjendje thelbësisht të re. Kosova jo vetëm se është e pushtuar si dikur, por është edhe në gjendje lufte me Serbinë. Derdhet gjak në fush beteja, por edhe nëpër qendra të banuara apo kampingje të improvizuara të popullsisë shqiptare. Digjen e bëhen shkrumb e hi vatrat shqiptare e deri të mbjellat sipas parimit të “tokës së djegur”, dëbohen shqiptarët nga trojet e të parëve të tyre duke ushtruar një genocid të gjerë e të paparë në trojet tona. Ndaj duhet kuptuar, por edhe duhet mbajtur parasysh, se pavarësisht se dikush ka armë e dikush jo, ne jemi në radhë të parë, palë në luftë dhe vetëm në radhë të dytë, jemi palë në bisedime me serbët. Në se do të shikohet dhe shtrohet problemi nga ky kënd, është e logjikshme se edhe në bisedime duhet të shkojmë nëpërmjet fushës së betejës.
Sa më të bashkuar të jemi rreth idealit e flamurit kombëtar, sa më rezultativë të jemi në fushat e betejave, aq më imponues, në të mirë të çështjes kombëtare, do të jemi edhe nëpër tavolinat e bisedimeve, jo vetëm me serbët por edhe me faktorin ndërkombëtar, dhe e kundërta në rast mossuksesi.
Të mos harrojmë se Millosheviçi, i kënaqur nga rezultati i operacionit të vet që pushtoi hapësirat, filloi të gjallërohet dhe të shtroje opsionet e veta për zgjidhje. Por, populli kosovar dhe në tërësi mendimi shqiptar nuk mund të kthehen më në kushtet e gjendjes së mëparshme, të pushtimit të zgjatur serb. Ajo bashkëjetesë, megjithë durimin e stërzgjatur shqiptar, tashmë ka marrë fund. Dhe kjo, jo për faj të shqiptarëve, por të klikës gjakatare milosheviçiane. Janë dy palë të gjakosura, jo më në demonstrata, por në fushëbeteja të ushtrive të tyre. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se kthimi prapa, në gjendjen e mëparshme, nën pushtimin në çfarëdo pamje, do të ishte disfatë për ne shqiptarët dhe, sikurse dihet, në rrjedhën e përfundimit të luftrave disfatat kanë haraçin e tyre, shpesh shumë të çmueshëm për atë që vlerësohet palë e mundur. Ndaj përpjekjet duhet të jenë si politike ashtu dhe ushtarake. Këtë shansin e fundit na e ka dhënë UÇK-ja dhe të gjithë neve, secili në pozicionin e vet, duhet të japim ndihmesën në arritjen e qëllimit final të UÇK-së dhe të vetë çështjes kombëtare. Ndaj edhe UÇK-ja duhet të jetë një dhe jo e ndarë. Krijimi i fraksioneve brënda UÇK-së,sikundër qe shpallia e ekzistencës së FARK-ut” është dobësimi i saj, për rrjedhojë dobësim dhe i zgjidhjes së çështjes kombëtare.
“Rilindia”, 18 shtator 1998
_________________________
DILAVER GOXHAJ (SHPËTIM GOLEMI): PSE UÇK-ja E HUMBI KONTROLLIN NË SHUMË TERRITORE TË SAJ? (SHTATOR 1998)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8824