DJALLËZIA E SPIRO BUTKËS! TË PADITET PENALISHT KY FALSIFIKATOR!!

Të paditet penalisht Spiro Butka!

DJALLËZIA E SPIRO BUTKËS!

Nga Sheradin Berisha, më 11 Korrik 2024

“Kush nuk ka besim në vetvete, gënjen gjithmonë”, Friedrich W. Nietzsche (1844 – 1900)

Spiro Butka librin “Operacioni Shigjeta midis realitetit historik”, pothuajse në tërësi e ka shkruar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara si dhe duke sajuar në mënyrë të përsëritshme akuza e gënjeshtra në adresë të eprorëve të Operacionit „Shigjeta“:

1. Kolonel Dilaver Goxhajt (Shpëtim Golemit), epror i Drejtorisë Operative (DO) në SHP të UÇK-së, njëri nga hartuesit e Planit të Operacionit “Shigjeta” (në gjysmën e dytë të prillit 1999 në malet e Jezercit), së bashku me Bislim Zyrapin (Shef i SHP të UÇK-së), Ekrem Rexhën – Drinin, epror në DO të ShP të UÇK-së, Hajdin Abazin – Lum Haxhiun, …, të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi;

2. Musa Jasharit, Zv.K-dant i Komandës së Operacionit (KO) në Vend Komandën e Përparuar (VKP) në Cahan; të cilit në Epopenë e Lavdishme të UÇK-së në Prekaz, më 5 – 7 mars 1998 iu flijuan duke luftuar kundër forcave pushtuese serbe, 12 anëtarë të familjes së tij në krye me pridërit Hamit e Sala Jashari;

3. Nexhip Hajdarit, Shef i Shtabit në KO në VKP Cahan;

4. Rifat Sylejmanit, Shef i Operativës në KO në VKP Cahan;

5. Maliç Doqit, epror i Operativës në KO në VKP Cahan;

6. Kemajl Shaqirit, fillimisht epror i Operativës në KO të VKP në Cahan, nga 1 qershori 1999. K-dant i DT-3 Gorozhup …

7. Bilall Syla, K-ndant i DT-2, Maja e Pashtrikut;

8. Binak Gashi, Zv.K-dant i DT-1, Lugu i zi …,

9. Agim Sylejmanit, anëtarë i Operativës me VK më Kukës;

10. Fazli Berisha, K-dant i FDVV TF-2 në DT-3, Gorozhup, e të tjerë!

Spiro ka menduar se, përsëritja e bën të “vërtetë” gënjeshtrën! “Përsëriteni një gënjeshtër shumë shpesh, dhe ajo bëhet e vërtetë”, ishte ky një sllogan që shpesh i atribuohet mjeshtrit të propagandës naziste, Jozef Gebelsit (1897-1945).

Prandaj nuk duhet të heshtim përballë gënjeshtrave të tij!

Diku e kam lexuar thënien: “Mos hesht kur dëgjon e lexon gënjeshtra! Pse? Sepse “kur e vërteta zëvendësohet me heshtje, heshtja është gënjeshtër”!

ÇFARË ËSHTË DJALLËZIA?!

Filozifi i shquar gjerman i shek.XIX, Friedrich Wilhem Nietzsche (1844 – 1900) gjatë ligjerimit të tij në një moment i pyet studentët: “Çfarë është djallëzia? Çfarëdo që del nga dobësia”, ishte përgjigjia e tij!

Në këtë kuadër libri “Operacioni Shigjeta midis realitetit historik” padyshim është dobësia djallëzore e Spiro Butkës!

P.S. për falsifikim të dokumenteve bazike të Operacionit “Shigjeta”, si dhe për akuza e shpifje të rënda në adresë të ish eprorëve të Komandës së Operacionit “Shigjeta” me Vend Komandë Përparuese (VKP) në Cahan dhe jo vetëm: Gjeneral Musa Jasharit (Jashar Jashari), Nexhip Hajdarit, Maliq Docit, Binak Gashi, Rifat Sylejmanit, Bilall Syla, Fazli Berisha, Kemajl Shaqirit, Agim Sylejmanit, ish eprorit të DO të SHP të UÇK-së, Dilaver Goxhaj (njëri nga hartuesit e Planit Operativ Shigjeta), Rajmonda Malecka…, Bordi i Shoqatës Operacioni “Shigjeta” në krye me kolonel Bislim Zyrapin, duhet të ngre padi penale kundër autorit të librit “Operacioni ‘Shigjeta’ midis realitetit historik”, Spiro Butka!

__________

Ilustrimet:

1. Spiro Butka falsifikatori i Operacionit Shigjeta në librin “Operacioni Shigjeta midis realitetit historik”, prill 2022.

2. Tri “dokumente” të manipuluara të Spiro Butkës edhe me nënshkrim të falsifikuar të Bislim Zyrapit, të botuar në librin: “Operacioni “Shigjeta” midis realitetit historik, Tiranë, prill 2022″

3. Shpifje dhe akuza të Spiro Butkës ndaj eprorëve të Komandës së Operacionit “Shigjeta” në Vend Komandën e Përparuar (VKP) në Cahan (maj – qershor 1999): Maliq Doçit, Musa Jasharit dhe Nexhip Hajdarit…, në faqet 149 – 150 të Librit të tij: “Operacioni “Shigjeta” midis realitetit historik”.

4. Shpifje dhe akuza të Spiro Butkës ndaj eprorëve të Komandës së Operacionit “Shigjeta” në Vend Komandën e Përparuar (VKP) në Cahan (maj – qershor 1999): Musa Jasharit, Rifat Sylejmanit dhe Maliq Doçit, në faqet 222 – 223 të librit të tij: “Operacioni “Shigjeta” midis realitetit historik”.

5. Shpifjet e Spiro Butkës në adresë të Dilaver Goxhajt (Shpëtim Golemit), në faqet 12 dhe 220 të librit: “Operacioni Shigjeta midis realitetit historik”

6. Harta e skicuar pas luftës nga Spiro Butka&Co, ku pasqyrohet rrejshëm lufta e UÇK-së në Koshare dhe Pashtrik!

7. Pesë urdhërat e falsifikuar në emër të MM të QPK-së, me vulë e nënshkrim të Ministrit Azem Syla…

________________

DJALLËZIA E SPIRO BUTKËS! TË PADITET PENALISHT KY FALSIFIKATOR!

https://pashtriku.org/djallezia-e-spiro-butkes-te-paditet-penalisht-spiro-butka/

***

SPIRO BUTKA NUK I NDALË SHPIFJET KUNDËR ADEM DEMAÇIT …  T’I BËHET PADI PENALE PËR MANIPULIMIN DHE FALSIFIKIMIN E DOKUKMENTEVE BAZIKE TË OPERACIONIT “SHIGJETA“, NË PASHTRIK, (MAJ QERSHOR 1999)

https://pashtriku.org/spiro-butka-nuk-i-ndale-shpifjet-kunder-adem-demacit/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura