DJE NË SHKUP U NDERUAN ME TITULLIN AKADEMIK (POST MORTUM) 15 PERSONALITETE SHQIPTARE NGA MAQEDONIA

Shkup, 18 prill 2018: Në organizim të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, Nju Jork-Shkup, përmes një manifestimi u nderuan me titullin Akademik (post mortum) disa personalitete të shkencave dhe arteve, shqiptarë nga Maqedonia, edhe ata janë: Prof. dr. Fadil Sulejmani, Prof. dr. Masar Kodra, Prof. d. Remzi Nesimi, Prof. dr. Xhevat Gega, Prof. dr. Petro Janura, Prof. dr. Ali Vishko, Prof. dr. Jusuf Rexhepi, Prof. dr. Rahmi Tuda, Prof. dr. Asllan Selmani, Prof. dr. Nexhat Abazi, Prof. dr. Mahmud Hysa, Prof. dr. Musli Halimi, Dr. Dom Gaspër Gjini, Prof. Ismail Hoxha, kompozitor dhe Adem Kastrati, piktor akademik.
Në prani të anëtarëve të familjeve të këtyre personaliteteve që u nderuan me titullin Akademik, të shumë studiuesve, profesorëve dhe personaliteteve të tjera nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe viset tjera, nga një bioblibliografi për jetën dhe veprimtaritë e tyre paraqitën profesorët dhe studiuesit, Prof. dr. Avzi Mustafa, Prof. dr. Nebi Dervishi, Prof. dr. Hamdi Mediu, Prof. dr. Skender Asani, Prof. dr. Sevdail Demiri, Mr. Afërdita Iljazi dhe të tjerë. Gjatë paraqitjes të biobibliografive të begatshme të këtyre personaliteteve u prezantuan edhe fotografitë portret të secilit prej tyre.
Cerfikatat për titullin Akademik (post mortum) në emër të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, Nju Jork-Shkup, i ndau kryetari i saj, Prof. dr. Skender Kodra, i cili kishte ardhur enkas për këtë aktivitet nga SHBA.
Manifestimi u organizua në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni.

Shkup, 16 prill 2018

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura