ENKEL XHANGOLI: VARFËRIA NË RRUGËT E SHQIPËRISË!

Elbasan, 20. 04. 2015 – Të gjithë janë të barabart para zotit, para ligjit, ku të gjithë gjykohen dhe dënohen ashtu si e meritojnë. Por barazia nuk ekziston kur bëhet fjalë për pasuri, para, pushtet. Shoqëria është ndarë në hierarki shtresash, por shtresa më problematike ështe ajo me të ardhura të ulta. Kjo është ajo shoqëri e cila përjeton vështirësitë dhe vuajtjet që varfëria shkakton. Të detyruar nga vujtjet, kushtet e këqia këta njerëz vendosin të dalin në mes katër rrugëve duke shpresuar se ndonjë njeri zemërmirë do t`iu fal diçka, që kur të vij darka të blej një bukë për familjen dhe mos vdesi urie.
Duke parë një gjendje të tillë nuk mund të rri pa thënë diçka, ku fjalët nuk mjaftojnë kundrejt një situate të trishtueshme e të dhimbëshme si kjo. Nuk mund të rrish indiferent dhe pa bërë asgjë për t`ì ndihmur sa do pak këta njerëz, që luftojnë për të mbajtur frymën gjallë nga mëshira e të tjerëve. Askush nuk e ngre zërin, askush nuk e shtron si problem. Shumë njerëz i kushtojnë rëndësi gjërave të pa vlerë, gjërat të cilat i bëjnë ata të argëtohen, por asnjëherë këtij problemi i cili po shkatërron familje, fëmijë e ç’të gjejë pëpara.
Rrugët gjithmonë e më shumë mbushen nga persona të cilët dalin dhe lypin gjatë gjithë ditës për të mbajtur frymën gjallë. Disa luten duke u justifikuar se janë të sëmurë dhe kanë nevojë për ilaçe që të shërohen, ndërsa të tjerë shtiren sikur janë invalid, njerëz të paaftë për të punuar, duke shpresuar se kështu do të mund t’i preki në shpirt njerëzit që do ta shohin. Gjithashtu këta njerëz bien pre e talljeve nga njerëz të cilët nuk e dinë ç’do të thotë varfëri. Shpesh herë njerëzit të cilët lypin bëjnë veprime qesharake (këndojnë, kërcejnë, etj…) duke i argëtuar njerëzit për rreth me shpresën se do t’i falin ndonjë qindark. Shumë njerëz të varfër të cilët vuajnë për bukën e gojës detyrohen t‘u turren koshave të plehrave, për të mbledhur lëndë të riciklueshme si: qese plasmasi, bidona plastik, kanaçe, etj…

Cilat janë moshat që lypin në rrugë?
“Profesioni” i lypsit nuk njehë mosh, rrugës sheh njerëz të grupmoshave të ndryshme që nga fëmijët deri te më të moshuarit, të cilët mundohen të mbajnë gjallë shpirtin e tyre. Shumë fëmijë detyrohen që të punojnë që në moshë të vogël, pasi familja e tyre nuk ka të ardhura të mjaftueshme që të kujdeset apo t`i ushqejë ashtu sikur çdo fëmijë tjetër. Por dhe pse këta fëmijë janë të varfër, ata janë si gjithë të tjerët. Dhe ata kanë ëndërra, dëshira të cilët duan t`i realizojnë gjatë jëtës.
Kur unë pyeta një nga këta fëmijë i cili ishte ulur në një qoshe rruge duke zgjatur dorën e tij të vogël se çfarë do që të bëhesh kur të rritesh? Ai mu përgjigjë: “Dua të bëhëm futbollist që të jem i pasur dhe bëhem i famshëm”. Ky fëmijë ishte i vetëdishëm që këtë gjë ai nuk mund ta realizonte. Duke thënë me zë të ulët; “Unë e di që nuk do të bëhem asnjëherë”. Ai mund të ishte një fëmijë i talentuar, por atij nuk i është dhënë asnjëherë mundësia, dhe këtë gjë nuk do ta marrim vesh kurrë.
Këta fëmijë janë si gjithë të tjerët, por skamja dhe varfëria i ka bërë të veçohen nga pjesa tjetër e shoqërisë. Po ashtu këta fëmijë duan të arsimohen të kenë botën e tyre ashtu sikur çdo fëmijë tjetër. Por familja e tyre nuk i përballon dotë shpenzimet e shkollës. Ka patur shumë raste ku fëmijët janë detyruar ta lënë shkollën në gjysmë, për të ndihmuar prindërit e tyre e për të fituar bukën e gojës. Shumë familje janë ndihmuar nga fondacione dhe oraganizata të ndyshme bamirësie.
Fondacione të ndryshme kanë shpërndarë pako me ushqime e veshmbathje. Një ndër këto organizata është ajo e UNICEF’it, e cila operon në vendin tonë duke mbrojtur të drejat e fëmijëve dhe kujdeset për ta. UNICEF ka bërë të mundur vaksinimin e fëmijëve të kësaj kategorie për një shëndet më të mirë.

Çfarë masash ka marrë shteti kundrejt këtij fenomeni?
Kur ne flasim për vuajtjet dhe varfërinë mendja menjëherë të shkon se ku është dora e shtetit?

Dhe pse në fushata elektorale u premtua shumë se, këta njerëz nuk do të lypin më në rrugë, dhe do të kenë një vënd pune ku të fitojnë të ardhura të mjaftueshme për sigurimin e kushteve minimale, këta njerëz akoma vazhdojne të lypin në rrugë. Gjatë fushatës u premtua gjithashtu se, këtyre njerëzve do t’iu gjenin një vend strehim ku të kalonin natën e të përballonin temperaturat e ulëta të stinës së dimrit. Por dhe ky premtim nuk u mbajt as nga pushteti vendor, as nga ai qëndror. Ligjërisht duhet që këtyre familjeve që vuajnë finaciarisht t’iu lidhë një pension që të jetë i mjaftueshëm për të blerë gjërat më minimale për të jetuar.
Deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete për ndalimin e këtij fenomeni që po rritet me hapa galopand. Shteti duhet që këtë çështje ta shtroi në çdo mbledhje e në çdo kohë, ta shohë si një nga problemet më të rëndësishëm, i cili ka nevojë të merren masa të menjëhershme.
Instancat përkatëse duhet të marrin masa parandaluese, përpara se të jetë shumë vonë që ky fenomen të mos marri përmasa gjigande dhe ne të jemi të pa fuqishëm kundrejt kësaj situate me të vërtetë të frikshme. Ne duhet të gjendemi pranë çdo situate të tillë dhe të mbështesim këdo që ka nevojë, qoftë dhe një ndihmë fare e vogël, atyre ju duket vërtetë shumë. Sytë e tyre me lot janë drejtuar nga shteti që të vërë dorë mbi ta dhe të trajtohen si njerëz normal, e jo si kafshë pa zot.
– Autori është student në degën e gazetarisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

…………………………………………………………

………………………………………………..

(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura