Pashtriku, 17 shtator 2020: Ka dalur nga shtypi libri “Dhuna serbe në Opojë 1912-1999” me autor Bedri Halimi.
Libri është botuar nga Shoqata Kulturore Ymer Prizreni (SHKYP).
Paraqet dhunën serbe të ushtruar që na viti 1912 ndaj të shpërngulurve, të vrarëve, të burgosurve dhe të ndjekurve nga Serbia në të gjitha periudhat historike që nga 1912 e deri më 1999. Gjithashtu, libri “Dhuna serbe në Opojë 1912-1999” paraqet dëmet në detaje të luftës së fundit (1998 – 1999) në Kosovë për këtë trevë.