DOMOSDOSHMËRIA E UNITETIT, PAS ZGJEDHJEVE TË 9 SHKURTIT 2025

DOMOSDOSHMËRIA E UNITETIT, PAS ZGJEDHJEVE TË 9 SHKURTIT 2025

Nga Fatmir Lekaj

Rrugëtimi i Kosovës drejtë lirisë dhe pavarësisë, është histori e lavdisë dhe e suksesit me plotë sakrifica dhe përpjekje të pandalshme. Megjithëkëtë, gjatë këtij rrugëtimi, në aspektin politik, përveç meritave kanë ndodhur kryesisht edhe 3 gabime të elitës politike të Kosovës, në kuptimin se ky rrugëtim do të mund të ishte edhe më i suksesshëm sikur të evitoheshin këto gabime. Rrjedhimisht pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, elita politike e Kosovës është para një testi të madh moral, patriotik, politik dhe historik, dhe mund të ngadhënjej vetëm nëse ka mësuar nga 3 gabimet e së kaluarës:

1. Elita politike e Kosovës nuk bashkëpunoj mjaftueshëm gjatë fundviteve 90`të, dhe rrjedhimisht (megjithë përpjekjet politike dhe sidomos sakrificat e luftës çlirimtare për çlirimin e Kosovës), një pjesë e Veriut të Kosovës mbeti nën okupim dhe nuk u arrit të unifikohet krejtësisht me pjesën tjetër të vendit.

2. Elita politike e Kosovës nuk bashkëpunoj mjaftueshëm pas Konferencës së Rambujesë (shkurt 1999) dhe çlirimit përfundimtar të Kosovës (qershor 1999), dhe rrjedhimisht (megjithë përpjekjet për pavarësimin e Kosovës), nuk u arrit të shpallet pavarësia e Kosovës më herët dhe rezultuam me pavarësinë e Martti Ahtisaarit (më 17 shkurt 2008), i cili nuk duhet të fajësohet ngase arriti të bën zgjidhjen më të mirë të mundshme në kuadër të kontekstit politik të Kosovës së pas luftës.


3. Elita politike e Kosovës nuk bashkëpunoj mjaftueshëm, pasiqë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në korrik të vitit 2010, konstatoi se Pavarësia e Kosovës është e ligjshme dhe jo në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare. Rrjedhimisht rezultuam me asociacionin e komunave me shumicë serbe, që i hapi rrugën regjimit të Beogradit për insistimin drejt një de-facto republike serbe në Kosovë.

Tani pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, është momentumi i fundit (duke i marr parasysh edhe aspektet gjeopolitike), që elita politike e Kosovës të bashkëpunoj si duhet për të formuar një Qeveri të Unitetit dhe për të marr përgjegjësinë morale dhe politike për të mirën e Kosovës përtej interesave partiake (të korrigjohet bashkërisht çfarë mund të korrigjohet pa i hedh faje njëri tjetrit dhe të mos ngec procesi i shtetndërtimit të Kosovës). Në këtë vazhdë, uniteti dhe pragmatizmi në politikën e jashtme të Kosovës është i një rëndësie të veçantë, sidomos në raport me SHBA-të.  Nëse elita politike e Kosovës nuk është mbushur mend ende dhe sidomos nëse për ego personale nuk reflekton mjaftueshëm edhe tani, do ti mallkojnë varret e heronjve dhe dëshmorëve.  Ngase të gabosh është njerëzore, por të mos mësosh nga gabimet dhe të përsëritësh gabimet sidomos në cilësinë e përfaqësuesit të popullit, është e pafalshme. Dhe mos të harrojmë postulatin e Hasan Prishtinës: “Para se gjithash ruhuni nga mallkimi i historisë”.

Total
0
Shares
1 comments
  1. POSTULATI I HASAN PRISHITËS: PARA SE GJITHASH RUAJU NGA MALLKIMI I HISTORIRSË.” GJATË LUFTËS UÇK ÇLIRIMTARE TË ADEM KRYELEGJENDARIT PËR KARIERA APO PËR INTERESA PËRSONALE A, PREJ GJELOZIE, SE PËRSE MU ADEM KRYLEGJEDARI, PATË GUXIM DHE SAKRIFIKOI TERË FAMLJEN EDHE FARËFISIN E GJAKUT FAMILJAR, DUKE U FLIJUAR ORE, DUKE LUFTUAR DHE DUKE KËNDUAR O, DUKE RIZGJUAR TERË DHE GJERË SHQPTARINË, NGA GJUMI SHEKULLOR DHE DUKE FITUAR PËRKRAHJEN QË NGA: SHBA+NATO+BOTA DEMOKRATIKE+GJITHA TROJET SHQIPTARE+MERGATA JONË MBARË SHQIPTARE; KËSHTU ARRITI EDHE IA MBËRRITI NJË SUKSES MË TË MADHË NË TË GJITHA KOHËRAT HISTORISË SHQIPTARISË; POR, NUK MBLODHËM MEND AS REND, NË UNITETIN DHE UNI TRENDIN PËR RIBASHKIMIN DHE RIATDHESIMIN EDHE RITRASHËGIMIN TË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË QË SI BABË E NËNË DHE SI SHKABË GJENË EDHE KRENE; QË KEMI QENË, JEMI EDHE QË DUHEJ TË JEMI ME ARGUMNETË E VARGU TRENDE TË LEGJENDËS E REGJENDËS OUUU, SI BABË E NËNË, SI SHKBAË GJENË, TERË DHE GJERË KOMBEVE TË EUROPËS EDHE TË BOTËS; PËR KËTE DO NA MALLKOJË DHE SHKALLMOJË OH, GJAKU E PRAGU TERË E GJERË MBI 80% ËNDË KËRKOJNË TETOJNË 100% TERË GJERË SHQIPTARINË?!
    DËGJONE THIRRJEN DHE SHTRIRJEN NGA QIELLI GJENË TOKËN OUUU, NDA DIELLI NËNË LOKËN: HEEEJ OH, ADEM KRYLEGJENDARI; RIZGJOU NGA VARRI, SE NA DOGJI EDHE NA POQI ZAJRRI; NUK U KRYE POR, U THYE E U KTHYE ËH, DUKE NA FYE!!!”
    MANI NEW JERSEY USA 28 SHKURT 2025 6:56PM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura