Tetovë, 11 dhjetor 2019: Ja edhe mendimi im në lidhje me situatën në Kosovë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, me pengesat gjatë numërimit të votave dhe certifikimin e zgjedhjeve, mos arritja e marrëveshjes mes partive fituese të zgjedhjeve për formimin e qeverisë, kushtëzimet dhe ndërkëmbëzat nga klanet proserbe dhe proruese, si dhe për shpresat e thyera të qytetarëve të Kosovës.
Nëse qytetarët e Kosovës kanë duruar dhe pritur dy dekada, të plaçiten, varfërohen e shpërngulen, të dhunohen politikisht dhe ekonomikisht, të tradhtohen dhe shiten si mos më keq për interesa të Serbisës dhe Rusisë, pse duhet të nguten vetëm për disa muaj, për pastrimin një herë e mirë të skenës politike në Kosovë?!
Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkojë guximshëm zgjedhje të reja.
– edhe përkundër insistimit të faktorit ndërkombëtar për gjetjen e një zgjidhje dosido;
– përkundër rrezikut se krerët (jo anëtarësia e gjerë) e LDK-së mund të insistojë në koalicione me parti të tjera për formimin e qeverisë;
– edhe përkundër kostos së shtrenjtë për zgjedhjet e reja parlamentare;
për disa arsye më madhore, Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkojë zgjedhje të reja parlamentare, edhe atë:
1. Për heqjen e dilemës mes qytetarëve se nuk ka shpëtim nga klanet kriminale të politikës në Kosovë;
2. Për pastrimin me të kaluarën komuniste e kandidatëve që i imponohen nga partnerët e saj për koalicion qeverisës, që një kohë të gjatë e kanë ngulfatur jetën politike dhe institucionet e shtetit të Kosovës;
3. Që Lëvizja Vetëvendosje t’i pastrojë edhe radhët e veta nga kandidatët e imponuar për shkaqe të ndryshme, siç i ka pasur në Listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit, të cilët nuk morën besimin e qytetarëve (votuesve) në zgjedhjet e kaluara, sidomos nga provinienca ideologjike marksiste-leniniste dhe predikuesit e neotomanizmit në trojet shqiptare;
4. Që Lëvizja Vetëvendosje ta dëshmojë edhe njëherë se vërtet është lëvizje politike progresive dhe atdhetare dhe nuk bën kompromise me interesat e popullit, për interesa pushteti dhe të klaneve partiake, për interesa të tjera individuale, grupore dhe klanore.
Drejtuesit e Vetëvendosjes duhet të vendosin guximshëm dhe pa luhatje, që vetë ajo si lëvizje politike, Kosova dhe qytetarët e saj, të fitojnë më shumë në zgjedhjet e reja, me këtë edhe qeverisje dhe pushtet që e meritojnë.
Askush nuk është engjëll në këtë mes!
Postime të Lidhura
PROF.DR. ABDULLA MEHMETI: ÇËSHTJA E PËRDORIMIT TË GJUHËVE DHE STATUSI I GJUHËS SHQIPE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË
Tetovë, 5. 12. 2016: Në opinionin shkencor ndërkombëtar botërisht është pranuar se gjuha shqipe me alfabetin e saj…
TEUTA ZYMBERI: PAS SHPËRBËRJES SË KUVENDIT – SHKOHET NË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME
Luzern, 12. 05. 2014 – Populli shqiptar ka dhënë vlera qytetëruese e civilizuese në historinë e tij. Ka…
BEHXHET Sh. SHALA – BAJGORA: KOSOVA NË PRAG TË TETË VJETORIT TË PAVARËSISË SË DHUNUAR DHE TË KONTESTUAR!
Prishtinë, 13. 02. 2016: (A ka arsye për festim apo për ngushëllim) – Republika e Kosovës e ka…
ISMAIL KADARE: TË TRONDITUR SI RRALLË HERË NË JETË, PËR HUMBJEN E ADEMIT TË SHTRENJTË!
Pashtriku.org, 27 korrik 2018: Shkrimtari Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij, Helena, i kanë dërguar një letër ngushëllimi…