Tetovë, 11 dhjetor 2019: Ja edhe mendimi im në lidhje me situatën në Kosovë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, me pengesat gjatë numërimit të votave dhe certifikimin e zgjedhjeve, mos arritja e marrëveshjes mes partive fituese të zgjedhjeve për formimin e qeverisë, kushtëzimet dhe ndërkëmbëzat nga klanet proserbe dhe proruese, si dhe për shpresat e thyera të qytetarëve të Kosovës.
Nëse qytetarët e Kosovës kanë duruar dhe pritur dy dekada, të plaçiten, varfërohen e shpërngulen, të dhunohen politikisht dhe ekonomikisht, të tradhtohen dhe shiten si mos më keq për interesa të Serbisës dhe Rusisë, pse duhet të nguten vetëm për disa muaj, për pastrimin një herë e mirë të skenës politike në Kosovë?!
Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkojë guximshëm zgjedhje të reja.
– edhe përkundër insistimit të faktorit ndërkombëtar për gjetjen e një zgjidhje dosido;
– përkundër rrezikut se krerët (jo anëtarësia e gjerë) e LDK-së mund të insistojë në koalicione me parti të tjera për formimin e qeverisë;
– edhe përkundër kostos së shtrenjtë për zgjedhjet e reja parlamentare;
për disa arsye më madhore, Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkojë zgjedhje të reja parlamentare, edhe atë:
1. Për heqjen e dilemës mes qytetarëve se nuk ka shpëtim nga klanet kriminale të politikës në Kosovë;
2. Për pastrimin me të kaluarën komuniste e kandidatëve që i imponohen nga partnerët e saj për koalicion qeverisës, që një kohë të gjatë e kanë ngulfatur jetën politike dhe institucionet e shtetit të Kosovës;
3. Që Lëvizja Vetëvendosje t’i pastrojë edhe radhët e veta nga kandidatët e imponuar për shkaqe të ndryshme, siç i ka pasur në Listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit, të cilët nuk morën besimin e qytetarëve (votuesve) në zgjedhjet e kaluara, sidomos nga provinienca ideologjike marksiste-leniniste dhe predikuesit e neotomanizmit në trojet shqiptare;
4. Që Lëvizja Vetëvendosje ta dëshmojë edhe njëherë se vërtet është lëvizje politike progresive dhe atdhetare dhe nuk bën kompromise me interesat e popullit, për interesa pushteti dhe të klaneve partiake, për interesa të tjera individuale, grupore dhe klanore.
Drejtuesit e Vetëvendosjes duhet të vendosin guximshëm dhe pa luhatje, që vetë ajo si lëvizje politike, Kosova dhe qytetarët e saj, të fitojnë më shumë në zgjedhjet e reja, me këtë edhe qeverisje dhe pushtet që e meritojnë.
Askush nuk është engjëll në këtë mes!
Postime të Lidhura
SHERADIN BERISHA: VËLLAI MADH NË VEPRIM – PËR FORMIMIN E QEVERISË!
Pashtriku.org, 15 qershor 2017: Më 11 qershor, pak para orës 24:00 në rrjetin tim social facebook kam shkruar,…
DR.LUFTULLA PEZA – DR.LILJANA PEZA: FALSFIKATORI FRASHËR DEMAJ DON TË BËHET DEPUTET!
Golem (Durrës), 11 shkurt 2021: FRASHËR DEMAJ, fasifikatori i historisë së Kosovë dhe i historisë së grave shqiptare,…
SHERADIN BERISHA: NË 106 VJETORIN E KUVENDIT TË VLORËS, GËZUAR 28 NËNTORIN 1912!
Pashtriku.org, 27 nëntor 2018: Shqiptarët në gjithë gjeografinë etnike, tashmë shpirtin dhe mendjen e tyre e kanë përqendruar,…
DOSJA E SHEFAVE VI: ILHAMI GASHI, ZBATUESI I SKEMËS SE ADEM GRABOVCIT (AUDIO)
Dosja e Klanit Pronto në insajder DOSJA E SHEFAVE VI: ILHAMI GASHI, ZBATUESI I SKEMËS SE ADEM GRABOVCIT…