DR.AGIM ZOGAJ: POZITA NDËRKOMBËTARE E SHQIPËRISË NË VITET 1945-1948 (10)

Pashtriku, 12 tetor 2020: Në vitin1946, qeveria shqiptare kishte dërguar notë diplomatike edhe në adresë të qeverisë së Turqisë dhe të Egjiptit për të pranuar që Jugosllavia t’i përfaqësonte dhe mbronte interesat e shtetit shqiptar. Derisa qeveria turke kishte dhënë përgjigje pozitive, ajo e Egjiptit, më 4 korrik, kishte deklaruar se kundërshtonte përfaqësimin jugosllav të interesave të Shqipërisë në Egjipt. Në prag të fillimit të punimeve të Konferencës së Paqes në Paris, në verë të vitit 1946, ishin intensifikuar konsultimet e qeveritarëve shqiptarë, konkretisht të Enver Hoxhës me përfaqësuesin diplomatik jugosllav në Tiranë, i cili paraprakisht i kishte sugjeruar kryeministrit shqiptar që veçmas ndaj SHBA të mbante qëndrim më diplomatik dhe më të përmbajtur.167
Pikërisht, në këtë kohë, Josip Gjergja u kishte propozuar autoriteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jugosllavisë të shqyrtonin mundësinë që në përbërje të ambasadës jugosllave në Uashingtontë pranohej një veprimtar shqiptar nga mërgata shqiptare në SHBA, i cili do të punonte me këtë mërgatë. Ministria e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë ishte përgjigjur pozitivisht, duke sugjeruar që: “ai duhet të jetë njeri, të cilin vetë qeveria shqiptare do ta caktonte si përfaqësues të ligjshëm”.168 Ndërkohë, më 1 gusht të vitit 1946, Stejt-Departamenti kishte informuar ambasadën jugosllave në Uashington se Jugosllavisë i lejohej t’i kryentepunët për qytetarët shqiptarë në SHBA, por në atë nivel, në të cilin i ka kompetencat edhe Misioni Amerikan në Tiranë. Veçmas, në këtë periudhë, ndikimi i politikës jugosllave mbi politikën e jashtme të Shqipërisë kishte shënuar dimensione të reja që nënkuptonin humbjen gradualetë pavarësisësë shtetit shqiptare dhe në politikën e jashtme, duke iu nënshtruar skemave, direktivave dhe mbikëqyrjes së diplomacisë jugosllave që realizoheshin përmes Josip Gjergjës. Gjergja, në disa raste, e këshillonte udhëheqjen shqiptare që të ishte gjithnjë e matur në marrëdhëniet me SHBA dhe të mos ndërmerrte veprime diplomatike pa konsultë me jugosllavët: “Kur janë në pyetje SHBA, Gjergja lutej që vendimet të mos merreshin me nxitim, por të zhvilloheshin konsultime me jugosllavët. Në të vërtetë, kah fundi i korrikut të vitit1946, ishin zbuluar disa spiunë, të cilët ishin të lidhur me Misionin Amerikan, kurse disa (mendohet në udhëheqjen shqiptare – A.Z), ishin të prirur që çështja menjëherë të bëhej publike dhe të ndërmerreshin konsekuenca”.169
Udhëheqësit shqiptarë personalisht e njoftonin përfaqësuesin diplomatik jugosllav në Tiranë për bisedimet dhe kontaktet me diplomatët e jashtëm.Kështu, Enver Hoxha, në vjeshtë të vitit 1946, pas bisedës që kishte zhvilluar me përfaqësuesit e Misionit Amerikan, Xhekobs dhe Handerson, e kishte njoftuar diplomatin jugosllave dhe lidhur me propozimin e Handersonit që Shqipëria të inicionte çështjen e Kosovës si dëmshpërblim për territoret jugore të shtetit shqiptar, të cilat Greqiai kërkonte me parullën për Verio-Epirin. Në vjeshtën e vitit 1946, kur gjendja e brendshme në Shqipëri sa vinte e bëhejmë e rëndë, veçmas në raport në rrjedhat ndërkombëtare, nëtë cilat ishin shfaqur hapur të çarat e para mbi politikën e blloqeve Perëndim-Lindje dhe kur Lufta e Ftohtë ideologjike paralajmëronte ashpërsime të reja midis Uashingtonit dhe Moskës, shtetin shqiptar e tronditi edhe një ngjarje e kobshme. Më 22 tetor 1946, ndodhi incidenti në Kanalin e Korfuzitku nga shpërthimi i minave nën ujore mbetën të vrarë një oficer e 43 marinarë anglezë, kurse 3 oficerë e 39 marinarë të tjerë u plagosën. Pastrimi i minave ishte aksion ndërkombëtar i ndërmarrë në vitin 1945, ndërsasipas Këshillit Qendror për pastrimin e minave nga Deti Mesdhe, zona e 17-të përfshinte pjesën më të madhe të ujërave territoriale të Shqipërisë. Kanali i Korfuzit cilësohej si zona numër 18, për të cilën ekzistonte marrëveshja që ta pastronte Greqia. Pesë muaj para se të ndodhte incidenti në Kanalin e Korfuzit, pikërisht në këtë zonë, kishte ndodhur incidenti i 15 majit të vitit 1946. Atë ditë, artileria bregdetare shqiptare kishte hapur zjarr kundër dyluft anijeve britanike, të cilat kishin hyrë pa paralajmërim në ujërat tokësore të Shqipërisë. Pesë ditë më pas, në notën diplomatike të datës 21 maj 1946, qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë, duke i shprehur keqardhje qeverisë britanike, deklaronte se anijet britanike kishin hyrë në ujërat tokësore shqiptare pa paralajmërim. Qeveritarët shqiptarë njëherit kishin nënvizuar se Shqipëria nuk kishte asgjë kundër lundrimit të lirë në Kanalin e Korfuzit afër bregdetit shqiptar, por kishin kërkuar që, me qëllim të mënjanimit të incidenteve të ngjashme, të kishte paralajmërime në adresë të qeverisë shqiptare.170
Qeveria britanike, në përgjigjen drejtuar Tiranës zyrtare, pasi shprehte mospajtim me arsyetimet e dhëna në notën diplomatike shqiptare, mbronte qëndrimin se, duke u mbështetur në ligjin ndërkombëtar për lundrimtë lirënë ngushticat e kanalete ndryshme në botë, nuk pranonte asnjë kusht për kalimin e anijeve të saj në ngushticën e Korfuzit.171 Kur varësia e qeverisë shqiptare dhe përgjithësisht e Shqipërisë po bëhej gjithnjë më e madhe ndaj Jugosllavisë, kur regjimi komunist në Tiranë i trajtonte si armiqësore përpjekjet e misioneve amerikane dhe britanike për të krijuar në jetën shqiptare themelet e sistemit demokratik perëndimor, në mesditën e 22 tetorit 1946, destrojerët anglezë “Saummarez” dhe “Volage”, duke lundruar nëpër Kanalin e Korfuzit drejt veriut, u ndeshën në mina meçrst dhe ndodhi tragjedia. Incidenti në Kanalin e Korfuzit që kishte pasoja vdekje prurëse për marinarët dhe oficerët britanikë ndezi edhe më fuqishëm tensionet në marrëdhëniet edhe ashtu të acaruara shqiptaro-britanike. Në shtypin zyrtar dhe atë të pavarur britanik, ato ditë, ishin shtuar kërkesat që: “Ndaj Shqipërisë të ndërmerren masa urgjente drastike me të gjitha mjetet luftarake, të cilat i disponon Britania e Madhe, sepse është fajtore për incidentin në Kanalin e Korfuzit, ndaj edhe duhet të dënohet”.172
Për disponibilitetin luftarak të britanikëve ndaj shtetit shqiptar dëshmonte edhe deklarata e një diplomati të lartë britanik të kohës, i cili ishte shprehur: “Shqipëria duhej gëlltitur me tri kafshatë”.173 Në lidhje me incidentin e Kanalit të Korfuzit, në dosjen e Forin Ofisit, nr. 371/58493-XC të vitit 1946, jepeshin detaje që mbështeteshin në të dhënat e burimeve ushtarake britanike. Dy shpërthimet e para kishin ndodhur në orën 14:45, kurse shpërthimi i tretë kishte ndodhur në orën 16:31, kur destrojeri “Volage” kishte hasurnë një minë. Në dokumentet e Forin Ofisit theksohej gjithashtu se: “Nuk ka informataqë aleatëta po armiqtë kanë vënë ndonjëherë mina në kanalin e pastruar…”.174
Qeveria shqiptare, shtatë ditë pas incidentit të përgjakshëm në Kanaline Korfuzit, i dërgoi një telegram proteste Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, në të cilën qeveria britanike akuzohej për shkeljen e ujërave tokësore dhe kërkohej nga ana e OKB të ndërhynte që të mos përsëriteshin më provokacionet britanike. Qeveria shqiptare njëkohësisht kishte kërkuar që Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës të Kombeve të Bashkuara ta shtronte këtë çështje përpara Asamblesë, e cila në atë kohë ndodhej në sesion. Kërkesa shqiptare nuk ishte përfillur, ajo nuk ishte vënë në rendin e ditës së Asamblesë ose të Këshillit të Sigurimit dhe nuk ishte marrë ndonjë masë rrethsaj. Në përgjigjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB thuhej: “Qeveria shqiptare u njoftua se kërkesa që kishte bërë ajo u ishte shpërndarë anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB”.175
Asambleja e OKB, në vend se të shtronte në rend dite kërkesën e qeverisë shqiptare, e cila notën e saj diplomatike e kishte parashtruar në bazë të artikullit 35 të Kartës së OKB, në rend dite vuri kërkesën e qeverisë britanike lidhur me incidentin e Kanalit të Korfuzit, të parashtruar më 16 janar të vitit 1947.176 Ndaj akuzës britanike kishte reaguar edhe Enver Hoxha në mesazhin festiv me rastin e Vitit të Ri të vitit 1947: “Qeveria angleze e akuzon qeverinë shqiptare se gjoja kjo ka vënë mina në Kanalin e Korfuzit, dhe, këtë e bën për t’i krijuar vendit tonë pengesa në të drejtate tij në lëmin ndërkombëtar, për t’i kërkuar dëmshpërblime e të tjera gjëra të tilla. Qeveria britanike kanosetse do ta çojë çështjen e incidentit të Kanalit të Korfuzit në Këshilline Sigurimit. Qeveria shqiptare, çështjen e shkeljes së sovranitetit të Shqipërisë për tri herë rresht nga ana e anijeve britanike e ka çuar më parë se qeveria angleze në Këshillin e Sigurimit dhe kërkojmë që të shqyrtohet sa më parë kërkesa jonë. Ne jemi gati të shkojmë në Këshillin e Sigurimit pse kemi shumë gjëra për të thënë dhe për t’i treguar botës”.177
Derisa po zhvilloheshin debate të rrepta në fushën e diplomacisë midis qeverisë shqiptare dhe asaj britanike, më 12 e 13 nëntor 1946, 30 anije britanike kishin hyrë, pa asnjë paralajmërim, në ujërat tokësore të shtetit shqiptar me motivacion se do të çminonin tërë hapësirën e Kanalit të Korfuzit. Kësaj radhe, qeveria britanike, përmes një note, të dërguar më 10 nëntor 1946, e njoftonte qeverinë shqiptare se më 12 nëntor 1946 Kanali i Korfuzit do të spastrohej nga minat. Sipas notës britanike, ky spastrim bëhej me një vendim unanim të marrë më 1 nëntor nga Komiteti Qendror për Spastrimin e Minave.96 Lidhur me këto incidente janë shkëmbyer një varg notash diplomatike midis qeverisë shqiptare dhe asaj britanike, natyrisht, secila palë duke dhënë argumentet dhe kundërshtimet e veta. Në këtë operacion hulumtimi, marinarët britanikë arritën të gjenin edhe 22 mina, dy prej të cilaveu dërguan për kontrolldetaj në Maltë. Nga kontrollimi përfundimtari minave dhe rezultatet kuptohejse minat ishin të prodhimit gjerman të tipit GY dhe se në Kanalin e Korfuzit nuk ishin vënë më herët se dy muaj para se të zbuloheshin e nxirreshin. Qeveria shqiptare mbante qëndrimin se: “Rrjedhim logjik i një përdorimi të këtillë të rregullave ndërkombëtare nga ana e qeverisë britanike janë provokacionet brutale të 12 dhetë 13 nëntorit kundër Shqipërisë”.178
Hysni Kapo, në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB, mbajtur më 19 shkurt 1947, pasi kishte konstatuar se qeveria britanike as që kishte denjuar t’i merrte në konsideratë të drejtat e Shqipërisë, akuzoi edhe Komitetin Ndërkombëtar Qendror për Spastrimin e Minave që nuk i kishte dërguar paraprakisht asnjë njoftim qeverisë shqiptare në lidhje me vendimet e marra e as për ekzistencën e këtij organizmi ndërkombëtar.179 Më 14 nëntor 1946, sipas deklarimit të Hysni Kapos, Komiteti Ndërkombëtar Qendror për Spastrimin e Minave kishte publikuar përgënjeshtrimin, në të cilin thuhej: “Në lidhje me lajmet e botuara në shtyp kohët e fundit mbi veprimete spastrimit që anijet britanike kanë kryer në ujërat territoriale të Shqipërisë, në pjesën veriore të kanalit të Korfuzit, Komiteti Ndërkombëtar Qendror për Spastrimin e Minave deklaronse spastrimi nuk është kryerme urdhrin e tij dhe nuk ka pasur pëlqimine tij”.180 Një kopje të përgjigjes ndaj notës diplomatike britanike lidhur me incidentin e Kanalit të Korfuzit, qeveria shqiptare ia kishte dërguar Beogradit zyrtar për t’u analizuar nga ekspertët jugosllavë të së drejtës ndërkombëtare dhe për të përgatitur mbrojtjen shqiptare. E përditshmja britanike “Times”, më 13 janar, kishte hedhur një vështrim të gjatë lidhur me situatën gjithnjë e më të tendosur midis Tiranës dhe Londrës dhe kishte konfirmuar lajmin se për incidentin e përmendur akuzohej edhe Jugosllavia, për pjesëmarrje në vendosjen e minave në Kanaline Korfuzit.181 Në momentin kur dyshimet për përzierjen eventuale jugosllave, në lidhje me këtë incident, ishin bërë publike edhe në suazat e diplomacisë ndërkombëtare, Ministria e Jashtme e Jugosllavisë kishte ndërmarrë aktivitete të reja konkrete diplomatike, ndër të cilat kërkohej që kjo diplomaci të formulonte detajisht çështjen e incidenteve greke në Organizëm ndërkombëtar i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, i cili kishte për detyrë të organizonte e të bashkërendonte operacionet për kërkimin dhe spastrimin e minave të mbetura në ujëra detare nga koha e luftës. kufirin shqiptar, me ç’ka synohej të zbutej padia ndërkombëtare kundër Beogradit zyrtar. Në këtë kuptim, më 17 janar 1946, përfaqësuesit diplomatikë jugosllavë në Tiranë dërguan në adresë të Beogradit një material në lidhje me provokimet greke. Atasheu jugosllav në Tiranë, Petroviç, i kishte propozuar Shtabit të Përgjithshëm Shqiptar që minambledhësit jugosllavë të bënin kontrollimin e zonës 17/1 dhe 17/2, mirëpo edhe pse shtabi shqiptar ishte pajtuar me propozimin jugosllav, Këshilli i Ministrave e kishte hedhur poshtë këtë kërkesë me motivacionin se: “Fushate minuara edhe në situatën e tillë do të ishin mbrojtje e mirë për bregdetin shqiptar”.182
Jugosllavët më parë kishin përgatitur ekspeditën e ekspertëve për nxjerrjen e minave, mirëpo zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jugosllavisë gjendeshin para dilemës së hapur: të zhvillohej ky operacion në ujërat territoriale shqiptare me apo pa dijeninë e Komitetit Ndërkombëtar Qendror për Spastrimin e Minave. Këshilli i Sigurimit, me kërkesën e ambasadorit britaniknë OKB, më 18 janar1947, e kishte vënë në rend dite çështjen e incidentit të Kanalit të Korfuzit, duke vënë kështu përballë argumentet dhe akuzat reciproke të qeverisë britanike dhe asaj shqiptare. Pikëpamjet e qeverisë shqiptarenë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit i mbronte Hysni Kapo, atëherë përfaqësues diplomatik i Shqipërisë në Beograd, i cili njëkohësisht udhëhiqte edhe delegacionin e qeverisë shqiptare në Komisionin anketues të Këshillit të Sigurimit të OKB, në lidhje me incidentet greke në kufirin shqiptar. Sipas burimeve të proveniencës jugosllave, Hysni Kapo nuk kishte arritur në Nju Jork për të marrë pjesë në debatin e paralajmëruar për incidentin e Kanalit të Korfuzit.
Prandaj, Andrej Gromiko, ministër i jashtëm i ish-BRSS, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB kishte kërkuar që të shtyhej shtruarja e çështjes në rend dite të Këshillit të Sigurimit, derisa të arrinte delegati shqiptar. Në mbledhjen e KS të OKB, mbajtur më 19 shkurt 1946, ku ishte shtruar si pikë e veçantë çështja e padisë britanike në lidhje me incidentin e përmendur, Hysni Kapo në një referatme mbi 40 faqe kishte paraqitur mbrojtjen shqiptare ndaj akuzave britanike, duke hedhur para tryezës së diplomacisë ndërkombëtare argumentete qeverisë shqiptare për të provuar se Shqipëria nuk mund të fajësohej për incidentin e Kanalit të Korfuzit. Hysni Kapo, fillimisht, kishte këmbëngulur se hyrja e luftanijeve britanike në ujërat territoriale shqiptare pa paralajmërim dhe në formacione lufte “nuk lë asnjë dyshim se të gjitha këto përbëjnë një provokacion dhe një cenim të sovranitetit të shtetit shqiptar…Ngjarja e 22 tetorit rrëzon pohimin e thjeshtë të qeverisë britanike se luftanijet angleze, duke hyrë në ujërat shqiptare nuk kishin qëllim armiqësor ose provokacioni. Ngjarja e 22 tetorit, me të gjitha aspektet e saj, tregon se nuk ndodhemi përpara një kalimi pa të keq sikundër pretendon qeveria britanike, por përpara një dhunimi të sovranitetit të shtetit shqiptar mbi ujërat territoriale”.183
Diplomati shqiptar, në fjalimin e tij, kishte përmendur edhe faktin se qeveria shqiptare nuk kishte qenë e lajmëruar paraprakisht nga Komiteti Ndërkombëtar Qendror për Spastrimin e Minave, duke kritikuarme këtë rast qëndrimin injorues të këtij organizmi ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare, aq më parë kur në njënjoftim të qeverisë britanike, ndër arsyet e mosthirrjes së shtetit shqiptar në Komitetin Ndërkombëtar Qendror për Spastrimin e Minave, veçohej fakti se Shqipëria nuk kishte forca minambledhëse.184
Kapo,pasi kishte theksuar se qeveria britanike duhej më parë të provonte saktësinë e akuzavetë saj kundër Shqipërisë, më pas kishte insistuar në Konventën e Hagës dhe ishte përpjekurtë paraqitej bindës në konstatimin se: “Qeveria shqiptare nuk i ka vënë minat, nuk ka ditur kush i ka vënë ato, …dhe as që është përgjegjëse për sigurimin e lundrimit në ujërat e saj territoriale ose në ngushticë”.
Në paraqitjen e tij, diplomati shqiptar në mënyrë të tërthortë e mbronte edhe Jugosllavinë nga akuzat e hapura që, ato ditë, ishin bërë publike për bashkëfajësi, lidhur me incidentin e Kanalit të Korfuzit. “Paranisjes nga Beogradi (për në Nju-Jork -A.Z) së bashku me ndihmësin e ministrit të jashtëm, V. Velebitin, e kishte përgatitur fjalën e tij lidhur me pranimine detyrimeve shqiptare të vendosura në Këshillin e Sigurimit”.186 Autorët shqiptarë mbronin qëndrimin se fjala e Hysni Kapos në Këshillin e Sigurimit ishte përgatitur sipas udhëzimeve të posaçme të Enver Hoxhës dhe ishte miratuar nga ky i fundit.187 Rreth: “Përpilimit të kundër akuzës është mbajtur këshillim në Beograd (14 tetor 1948), ku morën pjesë prof. M. Bartosh, eksperti Ceroviç, Vohoçi, Tuk Jakova dhe Stila. Paraprakisht, rreth kësaj çështjeje, Vohoçi kishte punuar në përfaqësitë çekosllovake në Tiranë dhe Beograd.”188
Madje, për tekstin e përmbajtjes së fjalës të Hysni Kapos në seancën plenare të Asamblesë së Këshillit të Sigurimit ishte njoftuar edhe Andre Gromiko, ministër i jashtëm sovjetik. Ndërsa, për ndërhyrjet e drejtpërdrejta jugosllave në zhvillimet e përmendura diplomatike, rreth incidentit të Kanalit të Korfuzit, dëshmonin angazhimet intensive që i kishte ndërmarrë Ministria e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë përmes zyrtarëve të vet, të cilët, madje, ishin kujdesur që: “duhet të sigurohen ekspertë të përshtatshëm për anëtarësim në Gjyqin e Hagës dhe për mbrojtje, sepse pritej që akuza do t’i përcillej Gjyqit Ndërkombëtar të Hagës”.189
Më 25 mars 1947, Këshilli i Sigurimit të OKB, pasnjë debati të nxehtë, kishte nxjerrë përfundime se fusha e minuar afër bregut të detit shqiptar nuk ka mundur të vendosej pa dijeninë e autoriteteve shqiptare, prandaj rekomandonte që qeveria shqiptare dhe ajo britanike të zgjidhnin kontestin, duke i paguar Britanisë së Madhe dëmshpërblimet përkatëse. Për këtë rezolutë votuan 7 pro ndër anëtarët e Këshillit të Sigurimit, mirëpo vota kundër e ambasadorit të Bashkimit Sovjetik bëri që kjo rezolutë të hidhej poshtë. Këshilli i Sigurimit, në bazë të kërkesës britanike, ishte detyruarqë, në një debat tjetër, të mbajturnë prill të vitit 1947, rreth incidentit të kanalit të Korfuzit, të merrte vendim për ta dërguar çështjen për gjykim në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.190
Përgatitjet për shtruarjen në rend dite të Gjykatës së Hagës të çështjes së incidentit të Kanalit të Korfuzit kishin filluar në shkurt të vitit 1948, kurse seanca e parë i nisi punimet më 9 nëntor të po të njëjtit vit. Shqipëria, edhe rreth kësaj çështje të rëndë dhe delikate për udhëheqjen e saj shtetërore të papërvojë në këto duele dhe fërkime ndërkombëtare, i zhvillonte konsultimet e ngushta dhe transparente me udhëheqjen jugosllave. Për përfaqësues të vet në seancën e përmendur gjyqësore kishte emëruar diplomatin Kahreman Ylli, i cili ishte udhëheqës i përfaqësisë diplomatike në Paris. Mirëpo, zyrtarët e Ministrisë së Jashtme Jugosllave ishin të mendimit se përfaqësuesit dhe ekspertët që do të mbronin çështjen shqiptare në këtë seancë gjyqësore në Gjykatën e Hagës, fillimisht duheshin kërkuar në Çekosllovaki. Ambasadori jugosllav në Pragë kishte zhvilluar bisedime për këtë çështje me ministrin e atëhershëm të punëve të jashtme të Çekosllovakisë, i cili kishte propozuar pedagogun e Universitetit të Pragës, Jan Kramarzh. Ambasadori jugosllav e kishte hedhur poshtë këtë propozim me motivacionin se profesori i përmendur nuk kishte praktikë në proceset gjyqësore ndërkombëtare dhe se mund të binte nën ndikimin e britanikëve. Çështja e caktimit të gjykatësit dhe avokatit, në procesin gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, kishte qenë aktuale dhe temë e diskutueshme edhe për një kohë në qarqet e Ministrisë së Jashtme Jugosllave, sepse Tirana zyrtare ua kishte lënë autoriteteve të Beogradit në kompetencë këtë përkujdesje.191
Në këtë drejtim, një angazhim të veçantë kishte pasur ambasadori jugosllav në Pragë, Çernej, i cili personalisht kishte biseduar me kandidatët për gjykatës në Gjykatën e Hagës, rreth akuzës britanike. Kështu, mbi këtë bazë të marrë veshjeve reciproke ndërshtetërore, në maj të vitit 1949, pala shqiptare, duke iu përgjigjur pyetjeve të Gjykatës së Hagës në lidhje me lëndën që shqyrtohej në gjyq, paraprakisht kishte zhvilluar konsultime me autoritetet jugosllave të Ministrisë së Jashtme. “Menjëherë, lidhur me këtë lëndë, në ministrinë beogradase kishin mbajtur takim Tuk Jakova (përgjegjës i përfaqësisë diplomatike të Shqipërisë në Beograd -A.Z.) dhe ndihmës ministri i Jashtëm jugosllav, Alesh Bebler, kurse mendimin e vet për këtë çështje e paraqitën edhe diplomatët Leo Mates dhe J. Vilfan”.192 Ndërkohë, çështja e procedurës së mëtutjeshme të vënies së çështjes së incidentit të Kanalit të Korfuzit në Gjykatëne Hagëskishte vazhduar të preokuponte edhe diplomatët në OKB. Ambasadori polak ishte i mendimit se çështja e akuzës britanike karshi qeverisë shqiptare duhej të vihej në votim në Këshilline Sigurimit, kurse Andre Gromiko mbronte qëndrimin se ishte më mirë që çështja të shtrohej në Gjykatën e Hagës, për faktin se çfarëdo vendimi që do të merrej nga ajo gjykatë nuk do të kishte elemente politike, për ç’ka ishin të mendimit edhe ekspertët jugosllavë.193
Ndërkohë, pranë Këshillit të Sigurimitishte dëgjuar referimii përfaqësuesitgrek, i cili, në lidhje me incidentin e Kanalit të Korfuzit, kishte akuzuar Jugosllavinë, duke theksuar se: “Pas gjermanëve nuk kanë mbetur mina të mëdha as në Greqi e as në Shqipëri,mirëpo ekzistojnë të dhëna se minat e tilla janë ngarkuar në Tivar dhe në Dubrovnik, e më pas janë bartur në Sarandë”.194
Seanca e parë gjyqësore, lidhur me incidentin e Kanalit të Korfuzit, filloi më 6 nëntor të vitit 1948, kurse vendimin përfundimtar gjyqi e dha më 9 prill të vitit 1949. Kjo procedurë gjyqësore, së bashku me shqyrtimin e çështjes së dëmshpërblimit, ishte ndër procedurat më të zgjatura, por edhe më të ndërlikuara që deri atëherë ishin debatuar e shtruar në Gjykatën e Hagës. Trupi gjykues përbëhej prej16 anëtarësh, ndërtë cilët kishte juristë të njohur nga Brazili, Kili, Belgjika, Franca, San Salvadori (kryetar i gjyqit), SHBA, Kina, Britania e Madhe, Meksika, Norvegjia, Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia, Kanadaja, Polonia dhe një nga Çeko-sllovakia, i caktuar nga pala shqiptare si gjyqtar ad-hoc. Shqipërinë, në këtë lëndë gjyqësore, e mbronin francezi Pierre Cot, jurist i zoti dhe mik i Shqipërisë, si dhe avokati tjetër francez Joe Nordman, kurse përfaqësues i qeverisë shqiptare ishte Kahreman Ylli, i cili, në pranverë të vitit 1949, ishte zëvendësuar nga Behar Shtylla, diplomati njohur shqiptar. Çështjet thelbësore në këtë procedurë të ndërlikuar gjyqësore shtroheshin mbi bazënse a ishte Shqipëria përgjegjëse për shpërthimin e minave dhe për dëmet që rrodhën nga këto shpërthime në Kanalin e Korfuzit, a duhej të paguante shteti shqiptar dëmshpërblime për këtë, a kishte shkelur Britania e Madhe ligjin ndërkombëtar dhe sovranitetin e Shqipërisë, fillimisht më 22 tetor, kur anijet britanike u ndeshën në mina dhe më 12 e 13 nëntor 1946, kur anijet britanike kryen në ujërat tokësore shqiptare operacionin “Retail”. Në dhjetor të vitit 1948, Gjykata e Hagës kishte krijuar një Komitet Ekspertësh të Marinës me tre oficerë të lartë, një suedez, një norvegjeze një holandez, me qëllim që ata, pasi të kishin bërë hetime, të përcaktonin përgjegjësinë. Ata kishin shkuar për të bërë hetime në Sarandë dhe qytetin Shibenik të Kroacisë, dhe, në shkurt ia parashtruan qëndrimet e tyre në tri rapor te Gjykatës së Hagës.
______________
Referencat

167 ASHMPJ, A 1946/I, nr. 11/VI, Dos. nr. 9078, Gjergja 30.VII.1946.
168 ASHMPJ, A 1946/I, nr.11/VI, Sekr. Nr. 11387, Gjergja 21.IX.1946, Sekr. nr. 526 dhe përgjigja e V. Krula 25.IX.1946
169 Po aty, Sekr. nr. 9220 (Kosanoviçi nga Uashingtoni 1.VIII.1946, Sekr. nr. 980) dhe Sekr. nr. 100775 (Gjergja 10.IX.1946).
170 Notë e qeverisë së RPSH-së, 21 maj 1946. 113
171 L. Gardiner, The eagle spreads his claws. Edinburgh and London, 1966, p. 68.
172 Daut Dauti-Haqif Mulliqi, Më 12 nëntor 1946, Britania ushtarakisht sulmoi Shqipërinë, “Zëri”, Prishtinë, 1992.
173 Po aty.
174 Po aty.
175 Hysni Kapo, Vepra të zgjedhura, vëll. I, f. 358, Tiranë, 1980.
176 Po aty.
177 “Bashkimi”, 1 janar 1947.
178 Hysni Kapo, vep. e cit., f. 365.
179 Hysni Kapo, vep. e cit., f. 367.
180 Po aty.
181 Shih: Bogumilj Hrabak, vep. e cit., f. 293.
182 Po aty.
183 Po aty, f. 362-363.
184 Po aty, f. 367.
185 Po aty, f. 369.
186 Bogumil Hrabak, vep. e cit., f. 295.
187 Shih: Ndreçi Plasari, Rreth incidentit të Kanalit të Korfuzit, Studime historike 3-4, Tiranë, 1994, f. 124.
188 Bogumil Hrabak, vep. e cit., f. 308.
189 Bogumil Hrabak, vep. e cit., f. 296.
190 Ndreçi Plasari, vep. e cit., f. 125.
191 Bogumil Hrabak, vep. e cit., f. 295.
192 Po aty, f. 303.
193 Po aty.
194 Po aty. 123 të vitit 1949

VIJON
_______________
DR.AGIM ZOGAJ: POZITA NDËRKOMBËTARE E SHQIPËRISË NË VITET 1945-1948 (9)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10609

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura