DR.ARIF MATI (MATHIEU AREF): PELLAZGËT DHE GJUHA E TYRE

Paris, 20. 12. 2013 -Pellazgjishtja e lashtë është një gjuhë parahelene e zhdukur (ndërkohë që shqipja e sotme është një pasardhëse e vërtetë e saj… Pellazgjishtja e lashtë, nga e cila rrjedh shqipja e sotme, ka qenë gjuhë zanafillore e folur në Europë, Egje dhe Azinë e Vogël qysh të paktën prej viteve 6500 para Krishtit (koha e Neolitit)… çështja e Pellazgëve nuk është aspak dytësore përsa i takon historisë së botës mesdhetare, pasi ajo ka të bëjë drejtpërdrejt me lindjen e qytetërimit grek (me anën e Pellazgëve) dhe qytetërimit romak (me anën e Etruskëve).

Një reflektim mbi gjendjen aktuale të etnogjuhësisë në Shqipëri

Ky tekst i drejtohet veçanërisht atyre (specialist ose neofit) që bazohen në të «pranuarin përgjithësisht» dhe që nuk denjojnë të marrin në pyetje njohuritë dhe të mësuarit të tyre historike dhe gjuhësore.
1) Gjuhësia moderne, plot mangësi dhe fragmentare, e ka fshehur faktorin pellazg, duke e zëvendësuar pa të drejtë me sistemin «indo-europian». Tashmë ajo duhet t`i vihet seriozisht gjuhës shqipe (e vetmja gjuhë e mbijetuar në Europë nga kjo gjuhë e lashtë, me të vërtetë një «fosile e gjallë») me qëllim që të kuptojmë më mirë zanafillën dhe misteret e gjuhëve parahelene. Fakti se duhet të bazohesh në trilogjinë sanskritisht – greqisht – latinisht, ka çoroditur gjuhëtarë të shumtë, të cilët nuk kanë bërë asnjë lidhje midis gjuhëve parahelene me zanafillë pellazge (gjuha pellazge e lashtë, gjuha ligure, gjuha thrake, gjuha frigjiane, gjuha etruske, gjuha ilire, duke përmendur vetëm ato kryesoret) dhe gjuhës shqipe të sotme, e vetmja që ka shpëtuar nga këto gjuhë parahelene. Megjithatë, duhet shënuar se disa gjuhë të sotme, që kanë rrjedhur nga idioma të lashta, të tilla si ajo baske, kaukaziane, armene, hitite, sumeriane ose elamite, as që janë studiuar apo as nuk janë marrë në konsideratë.
Nocioni i «gjuhës» indo-europiane nuk nënkupton doemos që është «etni» indo-europiane. Në këtë pikë jam vendosmërisht kundër ideologjisë indo-europianiste (cf. librin tim “Shqipëria…”). Përveç kësaj, ky nocion është krejt i turbullt dhe arbitrar dhe është vetëm një “neologjizëm” i krijuar nga hamendësimet, përfytyrimet apo fantazia e disa filologëve dhe gjuhëtarëve të shekullit XIX. Kundërshtitë rreth zanafillës së popujve europianë ekzistojnë ende. Këto kanë variuar me kalimin e kohës dhe çdo tezë apo hipotezë ka zgjatur vetëm për njëfarë kohe dhe është rrëzuar nga një antitezë ose hipoteza të reja, të cilat autorët dhe ithtarët e tyre i kanë besuar ose ende i besojnë se janë më të mirat ose më të pranueshmet!

Në të vërtetë deri më sot asnjë dijetar nuk ka mundur të shpalosë prova të pakundërshtueshme mbi zanafillën e popujve indo-europianë. Ka një paqartësi të plotë për shkak të pistave të shumta të gabuara dhe të huazuara qysh me lindjen e gjuhësisë moderne, arkeologjisë, etnologjisë dhe antropologjisë: një hamendësim, një pistë apo një zbulim rrëzon një tjetër! Për të njohur të vërtetën ose të paktën për t`iu afruar asaj më shumë, disa dijetarëve iu mungon ndonjë apo shumë hallka në vargun e madh dhe të gjatë të popujve të Evropës.
Për të rigjetur pellazgjishten e lashtë, të trajtuar nga disa si «indo-europiane» dhe «jo indo-europiane» nga të tjerët dhe gjuhë shumë herë e shpallur «parahelene dhe e zhdukur», tashmë na duhet që ta studiojmë në të gjithë tërësinë e saj gjuhën shqipe. Kjo gjuhë është e vetmja gjuhë në Europë që mund të ngjitet deri në mugëtirën e kohërave dhe të inerpretojë gjuhën antike madje parahistorike të këtyre Pellazgëve kaq herë të trajtuar keq njëherësh nga historianët dhe gjuhëtarët. Pra nëpërmjet kësaj gjuhe shqipe, fosile e vërtetë dhe dëshmitare e gjallë, ku gjenden jo vetëm disa grimca por një pjesë e rëndësishme e kësaj pellazgjishte të lashtë.
Gjuhëtarë të shumtë e bashkëngjisin gjuhën shqipe me grupin indo-europian të Veriut të Europës për shkak të zhvillimit strukturor. Por këta të fundit janë të prerë: t`i bashkëngjitësh një gjuhë një familjeje ose një grupi gjuhësh nuk do të thotë se bëhet fjalë për një degëzim, por për një zhvillim strukturor. Kështu, në gjuhët indo-europiane të Veriut, germa «o» e shkurtër është shndërruar në «a», ndërsa në gjuhët e Jugut është ruajtur germa «o». Ja pra, për këtë arsye ata e bashkëngjitin gjuhën shqipe te gjuhët e Veriut. Ja një shembull i qartë, fjala «natë»: është natë (shqip), nacht (gjermanisht), naktus (lituanisht) për gjuhët e grupit të Veriut si dhe nox, noctis (latinisht), nuktos (greqisht) për gjuhët e grupit të Jugut. Raportet e gjuhës shqipe me gjuhët e Veriut të Europës kanë qenë studiuar nga gjuhëtarë të shumtë, ndër të cilët Pedersen, Hoger dhe albanologu i shquar Norbert Jokl. A nuk duket e gjithë kjo normale, kur dihet se rajonet e sipërme dhe të mesme të Danubit kanë qenë djepi apo vatra zanafillore e pellazgo-ilirëve, ose të paktën një nga etapat e shtegtimeve të tyre prej Atlantikut (viset baske) deri në Detin e Zi (Kaukazi)?
Por çfarë është atëherë gjuha indo-europiane?
Kjo gjuhë nuk ka ekzistuar kurrë. Ajo ka lindur nga imagjinata e gjuhëtarëve të parë të shekullit XIX, të cilët pasi vërejtën dhe zbuluan ngjashmëri dhe përputhje gjuhësore midis disa gjuhëve të Europës dhe gjuhëve përafërsisht aziatike (sanskrite, iraniane, dravidiane, tokariane etj.) shpallën shpikjen e fjalës indo-europiane, simbol i kësaj përzierje euro-aziatike. Pastaj ata e shënuan këtë gjuhë hipotetike në grupet e gjuhëve, në nëngrupe, dialekte dhe nëndialekte. Dhe në bazë të asaj se si njëra palë dhe pala tjetër e shqiptojnë fjalën «cent», jepet e drejta të cilësohet një gjuhë e dhënë si gjuhë satem apo centum, ndërkohë që e dimë shumë mirë që brenda edhe një gjuhe të vetme mund të ketë modifikime të rëndësishme fonetike, madje edhe leksikore. Ky sistem centum/satem është sot i braktisur nga shumë gjuhëtarë. Përveç kësaj, të cilësosh një gjuhë vetëm nga mënyra e të shqiptuarit e numrit njëqind (cent) është edhe më tepër jo-logjike nëse mendohet se kjo gjuhë mund të ketë një zanafillë shumë të lashtë madje që bën pjesë në një gjuhë jo indo-europiane dhe ta ketë mësuar numrin apo përdorimin e shifrave shumë vonë në historinë e saj ose thjesht ta ketë huazuar këtë shifër «cent» (dhe shqiptimin e saj zanafillor) nga një gjuhë e ndryshme: kjo gjuhë cilësohet madje indo-europiane, ndërkohë që në të vërtetë ajo ka një zanafillë tjetër. Ekzistojnë kontradikta të dukshme dhe paradokse të shumta në sistemin indo-europian, i cili për më tepër ka ngritur një autoritet të panatyrshëm.
J.P.Mallori (Në kërkim të Indo-europianëve, Seuil – 1997) bën analiza mjaft bindëse duke paraqitur të paktën pyetje të cilave gjuhëtarët nuk mund tu gjejnë përgjigjet e duhura. Ja disa shembuj prej tyre:
(faqe 81): «Grekët kanë bërë një numër të konsiderueshëm huazimesh nga një gjuhë tjetër jo greke. Shqyrtimi i fjalorit të le të hamendësosh se këto huazime nuk janë bërë krejt rastësisht [do të shtoja që Sllavët kanë vepruar saktësisht në të njëjtën mënyrë për sa u takon huazimeve të bëra ndaj popullsive ilire autoktone]… Nga këto vrojtime, mund të nxirret që Grekët nuk janë me zanafillë nga Greqia… Përveç kësaj, disa thonë se kjo hipotezë është e vërtetuar, nga vetë tradita historike greke, meqenëse ajo përmend popullsi më të hershme të cilat u asimiluan nga Grekët, disa prej tyre mbajnë emra që është më se e qartë nuk janë indo-europiane…
(faqe 82): As gjuha e Linearit A, as kultura minoane nuk janë trajtuar si greke nga specialistët… Duket se këta Mikeanianë do të kenë përshtatur në gjuhën e tyre një shkrim shumë të afërt me Linearin A minoan: gabimi i sigurt i të dy syllaberëve për të transkriptuar gjuhën greke në të vërtetë të le të hamendësosh se ato do të jenë shpikur fillimisht nga folës grekë… në të vërtetë ajo që ne duhet të parashtrojmë është çështja e zanafillës së Mikenianëve…
(faqe 287): Së fundi në një përmbledhje të kohëve të fundit mbi gjurmët e këtij qytetërimi në Ukrainë, I.K. Sveshnikov, flet për një migracion të një zanafille perëndimore drejt këtij rajoni, madje pa formuluar hipotezën e një ardhjeje nga stepat». Dhe së fundi J.P. Mallori (Në kërkim të Indo-Europianëve-Seuil/1997): «Kjo shkëputje [Neolitik/ Shfaqja e të parëve folës indo-europianë] ka ndodhur rreth viteve 3500 para Krishtit dhe ka ndikuar në një seri kulturash lokale, si Maliq III në Shqipëri, Ezero dhe Karanovo VII në Bullgari si dhe Baden-Kostalac në perëndim të Ballkanit. Është propozuar të përfshihen të gjitha këto kultura nën emërtimin «Kompleksi ballkano-danubian» dhe në fakt ky emërtim është i përshtatshëm sepse ndihmon të dalë në pah një bazë e përbashkët dhe nxjerr në dritë një bosht vijimësie që përshkon materiali arkeologjik … Do të kuptohet se qeramika e përdredhur dhe kompleksi ballkano-danubian luajnë një rol thelbësor në të gjitha shpjegimet e zanafillave të Indo-Europianëve».
Midis autorëve bashkëkohës ne mund të përmendim gjithashtu Kolin Renfru (Enigma indo-europiane, Champs/Flammarion – 1994), i cili gjithashtu ka bërë analiza bindëse apo të paktën ka parashtruar pyetje të bazuara. Ja disa pjesë të nxjerra prej tij: (faqe 176): «Çfarë realiteti historik fshihet pas zanafillës së përbashkët stërgjyshore të të gjitha këtyre gjuhëve? Ne kemi hedhur poshtë teorinë « Kurgan », e cila e daton shpërndarjen rreth viteve 3500–3000 para Krishtit, si dhe ato të Qeramikës së përdredhur dhe të Gobeletëve (rreth viteve 2900-2600) …
(faqe 177): sot mund të dëshmohet që bujqit e parë të Europës janë vendosur në Greqi (dhe në Kretë) përpara viteve 6000 para Krishtit …
(faqe 181): Në një rast të tillë do të mund të dilte që kjo gjuhë e bujqve të parë që jetuan në Greqi rreth viteve 6500 para Krishtit duhet të jetë bartur nëpër Europë…
(faqe 182): Ky model mund të shpjegonte pjesët e mbetura të gjuhëve jo indo-europiane, të cilat kanë mbijetuar deri në kohët historike, të tilla si gjuha etruske apo baske dhe pa dyshim të tjera të shumta që do të do të kenë qenë folur përpara se të zhdukeshin…
(faqe 194): Një gjuhë proto indo-europiane mjaft uniforme ka mundësi të ketë qenë folur që nga Greqia deri në Skandivani, thjesht me disa variacione dialektore…
(faqe 209): Asgjë nuk na detyron të hamendësojmë apriori se «mbërritja» e Indo-Europianëve ka përmbysur gjithçka. Për të ilustruar këtë liri të re të «të menduarit lokal», do ishte me përparësi të anonim gjithmonë e më shumë mbi problemet e vjetra të «mbërritjes» së Grekëve…
(faqe 122-123): Në të vërtetë kjo do të thotë se kolonizimi zanafillor i pjesës perëndimore të stepës ka ardhur nga Perëndimi. Pra nga kjo rrjedh se gjuha e parë e stepës perëndimore ka qenë ajo e bujqve të territoreve kufitare me perëndimin… Mjafton pra një arsyetim prej të tri linjash sepse jemi të detyruar të hedhim poshtë hipotezën e Rusisë jugore si dhe atdheun e proto indo-europianëve ».
* * * *
Për sa i takon autorëve Mallori, Renfru apo autorë të tjerë të shquar duhet vërejtur një kontradiktë e dukshme në paraqitjen e fenomenit indo-europian të shpikur në shekullin XX. Në të vërtetë autorë të shumtë i venë kundrejt njëra-tjetrës gjuhët indo-europiane dhe jo indo-europiane si dhe idiomat nga tipi satem deri në tipin centum. Nga njëra anë na është thënë se idioma etruske dhe ajo baske (gjuhë të studiuara pak apo të njohura pak në të cilat megjithatë dallohen ngjashmëri me shqipen e sotme) janë gjuhë jo indo-europiane, se pellazgjishtja e lashtë është një gjuhë parahelene e zhdukur (ndërkohë që shqipja e sotme është një pasardhëse e vërtetë e saj) dhe se nga ana tjetër ngrihet zëri me të madhe qysh prej më shumë se një shekulli se gjuha shqipe është një gjuhë indo-europiane, por krejtësisht degë më vetë sepse nuk ngjan me asnjë gjuhë tjetër të njohur! Arsyeja e këtyre përsiatjeve ose ekuivokëve është fakti se nuk janë bërë përqasje midis pellazgjishtes së lashtë (gjuhë parahelene), thrakishtes, frigjianes, etruskishtes, ilirishtes apo shqipes së sotme. Ky është guri themeltar, pa të cilin gjuhësia do të mbesë ende për një kohë të gjatë në një rrugë pa krye.
Për të përfunduar këtë mendim do të thoja thjesht se pellazgjishtja e lashtë, nga e cila rrjedh shqipja e sotme, ka qenë gjuhë zanafillore e folur në Europë, Egje dhe Azinë e Vogël qysh të paktën prej viteve 6500 para Krishtit (koha e Neolitit). Do të shtoja që një pjesë e këtyre popullsive, për arsye të ndryshme ka emigruar drejt Lindjes, ka të ngjarë rreth mijëvjeçarit IV dhe mijëvjeçarit në vijim me një ritëm më të ngadaltë. Duke i shtuar kësaj se ushtria e Aleksandrit III të Maqedonisë, i quajtur Aleksandri i Madh, kanë shkelur truallin e territoreve të stërmëdha deri në luginën e Indusit madje përtej këtij. Sipas Arrianit (Anabaza e Aleksandrit të Madh), pjesa më e madhe e ushtrisë së tij ishte me zanafillë thrako-ilire (Maqedonë, Thrakë, Peonianë, Ilirë, Agrianë: «popujt më të fortë dhe më luftarakë të Europës kundrejt racave më të dobëta dhe më pak burrërore të Azisë». -: Libri II/7). Të gjitha këto migracione të vullnetshme apo të pavullnetshme, (ushtarët vendoseshin në rajonet e pushtuara), kanë lënë në këtë pjesë të Azisë (duke shkuar nga Mesdheu deri në Indus) një pjesë të madhe të kulturës së tyre dhe mbi të gjitha të gjuhës së tyre. Pra nuk është për tu habitur që gjenden fjalë të përbashkëta në Europën ballkano-danubiane dhe në Azinë perëndimore dhe qendrore (gjuha sanskrite, avestike, tokariane etj.) Ndryshe nga pohimi i gjuhëtarëve që bëjnë ndikimin nga India→Europë unë besoj më mirë në një ndikim Europe→Indi. Ky është problem kryesor. Themeli i gjithë kësaj rrëmuje është origjina e gjuhës amtare të Europës që gjuhëtarët ende po vonojnë ta gjëjnë. Ndërsa ata e kanë në dorë: pélasgo-shqipia.
Interpretimet ose dekriptimi i fjalëve dhe emrave që kam studiuar në «Leksikun» (afërsisht një qind fjalë) të përfshirë në shtojcën e tezës sime janë rezultat i studimeve dhe hulumtimeve që nxjerrin në pah një lidhje mes kuptimin fillestar të shumë fjalëve dhe kuptimin e saktë që del në kontekstin historik, mitik ose legjendar rreth tyre. Nuk janë pra krahasime fonetike të izoluara apo të rastësishme. Po marrim këtu vetëm shembullin e emrit «Akil». Plutarku pohon (Pirro I-1,2) se Tesprotët (Epirotët e sotëm) në gjuhën e tyre e quanin Akilin «Aspeit-os» (në shqip «a’shpejt», këtu Grekët shtuanë parashtesën e tryre “os”). Përveç kësaj ky emër do të thotë «i shpejti», fjalë që rrjedh nga rrënja pellazgo-shqipe «shpejt». Grekët kanë dashur ta shpjegojnë fonetikisht këtë emër me gjuhën e tyre me fjalët «i papërshkrueshmi, shumë i madh» (cf. Aristoteli fr. 563 R) ndërkohë që Aspeitos përkon krejtësisht me epitetet e përdorura 58 herë nga Homeri në Iliadë: «i shpejti», «Akili me këmbë të lehta» etj. Më një anë tjetër Grekët e quajnë gjithashtu «Akileus» (dmth «i pa buzë»): a është e mundme të ishte «i pa buzë»?). Ndërkohë që në shqip nënkupton «Aq i lehtë» (i njejti kumptim më «I shpejt») që s’ka të bëjë hiç më emrin e tij grek! Ky Easid është biri i Theti-s («deti» fjalë e mirëfilltë shqip), më e shquara e Nereidave dhe i Pelesë, mbreti i Ftias në Thesali (Argosi Pellazg). Ky hero legjendar, prijësi i Mirmidonëve nderohej në Thesalinë pellazge (atë të Homerit, e kthyer më vonë në «Pellazgiotidë»), pastaj në Tesproti («Pellazgia» e lashtë), etj, etj. Megjithatë, këto dy emra të ndryshëm kanë të njëjtin kuptim në gjuhën shqipe, jo në gjuhën greke. Kjo shfaqje e gjallë dhe bindës gjindët në shumë raste të tjërë nëpër poemat epike.
2) Ne nuk duhet të harrojmë se «Pellazgia» u pushtua nga një pakicë e pushtuesve egjiptian (me Danaos-in vëllai i Aegiptus-it në kre të tyre) dhe Fenikian (me Kadmus-in në krye të tyre) që unë e quajta «semito-egjiptian». Kjo vërtetohët te shumë autorë të lashtë si Hekateu, Helanikosi, Herodoti, tragjedianët (Eskili, Sofokliu dhe Euripidi), Diodori i Sicilës, Straboni, Posaniasi dhe të autorëve të tjerë të cilët janë jo më pak të famshëm. Ajo gjithashtu lexohet midis rreshtave në tekste të ndryshme të mitologjisë. Ky pushtim shfaqet gjithashtu në konfliktin e vazhdueshëm mes athinasve «vendas» dhe Lacedaemonëve (Spartan/ dorian) me origjinë semito-egjiptiane. Përveç kësaj, ajo ka provokuar një luftë të tmerrshme hegjemonike (-431/-404) midis Spartës dhe Athinës për të fituar pushtetin. Athinasit/Ionianët kanë bërtit gjithmonë me zë të lartë origjinën e tyre indigjene (si pasardhës të Pellazgëve, thotë Herodoti) në krahasim me mbretërit dhe shefat Dorian që konsideroheshin si të huaj dhe të ardhur më vonë në atë që do të bëhej Greqi. Etj, etj.
Së pari duhet theksuar se pellazgët para se të «sedentarizohën» në zonën Ballkano-Danubiane dhe para se të zbresin më poshtë në Ballkan (Greqi), Kretë dhe ishujt të Egjës në 7000-6000 para K. (Periudha Neolitike), ishin një popull «nomad» që jetojnin nëpër strehe natyrore (guva, shpella … ndërmjet argumenta të tjerë prandaj jam i vetmi studiues që i ka quajt «Shpellagji») të cilët kanë udhëtuar në të gjithë Europën nga Atlantiku deri në detin e Zi dhe Kaspien (në Azërbegjian ekziston një Albani). Për këtë arsye ata kanë lënë në mënyrë të pashmangshme gjurmë të kulturës së tyre dhe gjuhën e tyre kudo që kaluan. Në epokën e paleolitit ka pasur shumë tipa etnike në Evropë: Neandertal, Cro-Magnon, Homo Sapiens dhe më në fund Homo sapiens sapiens. Pra, nuk është në këto kohë nomade që etnija pellazge vendosi veten me të vërtetë apo krijoj qytetërimin e vet, por në fillim të neolitit: fillimi i bujqësisë, zbutje e kafshëve të caktuara, ndërtimin e strehimin në tokë apo liqenj (shtyllave/pilotisave). Pastaj më vonë u bë fillimi i shfrytëzimit të metaleve (bakri, bronzi, hekuri, argjendi dhe ari) dhe së fundi zbulimi i të shkruarit (ky është fillimi i historisë). Prandaj nuk ishin të vetmit njerëz në Europë, por ndoshta më i madhi popull dhe më i përparuari. Në një nga librat e mi kam krijuar një neologjizëm për etnikun pellazg: Homo pellazgus.
– Pse ka fjalë që shpjegohen qartë në gjuhën shqipe në vende të ndryshme? – Pse shumë antroponime, fjalë, toponime, oronime apo teonime të poezisë së Homerit shpjegohen vetëm nga ana e gjuhës shqipe dhe jo greke?
Ka disa arsye që do të zhvilloj shpejtësisht më tej. Gjuha shqipe (sidomos dialekti gegë i cili është veçanërisht i afërt me ionishtën e lashtë) që rrjedh nga gjuha trako-ilire është e vetmja në Europë që ka mbajtur një substrat të vjetër pothuajse të paprekur të pellazgjishtesh së lashtë.
Unë po lexoj këtu dhe andej në disa libra ose artikuj nëpër gazeta ose n’Internet nga disa qarqe shqiptare që gjuha greke dhe grekët vetë nuk kanë ekzistuar në Antikitet. Kjo është një shmangie ose çmenduri që më pezmaton në kulm. Gjithë këto mendime të pa bazë i bëjnë dëm çështjes pellazge. Studimet dhe hulumtimet e mija kanë pohuar me prova bindës që greqishtja e lashtë ka ekzistuar në fillim si gjuha hibride. Herodoti, Tukididi dhe autorë të tjerë të famshëm grek kanë shkruar në greqishtën e lashtë. Herodoti thotë se pellazgët flisnin një gjuhë «barbare» (që do të thotë n’ato koha: jo greke), dhe që Ionianët (në shqip: të…jonët) ishin fis Pellazg pasi kishin mësuar greqishtën, dhe që prijësit ose mbretërit Dorian [me përjashtim të popullit që ishte ilirian] ishin me origjinë egjiptiane. Pra gjindët në greqishtën e lashtë një përzierje midis ionishtës (pellazgjishtja) dhe një gjuha semito-egjitiane. Kjo është arsyeja pse në greqishtën e lashtë (sidomos në Iliadën dhe Odisenë) gjejmë një numër të madh fjalësh që shpjegohen me anën e dialektit gegë (i afërt më ionishtën) të veriut të Shqipërisë. Por kjo nuk është një arsye për të thënë se grekët nuk kanë ekzistuar: tekstet e lashta të antikitetit që i kam konsultuar gjatë – më tepër se dyzet vite studime dhe hulumtime dhe në korpusin e tezës sime e konfirmojnë këtë qartësisht.
Me një anë tjetër ka fjalë që mund të kenë një përngjajsje fonetike në gjuhën shqipe por që nuk justifikohen, jo vetëm nga ana semantike apo etimologjike apo nga ana gjeografike, rrethanorë, dhe rrethinat e tyre të ndryshme. Kujdes në këto lloje interpretimi fonetik, fenomen i njohur nga gjithë gjuhëtarët serioz. Aq më shumë se fjalët dhe emrat përkeqësohen me kalimin e kohës dhe për më tepër për shkak të shumë metatezave. Por për sa u përket fjalëve që gjindën në poezitë epike të Homerit nuk ka as një dyshim për shpjegimin e tyre në gjuhën shqipe.

………………………….

Konferenca e Mathieu Aref “Pellazgët, Greqia dhe Pellazgo-Shqiptarët” në Lion

a) Në Europë po marrim shembullin e Baskëve (pasardhësit e popullit Iberian nga fisi pellazg të cilët u vendosën në Spanjë dhe Portugali – kjo fjalë shpjegohet në shqip: «bashkë», dmth që mbetën të izoluar “bashkë”, larg trojeve pellazge), që shumë herët u ndanë nga familjen e madhe pellazge (e cila vazhdoi jetën nomade) dhe u vendosën përgjithmonë aty ku janë sot në jugperëndim të Francës dhe veri-perëndim të Spanjës. Baskët edhe pse kanë ruajtur shumë fjalë të vjetra pellazge (kam dekriptuar rreth 90 fjalë në librin tim «Shqipëria ..») u izoluanë dhe jetuan me otarci larg nga qytetërimi pellazg (strikto sensu) që ka lulëzuar dhe evoluar në pellgun ballkano-Danubian. Baskët krijuan kulturën e tyre dhe gjuhën e tyre të veçantë (e cila me kalimin e kohës ka zhvilluar dhe ka pësuar përzierje të ndryshme), duke mbajtur disa pjesë të kulturës dhe gjuhës së vëllezërve të tyre të udhëtimit që bënë me të (nomadët Pellazg të kohës të Paleolitit). Sot ne absolutisht nuk mund të themi se gjuha baske sot rrjedh nga pellazgjishtja. Mund të themi thjesht se ajo ka ruajtur disa elemente kulturore dhe gjuhësore që gjindën te Pellazgët balkano-danubian dhe më vonë te pasardhësit e tyre trako-ilirian.
b) Në Lindjen e Afërt le të marrim shembullin e Filistinëve (ish pelesët, Pelast, Pelastu të egjiptianëve, Pulusati të asirianëve, peleshtim të hebrënjave dhe Palaist ose pellazg të Helenave). Filistinët kanë qenë thjesht pellazgë hikur nga Epiri drejt për të pushtuar Egjiptin (nëpërmjet Kretës dhe Qipros) për tu vëndosur më së fundi në tokën e Palestinës së sotme («Filistinë») ku krijuan një «pentalpolë» (pesë qytete) afër bregdetit të Mesëm. Këta Filistinjet kishin të njëjtën kulturë me ato që quhen sot gabimisht «Mikenët» (alias Pellazgët) në mënyrë të padrejtë nga historiografia moderne. Ata lënë shumë gjurmë të kulturës dhe gjuhës së tyre tek Hebrejt dhe në gjuhën e tyre. Në të vërtetë, mbreti David u frymëzua nga organizata e tyre administrative dhe ushtarake për të formuar shtetin e ri hebre. Prandaj nuk është për t’u habitur për të gjetur në gjuhën hebreje gjurmë kulturore dhe gjuhësore të kalimit të tyre në Lindjen e Mesme. Pra, për shkak të këtyre gjurmëve, ne nuk mund të themi që n’ato koha populli hebre kishte një origjinë pellazge. Historia, antropologjia dhe arkeologjia kanë vërtetuar që ata ishin dy popuj të ndryshëm.
c) Në Lindjen e Mesme të marrim shembullin e persianëve apo indianëve vendet përkatëse të cilët janë shkelur nga ushtarët e Aleksandrit (kryesisht maqedonasit, ilirët, Epirotët, Agrianët, Paeonianët dhe të tjerët, të gjithë me origjinë pellazge). Pas vdekjës Aleksandrit ushtrija e tij u shkatërrua dhe u shpërnda dhe shumica e ushtarëve mbetën në vende të pushtuara nga Aleksandri: ata kanë lënë rrënjë në të gjitha këto vende, duke u martuar me bijat e atyre vendeve aziatike. Përsëri ata lënë gjurmë në kulturën e tyre dhe gjuhën e tyre pas vdekjes Aleksandrit. Ata madje lënë një gjurmë të grupit të tyre në veri-perëndim të Afganistanit dhe kufirin verior të Pakistanit: Burrushët (emri rrjedh nga shqipja “Burrë”) që janë bjond me sy blu apo të gjelbër! Janë gjetur edhe gjurmë të pellazgjishtës në Sanskritshën (gjuha e teksteve fetare hindu). Pra nga këto, ne nuk mund të themi absolutisht se persianët, indianët ose Sanskritshtja ishin me origjinë pellazge.
d) Në Egjipt le të marrim shembullin e një prej gjeneralëve të Aleksanderit “Ptolemeu” (Ptolemaios) që rridhte nga një fis epirot «Lagjidët». Ai u bë mbret në v.305 para K. me emrin «Ptoleme Soter i pari». Dinastia Ptolemeut (Lagjide) mbretëroi në Egjipt deri në vdekjen e Kleopatrës në -30 para K. Ptolemeu i kthej klerit egjiptian statutat e perëndive, mobiljet dhe libra të vjedhura nga tempujt egjiptian nga persiani Kserksesi i parë (në kohën e pushtimit tij të Egjiptit) dhe të rekuperuar në kohën e pushtimit të Lekës të madh. Ptolemeu ka respektuar zakonet egjiptiane dhe filloi një program restorimi dhe ndërtimi të tempujve të traditës arkitekturale tipike egjiptiane. Nuk është çudi që dinastia Ptolemeut me origjinë epirote të ketë lënë disa gjurmë pellazge në Egjipt. Pra, për shkak të këtij pushtimi kalimtar të Ptolemeut a mund të themi që egjiptianët ishin popull pellazg? Sigurisht jo. Etj, etj.
e) Iliada dhe Odisea e Homerit ishin poezi epike të traditës gojore parahelene, dmth pellazge. Por grekët kur erdhën në atë që do të bëhej Greqi shkruan këto poezi dhe i kanë rishikuar, rregulluar dhe manipuluar duke përfshirë ndërshthënie të vonë. E gjithë kjo është bërë në mënyrë që të shërbejë shkakun dhe interesat e pushtuesit të ri (Helenët) të vendit të Pellazgëve të quajtur “Pellazgia”. Megjithatë, në këto poezi Helenët i kanë ruajtur të paprekur (padashur) shumë fjalë pellazge (antroponime, toponime, oronime, theonime, etj). Sepse ata nuk i kuptojshin ose ata nuk mund t’i shpjegojshin në gjuhën e tyre. Duhet të theksohet se shumë ekspertë serioz kanë vënë re se shumë fjalë të poezisë epike çuditërisht nuk kuptohen nga ana e greqishtës. Kjo është arsyeja pse gjuha shqipe (trashëgimtare e vetme e pellazgjishtës së lashtë) dhe veçanërisht dialekti gegë i veriut – shumë pranë jonishtës – ka arrit të deshifroj shumë fjalë që mbesin të pashpjeguar nga ana e greqishtës. Në këto poezi grekët janë përpjekur për të eliminuar çdo gjë që mund të pengojë ose tradhtojë pushtimin e tyre të vendit, si dhe origjinën e tyre.
f) Gjuha greke ka evoluar që nga shkrimet e hershme që u shfaqën në mesin e shekullit të gjashtë para Krishtit (koha e tiranit Pisistrat i cili ka botuar poemat epike “Iliada dhe Odisea”). Këto poezi parahelene rrjedhshin nga një traditë gojore (dmth. Pellazge) që u transkriptuan në greqishtën e lashtë. Kjo gjuhë e lashtë greke kishte për bazë jonishtën, eolianën, Arkado-qipriotën, Dorianën dhe një gjuhë semito-egjiptiane. Nga kjo përzierje “pellazgo-semitike” lindi gjuha greke që ka pësuar një evolucion të gjatë. Në të vërtetë, nga periudha helenistike (koha e Aleksandrit të Madh), një formë tjetër e greqishtës u shfaq: «koineja». Ajo u formua paktësisht nga dialekti atik. Pastaj kemi greqishtën mesjetare dhe greqishtën moderne. Secila nga këto hapa përfshinë dialekte dhe përzierje të ndryshme, me variacione gjeografike. Sot gjuha greke largohet veçanërisht nga greqishtja e lashtë.
g) Një frazë i ka shpëtuar censurës të logografëve të shekullit VI para K. (kjo ndodhi nën tiraninë e Pisistratit i cili ka botuar ato poezi epike për herë të parë) që kanë transkriptuar poezitë nga pellazgjishtja në gjuhën greke të lashtë. Kjo frazë e famshme (Iliada XVI 233.234) është e theksuar nga Akili në lutjen e tij që i beri Zeusit (Zotit !): «Ti Zeus Mbret, Dodonas, perëndi e kahershme, Pellazg, që mbretëron në Dodonë, në këtë vend të ashpër të Sellëve, të profetëve të tu me këmbë të palara kurrë, të cilët flenë përdhè! Ti nuk ke kundërshtuar për të më përmbushur dëshirën për të dërrmuar Akenët dhe për të më nderuar». 2600 vjet më vonë zbulohet e fshehta: ku thuhet qartë se Zeusi nuk ishte grek por “pellazg dhe dodonas”. Pse pra specialistët dhe ekspertët dhe të tjerë (homerolog, mitologist, Heleniste, historianë, arkeolog dhe gjuhëtarë) kanë anashkaluar këtë pasazh vendimtar? Kjo frazë ka qenë shkaku i parë që më dha forcën dhe vullnetin që të përsëris studimet dhe hulumtimet në këtë fushë shkencore që kam filluar ka tani më tepër se dyzet vjet.
E gjithë kjo krejtësisht ndryshon vizionin që kemi në qytetërimin grek dhe veçanërisht mitologjinë ku vërtetohet që “zoti suprem nuk ishte grek”. Kjo gjithashtu na bën të vërejmë dhe të pyesim veten për sa i përketë origjinës dhe lulëzimit të qytetërimit dhe të etnisë greke. Historiografia moderne ka okultuar fshehtësirat e historisë së Greqisë mbushur me gënjeshtra, kontradikta, fshehje,rregullime të njëanshme dhe manipulime të ndryshëm. Të gjitha këto manipulime (gjenealogjia e perëndive dhe veprat të sjellura nga mitet dhe legjendat të pellazgëve) na bëjnë të dyshojmë në historiografinë e pranuar përgjithësisht.
Kjo na le për të sugjeruar se, grekët me qëllim kanë fshehur realitetin e historisë së pushtimit të trojave pellazge si për luftën e quajtur “luftë e Trojës”. N’ato kohra të lashta (shekulli i dymbëdhjetë para k.) ky tregim ishte veç se një përpjekje ose perleshje ndërmjet fiseve pellazge. Lufta e Trojës (e vërtetë) ndodhi në epokën e pushtimit të Asisë së Vogël nga Helenët në fund të shekullit VIII (rreth -680 para krishtit). Dhe përveç kësaj ekzistonin katër shekuj të mbiquajtur të “errët” (1200-800 para k.) dmth ku nuk dihet asgjë, epokë e pashpjegueshme që daton kryesisht para shfaqjes së grekëve që askush nuk ka folur për të gjatë kësaj periudhe të errët. Homeri nuk e përmend emrin e Helenëve dhe nuk ka skicuar asnjë aluzion për ndonjë qytetërim helenik, sepse ai nuk do ta shihte sepse kjo ndodhi pas kohës së tij.
Logografë të parë në kohën e Pisistratit kanë mbivendosur një histori të vjetër (ajo e epokës të poemëve epike para-helene) në vend të historisë së tyre (së pari pushtimin e bregut perëndimor të Azisë së Vogël, pas shekullit të tetë para Krishtit.). Sa për emrin «grek» ky është përdorur për herë të parë nga romakët në shekullin e tretë para Krishtit.
* * *
Së fundmi dua të them përsëri se ajo fraza e famshe (Iliada XVI 233, 234) të lëshuar nga Akili më ka motivuar për të nis studimet dhe hulumtimet e ndërmarra për më tepër se dyzet vjet. Ky ishte përfundimi të cilat u publikuanë në dy librat e mi dhe përgatitja e tezës sime në Sorbonne e paraqitur në fillim të v.2012 e titulluar: «Studime dhe hulumtime mbi pellazgët në zanafillin e qytetërimit grek». Në dy librat e mi dhe sidomos në tezën time kam dhënë pohime, analiza dhe informata të mjaftueshme në lidhje me pellazgët, Trako-ilirët, shqiptarët dhe grekët. Unë jam në bisedime me një shtëpi botuese françeze për botimin e tezës sime në gjuhën frenge. Ajo do të publikohet pastaj në gjuhën shqipe.
Më së fundi çështja e Pellazgëve nuk është aspak dytësore përsa i takon historisë së botës mesdhetare, pasi ajo ka të bëjë drejtpërdrejt me lindjen e qytetërimit grek (me anën e Pellazgëve) dhe qytetërimit romak (me anën e Etruskëve). Por historianët modernë i kanë hedhur ngjarjet më të vonshme në një të kaluar të largët. Më tej, gjuhëtarët nuk e kanë ruajtur hierarkinë kronologjike në shfaqjen e secilës prej gjuhëve të mbiquajtura indo-europiane dhe mbi të gjitha nuk kanë marr parasysh gjuhën shqipe në kërkimin e asaj që mund të të çonte deri te Pellazgët parahelenë. Në këtë mishmash historiko-gjuhësor, përmes studimeve të mia dhe hulumtimeve të përpunuara në tezën time, paraqitet se autorë të shumtë modernë kanë ngritur teori të bazuara në hamendësime.Veçoria e hulumtimit është që të hedh dritë mbi çfarë është e panjohur.
Sa për origjinën e vërtetë, historinë dhe gjuhën e popullit shqiptar shpresoj që – sidomos gjuhëtarët dhe historianët shqiptarë (të patentuar) do të dalin nga shtigjet e rrahura, dhe të pranuarës përgjithësisht, dhe çdo ideologjie apo mendimi sektarë ose çdo ndikimi politik që pengojnë shpërthimin e së vërtetës në qarqet akademike dhe universitare (shqiptare dhe botërore).

KUSH ËSHTË DR.ARIF MATI

Arif Mati (Mathieu Aref) ka lindur me 1 mars 1938 në Kajro të Egjiptit, nga një familje me origjinë shqiptare nga Mati. Prindërit e tij rrjedhin nga dy familje të shquara që në kohën e Skënderbeut (Canameti, Stafa, Preni nga babai dhe Lala, Kola, Lufi nga nëna).
Në Paris shkon në vitin 1961, për t’ia kushtuar më pas 30 vjet të jetës së tij studimore dilemës së madhe rreth prejardhjes apo jo indo-europiane të gjuhës dhe kombit shqiptar. Arif Mati në vitin 2003 botoi në gjuhën franceze librin: ”Albanie (Historie et langue) ou l’incroyable odyssée d’un people préhellénique”, ndërsa në vitin 2007 këtë libër e boton edhe në gjuhën shqipe: ”Shqipëria” (historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Tiranë, Plejad 2007 (608 faqe). Mati ka botuar edhe veprën: “Greqia (Mikeanët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme, Paris 2004”, teorinë e së cilës në vija të përgjithshme e shpërfaq edhe në këtë vëllim….
Më gjerësisht lexoni këtu:
ARIF MATI: SHQIPËRIA (HISTORIA DHE GJUHA) ODISEJA E PABESUESHME E NJË POPULLI PARAHELEN
https://pashtriku.org/index.php?kat=45&shkrimi=773

*  *  *
SHERADIN BERISHA: DR.ARIF MATI NË PRISHTINË SHPËRFAQI LASHTËSINË PELLAZGJIKE TË SHQIPTARËVE
https://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=1009

*  *  *

PASHTRIKU: ARIF MATI – DOKTOROJ NË UNIVERSITETIN E SORBONËS
https://pashtriku.org/index.php?kat=64&shkrimi=753

==================================

DOKUMENTARE PËR PELLAZGËT

………………………..

(Ilustrimet i bëri kryeredaktori i pashtriku.org, sh.b)

Total
2
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura