DR.FADIL MALOKU: ‘PËRLESHJA ASIMETRIKE’ E AKTERËVE POLITIK NË SHQIPËRI!

Prishtinë, 23 qershor 2019:
1. Per mua ajo çka po ngjane aktualisht në Shqipëri, është dhe ka të bëjë me fenomenin sociologjik, që njihet dhe shquhet si “ballafaqim, apo përleshje asimetrike”, e dy akterëve politik (PS dhe PD), në një skenë të brishtë politike;

2. Them kështu, edhe për shkak se është një luftë e pakompromis (për “jetë a vdekje”!?)midis palëve në konflikt, fuqia relative politike e të cilëve, pra strategjia apo taktika i dallojnë shumë. Por, jo edhe një ballafaqim ofertash të reja, për mirëqenien dhe konsolidimin e sundimit të ligjit, pluralizmit të ideve, zhvillimin ekonomik të vendit, zbutjen e papunësisë, reduktimin e arratisjes masive, etj. Pra është një tensionim i rivalëve të pabarabartë, që kanë ideologji dhe koncepte diametralisht të kundërta pÄ“r diskursin dhe proceset demokratike, në Shqipëri. Opozita, është duke përdorur këto taktika;
– ambientet e hapura për të demonstruar revoltën qytetare
– KOHËN, që mund të ndërlidhet me afrimin e datës se VOTIMIT, por jo edhe ZGJEDHJEVE;
– BEFASINË, fakti se qeveria nuk e ka të njohur fare Planin Operacional tÄ“ opposites;
– përgjimet dhe skandalet, që i publikoj Bildi, dhe aferat tjera korruptive për vjedhjet industriale të votës në zgjedhjet e kaluara. Pra siç shihet Opozita, është duke përdor një gamë “efektesh kolaterale”, që nënkupton vetëm viktimizim dhe alarmim të skajshëm sociopolitik, të vetës së saj…
3. Nocioni i “përleshjes asimetrike” përfshin edhe terma shumë më të hollësishëm, se kaq. Midis tjerash edhe;
– Bojkotimin e afishuar nëpër gjitha mediumet sociale;
– Përleshjen e perditësuar me policinë e shtetit;
– Pengesat e vëna nëpër shkolla, ku supzohet të mbahen votimet, e jo zgjedhjet e lira;
– Premtimin kokëfortë të kryeministrit kontravers dhe përgjegjësit kryesor në kaosin e ndodhur shqiptar, për mbajtjen e zgjedhjeve me 30 qershor.

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura