DR.JAKUP KRASNIQI: AJO NUK ISHTE HARTA E SHQIPËRISË SË MADHE, ISHTE HARTA E TIFOZËVE TË KOMBËTARES SHQIPTARE

Prishtinë, 18. 10. 2014: Në ndeshjen e kombëtareve të Serbisë e të Shqipërisë, të zhvilluara në stadiumin e Partizanit në Beograd, e cila u përcoll, gjatë gjithë Kohës nga Presidenti i Serbisë, nën brohoritjen fashiste të tifozëve serbë: “Vrisni, therni, masakroni derisa mos të ekzistojnë shqiptarët”. Thuajse pak shqiptarë kanë vrarë, masakruar edhe dëbuar nga trojet e tyre autoktone. Këtë jo vetëm që nuk e ka “dëgjuar”, Presidenti i Serbisë që mban edhe nofkën “Grobar” (Vorrtari), i cili jo vetëm që nuk ka denjuar të largohej në mënyrë demonstrative nga ai kor korbash, por edhe ka dhënë instruksione se si të vepronin njerëzit e sigurimit serbë në stadiumin e Partizanit. Sikur, Presidenti serb, mos të kishte durimin për ti dëgjuar ato thirrje raciste, atëherë do të mund të thoshim: “Serbia po ndryshon”, se po ndryshojnë, pasuesit e fashizmit serbë, Nikoliqi, Vuqiqi e Daqiqi. Po diçka e tillë nuk u pa, jo vetëm atë ditë, por as pasi do të duhej të ftoheshin gjakrat. Kjo tregon se sa të thella janë rrënjët e urrejtjes te këta njerëz që sot e udhëheqin Serbinë në rrugën e integrimeve evropiane!? Zoti mund të bëjë mrekullira!?

GROBARI I SERBISË TOMISLLAV NIKOLIҪ!

UBI ZAKOLJI DA SIPTAR NE POSTOJI!!!

Po përpiqem ta kuptojmë Presidentin “Grobar”, se ajo ishte edhe filozofia e tij politike, por si ta kuptojmë, Presidentin e UEFA-së, francezin Platini, i cili në dromin shqiptar po dëshiron të kishte bombë!? Jo zoti Platini, aty ishte flamuri i fudbolldashësve shqiptar, i cili flamur përfshinte hartën e tifozëve të skuadrës kombëtare shqiptare. Askush nuk mund ta mohoj faktin, se në ato troje nuk jetojnë shqiptarët dhe askush nuk mund të mohoj faktin se në të gjitha ato troje nuk jetojnë shqiptarët. Këtu nuk duhet supozuar se çka mund të kishte dromi shqiptar, por çka mbante ai dhe ai mbante flamurin e tifozëve të kombëtares shqiptare, as më shumë e as më pak.

“Michel Platini on the Serbia-Albania 2014’s football incident”

Çdo skuadër futbolli dhe çdo përfaqësuese kombëtare, kanë tifos edhe jashtë kufijve politik të shteteve. Pse kjo tu mohohet shqiptarëve?

=====================================

RIKUJTESË HISTORIKE:
SHIKONI KËTO VIDEO: ҪETNIKËT VOJISLLAV SHESHEL, TOMISLLAV NIKOLIҪ DHE ALEKSANDËR VUҪIQ!
***

TOMISLAV NIKOLIĆ – JA SAM ČETNIK

TOMISLAV NIKOLIĆ POLAŽE ZAKLETVU ZA ČETNIČKOG VOJVODU NA ROMANIJI 1993

Rijedan snimak Šešelja, Nikolića i Vučića iznad Sarajeva 1995
Dokazi Omera Isovića o učešću Aleksandra Vučića u ratu u Hrvatskoj
KOMPILACIJA IZJAVA: Aleksandar Vučić iz doba radikala

IZGUBLJENI SNIMAK: Vučić plače tokom Šešeljevog govora

Dvougao: Александар Вучић vs Aleksandar Vučić

Aleksandar Vucic – SAD i nekad
========================
(Ilustrimet i përgatiti editori i pashtriku.org, Sh.Berisha) 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura