Pragë, 4 maj 2017: 5 maji, dita e përkujtimit të Dëshmorëve të Atdheut, është ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët, por veçanërisht për familjet e dëshmorëve. Populli ynë me respektin më të madh dhe dhimbjen më të thellë në shpirt, kujton bijtë e tij, që dhanë jetën për lirinë e Atdheut dhe për të mirën e përgjithëshme të popullit. Është bërë traditë e bukur dhe mbarëpopullore, që më 5 maj shkojmë dhe vizitojmë varrezat e dëshmorëve, përkulemi me nderim dhe vejmë lule të freskëta mbi varrin e tyre, i kujtojmë dhe i nderojmë ata me lot në sy.
Nderimi për dëshmorët është skalitur edhe në Hymni tonë kombëtar, ku shkruhet:
“Trim burrë quhet dhe nderohet atdheut kush iu bë theror.
Për jetë ai do të kujtohet mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!”
Organizata e Familjeve të Dëshmorëve në të gjithë vendin organizojnë edhe vizita në familjet e dëshmorëve, për të kujtuar bashkë me familjarët, heroizmin e tyre dhe kontributin e madh për çlirimin e Atdheut dhe për edukimin e rinisë sonë me ndjenjat e dashurisë pa kufi ër Atdheun dhe popullin e tyre.
Kam vizituar mjaft familje dëshmorësh gjatë viteve ditën e dëshmorëve dhe me shumë respekt shkoj në këto vizita, bisedoj me familjarët dhe mbledh të dhëna për heroizmin e secilit dëshmor, frymëzohem prej vullnetit të tyre të lartë, ti shërbejnë kauzës së popullit të tyre. Familiarët flasin me dhimbje, por edhe me krenari për të dashurin e tyre, i kujtojmë me respekt dhe disa tregojnë episode nga heroizmi i tij dhe i shokëve në luftë.
Por krahas heroizmit në familjet e dëshmorëve, gjatë këtyre vizitave, kam vënë re varfërinë e madhe, që ndodhet në familjet e dëshmorëve shqiptar dhe harresën e shtetit për këto familje. Shtetarët tanë një ditë në vjet shkojnë dhe venë kurore tek Varrezat e Dëshmorëve, por më pas gjithë vitin dëshmorët dhe familjet e tyre harrohen dhe nuk pyet kush për ta. Ata një herë në vit vejnë lule tek varret e dëshmorëve, por as interesimin më të vogël nuk kanë për familjet e dëshmorëve. Ndjehem i pezmatuar, ndjehem i zhgënjyer dhe kjo më duket hipokrizi. Kudo vihet re kjo gjendje, por unë kam edhe përvojën time personale të hidhur.
Peza ka qenë baza, ku fillojë LANÇ për çrilimin e vendit nga fashizmi, në Pezë u formua njësia e parë luftarake antifashiste shqiptare për çlirimin e vendit dhe vendi ku u bashkua populli ynë në luftën për liri. Në Pezë më 5 qershor 1940 u themelua Çeta Antifashiste e Pezës nga heroi legjendar Myslim Peza, e cila me një herë filloi veprimtaritë kundra pushtuesve fashistë italianë dhe shërbëtorëve të tyre. Kjo është njësia e parë e armatosur antifashiste në Europë. Në Pezë populli shqiptar vendosi të jetë aleat me kualicionin antifashist.
Për të gjitha këto më 16 mars 1941 fashistët italianë sulmojnë Pezën me forca të shumta, për të rrethuar dhe asgjësuar çetën e saj, por dështua. Në luftën e madhe dhe të pabarabartë u vranë 84 oficerë dhe ushtar armiq, por ranë edhe 5 dëshmorët e parë: babai im Hasan Peza ishte njeri pre tyre. Shtëpia na u dogj, pasuria pjesërisht shkoi në favor të luftës, por pjesa më e madhe u vodh nga fashistët. Nëna ime, njëra nga luftëtaret e para të Çetës së Pezës, e vazhdoi luftës deri në çlirimin e Shqipërisë.
Por pas luftës çdo gjë ndryshoi. Nëna ime nga pushtetarët e ri (ish shokët e babait tim të luftës) kërkoi pensionin si grua dëshmori, një strehë të vogël, ku të futnim kokën dhe punë, për të jetuar së bashku me mua. Përveç premtimeve, asgjë nuk u bë, asnjë ndihmë dhe përkrahje nga shteti i ri komunist nuk na u dha. Nga kjo gjendje mjaft e vështirë ekonomike, familja jonë u prish dhe unë përfundova në “Strehën Vorfnore”, të Tiranës. Në atë kohë “Streha Vorfnore” kishte një nga ndërtesat më të bukura në Laprakë të Tiranës, dhuruar nga Kryqi i Kuq”, atje ku sot ëshë Spitali Ushtarak. Bashkë me mua në “Strehët vorfnore” në Vlorë, Korçë, etj. u strehuan të gjithë fëmijët e dëshmorëve shqiptrar, sepse nënat e tyre shteti i la pa asnjë ndihmë. Në vitin 1953 qeveria shqiptare më ka dhënë për babain dëshmor 36.000 letë shpërblim të asaj kohe, të barabarta me gjashtë rroga mujore puntori.
Kështu ju a ktheu shpinën familjeve të dëshmorëve qeveria e re e Tiranës ! Dëshmorët luftuan për çlirimin e Atdheut, dhanë edhe jetën për te, por pushtetarët komunistë shpejt rregulluan veten dhe të afërmit e tyre dhe e harruan gjakun e dëshmorëve të rënë në luftë. Por edhe partizanët, që “u kthyen fitimtarë” nga lufta në vatrat e tyre, nuk fituan gjë.
Me reformën agrare shteti na mori të gjitha tokat që kishin në Pezë dhe kështu nga familje relativisht e pasur në kohën e Zogut, familja ime u kthye në familje proletare. Ish partizanëve ju dhanë vetëm 1000 lekë/muaj shpërblim si partizan, me të cilat mund të blije 19 kg. bukë.
Në vitin 1985 një shoku im më ka treguar këtë histori, të një partizani italian, që kishte luftuar në Shqipëri dhe kishte ardhë për vizitë. Ushtari italian, pasi kapitulloi ushtria italiane në shtator 1943, u bashkua me forcat partizane shqiptare dhe luftoi deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Kishte shoqëri shumë të ngushtë me një partizan shqiptar dhe kishte ruajtur lidhje me te. Në vitin 1985 vjen për vizitë tek shoku i tij shqiptar. Partizani italian tregon:
“Kur u kthyem në Itali në verë të vitit 1945, ti më ke dhënë ahere dy napolona frori, për ti përdorur për nevojat e mia gjatë rrugës. Sapo u ktheva në shtëpi dhe ndenja disa ditë pushim, shkova në qendrën e komunës. Atje më njoftuan të paraqesja dokumentet, që kisha qenë partizan në Shqipëri dhe unë menjë herë ja dorzova. Pas disa ditësh më njoftuan se më kishin lidhur pensionin si partizan, që është afërsisht i barabartë me rrogën e një puntori dhe me gjetën punë në një ndërmarrje, ku marr rrogë të mirë”.
Ai e kishte pyetur mikun e tij shqiptar, sa merrte pension lufte dhe ky ju përgjigj se merr 1000 lekë në muaj. Italiani, pasi mësoi sa lireta bënin këto, u skandalizua.
Shqipëria ishte pushtuar nga varfëria !
Me ramjen e sistemit komunist, për të cilën kontribova në lëvizjen studentore Dhjetor 1990, mendova se do të vijë demokracia dhe gjërat do të ndrysojnë për të gjithë popullin. Por u zgjënjeva shpejt. Megjithse kanë kaluar një çerek shekulli ende pronat e babait nuk më jan kthyer, megjithë kërkesat e shumta. Tokat e babai tim dëshmorë në vend të më kthehen, po ju jepen me “çertifikata pronësia” antikushtetuese, qytetarëve të tjerë.
Kryeministri ynë Rama me Lame Lanetin përkrah, shkojnë sa në një rreth në tjetrin dhe shpërndajnë pronat e pronarëve, në vend që tu a kthejnë ato pronarëve legjitimë, midis të cilëve edhe shumë familje dëshmorësh. Kjo lojë luhet vetëm për interesa personale dhe partiake, për të fituar votat në zgjedhje.
Megjithse kanë kaluar shumë vite dhe oshëtima e armëve dhe era e barotit nuk ndjehet, familjet e dëshmorëve duhet të ndjejnë dorën e ngrohtë të shoq+ërisë dhe shtetit. Enver Hoxha vinte po thuaj çdo vit në Pezë dhe i takonte familjet e dëshmorëve, sot presidentët shqiptar, kryetari i Kuvendit apo kryeministri nuk e njohin Pezën, megjithse atje lindi Çeta e parë Atdhetare, krisi pushka e parë për çlirimin e vendit, u hodhën bazat e bashkimit të popullit shqiptar dhe u bë lidhja me aleatët anti fashistë anglo-amerikan-sovjetikë. Në Pezë për të gjitha këto merita, fashistët bënë sulmi më të egër, duke djegur dhe vrarë. Në Pezë ranë edhe dëshmorët e parë të LANÇ.
Njësoj si në kohën e diktaturës, edhe sot familjet e dëshmorëve janë të harruara nga qeveritë shqiptare, asnjë ndihmë, asnjë përkujdesje, asnjë shpresë. Nuk duhet të lejohet tu hiqen emrat e dëshmorëve rrugëve, shkollave apo shesheve, siç qe rasti i rrugës Dëshmorët të 4 shkurtit në Tiranë, që u hoq nga L. Basha, shkollës në Vermosh, që ju hoq emri i pionerit dëshmorë, fati i përmendore së 5 heronjëve të Vigur në Shkodër e gjetkë.
Unë biri i dëshmorit kam 12 vjet, që për merita të veçanta pune shkencore, jam propozuar nga ministri për pension të posaçëm, por kraeministri ende nuk e ka përfshirë në listat e qeverisë.
Familjeve të dëshmorëve duhet tu kthehet shpërblimi prej 5 mijë lekë/, që e hoqi qeveria Berisha. Ky shpërblim fare i vogël këtyre familjeve ju duhet për tu nderuar në shoqëri, për të pritur ditën e dëshmorëve, për të nderur dëshmorin në ditët përkujtimore etj.
Organizata Kombëtare e Familjeve të Dëshmorëve, duhet të jetë më e vendosur për të drejtat e antarëve të saj dhe të mos luaj rolin e aleatit me socialistët. Pjesa më e madhe e dëshmorëve nuk kanë qenë komunistë, por luftëtarë për lirinë e Atdheut. Edhe organizata e familjeve të tyre sot duhet të pëprkrahi qeverinë, që përkraj familjet e dëshmorëve dhe punon për të mirën e popullit.
Sot gjendje është e tillë, që familjet e dëshmorëve nuk kanë përkrahjen e asnjë qeveria, i ka mbytur varfëria dhe disa prej tyre luftohen nga qeveritë, duke ju vjedhur tokën me çrtifikatat, që shpërndanë nga qeveritë. Familjet e dëshmorëve janë në një gjendje sociale me të përndjekurit politikë të vendit, që nuk marrin paratë për burgun e bërë, me të pa punët, me qytetarët me përkranje sociale, që nuk mbushin dot barkun me bukë, me pronarët shqiptarë, që nuk ju kthehen pronat, por po u grabiten çdo ditë dhe u ndahnen individëve përkrahës të qeverive etj. Të gjitha këto dhjetra mijëra familje dhe disa qindra mijë individë, përbëjnë shtresën më të varfër, të përndjekurve politikë në Shqipëri, e cila në vend të zvoglohej erdhi duke u rritur pas vitit 1990. Kjo shtresë e harruar nga qeveritë shqiptare, përbën më tepër se gjysmën e popullatës së vendit, prandaj duhet të organizohet, që të fitojë të drejtat e saj të merituara.
Pragë, më 4 maj 2017