SHERADIN BERISHA: REPUBLIKA E ZUZARËVE TË AHTISARIT!

Pashtriku, 5 prill 2021: Zgjedhjet e 14 shkurtit i dhanë fund riciklimit 20 vjeçar të zuzarëve, të cilët pakon e Ahtisarit e jetësuan pa diskutim dhe si të tillë e shndërruan në kushtetutë! Tani po hymë në ciklin e ri të pushtetbërjes me premtimin për reformë substanciale në sistemin e Republikës së Ahtisarit! Nëse nuk ndodh kjo reformë nuk do të ketë ndryshim, por vetëm arrnim e ambalazhim të ri në këtë paketim të Ahtisarit!
Uroj të mos ndodh një gjë e tillë, sepse, në të kundërtën epoka e tyre do të jetë më e shkurtër se sa e zuzarëve që i shihni poshtë në foto!

Rikujtesë! 3 vjet më parë kam shkruar këtë analizë! Lexoni nga arkivi i FB., 5 prill 2019!
REPUBLIKA FAMILJARE E ZUZARËVE!
Nga Sheradin Berisha

Familjarizmi në institucionet e shtetit, Kosovën e ka shndërruar në republikë familjare të ZUZARËVE, e cila si e tillë nuk ishte aspiratë e shqiptarëve, e aq me pak e atdhetarëve që u sakrifikuan për 100 vjet rresht!
Këta zuzarë të politikës familjare që për 20 vjet rresht riciklohen bashkarisht në pushtet, përmes votës së blerë me një mbushje telefoni nga “turma pa tru” apo “mentaliteti robit”, nuk largohen nga pushteti pa aktivizmin qytetarë!
Andaj për t’u çliruar nga zuzarët duhet përfundimisht të vetëdijsohen e aktivizohen shqiptarët për largimin e tyre një herë përgjithmonë, në mënyrë që të krijohen mundësitë:
– për ndryshimin e Kushtetutës së Ahtisarit,
– për reformë zgjedhore,
– për reformë në administratën publike,
– për reformat e nevojshme në drejtësi, prokurori, polici dhe jo vetëm!
Të gjitha këto reforma natyrshëm do të prodhojnë një mentalitet të ri politik e institucional, për sanimin e gjendjes dhe hapjen e perspektivës në punesim e zhvillim të gjithanshëm!

——————–
P.S: këta zuzarë nuk do t’i duronin as njerëzit e ‘egjër’ të xhunglës!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura