Pashtriku.org, 14 shkurt 2018: Athina është një nga qytetet më të vjetër europiane, themeluar nga pellazgët, që ende banohet. Emri i lashtë i qytetit Athena, vjen nga gjuha pellazge A THENA, ASHT THENA, emëruar për nder të perëndisë pellazge Athean.
Dëshmia më e mirë për këtë është vetë Akropoli i Athinës, por edhe veprat e tjera arkitektonike të lashtësisë në Athinë. Muri i madh rrethues i Akropolit, njihet “muri pellazgjik” me gurë të mëdhenj të skalitur mirë. Ky mur është i gjatë rreth 760 m., i lartë 10 m. dhe i trashë 3,5 deri 6 metra. Në vitin 1400 p.e.s., kur ishte në lulëzim Qytetërimi Miken, Athina ka qenë qendër e rëndësishme tregtare dhe kulturore dhe Akropoli i Athinës ka qenë një kështjellë e madhe mikenase.
Athina, Sparta, Korinthi, Theba kanë qenë qytet-shtete mjaft të zhvilluara të vetqeverisura gjatë kohës së bronzit, ku gjeti zhvillim të madh kultura dhe arti.
Kodra në qendër të Athinës, ku ndodhet Akropoli, gjatë gurvonit (neolitit) ka qenë e banuar nga pellazgët, siç na njofton Herodoti, Prokopiou & Smith, 1964 dhe Servy 2011. Ata i kanë dhënë edhe emrin asaj, që i përket gjuhës vendase pellazge dhe shpjegohet shumë mirë dhe lehtë me ndihmën e gjuhës shqipe, e cila siç dihet tashmë e ka origjinën e saj tek gjuha e lashtë pellazge: AKROPOL = a kro poll = asht kro, krye, që pjell. Për praninë e një popullate vendase pellazge në Atikë na njofton edhe Herodoti (Historia 6.137-140)
Pusi në Akropol ka furnizuar me ujë të pijshëm qysh gjatë kohës së Mikenës, rreth shekullit 16 p.e.s. Akropoli i Athinës përmendet edhe nga Homeri në Odise.
– Athina pellazgjike –
Gjatë kërkimeve arkeologjike në Akropolin e Athinës, të ndërmarra nga arkeologët italianë dhe amerikanë gjatë shekullit të kaluar, në vendbanim neolitik në Akropol, që i përket nga vjetërsia mijëvjeçari i 6 p.e.s., janë gjetur poçeri, vegla pune si dhe skelete kafshësh shtëpiake dele etj., të ngjashme me ato, që janë gjetur në akropolet e vendbanimeve neolitike në Sesklo dhe Dimini të Thesalisë. Këto rajone thesaliane njihen si vendbanime pellazge dhe trajtohen si të tilla në literaturën bashkëkohore. Autorët antikë si Herodoti etj., kanë shkruar se dikur Athina dhe rrethinat e saj kanë qenë banuar nga pellazgë dhe athinasit rrjedhin prej tyre.
Akropoli i Athinës është vepër kulti fetar e ndërtuesve paganë, pellazgëve, kryesisht për perëndinë e tyre Athena, nga dhe ka marrë emrin qyteti. Athena (Athina) ka qenë mbrojtëse dhe simboli i qytetit. Por Akropoli ka shërbyer edhe për kryeperëndinë pellazge Zeusin, Poseidonin etj. Akropoli, që nga muri rrethues edhe bazamentet e të gjitha monumenteve të Athinës etj., janë ndërtuar nga gurë të mëdhenj, mermer i bardhë në gri, të latuar mjaft mirë dhe vendosur njeri mbi tjetrin pa llaç. Këto janë muret karakteristike pellazgjike ose ciklopike, që gjinden në të gjithë botën dhe kështu vërtetojnë praninë e pellazgëve kudo, në kohrat e lashta. Kështu të dhënat e arkeologëve konfirmojnë plotësisht ato që kanë shkruar autorët e lashtë.
Prokopio & Smith (1964) për këtë problem shkruajnë:
“40 vite më parë gërmimet në Akropolin e Athinës dhe në vende të tjera të Atikës kanë nxjerrë në dritë shumë të dhëna të jetës së neolitit vazo, vegla, skelete delesh, të cilat vërtetojnë traditën e thënë nga Herodotit, që athinasit janë pasardhës të pellazgëve, banorëve neolitikë të Thesalisë. Në të vërtetë vazot e Atikës datojnë nga neolitik i hershëm (5520-4900) ashtu si qeramika nga akropolet thesalianë Sesklo, ështe si dhe nga neoliti i vonë (4900-3200) i Akropolit tjetër thesalian Dimini….Kërkimi për gjurmë të moshës neolitike në akropol kanë filluar në vitin 1922 me gërmimet e Shkollës Arkeologjike Italiane pranë Aesklepiumit. Një vendbanim tjetër zbulua në afërsi të Odeionit të Perikliut, ku janë zbluar shumë poçeri dhe një sopatë guri, të dyja të tipit Sesklo. Gërmimet e ndërmarra nga Shkolla Klasike Amerikane pranë Klepshydra zbuluan 21 copë poçeri të plota dhe shmë copa poçerie të bëra me dorë të tipit Dimini, vegla të kohës së vonë të gurit dhe kocka kafshës shtëpiake dhe peshqish. Zbulimet rimbështesin teorinë se vendbanimi i përhershëm i fermerëve me kopetë tyre, veglat e tyre prej guri dhe kocke dhe enët qeramike kanë marrë pjesë në shkëmbin e akropolit më heret se mijëvjeçari i gjashtë”.
Servi (2011, f.17), studiuese e historisë së Akropolit të Athinës, na informon: “ In the second millennim BC the population of Attika was reinforced. A new tribe, the Ionians, arrived from the north and merged with indigenous population, which tradition holds were the Pelasgians”./ Gjatë mijëvjeçarit të dytë p.e.s. popullata e Atikës u përforcua. Një fis i ri, Jonët, arriti nga veriu dhe u shkri me popullatën vendase, që tradicionalisht mbahet se kanë qenë pellazgët”/.
Jonët kanë qenë një fis i shquar pellazg, që ka banuar në bregun perëndimor të Anadollit, me kryeqendër Smirnën, Izmirin e sotëm. Emërtimi kuptohet shumë lehtë nga gjuha shqipe, që do të thotë: Izmir= is mir = është mirë. Në Smirna është shkruar Iliasi dhe Odisea nga Homeri, rreth viteve 750 p.e.s.
Servi më poshtë vazhdon:
“Filluar afërsisht nga gjysma e të njëjtit mijëvjeçar një qytetërim i shkëlqyer parahistorik filloi të lulëzojë në “Greqinë” kontinentale, Qytetërimi Mikenas, që e ka marrë emrin nga qendra e tij më e rëndësishme, qyteti i Mikenës, në Pelopones. Gjatë kohës së periudhës Mikene (1600-1100 p.e.s.) banorët e Akropolit [të Athinës, shënimi ynë] kanë jetuar në grupe në shpatet dhe në majën e shkëmbit. Ata i faleshin perëndeshës së tyre të vjetër Athinës këtu, në majën e kodrës së Akropolit, ku ka qenë edhe pallati i mbretit të vendit. Gjatë periudhës së shekullit 13 p.e.s, sheshi në majë të Akropolit u fortifikua me gurë gjigandë, të ngjashëm me ato të qyteteve të tjera të kohës së Mikenës, që ruanin njëkohësisht edhe hyrjen në një plasë të thellë në shkëmb, që të çonte tek burimi i ujit, pusi i Mikenës. Në kohrat e mëvonshme muret e Akropolit të Athinës dhe të akropoleve të qyteteve të tjera mikene filluan të quhen “ciklopike”, sepse njerëzit ishin kaq të impresionuar nga madhësia e tyre, sa që filluan të mendojnë se muret janë ndërtuar nga qenie me fuqi të mbinatyrshme, ciklopët gjigandë. Fortifikimi i Akropolit të Mikenës u riforcua me një mur të dytë në rrëzën e kodrës, të ashtuquajturit mure “Pelazgjike” ose “Pellazgikon”.
Është me vend të theksojmë se në Peloponez (Mikenë, Pyli etj.) gjatë lulëzimit të qytetërimit mikenas është përdorur edhe shkrimi, që quhet Lineari B. Ky shkrim ruhet në pllaka dheu të pjekura më pas nga zjarret, që kanë shërbyer për komunikim midis njerëzve të ndryshëm, më shumë për qëllime tregtare. Nga dy autorë anglezë M. Ventris dhe J. Kaduik (1953) shkrimi në këto pllaka dheu u falsifikua dhe interpretuar gabim. Fillimisht ata shenjat abstrakte në pllakat e baltës me shkrimin Linear B i barazuan në mënyrë artificiale me rrokje të ndryshme të gjuhës. Më pas këto rrokje të krijuar pa ndonjë bazë shkencore i bashkuan artificialisht dhe krijuan fjalë të ndryshme artificiale. Me këto fjalë artificiale kërkuan nëpër fjalorë fjalët e përafërta të gjuhës greke. Më pas deklaruan se shkrimi Linear B i përket gjuhës greke. I gjithë ky proces është me dashje një falsifikim i trashë, për të paraqitur gjuhën greke të pranishme në pllakat e shkrimit Linear B, megjithëse në asnjërën prej tyre nuk gjetën asnjë fjalë greqisht.
Neve gjatë viteve të fundit kemi gjetur të shkruar në njerën pllakë të shkrimit Linear B shprehjen në gjuhën pellazge: ZIAZI = ZI ASHT ZI, që kuptohen shumë lehtë me anë të gjuhës shqipe. Prandaj kemi shprehur mendimin se pllakat me shkrimin linear B i përkasin gjuhës pellazge (Peza & Peza 2009, Dritë e re..).
Këto të dhëna nga arkeologjia përputhen plotësisht edhe me faktin, që jepen nga studimi i gjuhës së mbishkrimeve Dipylon të Athinës dhe i Korinthit, të cilat nga studimi ynë, rezultojnë të jenë në gjuhën pellazge, që vërtetohet për herë të parë. Edhe mbishkrimi i Thebës, studiuar nga M.Butka ka gjithashtu po këta tregues.
Të gjitha këto të dhëna historike dhe gjuhësore vërtetojnë se Akropoli i Athinës është vepër e lashtë ndërtimore pellazgjike dhe nuk ka lidhje fare me historinë e grekëve, që janë popullatë e ardhur më vonë në rajon, gjatë shekullit të pestë.
Në varrezat e lashta në afërsi të Athinës, është gjetur edhe mbishkrimi Dipylon i Athinës dhe që e vërteton më së miri praninë e gjuhës pellazge. Vetë emërtimi i vendit “Dipylon”, ku është gjetur mbishkrimi, tregon se kemi të bëjmë me një emërtim në gjuhën pellazge, e përbërë nga dy fjalë, “ Di = dy dhe fjala “Pyl = Pyll të gjuhës pellazge, që kanë kuptim të njejtë edhe në gjuhën e sotme shqipe.
Mbishkrimin e Athinës është gjetur në vitin 1871 në varrezën Dipylon, pranë Portës Dipylon, në rajonin Kerameikos në Athinë. Katruvja, rreth qafës së së cilës ndodhet mbishkrimi, me metodën e radiokarbonit është datuar e vjetër rreth vitit 740 p.e.s. Teksti me 45 germa dhe 14 fjalë është shkruar nga e djathta në të majtë dhe është vendosur në formën e rrethit pranë qafës së katruves. Poçja, siç ka qenë quajtur në kohrat e lashta ena, tani ruhet në Muzeun National Arkeologjik të Athinës, me nr. Inventari 192.
Studiuesi anglez B. Powell (1988) shkruan për këtë mbishkrim: “Besohet që ose mbishkrimi Dipylon ose mbishkrimi, që quhet Kupa e Nestorit, përbëjnë alfabetin më të vjetër të gjuhës greke të njohur në mbishkrime”. Të njejtin mendim të gabuar ruan edhe Jeffery 1961. Siç do ta shohim edhe më poshtë, kjo gjë nuk është e vërtetë, sepse të gjitha fjalët e mbishkrimit i përkasin gjuhës pellazge, kuptohen mjaft mirë me ndihmën e gjuhës shqipe, prandaj nuk kanë si ti përkasin gjuhës greke.
Mishkrimi është gërvishur rreth qafës së katruves nga e djasthta në të majtë dhe është paraqitur i shtrirë poshtë saj .
Mbishkrimi Dipylon i Athinës
Origjinali (lexohet nga e djathta në të majtë) shigjetat tregojnë drejtimin e leximit):
Siç shihet mjaft qartë, në mbishkrimin Dipylon të Athinës, të gjitha fjalët janë të gjuhës pellazge, të cilat janë njësoj si në gjuhën e sotme shqipe (Peza & Peza 2012, 2013b). Kuptimi i mbishkrimit është ky:
NUNI FESTON TËRË NATËN DHE TATA ËSHTË I LUMTUR SI KAJMAK
Megjithse mbishkrimi Dipylon nuk përmban asnjë fjalë të gjuhës greke, ai nga studiuesit deri tani mendohet se është mbishkrim në gjuhën greke dhe në anglisht është përkthyer si më poshtë, që tregon se nuk ka lidhje fare me përmbajtjen e tekstit të mbishkrimit:
“Whoever of the dancers now dances most lightly, to him…he shall get me wessel as his prize”.
/Cilido nga kërcimtarët tashti kërcen më lehtë……ai do të më gjejë mua (enën) si çmim të tij”.
Fjala ← = → 1PXESTON = feston, vjen nga fjala “festë”, fjalë, që e ka edhe sot gjuha shqipe, por ka hyrë edhe në shumë gjuhë perëndimore. Është fjalë mjaft interesante, sepse fillon me germën “px” = ph dhe e gjithë fjala nuk fillon me germën “f”, siç përdoret sot në gjuhën shqipe (Peza & Peza 2011). Në gjuhën pellazge janë të dyja format e germës “F”: si F, f dhe Px = Ph (Peza & Peza 2013).
Me qenë se të gjitha fjalët e këtij mbishkrimi në gjuhën pellazge janë njësoj edhe në gjuhën e sotme shqipe, nga kjo arrijmë të kemi kuptimin e plotë dhe të saktë të përmbajtjes së mbishkrimit. Kjo dëshmon se gjuha e lashtë pellazge, nuk është gjuhë e vdekur, por vazhdon pa ndërprerje nga lashtësia në gjuhën e sotme shqipe.
Analiza e mbishkrimit Dipylon (të Athinës) tregon se ai është shkruar në gjuhën pellazge dhe me alfabetin pellazg, mjaft të përhapur në të gjithë trevën e Egjeut dhe të Mesdheut gjatë kohës së neolitit, bronzit dhe më vonë. Ky është alfabeti më i vjetër i botës dhe nuk ka asnjë bazë shkencore të mendohet se ky alfabet i përket një gjuhe tjetër. Të dhënat e marra për praninë e pellazgëve nga mbishkrimi Dipylon, vërtetohen edhe nga gërmimet arkeologjike në Akropolin e Athinës, të përmendur si më sipër, një vepër monumentale ndërtimore dhe artistike pagane, e ngritur nga pellazgët.
Vërtetimi i gjuhës pellazge në mbishkrimin Dipylon të Athinës, mbishkrimin e Korinthit, që do ta shohim në një punim tjetër më vonë dhe të Thebës, kanë rëndësi të madhe teorike dhe praktike. Këta mbishkrime vërtetojnë gjuhën, që është folur dhe shkruar në rajonin e Egjeut gjatë shekullit të 8 dhe të 7 p.e.s. dhe kjo është gjuha pellazge. Por në këtë kohë, në rajonin e Egjeut, në Smirna (Izmir) të Jonisë dhe Athinë janë formuluar me shkrim Iliasi dhe Odisea të Homerit. Ky fakt është provë e rëndësishme, që vërteton se e vetmja gjuhë e përdorur për të shkruar epikat e Homerit ka qenë gjuha pellazge.
Vendbanimet neolitike Sesklo dhe Dimini në Thesali ashtu sidhe në Akropolin e Athinës, përmenden si qendra banimi pellazge nga autorët antikë dhe të sotëm, gjë që është vërtetuar edhe nga zbulimet arkeologjike. Rajoni i Thesalisë gjatë neolitit ka pasur marëdhënie të ngushta tregtare me rajonet neolitike të territorit të sotëm shqiptar, që vërtetohet nga gjetjet e objekteve të ndryshme të poçerisë thesaliane në kulturat neolitike të Trenit, Maliqit, Dunavecit (Korçë), Cakranit (Fier) etj. dhe anasjelltas dhe nga ngjajshmëria midis objekteve (Historia e poopullit shqiptarë 2002, Korkuti 2003). Këto të dhëna vërtetojnë plotësisht se gjatë neolitit Ballkani ka qenë banuar nga një popullsi e vetme, tashmë të identifikuar në Iliasin e Homerit dhe këto kanë qenë pellazgët, të cilët nuk ka nevojë ti quajmë “parailirë” . Pellazgët janë populli më i vjetër i identifikuar dhe i përmendur në botë.
Vitet e fundit në Vashtëmi (Korçë) nga kërkimet e përbashkëta arkeologjike shqiptaro-amerikane është zbuluar venbanimi mesolitik, e para fermë europiane e kohës mezolitike, rreth 7500 p.e.s (Allen & Gjipali 2012). Kjo ka rëndësi të madhe shkencore historike, sepse vërteton se qysh gjatë gurmesmit (mezoliti) njerzit e lashtë ishin grupuar në ferma. Por cilit ishin banorët e këtyre farmave ? Allen dhe Gjipali nuk japin asnjë mendim. Për mendimin tonë në Vështëmi dhe rajonin e Korçës gjatë mezolitit, 7500 vjet p.e.s, e kanë banuar pellazgët, pra janë po ato banorë, që kanë populluar Thesalinë, Athinën, Peloponezin etj. gjatë neolitit. Kështu pellazgët identifikohen plotësisht dhe shkencërisht si banorët më të hershëm të truallit e sotëm shqiptar dhe të Ballkanit (Peza & Peza 2013).
Të dhënat e fundit e shtyjnë shumë drejtë lashtësisë praninë e njeriut në trojet shqiptare dhe ballkanike. Profesori italian Emanuel Anati në një shkrim të fundit ka pranuar praninë e njeriut primitiv paleolitik në Kosovë qysh 12.000 p.e.s. Në afërsi të Suharekës është identifikuar për herë të parë prania e njeriut paleolitik me një mjet pune të rëndësishëm. Është gjetur një pjesë briri dreri e fosilizuar, që është përpunuar nga njeriu primitiv dhe është përdorur si shatë për të punuar tokën. Ky është një zbulim i rëndësishëm, që lidhet me Kulturën Pellazge të Vinkës, me përhapje të gjerë në Ballkan.
• Powell, B. (1988), “The Dipylon Oinochoe Inscription and the Spread of Literacy in 8th Century Athens”, Kadmos, 27: 65–86.
Golem, 10 Shtator 2017