DR.MED.SALIH BERISHA: KOSOVA, SHOQËRI DEMOKRATIKE NË NJË SHTET DIKTATORIAL!

(Mannheim, 02. 10. 2012) – Nëse brenda një shoqërie, njerëzit e saj protestojnë kundër shtetit, qoftë në heshtje duke bojkotuar masovikisht zgjedhjet komunale e parlamentare, qoftë edhe në mënyrë aktive si p.sh.aktivistët e Vetvendosjes ose edhe studentët e Universitetit të Prishtinës, atëhere janë këto tipare të një shoqërie të pjekur demokratike. Bile të një shoqërie shumë të pjekur demokratike. Por sa ka vlerë shoqëria demokratike brenda një shteti diktatorial e demonstron brenda Europës më së miri Kosova.
Univerziteti i Prishtinës e ndërroi emrin dhe para pak ditësh u emërtua Univerziteti -“Hasan Prishtina”. Urime! Edhepse është dilematike një emërim i tillë, megjithatë flet për një tjetërshmëri brenda (pseudo)-elitës politike e pseudopolitike kosovare. Prapseprap duhet të cilsohet si tjetërshmëri dhe ndoshta pasurim mendor, sepse nëse ishte pyetur LDK-ja do të quhej natyrisht Univerziteti – Dr. Ibrahim Rugova! Nëse ishte pyetur vetëm PDK-ja do të quhej Univerziteti – Adem Jashari! AAK-ja do ta kishte emëruar Univerziteti – Ramush Haradinaj.

……………………………………………

Prishtinë, 01. 10. 2012: Protesta e studentëve të UP-së në Prishtinë.

………………………………………

…………………………………..

Jo pse nuk do ta kishin merituar këta heronjë një gjë të tillë, por shteti aktual është duke humbur çdo të drejtë morale e bile edhe juridike të respektoj figurat kombëtare! Sepse këta njerëz kanë qenë tej për tej demokrat dhe revolucionar e mbi të gjitha kombtarë kundër regjimeve përbindshe në një kohë shumë më të çoroditur dhe antihumane. Shteti aktual i Kosovës nuk është shtet demokratik. 
JO!
Apo është demokraci, keqpërdorimi i Policisë së Kosovës dhe detyrimi i tyre, bile i njësisë speciale të përdorin dhunë të shfrenuar kundër studentëve protestues të Univerzitetit, tashi të quajtur Hasan Prishtina? Ҫfarë ironie e qëllimshme apo qyqarllëk i radhës?
Shteti e emërton Univerzitetin – Hasan Prishtina, në 100 vjetorin e pavarsisë shqiptare me emrin e një patrioti kaq të madh shqiptar që u vra nga vet shteti shqiptar i asaj kohe. Dhe po një shtet i tillë që heziton duke qenë, ta quaj veten shqiptar, në këtë 100 vjeçar dhe në 15 vjetorin e demonstratave studentore që zgjuan shoqërinë kosovare nga një letargji dekadente të shovinizmit serb, i detyron policinë e gjorë të përdorin dhunë kundër studentëve edhe më të gjorë që edhe ashtu janë njerëz të papërfillur në atë shtet e shoqëri! O tempora o mores! Për çka paske luftue o Hasan Prishtina e për çka protestoni o studentë të gjorë kur vet shtetet tuaja nuk u donë? Nuk është vetëm ironi. Është qyqarllëk dhe tej për tej ilegal e antihuman.
Shtetet demokratike i postojnë njerëzit e vet, zakonisht të mençur në pozicionet kyçe për të reformuar sistemin e caktuar dhe për të thvilluar shoqërinë më tutje dhe për të forcuar demokracinë. Pozocionet shkencore i plotësojnë me shkenctarë, pozocionet ekonomike me ekonomistë, pozicionet politike natyrisht me politikanë, pozicionet kulturore me artistë, etj.etj.
A e dini që ështe tmerrsisht e vështirë të bëhesh shef i Daimler Benz-it nëse nuk je automekanik? Si politikan bile ke shansa më së paku ose nuk përfillesh fare në konkurs!
Sepse përzierja, bile dominanca arrogante përcaktuese e politikës gjithkund, bile edhe kush bëhet pylltar në male të planeteve akoma të pazbuluara e fëlliq shoqërinë dhe e ngulfat çdo sistem sado labil apo stabil të jet ai.
Dhe kështu e prish shteti diktatorial kosovar shoqërinë e vet që me të vërtet është demokratike, dorën nga e cila ushqehet vet sikur ujku n`torishtë, gjermantë thonë: “wie die Made im Speck = sikur krimbi në dhjam të derrit”! Quo vadis terra kosovarica?
Vallë u mbetet protestuesve te Migjeni, jo te Hasan Prishtina, të gjejnë mëshirë?
“hesht or gjel kryengritës i lagjës së varfër,
këtu nuk zbardh drita e ditës për ty,
i gjykuem je me ngordh n`u”.
I njëjti Migjen shkruan “qeshu rini qeshu se bota është e jote”.
Shoqëria demokratike e mbijeton çdo shtet diktatorial dhe kjo ka me qenë Kosova e shqiptarëve të shekullit 21. E edhe Policia e Kosovës ka me u ba me të vërtetë e Kosovës e jo e arrogancës politike aktuale (pseudo)qeverisëse. Kemi qenë shumë më keq por kemi me u ba edhe ma mirë e kemi me pa edhe ditë shumë më të mira kurdoherë që i rezistojmë sistemeve diktatoriale.
Zoti i bekoftë shqiptarët!

=================================

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
POLICIA RRAHU EDHE FAZLI JASHARIN, NIPIN E KOMANDANTIT TË UҪK-së ADEM JASHARI!

………………………………………………….

Policia nuk “kurseu” asnjërin prej studentëve të tubuar dje (më 01 tetor) para Universitetit të Prishtinës për të protestuar. Nga Policia e Kosovës u rrah edhe kryetari i Parlamentit Studentor, Fazli Jashari, i biri i Rifat Jasharit, nipi i heroit Adem Jashari. Për këtë kanë reaguar një grup i ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-pjesëtarë të TMK-së. “Ndihemi thellë të ofenduar dhe të indinjuar me sjelljen brutale të Policisë së Kosovës ndaj anëtarit dhe nipit të familjes se shenjtë Jashari, Fazli Rifat Jasharit, kryetar i Parlamentit Studentor në Fakultetin e Prishtinës, në një protestë të organizuar krejtësisht paqësore dhe të drejtë, ku nga policët e Dr. Bajram Rexhepit nuk u kursye as Fazli Rifat Jashari”, thuhet në një komunikatë. “Ne, ish pjesëtarët e ish-TMK-së, të papunë, ndihem shumë rëndë të prekur dhe të ofenduar nga ky akt vandal dhe qyqar i Qeverisë së Kosovës, i ministrit Rexhepi. Kërkojmë që sa më shpejt që të jetë e mundur të reagohet dhe të trajtohet si rast specifik dhe të ndëshkohen ata të vetëquajtur policë që ushtruan dhunë ndaj njërit nga anëtarët e familjes Jashari”, thuhet në komunikatën e Grupit iniciues i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të ish-pjesëtarëve të TMK-së, tani të papunë, të prirë nga Shqiprim Lika.

…………………………………………………………………..

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura