DR.NEBI DERVISHI: E VËRTETA MBI MAQEDONINË ANTIKE (2)

Pashtriku.org, 21. 05. 2015 – Sipas një legjende tjetër Maqedoni ishte njëri prej 50 bijëve të mbretit Liakon, që sundonte në krahinën e Arkadis [(Peleponezit). Legjenda e katërt thotë se Maqedoni ishte njëri prej bijëve të Eol – it, eponim i heroit të Eolëve, ndërsa vëllezër të tij ishin: Pieri, Magneti, etj. Kuptohet, se në këto raste duhet të jemi tepër të kujesshëm në orvetjet për të interpretuar gojëdhënat e legjendat e lashta, edhe pse përvoja na ka mësuar se secila prej tyre, përmbanë një fije shkëndije të vërtetë. Domethënia linguistike e emrit Maqedon është si vijon: Emri Maqedoni rrjedh nga Makednos, që e hasim për herë të parë te Homeri, me kuptimin: ,,shtrat i mirë” ose ,,tridhje, i lartë ose i ngushtë”. Këto fjalë e kanë të njejtën rrënjë me fjalën ,,makro” ose i lartë. Shtesa Maked – onia është sufiks me prejardhje ilire ose thrako – frige, që e definon tërë emrin Maqedoni, që do të thotë: “tokë e lartë”. Me një fjalë, emri Maqedoni do të thotë: vend i lartë, kodrinor – malor, e cila kishte të bëjë, parasëgjithash, në një rajon të Maqedonisë së Epërme në rajonin e Orstidës (Kosturit), prej nga nis dinastia e parë mbretërore maqedonase e Argeadëve, e cila kohë pas kohe i ka zgjeruar territoret me pushtime të tjera. Në bazë të analizave paleo – linguistike, madje edhe të burimeve historike, legjendave të lartëshënuara, gojëdhënave dhe gërmimeve arkeologjike, studiuesit seriozë, që nuk janë të paktë, që merren me gjenezën e popullit të lashtë maqedonas kanë ardhur në disa teza. Studiuesja, Barbara Jelavich (,,Historia e Ballkanit”, V I,Tiranë 1999, f. 20) do të shprehet: “rrënjët etnike të maqedonasve të lashtë qenë sipas të gjitha gjasave ilire, megjithëse në atë kohë shtresa e lartë kishte rënë nën ndikimin e kulturës greke”.
Albanologu shqiptar, prof. Eqerem Çabej (,,Studimet gjuhësore”, III,Tiranë, 1976, f. 52) thekson: ,,Prandaj në Ballkanin e vjetër më shumë se me kufi gjuhësorë, kemi të bëjmë me kufi kulturash. Duke shiquar çështjen në dritën e këtij realiteti, do të përfundojmë se krahas me dy gjuhët klasike të Gadishullit u mbajtën gjallë, sidomos nëpër krahinat malore, elementi autokton edhe në shekujt e më pastajmë”. Këtë gjë e vënë re që në shek. XIX, historiani i madh Teodor Momzeni, në veprën kapitale ,,Historia e Romës” (f.185), në mes tjerash shton se: ,,viset ballkanike që në kohën romake krahinat e brendshme të maqedonisë krahas greqishtes dhe latinishtes, duhet të jetë e ruajtur edhe gjuha e popullit, ilirishtja”. Studjuesit, Todi Dhamo dhe Faik Lama, njohës dhe ekspertë të historisë së antikitetit Ballkanik, në veprën ,,Historia e Kohës së Vjetër” (V.II, Tiranë 1992, f.128), në mes tjerash do të shprehen: “popullsia e maqedonisë që përbëhej nga fise ilire, thrakase dhe nga disa fise të afërm me grekët, banorët e Maqedonisë flisnin një gjuhë të afërt me greqishten, por megjithatë të pakuptimshme me grekët…”

– Aleksandri i Madh –

Studiuesi arbëresh nga Zara, Aleksandër Stipçeviq, në veprën ,,Ilirët” në faqen 39 do të shprehet se: “në viset e brendshme jetojnë një varg fisesh, disa prej të cilëve na janë fare mirë të njohura nga burimet historike dhe epigrafike. Duke shkuar nga jugu kah veriu i hasim së pari Maqedonët, për karakterin etnik të të cilëve është diskutuar shumë në shkencë. Grekët, deri në shek. VI-V p.e.s. i rradhisnin në mesin e popujve barbarë”.
Në vitin 1854, albanologu i famshëm gjerman Hahni, që me të drejtë shikohet si themeluesi i shkencave albanistike, i formulon këto teza: Epirotët dhe Maqedonët edhe në kohën e Strabonit ishin jogrekë ose barbarë, Epirotët, Maqedonët dhe Ilirët janë farefis në mes tyre, Ka shumë shenja që shqiptarët e maqedonët përbëjnë thelbin e fisit tireno – pellazgjik, skajet e mëtutjeshme të të cilit në Itali e në Thraki hyjnë brenda në histori, Ilirishtja, është gjuhë pellazgjike në një kuptim më të gjërë. Me këto teza albanologu gjerman Hahn, te ilirët, si paraardhës të shqiptarëve, përfshinë edhe Epirotët e Maqedonët e lashtë, pra të gjithë këta popuj i bënë të ardhur nga pellazgët. Teza e afërsisë së Epirotëve, Ilirëve dhe Maqedonasve është sot një mendim i pranuar pothuajse gjithkund, sepse edhe ato pak dëshmi që kanë ngelur nga gjuhët e këtyre popujve, flasin qartë për një afërsi të tillë. (Prof. E. Çabej, Studime gjuhësore, III, f. 43 – 44).
Në fillim të shek. XX Mis Edit Durham, në ,,Brenga Ballkanike” (Tiranë, 1998, f.7-8) do të shkruante: “dihet se Gadishulli Ballkanik në krye është banuar nga fise ilire, trake e maqedonase, popuj barbarë, pra jogrekë. Ishin një mori fisesh të egra nga prijësit e tyre që duhet të kenë qenë mjaft të afërt si racë. Trajta e gjuhëve të tyre nuk njihet. Herodoti thotë se: “në qoftë se trakasit do të kishin qenë nën sundimin e një personi të vetëm ose të bashkuar me njëri – tjetrin, për mendimin tim, do të ishin të pathyeshëm. por, kjo ishte e pamundur. Dhe ai, (Herodoti ka plotësisht të drejtë në vlerësimin që u bënë këtyre popujve. Filipi II i Maqedonisë i shkriu këto fise të egra në një fuqi të vetme, ndërsa trakët, maqedonët e ilirët u bënë themel i ushtrisë ngadhnjimtare të Aleksandrit të Madh. Ballkani është vendi ,,i perandorive të një njeriu”, perandori të cilat rrojnë sa është gjallë njeriu që e kanë në krye. Vetë perandoria e Aleksandrit nuk e pati jetën e gjatë, pasi vdes në vitin 323 p.e.s. Megjithëse ka kaluar një kohë e gjatë ende është i gjallë në mesin e njerëzve, gjaku i të parëve u vlon në deje. Besoj se tashmë nuk vihet në dyshim fakti se shqiptarët e sotëm janë pasardhësit e drejtëpërdrejtë të atij populli të egër e primitiv të Ballkanit. Aleksandri i Madh ishte maqedonas dhe Olimpia, nëna e tij ishte princeshë Epirote, pra s’ka dyshim se Aleksandri ishte shqiptar. Deri këtu jemi në rregull, por gjithnjë është thënë se nga i ati kishte prejardhje greke, vërtetë të largët, por që grekët e kanë pranuar.
Ambasadori amerikan George Fred Uiliams (,,The shkypetars”, Tiranë 1999), në Athinë e Mal të Zi në vitet 1912-1914, do të shtonte se: ,,në kohët prehistorike para se poeti, Homeri, të këndonte për zotërat e tyre dhe heronjt e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i quajtur Pellazg. Herodotus, ju hedhë pellazgëve historinë e cila këto i përmend shumë më përpara se sa civilizimin e grekëve dhe se punimi i ashpër që mbulon anët e Pantenonit në Athinë, akoma quhet pellazgjik. Këto mure të mëdha që ne i quajmë Cyclopean dhe për të cilat thotë profesor Po*****e që qenë ndërtuar shumë përpara se të ekzistonin grekët e Homerit. Prej kësaj race të fortë prehistorike mbetën vetëm shqiptarët. Vetëm në kohët më të vona u shkoqit se pellazgët qenë ilirianët e vjetër, e para degë indo – evropiane, perandoria e të cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël e deri në Adriatik e nga veriu deri në Danub. Nga studimet e shkencëtarëve si prof. Pot e prof. Max Miller në gjuhën shqipe u stabilizua kjo origjinë. Këta ilirianë u shpërndanë edhe në Itali, si në Toskani (Toscs, Toscans, Etruskans e në Shqipëri njihen si Toskë)… shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh, që zaptoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia.
Historiani romak Justini,bashkëkohës i perandorit August Oktavianit, në vitin 9 p.e.s. në Romë boton ,,Historia Philippicae” në 44 libra, ku në mes tjerash shënon se: ,,edhe populli i Maqedonisë quhej Pellazg”. Duke shfletuar Historinë e Popujve Jugosllavë (Historia Naroda Jugosllavije), V. I, botuar, në Zagreb 1953, faqe 21, në mes tjerash veçojmë se: ne kohën e Aleksandrit të Madh, Maqedonia përfshinte : maqedoninë e egjeut, thesalinë , halkidikun, një pjesë të Epirit nje pjesë te r.p të Maqedonise, afërsisht deri te linja e cila shkonte nga liqeni i ohrit deri te manastiri ku shtriheshin peonet, aty ndikimi grek ishte më i madh. populli maqedon është mesiguri me preardhje ilire, të cilët me të madhe me vonë u henelizua. Mendoj, se ky studim modest për Maqedoninë e lashtë do të ishte i zbehtë nëse nuk i shfrytezojmë te ariturat shkencore të prof. Shaban Demirajt në studimin “Preardhja e shqiptareve” (Tiranë, 1999) në mes tjerash shkruan se: “Por, ndërsa për grekët e vjetër dhe për gjuhën e tyre kemi të dhëna relativisht të pasura, për popujt të tjere indoevropian të Ballkanit dhe për gjuhën e tyre në lashtësi, njohuritë tona janë shumë të pakta, për mungesë dokumentash dhe të dhënash të tjera të mjaftueshme. Prandaj, do të vihen ato të dhëna, që kemi mbi ata popuj të lashtë të Ballkanit dhe mbi gjuhët e tyre. Një parashtrim çoftë edhe i përmbledhur, është i nevojshëm për të ndriçuar më mirë çështjet që do të trajtohen, lidhur me stërgjyshërit e shqiptarëve dhe me gjuhën e tyre. Dhe po e nisim me fqinjët me të afërt të grekëve të vjetër dhe pikerisht me fqinjët e tyre veriorë”. Pyetja për fqinjët veriorë të grekëve te vjetër dhe gjuhëve të tyre, paraqitet tejet e vështirë, gjithnjë për mungesë dokumentimi të mjaftueshem. Informatat që na kane aritur për ta i kemi kryesisht nga autorët e vjetër grekë e romakë. Për autorët e vjetër grekë, jo vetëm Thrakasit dhe Ilirët, por edhe Maqedonët dhe Epirotët ishin barbarë “ jo grekë- Katici, 1976, faqja 100-107. Duke u mbështetur edhe në intepretimet e atyre pak “glosave” dhe toponimeve studiuesit janë ndarë dysh. Për disa nga këta, ata nuk kanë qenë grekë, por natyrisht kanë pasur një ndikim të fuqishëm prej fqinjëve të tyre jugorë, që kishin një kulturë shumë më të zhvilluar. Kurse, sipas studiuesve të tjerë, ato kanë qenë fise greke, që flisnin një gjuhë dialektore disi të ndryshme nga ajo e grekëve të tjerë. Në këto rrethana, duhet mbajtur një qëndrim të matur, duke u mbështetur sidomos në analizën e atyre pak elemneteve, që kanë mbetur prej maqedonishtes së vjetër dhe prej gjuhës së të ashtuquajturve epirotë. Duke pasur parasysh se gjuhët indoevropiane, në përgjithësi, kanë qenë me afër njëra tjetrës, sa me shumë të ngjitemi në lashtësi e kjo vërejtje vlenë edhe për gjuhët e popujve indoevropianë, që erdhën dhe u vendosën në trevat ballkanike. Për më tepër edhe kufijtë etnik dhe gjuhësorë në Ballkanin e lashtë nuk kanë qenë të palëvizshëm nga koha në kohë. Për maqedonasit e lashtë dihet se gjatë shek.V- IV p.e.s formuan një mbretëri që arriti kulmin e madhështisë së saj me Lekën e Madh ( 356-323 p.e.s). Kjo mbretëri , që në fillim pati kryeqendër, Aegae,(Edesa) dhe më pas Pella që shtrihej në rrjedhën e poshtme të lumit,Vardar (Axios Antik), në veri të malit Olimp, në lindje të malit Gramoz dhe të liqenit të Ohrit. Në lindje ishin vendosur Thrakasis dhe në veri fisi i Peonëve, të cilët shumë studiues i mbanin për fis ilir. Por, kufijtë e mbretërisë maqedone kanë ndryshuar nga koha në kohë si rrjedhim i pushtimeve të saj. Pyetjes a kanë qenë amqedonasit e lashtë grekë apo jo i kanë dhënë dy përgjigje te kundërta.

Sipas qëndrimit të disa historianëve grekë të lashtësisë ata ishin barbarë (pra jo greke) . Vetë grekët e vjetër në përgjithësi i mbanin ata për barbarë. Mjafton të përmendin këtu kritikat e Demostenit kundër Filipit të parë të Maqedonisë të cilin ai e konsideron barbar. E njëjta pyetje është shtruar natyrisht edhe për gjuhën që flisnin maqedonët e vjetër, nëse ajo ishte një gjuhë në vete apo ishte një dialekt i greqishtes. Edhe për këtë pyetje, ashtu siç pritej përgjigjet kanë qenë të kundërta. Sot për sot nga maqedonishtja e vjetër janë zbuluar vetëm një numër “glosash” të shkeputura, të cilat pjesërisht janë interpretuar si huazime nga greqishtja, por pjesërisht nuk janë gjegjeset e tyre në greqishte, por ndryshojnë prej tyre në trajtën fonetike në një masë të tillë që i kalon shumë kufijtë e variacionit (lëvizjes) dialektore në greqishten e vjetër (Radosllav Katiciq, Ancient languages of the Balkans, 1976 f. 104). Por, është vënë në dukje edhe ndonjë pikë takimi. Kështu, mbi bazën e atyre pak materialeve të disponueshme siç shprehet prof. Shaban Demiraj, “është arritur në përfundimin që maqedonishtja e vjetër ishte një gjuhë e tipit “kentum” ashtu si greqishtja. Por, ajo ndryshonte nga greqishtja në reflektimin e bashkëtingëlloreve të aspiruara indoevropiane. Gjithashtu janë vënë re edhe ndryshime të tjera të rëndësishme, si prani e zanores “a” në maqedonishte, përkundrejt zanores “o” në greqishte, prania e bashkëtingëllores “v” në maqedonishte, përkundrjet “p/h” në greqishte etj. Këto ndryshime të karakterit fonetik do të dëshmonin më fortë në të mirë të mendimit të atyre dijetarëve, që e konsiderojnë ose e ndajnë mendimin se gjuha maqedonishte si gjuhë indoevropiane më vehte, që ndryshon nga greqishtja, por, natyrisht me ndikime të fuqishme, të kësaj të fundit sidomos pas epokës së Lekës së Madh.” Për të qenë edhe më konkret në çështjen që po trajtojmë, rreth gjuhës së maqedonëve të lashtë, do të ndalemi pak në kohën e Lekës së Madh, mbështetur gjithnjë në fakte burimore: Kuint Kurtusi, na jep një dialog midis Lekës së Madh dhe gjeneralit të tij Filotes të akuzuar për tradhëti të lartë: Leka e pyet Filotën, nëse donte të mbrohej ne greqisht apo maqedonisht për të qenë sa më autentik po japim fragmentin që flet për këtë ngjarje: “Mbreti, atëherë duke e shikuar në sy Filotën, tha: DO TË GJYKOJNË MAQEDONASIT”. Unë, të pyes nëse ti don t´u flasësh atyre në gjuhën amtare”. Filota, atëherë u pergjigj: ”Përveç maqedonasve ka mjaft njerëz, që për mendimin tim, i kuptojnë mjaft lehtë fjalët e mia, nëse unë përdorë gjuhën që ty të ka shërbyer pa ndonjë qëllim tjetër, mendoj që fjalët e mia do të bëhen të kuptueshme për shumë ndëgjues” Mbreti, atëherë – tha: ”Apo shihni deri ne ç´pikë kanë mbërritur përbuzja e Filotës për gjuhën tonë amtare? Është padyshim i vetmi që nuk denjon ta mesojë atë, por, që ai të flasë ashtu siç i pëlqen, duhet që ju të thoni se zakonet tona dhe gjuha jonë i shkaktojne atij të njejtën neveri”. Kjo bisede midis Aleksandrit (Lekës) të Madh dhe Filotës zbulon qëndrimin antipatriotik të Filotës, që përbuzë zakonet dhe gjuhën maqedonase, duke qenë vetë maqedonas. Filota, detyrohet nga vetë Aleksandri të rrëfehet (pronocohet) publikisht. G. J. Hahni, thotë me të drejtë: “a do t`i binte ndërmend ndonjë gjenerali gjerman që në rast analoge t´i bënte pyetje të akuzuarit nëse për mbrojtjen e tij do e zgjedhte dialektin e gjermanishtes në vendet e ulëta, apo gjuhë letrare ?” Pra, shihet qartë se: gjuha maqedonase nuk ishte një dialekt i gjuhës greke i vështirë për tu kuptuar, por rrënjësisht i ndryshëm prej gjuhës greke. Në një moment tjetër, një oficer maqedonas i quajtur Bolon, trim por fshatarak, akuzon gjeneralin Filota për atë se: “gjithnjë tallet me maqedonasit harbuta, duke i thirrur me emra nënçmues frigjan e pafllagonas”. Ai, (Fillota) nuk i pranonte ata duke qenë vetë maqedonas qysh në lindje, nuk pranonte as t`i dëgjonte e as të fliste me ta. Ata, i takonte vetëm në ato raste, kur maqedonasit shoqëroheshin me një përkthyes”. Ky fragment, tregon qartë se Fillota e kishte harruar gjuhën amtare (maqedonishte) edhe në komunikimin e tij me maqedonasit, që nuk flisnin greqisht, përdorte përkthyes. Ndërkaq Plutarhu, historiani, filozofi dhe moralisti i shquar dhe njeriu më i ditur i kohës së tij, (46 – 120 e.s), autor i shumë veprave, e në veçanti i “Vitae Paralele” (biografite paralele), në “Jeta e Aleksandrit”, 51, 4, shkruan se: “Aleksandri në zënkën që ndodhi në Marakanda me gjeneralin dhe mikun e tij, Klitin, që përfundoi me vdekje e këtij të fundit, thirri në maqedonisht rojet e tij”. Por, i njëjti autor tek “Biografia e Eumenit” 14, 5, pohon se “maqedonët e Aleksandrit, që luftonin në atë kohë nën urdhërat e Eumenit, gjatë luftës civile që zhvillohej në mes atij dhe Antigonit”), nderuan në maqedonishte gjneralin e tyre”. U përkujtojmë historianëve grekë po edhe atyre sllavomaqedonas që nderimi bëhej duke përdorur fjalë që tregojnë: stime, respekt, veneracion, dhe në këtë rast ( ështe fjala për Eumemin), “ato fjalë u thanë në gjuhën maqedonase”. Këtë e dëshmon prof. Sherif Delvina, në veprën, “E vërteta mbi Epirin”, faq. 138 – 139, botuar në “Rilindja”, 19 mars 1994. Në një pasazh tjetër Plutarhu na tregon se: “Ptolomenjtë nuk kanë dashur të mësojnë në gjuhën egjyptiane dhe disa prej tyre e kanë harruar gjuhën maqedonase”. Studijuesi i madh gjerman G.J. Hahni në “Albanischen Studdien”, Wien, 1854 prononcohet se: “pa qenë nevoja që të marrim në ndihmë filologjinë, por vetëm korespondencën e thjeshtë të të dhënave të marra prej kohës së lashtë, sot na lejohet që të nxjerrim konkluzionin se epirotët dhe maqedonasit bëjnë pjesë në fisin e madh ilirian”. Dr. J. Ph. Falmerayer në “Elementi shqiptar në Greqi” Mynhen, 1861, shkruan “maqedonasit e vjetër, fitimtarë të Athinës dhe Babilonisë, kishin farefisni gjaku dhe gjuhe me shqiptarët Epirotë – Ilirë. Me tej Falmrayer vë në dukje se: “në veprat e mëdha të Aleksandrit në Granik, në fushën e Arbelës, etj, helenëve nuk u takon pjesë e lavdi se sa, të themi në ditët tona për trupat federale të Rhinit në fitoret e Napoleonit në Austrelic, Friedland dhe në Moskvë. Edhe në vetë kohën e Aleksandrit, maqedonasi i vendit nuk mund të merrej vesh me një grek nga Peleponezi dhe Atika, pa pasur ndihmën e një përkthyesi”. Historiani grek, Apijani (shek. I – II e.s) nga Aleksandria, autor i “Historia e Romës” , më 24 libra në një vend do të shprehet se: “Panonët ishin fis Ilir, Japodët, Istrët, Dalmatët, Liburnët, Dardanët, Ardianët, Autarianët, (me një fjalë të gjithë popujt deri në malet Karaune), përgjithësisht njiheshin si ilirë. Por, ata gjendeshin kudo në Epir, Thesali e në Maqedoni”. Ende në Epir banonin vetëm popujt jogrekë, të cilët, flisnin në gjuhën maqedone, ose e cila është e njëjtë me gjuhën ilire”.
Këtë e mbështet edhe studiuesi gjerman, Johan Tunmar “Autoktonia shqiptare në studimet gjermane”, Prishtinë, 1990 faq. 59, i cili shton se: “Ilirët dhe Thrakët ishin prej kohësh pupuj kryesorë të Evropës. Por, a ishin ata të të njejtit trung apo i përkisnin fiseve të ndryshme. Thrakët dhe Ilirët në lashtësi shiheshin si popuj me zakone të njëjta”. J. Tunman vazhdon: “Maqedonët dhe Epirotët, të cilët herë pas here i kanë zgjeruar zotërimet e tyre mjaft në thellësi të vendit, ka shumë të ngjarë që të kenë folur të njëjtën gjuhë me ta”. Dhe, J. Tunman ka një përparësi se në 80-të vjetët para G.J Hahnit do të arrinte në të njëjtin konkluzion në idenë se: Maqedonët, Epirotët dhe Ilirët flisnin të njëjtën gjuhë, pra ilirishten. Dhe, merita e G.J. Hahnit është se: “duke shfrytëzuar të dhënat e autorëve të lashtë grekë e romakë, ai arriti në konkluzionin se Ilirët, Epiriotët dhe Maqedonët, si fise të afërm me njëri-tjetrin e me gjenezë të përbashkët, formonin bërthamën e trungut të popujve Tireno-Pellazgjik, e rrjedhimisht edhe të popullit shqiptar”. G.J. Hahni me një mal argumenesh historike, mitologjike, etnografike, gjeografike e linguistike, e argumenton edhe përkatësinë etnike të përbashkët të maqedonëve të lashtë me Ilirët dhe Epirotët. G.J. Hahni, është i pari që gjeti një argument logjik me forcë të madhe bindëse nga fusha e demografisë në të mirë të autoktonisë së shqiptarëve në Kosovë dhe në trevat tjera etnike lindore. Argumenti i tij teorik është i kësaj natyre: “po të jetë që një kufi gjuhësor është i tillë që njëra gjuhë flitet në male kurse tjetra në fusha që shtrihen rreth tyre, atëherë, kjo shpjegohet si pasojë e një pushtimi, kurse gjuha e parë i takon popullit që u praps në male, kurse e dyta (në fusha), atij që erdhi më vonë si pushtues”. (J.G. Mon Hahn: “Reise von Belgrad nach Salonik” Wien 1868,faqe 228).
Gjeografi danez Malterbun (1758-1826), autori i njëres nga veprat gjeografike më me autoritet të shek.XIX,”Precis de la Geographie Univerzale”, vëllimi i I – IV, 1810 – 1829, Paris, e cila përfundoi së botuari pas vdekjes së tij, në analizën e vet mbi Gjeografinë e Strabonit, thotë: “Etolia dhe Akanania konsideroheshin nga grekët gjysëm barbare. Për sa i përket Epirit, gjithë autorët grekë të lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia. Ai, është përshkruar nga Straboni së bashku me Ilirinë dhe Maqedoninë. Fiset kryesore të tij ishin: Kaonët, Thesprotët dhe Molesët, Straboni e Plutarhu pohojnë se: “Epirotët flasin një gjuhë të veçantë dhe kjo gjuhë është e njëjta me maqedonishten. Me sa duket gjuha shqipe rrjedh prej saj”. Edhe udhëpërshkruesi francez, Pukevili në veprën e tij “Udhëtime në More, Konstatinopojë, në Shqipëri dhe në vende tjera të Perandorisë Osmane”, gjatë viteve 1798-1801, botuar në Paris, 1805, kur flet për Arkananinë dhe Etolinë, thekson se këto vende në kohën e tij quheshin Shqiper dhe banorët e tyre quheshin shqiptarë”. Studiuesi korçar, Spiro Kondo (1862-1967), duke njohur të gjitha gjuhët e vjetra të popujve të Ballkanit dhe gjuhët moderne botërore(anglisht, frengjit, italisht, gjermanisht, greçishten e re etj), shkruan veprën kapitale, “Shqiptarët dhe problemi Pellazgjik”, Tiranë, 1962, ku në mes tjerash thotë se”: “Pellazgët përmenden që në eposet më të hershme të Homerit, si një popull hynor dhe më i vjetër, si një popull drejtpërdrejt i lindur nga dheu”. Edhe studiuesi Engjëll Sedaj në veprën “Etnonimi Arbëresh-Shqiptar”, (Prishtinë, 1996 faqe, 18),do të prononcohet se: ”Epirotët dhe Maqedonët edhe në kohën atnike ishin jogrekë, duke u bazuar në dijetarin gjerman G.J.Hahn, epirotët, maqedonët dhe ilirët në mes tyre qëndrojnë në afërsi dhe ky mendim është i pranueshëm sot”.
Duke shfletuar punimet dhe studimet e shumta ku trajton Maqedoninë Antike, tek Prof.Dr.Reshat Nexhipi nga Manastiri, me këtë rast do të ndalemi kalimthi në një intervistë që i jep gazetës, ”Fakti”, më datën 10.07.2000, ku në mes tjerash profesori i nderuar shprehet: ”Kalimthi të kujtoj se gjatë polemikave të mia autorëve maqedonas të cilët pa pikën e turpit kërkojnë që ta përvetësojnë Lekën e Madh, iu kam thënë se ata kanë lidhje vetëm sipas mbiemrit të tyre gjeografik, ndërkaq ne shqiptarët mburremi vetëm me përkatësinë ilire të tij, kurse grekët me atë që ai e adhuronte së tepërmi kulturën e tyre, dhe mburrej që quhej grek prandaj edhe fqiu i Jugut (Greqia N.D), ka vënë këmbë për ndryshimin e emrit Maqedoni”. “Në polemikat e mia autorëve maqedonë u kam thënë se pa gjuhën dhe alfabetin shqip nuk mund të kuptojnë drejt periudhën më të vjetër të historisë, sepse ajo është e lidhur edhe me periudhat tjera, kështu që historiografia maqedonase, sot i përngjet shtëpisë pa themel ”.
Edhe Prof. Dr. Skënder Rizaj, “Diaspora iIlire në Antike” (Prishtinë, 1992 në mes tjerash do të shtojë se: “Gjatë fushatës së Lekës së Madh për të cilët ishin Pellazge-Ilire, në viset aziatike u shpërngulën edhe më shumë Tribalë dhe Dardanë të cilët më parë iu nënshtruan Lekës së Madh”. Hesiodi – poet grek që jetoi ne shek. VIII-VII p.e.s , autor i “punëve dhe dijeve” na thotë: “Dhe ajo, vajza e Deukalionit, lindi dy djemë, nga Zeusi- rrufehedhësi: Magneti dhe Maqedonasi, Kalorësi dhe Luftëtari, vajza e dytë e Deukaleonit, gjithashtu lindi dy djemë : Grekos dhe Latinos, Me këto metafora e mite poetike na dalin vëllezër grekët dhe romakët e ç´ka thënë, me gjuhën e shkencës është fund e krye absurde, sepse po të besojmë Hesiodin, atëherë maqedonasit e lashtë dhe grekët dalin kushërinj. Versionet vijuese në mitologjinë greke rrjedhin nga “Tregimet artistike” të kohës historike. Në to thuhet :Deukalioni dhe Pirro e popullojnë botën në mënyrë jo shumë me të mrekullueshme dhe ndërmjetësinë e birit të tyre, Helenit i cili u bë stergjysh i helenëve. Dhe me të drejtë prof. Sherif Delvina shprehet se: ”është e udhës t´u themi historianëve grekë që origjinën e maqedonasve të mos e ndërtojnë me tregime artistike të lashtësisë , dhe sa për emrin Maqedoni mund të themi dy fjalë: koha e gurit nuk njohu emra ( popujsh – N. D). Emrat dolën në kohën e metaleve”. Prof. I. Ellis, autor i veprës “ Imperializmi maqedonas”, pretendon se maqedonasit e lashtë para se të vinin në atdheun e tyre në Maqedoni, quheshin maqedonas. Edhe arkiologu i njohur grek, Photis Patas është i një mendje me prof. Ellisin, se Maqedonia e mori emrin nga maqedonët e lashtë. Ky arkiolog pohon se emri Maqedoni, ishte fillimisht emër etnik dhe vetëm pastaj u kthye në një term gjeografik dhe historik. Historianti grek Tukitidi (460 – pas dhe 404 p.e.s) në veprën “Lufta e Peleponezit”, libri 4, 124, dëshmon se: “Perdika II, i biri i Aleksandrit të I të Maqedonisë , gjatë ekspeditës së dytë kundër Arhabajosit, mbretit të Lynkestëve, përveç ushtrisë së tij maqedonase, kishte nën urdhërat e tij edhe kontingjentet e hoplitëve të rekrutuar nga grekët, që banonin në Maqedoni. Tek Pseudo-Skilasi (gjeograf e historian grek i shek. V-IV p.e.s), gjejmë pohimet se në bregdetin maqedonas ndeshim qytete maqedonase, pranë qyteteve greke (Polis, Elinidhes). Në lashtësi nuk mund të kishte koloni ose ngujime greke në bregdetin grek. Dy shembujt e mësipërm flasin qartë se maqedonasit nuk janë grekë. Legjenda e preardhjes greke të shtëpisë mbretërore maqedonase është një nga shembujt me kuptimplotë të shtrirjes të filohelenizmit në Maqedoni.
E. Borza është autor i veprës “ The phihellinism of Archelaus “, ku në mes tjerash shprehë mendimin se trillimi i preardhjes argive (nga Agrosi) i mbretërve të dinastisë maqedonase, është krijuar para Herodotit. Ka të ngjarë që Herodoti ta ketë lexuar këtë nga shpikësi i këtij trillimi pra nga Aleksandri I. Në librin tjetër “ Deparament of history Penylvania state University, USA”, E. Borza shkruan: “me sa duket asnjë mbret maqedonas nuk kishte marrë pjesë në Lojërat Olimpike para Filipit II. Pjesëmarja e Aleksandrit I në ato lojëra ishte thjeshtë propagandë e zhvilluar prej tij. Burimet hisorike na bëjnë të ditur se Arkelau, nipi i Aleksandrit I, nuk merrte pjesë në lojërat olimpike panhelenike”. Mesiguri zotërinjtë historianë të sotëm grekë nuk mund t´i përgjigjen dot, se nuk kanë argumente. Grekët në lashtësi nuk arritën të krijojnë bindje se Arkelau rridhte nga Argivetm, prandaj ky mbret gjatë kohës së tij nuk pati kurrë të drejtë të merrte pjesë në lojërat olimpike panhelenike (gjithë greke). Për origjinën (gjenezën) e maqedonasve të lashtë edhe njëherë do t´u referohemi autorëve antikë të kohës te Filipit të II të Maqedonisë: Demosteni (382-338 p.e.s) oratori më i madh i Greqisë antike shkoi në Pela në cilësinë e anëtarit të delegacionit të Athinës i përbërë prej 10 vetash. Gojëtari i dëgjuar, Demosten ishte 38 vjeç, ndërsa Filipi i II i Maqedonisë 36 vjeç. Që të dy këta politikanë ishin pothuajse moshatarë. Në gostinë e shtruar për nderë të delegacionit të polisit të Athinës, nga mbreti Filipi II i Maqedonisë, oratori Demosten shpërtheu kundër mbretit me fjalët e tia jo të akrepta, por kuintesenca të së vërtetës që më vonë u shkrua nga ai, (Demosteni), jo me gjuhën nepërke po me vërtetësi historike. Fjalët që ju thanë mbretit Filip II dhe popullit (Demosit) të Athinës në atë kohë nga Demosteni, quhen “Filipike”. Deri më sot nuk është gjetur (me sa dijmë) në ndonjë dokument që Filipi II t´i ketë përgënjeshtruar ato. Mund t´u përgigjemi shovenistëve grekë në mënyrë të paanëshme se: “Maqedonia kurrë nuk ka qene greke”. Demosteni, ishte kundërshtar i mbretit Filipi II të Maqedonisë dhe me vonë për këto “Filipike” u detyrua të pijë helmin, nga ndjekëjet që iu bënë prej Filipit të II, duke i dhënë fund jetës së tij në ishullin e Kalaurit pranë tempullit të Posejdonit, në vitin 338 p.e.s, pas betejës së Heronesë, ku ushtritë e bashkuara të botës greke u mundën nga “Falangat”, maqedonasit të Filipit të II.
Dhe me të drejtë prof. Sherif Delvina thotë se: “e vërteta e thënë prej tij për origjinën e maqedonasve nuk u zhduk me vdekjen e tij por fitoi pavdekesinëe”, sepse Demosteni deklaronte: “Filipi jo vetëm që nuk është grek dhe asgjë se lidhë me grekët por është edhe një barbarist që s’është barbar nga ato që kanë emër të mirë por është një maskara maqedonas që njëherë e një kohë ata nuk i blinin as si skllevër” (filipika , III , Faqe 119). Filipin e II të Maqedonisë kur e quan në Tebë disa vjetë si peng, ai atje u mbingop me kulturën helenistike dhe artin ushtarak të Epaminondes, pastaj sipas historisë oborri dhe mbretërit e Maqedonisë kishin marrë që me kohë kulturën (verrnikun) helen. Prandaj bien supozimet (thëniet) që ai quhej barabar, sepse i mungonte kultura helene dhe se me bindje të plotë e themi se ai nuk ishte grek. Autorët e vjetër të lashtësisë i quanim barbarë të gjithë ata që nuk ishin greqishtfolës.
Për të qenë edhe më bindës le të dëgjojmë dhe palën promaqedonase në Athinë. Për këtë kemi zgjedhur oratorin e famshëm bashkohës, Izokratin Athinas me origjinë, që në atë kohë ishte dëshmitar entusiast i ngritjes së Filipit të II, në pozitën më të privilegjuar. Në “FILIPIKËN” 108, Izokrati pohon kështu: “Filipi vendosi të mbreterojë (sundojë) mbi grekët që ishin fise jo të trungut të tij”. (Sherif Delvina, e vërteta mbi Epirin, faqe 132). Për origjinën e Filipit të II, mbretit të Maqedonise, flet edhe antropologjia. Varri i Filipit të II mbanë të skalitur jo vetëm një simbol jo grek në kapak por edhe një skelet dhe një jogrek në sarkofag. Kafka e Filipit të II ka tipare antropologjike të njëjta me ato të trungut tonë ilir, gjë që flet për bazën etnike të përbashkët. Treguesit sefalik të tij i jep mjaft mirë forma brakikane. Diametri tranverzal paraqet vlera të mëdha dhe është përgjegjës për brakikraninën e theksuar. Fytyra e tij është e shkurtër dhe e gjërë kameprosope. Është e udhës që antropologët grekë t´i botojnë tiparet antropologjike të këtij mbreti dhe të përpilojnë një pasqyrë krahasuese të këtij skeleti me disa seri mashkullore të kafkave të helenëve. Prof. Sh. Delvina, shton se: ”jam i sigurt se, po të kryhet kjo punë, të dhënat antropologjike të Filipit të II të Maqedonisë do të vulosin përfundimisht nga ana antropologjike se oratori Demosten kishte të drejtë kur thoshte me vendosmëri të papërkulur se: “Filipi II i Maqedonisë nuk është grek”. Për të qenë edhe më bindës në tërë këtë studim modest kushtuar “vërtetësisë për Maqedoninë antike”, do të shfrytëzojmë edhe Arture Vajgelli, i cili duke shfrytëzuar të arriturat e fundit të histografisë botërore, arrinë të kompilojë (përpiloj), një monografi kushtuar “Aleksandrit të Madh”, që është e shqipruar dhe e botuar në Tiranë në vitin 1993. Në mes tjerash Vajgelli thotë: “maqedonët, ishin një popull flokëartë dhe sykaltër, me lëkurë më të bardhë se sa grekët. në damarët e tyre rridhte gjak nordik. Ata, kishin zbritur në jug nga viset e Danubit në kohën parahistorike kështu që ekzistone një farefisni e largët midis tyre dhe grekëve të veriut. por, grekët nuk donin ta pranonin këtë farefisni, para së gjithash duke u nisur nga fakti se gjuha e maqedonasve kishte pak gjëra të përbashkëta me gjuhën e tyre. grekët, në kohën e hershme nuk shihnin ndonjë dallim midis maqedonasve, ilirëve, thrakasve dhe mezeve. që të gjithë, për grekët ishin njësoj të paqyteteruar, sepse banonin në trojet e panjohura e jashtë botës greke grekët, i përshkruanin maqedonasit pa dashur të jepnin një gjykim të prerë si një popull që i pëlqente të endej sa andej e këndej, të jetonte i ndarë në fise, të vishej me lëkurë kafshësh dhe ta kalonte kohën më të madhe duke u përleshur për kullotat e bagëtive i mbanin për luftetarë të rrezikshëm ata, tregonin se ai maqedonas që nuk kishte vrarë ende një armik, ishte i detyruar te lidhte rreth trupit një gjalme, si shenjë dobësie i vlersonin dhe si gjuetarë të zotët e pijanecë me namë, e kishin zakon që me të filluar gostia të pinin kaq shume verë sa që menjëherë bëheshin xurxull”.
Kohë më parë në gazetën “Lajmi”, të datës 25 prill 2005, prof. Dr. Arsllan Selmani është prononcuar me këtë se: “Në Maqedoninë antike kanë jetuar Ilirët dhe pranë tyre Thrakët. Grekët, kanë jetuar në skajin më jugor të Ballkanit, në ishujt e Egjeut e të Mesdheut, kurse sllavomaqedonët e sotëm kanë ardhur nga përtej maleve Karpate në shek. VII – VIII. Prof. Arsllani ka plotësisht të drejtë kur gjykon se: “Grekët nuk kanë kurrfarë lidhje me Maqedoninë andaj nuk mund të kenë pretendime për emrin e saj” dhe se shqiptarët duhet të orvaten me çdo kusht të mbrojnë emrin e saj, Maqedoni. Partitë shqiptare që veprojnë në Maqedoni në pozitë ose opozitë, duhet të angazhohen shumë më tepër për ruajtjen e emrit Maqedoni, sepse ai nuk u takon as grekëve e as sllavomaqedoneve, por me së shumti ose eksluzivisht u takon shqiptarëve”, si popull autokton dhe pasardhës i pellazgëve, gjegjësisht ilirëve. Dhe fare në fund, mjaftoi ky prononcim i prof. dhe studiuesit dr. Arsllan Selmani në gazetën “Lajmi”, që edhe unë të japë një kontribut modest në ndriçimin e së kaluarës sonë të errët. / FUND /

Nga Dr. Nebi DERVISHI – Strugë, 05. maj 2005

_____________
PJESA E PARË:
DR.NEBI DERVISHI: E VËRTETA MBI MAQEDONINË ANTIKE (1)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=4085
***
PJESA E DYTË:
DR.NEBI DERVISHI: E VËRTETA MBI MAQEDONINË ANTIKE (2)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=4086

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura