DR.PËRPARIM DEMI: KUR PRESIONI SËRB NA VJEN NË GJUHËN ANGLEZE

Bukuresht, 18. 06. 2013 – Një ish, i cili paska qënë dikur një zv. në grupin e OSBE-së në Kosovë, dhe prezantohet si diplomat amerikan, i bën presion Vetvendosjes duke i dërguar një letër, e cila çuditërisht u publikua në INA. Unë s’kisha për të publikuar një paturpësi të tillë, nejse. Ky me siguri që nuk përfaqson opinionin e DSHA-së, pasi gjuha e përdorur s’ka asgjë të përbashkët me gjuhën diplomatike. Ndërsa për nga “preokupimet” e tij dhe idetë e shprehura, ato lexohen më mirë në gjuhën origjinale sërbe, pasi përkthimi në anglisht me siguri që stonon. Çfarë kuptoj unë nga kjo letër:
1. Ai u mundua që ti shpjegoj VV-së se pretendimet sërbe janë në interest të shqiptarëve të Kosovës.
2. Se kokfortësia jonë për sovranitet dhe bashkim kombëtar do na shkaktoj dëme të mëdha.
3. Ai na kërcënon me izolim ndërkombëtar dhe heqjen e mbështetjes amerikane po qe se nuk lavdërojmë marrveshjen e 19 Prillit.
4. Na shpjegon se Amerika është e shqetësuar vetëm për sërbët e Kosovës se mos “diskriminohen” vallaha, me fjalë të tjera, pa krijuar enklavat sërbe në Kosovë nuk do kemi mbështetjen e SHBA-së.
5. Na kujton se sa borxh i kemi Amerikës, prandaj duhet të ulim kurrizin dhe të mohojmë interesin tonë në favor të politikës sërbe. Pranoni marrveshjen se s’keni nga ja mbani.

Edward P.Joseph, ish-zëvendësshef i OSBE-së në Kosovë –

në një konferencë me Popin serb!

*  *  *

Jam tepër kurioz të di se sa para duhet të ket marrë ky far amerikani (ish diplomat) nga sërbët që të dërgojë këtë paçavure VV-së. Nuk e di, por shpresoj që Albin Kurti ti ketë kthyer një përgjigje si e merriton këtij pezivenku prej Amerike.
Ka dy ditë që e lexova këtë letër dhe akoma ndjehem i irituar, prandaj dhe vendosa të mos hesht. Shikoni si manipulon ky kodosh i Sërbisë.
– Thotë mos flisni për Sërbinë se e nxisni që t’ju shajë. Por kur nuk na ka sharë Sërbia dhe sërbët? Ata na urrejnë thjeshtë se egzistojmë, pa folur fare. Ka një shekull që bëjnë genocide, na kanë përgjysmuar popullsinë dhe tokat, e tani që u shkëputëm të mos flasim për ta se mos mërziten. Jo more!
– Na kërcënon duke na kujtuar se fjala e lirë kushton. Po kush më mirë se shqiptarët e di këtë? Sa vjet burgje kanë bërë shqiptarët dhe sa jetë njerzish kanë humbur pikërisht për atë fjalën e lirë. E tani ai po na trëmb fort me këtë letër. Na kujton trafikun e drogës sikur sërbët dhe amerikanët nuk dinë nga bie ajo e shkreta.
– Po të bashkoheni me Shqipërinë do kemi përçmim të mundshëm politik – thotë në pikën e dytë. Përçmim nga kush nga Sërbi dhe Greku? Atë e kemi pas gjithë kohës edhe pa u bashku fare, e kemi pas me kohë, që në kohën e turkut, kur na ndalonin gjuhën dhe na digjnin librat. Ide e marrë e quan. E marrë për kë pyes?
– Vimë tek pika e tretë, tek borxhi që i kemi Amerikës. Ne i jemi mirnjohës asaj, por borxh si kemi fare, pasi ajo veproi sipas interesave gjeo-politike të saj në Ballkan. Amerika hesapet i ka me Rusin, jo me ne. Shqiptarët janë paraqitur më pro-amerikan se vetë amerikanët lej pastaj të tjerët. Mërgata jonë atje e ka paguar mjaft shtrënjtë çdo deklaratë apo veprim pro-shqiptar të zyrtarëve të Amerikës. Amerikani është pragmatist dhe nuk luan gishtin pa fituar diçka, prandaj këto dokra me borxhet lej ti shesi diku tjetër, se nga nahija jonë si ha kush.
– Ai deklaron se Amerika ka interesa të kufizuara në rajonin e Ballkanit, i intereson stabiliteti. Këtë e besoj, veç ai nuk e shpjegon se për çfarë stabiliteti bëhet fjalë. Në Ballkan pati 50 vjet stabilitet komunist, a thua se Amerika ishte e kënaqun? Ky ish diplomat, u kujtua dhe për të drejtat e njëriut, në fakt ai flet për të drejtat e sërbëve se shqiptarët nuk i fut në rangun e njeriut. Për të njerëz janë sërbët, prandaj dhe duhet me dhënë krejt të drejtat. Halli është se sërbi e quan Kosovën Sërbi dhe i jep vet vetes të gjitha të drejtat dhe ato që si takojnë. Pra ku u prekën të drejtat e sërbëve që të na shqetësohet kaq shumë Amerika e këtij ish diplomati? Arrin deri aty sa shprehet – brengosemi shumë se si trajtohen sërbët në Kosovë. Ku ta gjenin atë fat shqiptarët apo sërbët e Sërbisë të trajtoheshin si sërbët e Kosovës, që hanë me dy lugë nga të mundin.
– Në fund del aty ku u dhëmb sërbëve dhe thotë – mos e sulmoni marrveshjen. Në fakt sërbët kanë frikë të madhe se mos kur të marri fuqinë VV-ja do ua prishi këtë palo-marrveshje, këtu rreh çekani. Me Thaçin dhe 40 hajdutët e tij e regulluan punën, por zgjedhjet po afrohen dhe ku i dihet. Pra qëllimi i kësaj far-letre përmblidhet tek pika e fundit, tek marrveshja. Të gjitha pikat e tjera para ishin garniturë, për të na trëmbur që të pranojmë pikën e pestë. Mor po, kaq budallenj na dinë këta qypa ne shqiptarëve?

Kur ky ish ose ex diplomat sot na shkruan letra të tilla, merreni me mend se sa mirë e paska bërë punën e OSBE-së kur ishte në Kosovë, e ka qa me lot. Kushedi se me sa para u kthye kur i mbaroi mandati. Me siguri që ka bërë prokopi në Kosovë dhe nuk besoj se është i pari.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

VIRUSET ZOMBI!

VIRUSET ZOMBI! Nga Sheradin Berisha Shkencëtarët e oborrit elitarë financiarë, po paralajmërojnë një kërcënim të rrezikshëm nga viruset…