DR.QAZIM NAMANI: GJENOCIDI SERB I KRYER NË PRAPASHTICË SIPAS BURIMEVE HISTORIKE DHE RRËFIMEVE NGA FAMILJARËT E MI (I)

Prishtinë, 16 mars 2021: Prapashtica, gjashtë herë e djegur brenda shekullit XX, me mbi 1000 banorë të vrarë dhe të masakruar nga forcat ushtarake serbe.
Perandoria Osmane, në vitin 1839, me reformat e tanzimatit, e bëri identifikimin e popullit me religjionin. Pas ndarjes së popullatës në milete, ishin planifikuar projekte ,për asimilimin e popullit shqiptar, andaj nga P. Osmane u shtuan aksionet ushtarake, për përndjekjen dhe vrasjen e shqiptarëve, që nuk bindeshin për ta ndërruar, identitetin e tyre kulturor, fetar e gjuhësor.

Në vitin 1843, kurë porta e lartë, e proklamojë Hatisherifin e Gjylhanes, në trojet shqiptare, kjo nuk u prit mirë, nga popullata shqiptare, menjëherë filluan trazirat dhe popullata u ngrit në kryengritje. Zemërimi i madh i shqiptarëve ishte shtuar, kur përveç shtimit të madh të taksës, regrutimit të dhunshëm në ushtrinë osmane, porta e lartë fillojë edhe zëvendësimin e feudalëve shqiptar, me funksionar osman, dhe shtimin e masave represive, për islamizimin e popullatës dhe osmanizmin e administratës.
Për shkak të këtyre masave, rezistenca e shqiptarëve erdhi duke u zgjeruar, dhe në fund të vitit 1843, ajo fillojë të përhapet në të gjitha trevat shqiptare. Në fillim të vitit 1844, kryengritjet shpërthyen në qytetin e Prishtinës, dhe me të shpejtë u zgjeruan, edhe në qytetet tjera shqiptare. Kryengritësit, pasi i bllokuan që të veprojnë forcat ushtarake osmane, arritën që ti çlirojnë disa qytete të Kosovës, dhe Maqedonisë së sotme.
P. Osmane, për shuarjen e kryengritjes shqiptare, e kishte autorizuar Omer Pash Latasin, ai ishte një renegat ortodoks, i lindur në Ogulin të Kroacisë.
Duhet theksuar se popullata shqiptare e malësisë së Galabit, në veri-lindje të Prishtinës, e deri në afërsi të Leskovit e të Vrajës, i kishte përballuar me sukses, proceset e myslimanizmit të plotë, deri në ato vite.
Ushtria e rregullt e sulltanit, e dërguar në trojet shqiptare, ndërmerrte masa çnjerëzore, dhe bënë presion shumë të madh, ndaj kriptkatolikve shqiptar në Shqipërinë veriore, me qëllim që të shtoi zhvillimi e procesit të islamizimit te popullatës shqiptare.
Gjatë viteve 1843-1846, u shtuan masa të posaçme, ndaj shqiptarëve që paraqiteshin si mysliman të rrejshëm (kriptokatolik të fshehtë).
Masa të ashpra u zbatuan, sidomos ndaj popullatës kriptokatolike, të cilët i kundërshtuan këto reforma. Burgjet ishin mbushur me plotë shqiptar. Ata rriheshin çdo ditë me kamxhik, iu jepej pak ushqim dhe mbaheshin të lidhur me zinxhirë burgje. Selim Pashai, i mllefosur ndaj kundërshtarëve të reformave, u tërbua nga qëndresa e të dënuarve, dhe urdhëroi që sa më shumë të shtohet dhuna, ndaj të ndaj të pa bindurve.
Për dhunën që Selim Pasha e ushtronte ndaj shqiptarëve, kuptojmë nga ky burim: Gazeta e kohës: Wellington Independent, Volume II, Issue 125, 23 December 1846, Page 4, sjellë të dhëna për dhunën, që e ushtronte Selim Pasha, gjatë vitit 1846, ndaj shqiptarëve të besimit katolik, në rrethinën e Gjilanit
Pas këtyre masave të ashpra, të ushtrisë osmane, pjesa dërmuese e popullatës shqiptare, u detyrua ta pranojë fenë islame.

Ushtarët serbë duke i torturuar shqiptarët në Prishtinë gjatë vitit 1913 

Njëra ndër fshatrat që i dha fund myslimanizmit, ne atë periudhë ishte edhe fshati Prapashticë. Prapashtica dhe fshatrat tjera shqiptare, u detyruan që të braktisin faltoret e krishtera, për të filluar me aplikimin e riteve myslimane.
Në këto rrethana të vështira, shumë të rinj nga Prapashtica, u mobilizuan në ushtrinë osmane, shumica prej tyre nuk u kthyen në vendlindjen e tyre, atje mbetën të vrarë duke luftuar për interesa të P. osmane. Njëri ndër të vrarët në Plevle të Vogël, në luftë kundër forcave ruse, ishte edhe Beka, gjyshi i gjyshit tim (Q.N.). Popullata e fshatit ishte varfëruar, sepse të gjithë meshkujt, e aftë për të luftuar i kishte marrë nizam P. Osmane. P. osmane tani në trevat shqiptare, i kishte filluar edhe reformat për tokën. Pas reformave të vitit 1856, e tërë toka e një fshati tani ishte në duart e Koxhabashit (Kryeplak i fshatrave të krishtera). Me qëllim që të mblidhen, sa më shumë lira (monedha ari), për ta financuar ushtrinë osmane, Koxhabashi e kishte të drejtën, që të ju shet fshatarëve tokën e fshatit, madje tokën e fshatit kishin të drejtë, që ta blejnë edhe fshatarët tjerë, jashtë fshatit të tyre. Edhe me këto reforma fillojnë konfliktet, dhe vrasjet në mes bashkëfshatarëve dhe shqiptarëve në përgjithësi. Konfliktet në mes të shqiptarëve mysliman, dhe atyre që ende nuk e kishin pranuar zyrtarisht islamizimin (Poturët), bëheshin për shkaqe pronësore, vjedhje të bagëtive, për martesat e ndërsjella, etj.
Kjo situatë i shkonte për shtati P. Osmane, andaj nga kjo gjendje e rëndë shumë familje shqiptare u shuan tërësisht.
Në katër dekadat e fundit të shekullit XIX, edhe pse popullata shqiptare në Prapashticë u regjistrua me përkatësi fetare myslimane, feja me vështirësi zinte venë, në kulturën dhe mentalitetin, e një popullate autoktone shqiptare, që e kishte kundërshtuar reformën, plote pesë shekuj më parë. Fahati Prapashticë, dhe disa fshatra tjera për rreth, duke qene të besimit katolik të ritit perëndimor, disa shekuj më parë ishin bërë edhe fole, të qëndrimit të shumë klerikvë dhe meshtarëve shqiptarë mesjetar. Në këto fshatra qëndroi Pjetër Budi, për ta organizuar kuvendin në Herkulium (Prokupla e sotme), pastaj Andrea Mazreku i cili i vizitojë disa kisha katolike në këto anë etj. Pjetër Bogdani i cili qëndrojë në malësinë e Prishtinës, kur gjatë luftës Austro-Osmane, e mobilizojë popullatën shqiptare të këtyre anëve, për ta marrë në kontroll Prishtinën, gjatë luftës në mes Austrisë dhe P. Osmane në vitin 1690.
Në fshatin Prapashticë, ekzistonin më parë disa kisha. Në njërën ndër kishat më të mëdha të fshatit, e cila i kishte pasur edhe pronat e veta, ajo u ri adaptua, dhe u shndërrua në xhami të fshatit. Në këtë objekt fshatarët i vazhduan kuvendet e tyre popullore, ashtu si i kishin mbajtur shekuj më parë në kishën e tyre.
Për kuvendet popullore dardane të fshatit Prapashticë, ka shkruar edhe Georg Von Hahn, i cili në vitin 1858, e viziton Prishtinën, ku merr të dhëna se në xhaminë e fshatit Prapashticë, i mbajnë kuvendet dardane 19 fshatra të Galabit të epërm.
Në prag të krizës lindore, Prapashtica dhe fshatrat për rreth saj, ishin në gjendje të vështirë ekonomike e sociale. Gjendjen e tyre ekonomike e kishte rënduar shumë, mobilizimi si dhe mbledhja e taksave për P. Osmane. Popullata shqiptare e kësaj ane, nuk ishin në gjendje, që të bëjnë ndonjë organizim, për të mbrojtur jetën dhe interesin e tyre kombëtar. Në mes të shqiptarëve, tani ishte krijuar një konflikt ndërfetar, shumë shqiptarë të krishterë, duke mos u pajtuar më reformat e P. Osmane, kalonin në territorin e Serbisë autonome. Ata atje regjistroheshin si serbë, dhe bëheshin prestarë të kishës ortodokse serbe. Kisha Ortodokse Serbe, e cila ishte themeluar me ndihmën e Rusisë në vitin 1837, tani më i kishte futurë misionarët e saj, duke hapur edhe shkolla fetare në tërë Shqipërinë veriore. Misioni i tyre ishte, nxitja e urrejtjes së shqiptarëve të krishterë, ndaj shqiptarëve mysliman, si dhe asimilimi i tyre, që tani më ishte shndërruar në një platformë pansllaviste. Përveç misionarëve dhe klerikëve ortodokse, Rusia në trevat shqiptare kishte sjellë dhe mjaftë shumë klerikë mysliman, e të cilët kishin zënë vende në xhamit kryesore të qyteteve me popullatë shqiptare.
Rusia duke i shtuar misionarët e vet politik, ushtarak dhe fetar në viset shqiptare, përgatitej për mobilizimin e ortodoksëve të gadishullit, për ti shtyrë në luftë kundër P. Osmane. Në këtë rast viktimë ishin prapë shqiptarët, të cilët në vitin 1878, pësuan gjenocid të pa parë deri me tani, ndaj popullatës civile. Ushtria ruso-sllave e armatosur me armët më modern të kohës, u vërsulën kundër popullatës shqiptare të varfër, dhe të pa armatosur në rajonin e Nishit, Kushumlisë, Prokuples, Leskocit dhe depërtuan në territorin e Kosovës së sotme. Gjatë kësaj lufte, me mijëra shqiptarë u masakruan, vendbanimet e tyre u dogjën, ndërsa ata që patën mundësi, u larguan në shtetet për rreth, të tjerët që mbetën në ato vise u serbizuan.
Për ta ndaluar këtë gjenocid, ndërhynë edhe fuqitë më të mëdha të kohës, duke e organizuar një kongres në Berlinë. Në këtë kongres, Serbia e fiton pavarësinë me territor dukshëm më të madh, pasi që me ndihmën e Rusisë, arriti që ti pushtojë shumë treva shqiptare. Sipas kufijve të caktuar, në bazë të marrëveshjes në Berlin, Malësia e Galabit, deri në ato vite, që ishte tërësisht e banuar me popullatë shqiptare, ndahet në mes të Serbisë dhe P. Osmane.
Prapashtica si fshatë, që shtrihet në pjesën qendrore të Galabit, mbeti në vijën kufitare, por brenda territorit të P. Osmane.
Për gjendjen e vështirë të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, që vinin nga ajo anë gjatw vitir 1878, thuhet se në disa fshatra të brezit kufitar, ishin bërë edhe takime me veprimtarë shqiptarë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për të marrë vendime të ndryshme, që të përballohet gjendja e vështirë e popullatës, me plagë në trup që arrinin nga ajo trevë shqiptare. Shqiptarët e shpërngulur u ndihmuan nga veprimtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si: Hysen Agë Gjilani, Hykë Kabashi nga Gjakova, Rrustem Gashi nga Prizreni. Veprimtarët shqiptarë të lidhjes, i kishin mbajtur disa tubime me shqiptarët e brezit kufitar në livadhet e Prapashticës, Merdare, Sfircë, Kitkë dhe pika tjera strategjike. Në këto tubime thuhet se u morën shumë masa për të përballuar gjendjen e krijuar, dhe një numër i madh i shqiptarëve të përndjekur u tërhoqën në qytete dhe fshatra tjera në thellësi të vendit. Veprimtarët e lidhjes e kundërshtonin, dërgimin e shqiptarëve në shkretëtirat e Anadollit, dhe kërkonin që të shpërngulurit të ktheheshin në Vilajetin e Kosovës, dhe tokat e tyre në Sanxhakun e Nishit.
Si në shumë fshatra tjera të brezit kufitar, edhe në Prapashticë u vendosën disa familje nga fshatrat shqiptare të Sanxhakut të Nishit.
Me që shqiptarët e ardhur nga Sanxhaku i Nishit, që u vendosën që të jetojnë në Prapashticë, ishin më të përkushtuar ndaj fesë islame, ata së bashku me fshatarët tjerë autokton vendosën që ta ndërtojnë xhaminë e re në fshatin Prapashticë. Në vitin 1892 e fillojnë ndërtimin e xhamisë së re, dhe imam i fshatit zgjidhet një shqiptar i ardhur, pak vite më parë në Prapashticë. Ky objekt fillojë të përdorët për lutje, por edhe për kuvende të ndryshme të fshatit.
Gjendja e popullatës shqiptare nën P. osmane, nuk u përmirësua edhe pas ardhjes në pushtet të Xhonturqve në vitin 1908. Shqiptarët e pa kënaqur, u ngritën në kryengritje, të cilat u zgjeruan dukshëm, gjatë viteve 1910-1911. P. Osmane e dërgojë ushtrinë për çarmatosjen e popullatës shqiptare. Duke e parë dobësimin e P. Osmane shtetet tjera të gadishullit, lidhen aleancën mes tyre për ta sulmuar P. Osmane. Në këtë aleancë nuk u përfshinë vetëm shqiptarët.
Regjimenti i tretë i ushtrisë serbe, që e përfshinte rrethin e Medvegjës komandohej nga tre komandantë, të cilët vepronin në anën veriore të malit Lisica në Prapashticë, dhe kjo vijë kufitare më e afërta me Prishtinën quhej edhe “Zorra e Trashë”.
Qeveria serbe, forcat më të mëdha të ushtrisë, i kishte vendosur në fshatrat e Medvegjës. Sipas planit ushtarak serbë, synohej që përmes Prapashticës të hyhet në Prishtinë. Mirëpo sulmet e njësitit të çetnikut Vojsllav Tanaskoviqit, që ju paraprinë sulmeve të ushtrisë së rregullt serbe, ndikuan që këto njësite prej Merdarës të hyjnë të parat në Prishtinë. Pas thyerjes së kufirit në Merdare, territoret shqiptare sulmohen nga të gjitha pozicionet serbe për gjatë kufirit. Shqiptarët sulmohen nga të gjitha anët, vriteshin kudo që haseshin, digjeshin fshatra të tëra. Ushtria e rregullt prej Medvegjës e sulmojë Prapashticën dhe Sfircën. Në të dy këto pozicione shqiptarët nuk e kishin përkrahjen e ushtrisë turke. Shqiptarët edhe pse nuk kishin armatim të duhur, mbi baza vullnetare zhvilluan luftime të ashpra me ushtrinë serbe. Në Prapashtice digjet i tërë fshati, pasi vriten rreth 100 shqiptar, popullata një pjesë strehohet në male, ndërsa pjesa tjetër hyjnë në Prishtinë para se të hynte ushtria serbe prej kësaj ane.
Në prag të luftërave ballkanike, pas aksionit të çarmatosjes së popullatës shqiptare në Kosovë, nga ministri i luftës në qeverinë turke i cili vet i printe këtij operacioni ushtarak, popullata shqiptare në brezin kufitar me Serbinë nuk ndihej e sigurt. Banorët e brezit kufitar nuk kishin asnjë përkrahje, e vetmja mundësi për tu furnizuar me armë ishte blerja ilegale e armatimit nga tregtarët serbë. Disa tregtar shqiptar fillojnë të blejnë armë prej tregtarëve Serbë, natyrisht se tregtarët serbë ishin të lidhur ngushtë me ushtrinë serbe. Në këto rrethana duke mos pasur mundësi tjetër, Ibrahim Fana, Ibrahim Govori nga Prapashtica, dhe një shqiptar nga fshati Hajobillë, të dy këto fshatra në kufi me Serbinë, i blejnë 2000 pushkë prej tregtarëve serbë. Menjëherë pas hyrjes së ushtrisë serbe në këto fshatra, të tre këta shqiptar arrestohen, dhe ju kërkohen armët me regjistër ashtu si i kishin blerë. Me qenë se këta armët i kishin ndarë te vullnetarët shqiptar që e mbronin kufirin, që të tretë vriten dhe trupat e tyre hidhen në pusat e fshatit Surkish afër Podjevës. Ushtria serbe pasi hynë në Prapashticë, i vranë mbi 100 shqiptarë dhe e djegë në tërësi fshatin, në fshatrat e këtij brezi kufitar prej Merdarës e deri në Prapashticë, ushtria serbe i mbledhë 1800, djem dhe burra shqiptar. Të arrestuarit i ndanë në dy grupe. Në grupin e parë prej rreth 1000, ushtria serbe i dërgon në qytetin e Aleksincit, dhe të gjithë atje përnjëherë pushkatohen. Në mesin e të pushkatuarve mbetët rëndë i plagosur vetëm Imer Fana nga Prapashtica, i cili edhe ashtu i plagosur rëndë për pak ditë arrin te një familje shqiptare në fshatin Sfircë. Në Sfircë ai kishte treguar për shokët e pushkatuar, por nga plagët e rënda kishte vdekur atje pa e pasur mundësinë që ta sheh me sy edhe njëherë vendlindjen e tij. Grupi tjetër prej rreth 800 shqiptarësh, duke u dërguar për pushkatim në Serbi, ushtria serbe ndeshet me ushtarët bullgar, kështu që shqiptarët pasi përfundojnë në duart e bullgarëve lirohen, dhe kthehen të gjallë në familjet e tyre. Për këtë rast deri më tani nuk kam gjetur burime të shkruara, por këto ngjarje i kam shënuar nga rrëfimet e njerëzve të moshuar të kësaj ane, e sidomos nga gjyshi im i lindur në vitin 1909.
Se numri i shqiptarëve të vrarë ishte shumë i madh, gjatë ekspeditave ushtarake të ushtrisë serbe, të kryer andaj popullatës së pa mbrojtur shqiptare, dëshmojnë edhe burimet e kohës, kur Daily Telegraph për këto ngjarje njofton se gjatë hyrjes së ushtrisë serbe në Prishtinë ishin vrarë 5000 shqiptarë, por njofton edhe për 5000 shqiptarë tjerë të vrarë prej brezit kufitar e deri në Prishtinë. Po ashtu njoftime rrëqethëse tregohen edhe për viset tjera shqiptare.
Për këto masakra të ushtrisë serbe ka shkruar edhe New York Times, më 31 dhjetor, të vitit 1912, njofton se ushtria serbe pasi i dogji të gjitha fshatrat, duke vrarë gra, pleq, fëmijë e mori Prishtinën më 22 tetor. Për këto krime, kemi edhe burime mjaftë të rëndësishme, nga gazetarët e shteteve perëndimore, që i përcillnin ngjarjet e asaj kohe nga terreni.
Madje për këto krime kemi edhe të dhëna nga: Ditari i luftës së Kosta Novakoviqit, i cili ishte oficer në ushtrinë serbe, pjesëmarrës në luftën e Merdarit, që ishte botuar në Gazeta elektronike Beogradase “E-novine”, dëshmon për mizoritë e tmerrshme të trupave të çrregullta të çetnikëve dhe të ushtrisë serbe. Ai i gjykon sjelljet e çetnikëve dhe ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve, duke e vlerësuar si turp për Serbinë dhe ushtrinë serbe.
Gjatë luftërave ballkanike, shumë shqiptarë u vranë dhe u dëbuan, shumë shtëpi u dogjën u konfiskuan prona, shkatërruan vlerat e artit dhe filloi procesi i asimilimit të dhunshëm me bekimin edhe të Kishës Ortodokse Serbe. Për asimilimin e popullatës shqiptare gjatë shekullit XIX, dhe pas luftërave ballkanike, tregojnë dokumentet, që ruhen në arkivin historik të qytetit të Beogradit. Rusia e mbështeste Serbinë me oficer, vullnetar, teknikë ushtarake dhe mallra. Disa mijëra sllavë nga veriu, Çekia dhe Sllovenia janë paraqitur vullnetarisht të luftojnë krahas me serbët.
Banorët shqiptarë që i shpëtuan kësaj ekspedite të ushtrisë serbe, u kthyen për të vazhduar prapë jetën në shtëpitë e tyre.
Në fshatin Prapashticë, ata banorë që u kthyen pas luftërave ballkanike, fshatin e gjetën tërësisht të djegur. Përveç objekteve të banimit ushtria serbe e kishte djegur edhe xhaminë e fshatit. Banorët në ato kushte të vështira u mobilizuan për të ndërtuar ndonjë shtëpi të vogël, kryesisht më material rrethanor.
Lufta e Parë Botërore, banorët e Prapashticës i zuri të pa mbrojtur dhe të varfër. Ata kishin humbur gjithçka në luftërat ballkanike. Banorët kishin ngritur çatitë e tyre, sa për ti strehuar familjen. Ata nuk ishin të sigurt as në shtëpitë e tyre, sepse ballafaqoheshin me vrasje e plaçkitje të përditshme, nga grupet e organizuara të serbëve që vinin nga ana tjetër e kufirit. Gjatë Luftës së Parë Botërore, territorin e fshatit Prapashticë e shkeli edhe ushtria bullgare. Pranë kodrës së Lisinës, bullgarët u ndeshën me grupet serbe, që kishin hyrë nga Serbia, për të plaçkitur fshatrat shqiptare, brenda territorit të Kosovës së sotme. Ushtria bullgare i la të vrarë qindra serbë në Prapashticë. Pas këtij rasti, ndërhyri ushtria serbe dhe prapë e dogji fshatin. Ushtria serbe i vrau disa shqiptar, i arrestojë të gjithë meshkujt tjerë të Prapashticës, dhe të lidhur i kishte quar në fshatin Medec.
Musa i Bekës, nga lagjja e Shushnicëve (nën lagje e Balajve), që jetonin në kufijtë e fshatit Marec, Krilevë e Gllogovicë, vendos që të hyjë në brendi të fshatit për të parë se çka ka ndodhur me familjet shqiptare. Po sa hynë kah mesi i fshatit e takon një bashkëfshatar nga lagjja e Cubajve, i cili i shqetësuar nuk dinte për fatin e burrave të fshatit. Këta dy së bashku vendosin që të shkojnë në drejtim të ushtrisë serbe, kur pa prit mas e takojnë një serbë nga fshati Koliq, me të cilin njiheshin më parë, dhe e fliste gjuhën shqipe rrjedhshëm. Këta i luten shumë që përmes tij të takohen me komandantin e ushtrisë serbe. Serbi nga Koliqi ia mundësoi që këta dy shqiptar të takohen me komandantin serbë. Këta nga komandanti serbë kërkuan që të dinë më shumë për fatin e bashkëfshatarëve të tyre, duke u arsyetuar se shqiptarët, nuk janë fajtorë për vrasjen e serbëve në Prapashticë. Komandanti serbë e dinte mirë se serbët i kishte vrarë ushtria bullgare, por në këtë rast e kishte shfrytëzuar rastin që prapë ta djegë Prapashticën, dhe të kryej krime ndaj banorëve shqiptar. Këta dy shqiptarë kërkuan lirimin e banorëve, por komandanti serbe e kushtëzojë lirimin e tyre me 50 lira (monedha ari) turke. Musa i kishte pasur 40 lira turke në shtëpinë e tij, por shtëpinë e kishte larg nga mesi i fshatit. Tani nuk dinte se ku do ti gjejë edhe 10 lirat tjera. Komandanti serbë ju jep afat prej 2 orësh që ti sjellin lirat, në mënyrë që të lirohen bashkëfshataret e tyre që ishin dërguar ne Medec. Komandanti serbë ua dha të dyve nga një letër në dorë, në rast se hasin në ndonjë rojë të ushtrisë serbe të ju tregojnë letrën. Por sa u ndanë me komandantin serbë, ky nga lagjja e Cubajve i thotë Musës, se i kishte fshehur 13 lira nën një rrasë guri pranë shtëpisë së tij. Musa kur e vërejti se po i digjej shtëpi i tha , shko me kujdes merri ato lira, sa ti shpëtojmë fshatarët tanë, se nëse mbesim gjallë po ta jap besën se kam me i shitë disa kafshë, dhe kam me ti kthye prapë. Por sa e kthyen kokën andej e shihnin tymin dhe flakën që dilte nga shtëpia e tij, por ai me letër në dorë shkoj ti merr lirat e të takohen prapë me Musën ne fshat. Pas një ore të dytë ishin takuar, dhe tani i kishin siguruar lirat (monedha ari) që të ja japin komandantit serbë. Që të dytë shkuan te komandanti dhe ja dorëzuan lirat. Komandanti serbë urdhëroi serbin nga Koliqi, këta të dytë dhe disa ushtarë serbë që të dalin e ti njoftojnë ushtrinë serbe në Medec, për ti liruar fshatarët shqiptar. Pas një ore fshatarët e Prapashticës u liruan dhe u kthyen në fshat. Porsa erdhën fshatarët në fshat, para se të liroheshin, komandanti i ushtrisë serbe i urdhëroi shqiptarët që të hapin varret dhe ti varrosin serbët e vrarë nga bullgarët në Prapashticë, Pas varrosjes së ushtarëve serbë, qytetarët e Prapashticës u liruan. Më vonë Musa i shiti disa kafshë, dhe ja ktheu lirat bashkëfshatarit të tij.
Në vitin 1916/17, banorët e Prapashticës ndiheshin pak më të liruar. Ata u mobilizuan dhe e ndërtuan xhaminë e re, filluan të ndërtojnë shtëpitë e tyre, ata menduan se Serbia nuk do të kthehej ma në tokat e tyre.
Pas Përfundimit të Luftës së Parë botërorë, Kosova prapë mbeti brenda kufijve të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, që u formua me 01. dhjetor 1918. Ushtria dhe xhandarmëria serbe, prapë filluan torturat dhe dhunën ndaj popullatës shqiptare.
Bazuar në kujtimet familjare, në vitin 1918 xhandarmëria serbe, kishte ardhur në Prapashticë. Në mesin e xhandarmërisë kishte pasur edhe disa shqiptarë. Por sa xhandarmëria kishte dalë në anën lindore të Kodrës së Madhe, atje ku jetonin lagjja Brahavitë e lagjes Canolli të Marecit, dhe lagjja e Shushnicve të Lagjës Balaj të Prapashticës, ju kishin bërë ftësë të gjithë meshkujve prej moshës 15 e deri në moshën 65 që të lajmërohen te Laku i Mehmetit. Të gjithëve ju kishin thënë që ta marrin nga një zhegër (shufër metalike me gjatësi mbi 50 cm, që përdorej për ta mbajtur qafën e kafshës brenda zgjedhës), në dorë e të shkojnë para xhandarmërisë serbe. Të gjithë ashtu vepruan, e morën nga një zhegër dhe shkuan para xhandarmërisë serbe. Komandanti i xhandarmërisë serbe fillojë të ju tregojë për rendin e ri, dhe për detyrat e tyre, që të respektojnë çdo urdhër që ju vjen nga pushteti. Shqiptarët të gjithë qëndroni kokë ulur, dhe dëgjonin më vëmendje. Për një çast komandanti i xhandarmërisë, për të shkaktuar frikë dhe nënshtrim të plotë ia merr Musës së Shushnicëve zhegrën prej dore, dhe e godet me te në krahët e tij. Më që Musa ishte më i moshuari nga të gjithë të pranishmit nga dhimbja lëshon një ofshamë prekëse. Djali i Musës, Dibrani 26 vjeçar, që ishte i pranishëm në atë tubim, nga ajo skenë e dhimbshme e humbë kontrollin dhe me të shpejtë e godet shqelm komandantin e xhandarmërisë, duke e shtrirë në toke. Në këto rrethana fillon rrahja në mes të shqiptarëve dhe xhandarmërisë serbe. Xhandarët shqiptarë që ishin mobilizuar me uniformën serbe, ju kishin hyrë në mes, duke e luajtur rolin e ndërprerjes së përleshjeve. Xhandarët serbë tani e kishin kthyer vëmendjen kah Dibrani, por xhandarët shqiptar duke vepruar, për qetësimin e situatës luteshin që të falet Dibrani, dhe kjo ngjarje të përfundojë pa pasoja. Ngjarja përfundon pa ndonjë viktimë dhe pasoja më të mëdha, fal xhandarëve shqiptar që i kishin shoqëruar xhandarët serbë.
– VIJON –

_____________________

DR.QAZIM NAMANI: GJENOCIDI SERB I KRYER NË PRAPASHTICË SIPAS BURIMEVE HISTORIKE DHE RRËFIMEVE NGA FAMILJARËT E MI (I)
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=11015
***
DR.QAZIM NAMANI: GJENOCIDI SERB I KRYER NË PRAPASHTICË SIPAS BURIMEVE HISTORIKE DHE RRËFIMEVE NGA FAMILJARËT E MI (II)
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=11017

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura