DR.SULEJMAN ABAZI: FJALËT NUK VLEJNË, PËRBALLË RREZIQEVE JEMI TË THËRRMUAR!

Tiranë, 21 tetor 2017: Historia ushqehet me të kaluarën. Ajo ka një detyrë dhe një qëllim të vetëm, të sjellë atë që është e dobishme dhe që ka si burim të vetëm vetëm të vërtetën.
Ai që beson lehtë, edhe gënjehet lehtë.
Ne jemi duke gënjyer vetëveten, dhe kjo tashmë është bërë sëmundje kronike, pa shërim.
Kjo që po ndodh me “minoritetet” në Shqipëri është e frikëshme.
Kemi një përvojë shumë të hidhur, e cila sot na shoqëron me pasoja të dhimbëshme.
Kush nuk është në gjendje ta shikojë, le të mbajë vështrimin nga Marsi dhe Hëna, mbase do t’i dalë më për mirë.
Në më shumë se 70 vjet në Shqipëri, klanet vllehe ortodokse (duke përjashtuar një shumicë të ekuilibruar dhe të vetëdijëshme, që ka ndërgjegje kombëtare shqiptare), të nxitura nga Kisha dhe Beogradi e Athina, kanë synuar pushtetin politik, duke qëndruar çdo herë me dinakëri afër fitimtarëve.

Ata kanë qenë dhe janë pjesë e qeverisjes prej pushtetit politik dhe shtetëror, duke përfituar pozita, pasuri dhe duke i bërë një dëm të pallogaritshëm çështjes kombëtare shqiptare.
Problemi që shtrohet nga zonja Karanxha prej USA, është i drejtë, por fuqia jonë për të ndikuar mbi institucionet shtetërore për parandalimin e këtyre stratagjemave të rrezikëshme, është më se qesharak dhe fëmijënor.
Ekzekutivi shqiptar në këto 8 vitet e fundit e deri me këtë qeveri që kemi sot, është dominuar dhe kapur nga ky klan antikombëtar dhe po pengon gjithçka që Shqipëria të bëhet shtet serioz dhe të fitojë gradualisht fuqinë e saj.
Miopia dhe egocentrizmi na bëjnë të mos shikojmë se çfarë ndodh përreth nesh, dhe t’i sulemi njëri tjetrit, duke prishur paqen dhe harmoninë, duke shkatërruar unitetin kombëtar.
Ka shumë për të thënë, por si çdo herë kolla jonë e pneumonisë kronike, si çdo herë është pamundësia e organizimit të energjive idealiste patriotike kombëtare, për ta vënë përpara këtë shpurë të lanetisur, të mallkuar, që ka dekada të tëra që i rri kombit dhe shtetit në zverk.
Për sa kohë ne do të tjerrim veç fjalë e përbetime, ata do të bëjnë mirë punën e tyre të errësirës, deri sa të na asfiksojnë në të gjithë qënien tonë.
Mëmëdheun e kemi detyrim ta duam shumë, por në radhë të parë të duam dhe mbështesim njeri tjetrin në një kauzë të përbashkët.
Kombet nuk i kapërcejnë dot krizat ekonomike e psikologjike, pos përpjekjet e një elite që duhet të jetë laborator i kulturës, përparimit dhe qytetërimit të tij.
Me zëra të veçantë nuk mbrohet kombi e as shqiptari, që sot i ka ngritur sytë dhe duart nga qielli dhe zoti.
Faleminderit.
S. A. Tiranë më 21/10/2017

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura