E VËRTETA ËSHTË DËSHMIA E KOHËS!

E VËRTETA ËSHTË DËSHMIA E KOHËS!

“E vërteta ekziston, ndërsa gënjeshtra duhet shpikur”. Georges Braque (1882 -1963),

Nga Sheradin Berisha, facebook 23 mars 2020

Këto ditë në rrjetet sociale, analistë të shumtë dhe militantët e të gjitha partive politike, në mënyrë emocionale kanë shtuar fyerjet dhe akuzat në adresë të njëri – tjetrit!

Dhe, ky komunikim kryesisht i pa argumentuar, ka krijuar një ndasi ekstreme deri në përçarje!

Gabim, shumë gabim!

Njeriu ka një mendim për ta thënë të vërtetën e tij, jo për ta shkarruar atë!

Me gënjeshtra nuk ndryshohet e vërteta, sepse siç thotë piktori i shquar francez, Georges Braque (1882 -1963), “e vërteta ekziston ndërsa gënjeshtra duhet shpikur”!

Me keto diskutime të stërkequra publike ne rrezikojmë që Kosovën ta shndërrojmë në një vend të gënjeshtrave, ndërkohë që e vërteta mund të duket si sëmundje e një shtrese të caktuar, e cila nuk pajtohet me gënjeshtrën publike, të instaluar në shoqëri e në institucionet e shtetit!

Diku e kam lexuar thënien: “Nuk është faj i madh të mos dish të vërtetën, por është faj i madh ta përbuzësh pasi ta kesh mësuar atë”!

Në këtë kuptim, rrjedhimisht mund të themi se, e vërteta është dëshmia e kohës, ndërsa gënjeshtra shëmtia e saj.

Ta themi të vërtetën pa hezitm, por pa akuzim deri në dëshprim! Për më tepër, të përpiqemi ta themi të vërtetën, e të behemi më shumë argumentues, e më pak gënjyes!

Prandaj me këtë rast i ftojë të gjithë miqtë e mij, të cilet janë anëtarë të partive politike dhe jo vetëm, të përmbahen nga sharjet dhe akuzat e pabazuar dhe t’i kthehen debatit të vërtetë e konstruktiv!

Shëndet e gëzime familjarisht, në këto ditë të rënda nëpër të cilat po kalojmë, e që duhet me durim t’i përballojmë!

_________

Nga arkivi

E VËRTETA ËSHTË DËSHMIA E KOHËS!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10216240622104639&id=1125324528

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura