EGZONA MUHARREMI: NUK I PËRKRAHI NJERËZIT QË NË EMËR TË LUFTËS, E DËMTOJNË SHTETIN DHE TË ARDHMEN TONË!

Pashtriku, 1 Prill 2020: Egzone Muharremi, ish kandidatja e NISMËS për deputete në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, i ka bërë publike arsyet e largimit nga partia ‘socialdemokrate’ e “shefit” milioner, Fatmir Limaj!
Lexoni në vijim këtë vendim të znj.Muharremi:

***
#Vendim
Bota politike është një jetë plotë sfida. Gjatë rrugës ke për të parë pengesa të ndryshme, por mbi të gjitha shumë prej neve e vendosin ta arrijnë cakun, duke mos shkelur mbi parime etike e njerëzore.
Unë, as kur më janë ofru pozitat dhe punësimi, nuk kam pranu. Jo, që nuk do e bëja punën apo pozitën më mirë por thjeshtë do isha një vegël për të bërë shumë të këqia. Dhe unë nuk do bëhem.
I kam përcjellë më vëmendje këto zhvillimet e fundit. Dhe, jam shumë kundër të bëhet mocion për një qeveri në këtë gjendje. Nuk jam antarësu në ndonjë subjekt politik, por thjeshtë po largohem nga një parti politike.
Dua t’i falenderoj të gjithë njerëzit e mirë nga nisma që më kanë përkrahur, sidmos ata që më kanë besuar dhe votuar. Me vjen keq që njerëzit e mirë në këtë subjekt asnjëherë nuk u jepët mundësia të ecin para, ose për vendimmarrje, andaj situata është kështu.

Gara per kandidate për deputete do na nxirrte secilin ma mirë sikur të mos ishin të obliguar që votat të shkonin kah thotë i ashtuquaturi “shef”, por edhe duke na vjedhur sërish në rinumrime.
Paramendoni unë kam bërë garë politike, pa vezhgues dhe komisioner, duke u luftuar nga vetë partia (nuk mi ka leju partia).
Madje më duhet të përmend që edhe nëpër takime në komunë, nuk më kanë ftuar, dhe gjithë financimi ka qenë 100 € nga partia, të cilat ia kam dhuruar familjës së Ilirjanës së sëmurë.
Pëkundër asaj që vota ka qenë obliguar të del tek njerëzit e caktuar nga “shefi”, unë prapë kam gjetë përkrahje tek disa njerëz të nismës, të cilët i falenderoj shumë.
Asyet kryesore pse unë nuk do jem më këtë subjekt janë:
1. Liria e shprehjes – Një parti që lirinë e shprehjes tenton ta cenoj nuk i duhet askujt. Përkundër që zoti Jakup Krasniqi më ka përkrahur edhe për punësim edhe për mendimin ndryshe, por kështu nuk ndodhte në ministrinë ku punoja. Dukej sikur çdo gjë ecte mirë më njerëz të ndarë në dy grupe: servil dhe njerëz të frikësuar e të kërcenuar. Të gjithë heshtnin. Dhe unë shpesh aty edhe nga kolegët kam marrë vërejtje se pse u bëja ajo “Shotë Galica” për gjithçka. Pamvarsisht se sa na kushtojnë parimet në jetë, do të paguajmë, por asnjëherë nuk do i shkelim.
2. Unë nuk do jem në politikë për të dëmtuar shtetin më një grup të caktuar. Më mirë jashtë saj e humbur sesa fituse brenda saj.
Po e le nismën në këtë gjendje, kur shumica e militantëve të partive opozitë, duke e përfshirë edhe nismën, ndjehen fitues, por unë ndjehem e humbur, jo përsonalisht, por brenda shtetit pa qeveri. Askujt nuk i duhej shteti pa qeveri në këtë situatë, dhe kjo është arsyeja e dytë pse unë hjeki dorë nga nisma, “mocioni i mosbesimit”. Madje kjo është arsyeja edhepse unë do e përkrahi Albin dhe Vjosën zgjedhjet e ardhshme, shpresoj të jenë një parti.
3. Dëmtimi i shtetit dhe institucione shtetrore për interesa personale të një grupi apo disa individëve.
Sinqerisht, po ju them diçka, kur unë kaloj pranë varrëve të 52 dëshmorëve çdo ditë, pranë Kompleksit “Adem Jashari”, nuk mundëm më qenë më ata që shkelin mbi gjakun e tyre.
Jam rritur në frymë atdhetare, dhe mbase mund të ndërroj dhe gjitha partitë, por në asnjë nuk do bëhem pjesë e së keqës, dhe për asnjë moment nuk mendoj të përfitoj vetë duke shkelur mbi amanetin e tyre. Me vjen keq ta them, por aq kohë sa kam parë unë në institucionet tona, këto partitë që u bënë bashkë në parlament, janë bashkë edhe në punë të këqia. Është një sistem i instaluar nga të gjitha. Dhe mund të kontribosh nga larg, por kur afrohesh aty ku prekën interesat e tyre, pason edhe dënimi.
Si arsye tjera do përmendi, kushëzimin e kontratave për vende pune, punësimet familjare dhe militantët më kontrata të rregullta, haraçet në projekte dhe grande, hajni në financa, dreka, darka, udhëtime zyratare me shpenzime ekstreme dhe të panevojshme, nxitja e së keqës nga disa individ, për të krijuar raporte të këqija me partitë tjera, e të tjera.
Po e qartësoj se unë pamvarsisht ku do na sjell e ardhmja, kurrë asnjëherë nuk do i përkrahi njerëzit që në emër të luftës, e dëmtojnë shtetin dhe të ardhmen tonë.
#Sqarim:
Nuk jam anëtarësuar në vv, siç e kanë shpërnda disa portale, por thjeshtë do i përkrahi Albinin dhe Vjosën për të qeverisur sërish. Na duhet diçka e re. Tjerët i kemi provu në qeverisje dhe na kanë zhgënjy.
Shpresoj të kalojmë këtë situatë të virusit dhe të vendosim më mendje të shëndoshë për të ardhmen tonë!
#Mirëmbetshi!
***
EGZONA MUHARREMI: “SHEFI” UA NDALONTE T’I VOTONIN NJERËZIT JASHTË LISTËS, “HAJMALISË” SË TIJ, NËPËR KOMUNA!
Egzone Muharremi, ish kandidatja e NISMËS për deputete në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 – është larguar nga kjo parti. Në një shkrim të publikuar në rrjetin facebook, ajo ka treguar se si është kyqur në NISMË dhe çka ka përjetuar gjatë kësaj periudhe!
Lexoni postimin e saj te plote:
“Fillimisht kërkoj falje që në kohë epidemie po ju shqetësojmë, në kohen kur e gjithë bota përballët më epideminë, neve na rëndojnë edhe më shkrime të pabaza! Të infektuarve në Kosovë iu uroj shërim të shpejtë! Duke mos më lenë të qetë disa njerëz të nismës dhe për rehati më ndërgjegjen time, po e shkruaj edhe postimin e fundit per ta.
#Gjithçka filloi këtu
Ky organizim që shihet në foto ishte bërë në Skenderaj, ku unë isha moderatore.
Sigurisht që disa njerëz dashamirë të degës së Nismës në Skenderaj, u kishin tregu se isha mastër i shkencave ekonomike, nga Univeristeti i Prishtinës, më notën mesatare 9.20 dhe se isha edhe në fakultetin juridik.
Aty pata rastin të takohem më disa nga drejtuesit e Nismës.
Unë po u thoja, siç e kisha thenë edhe në parti, nuk kam ardh më u punësu, kam ardh më ndryshu. Para meje punësoni të gjithë ata që i plotësojnë kriterët për punësim më mirë se unë.

Njerëzit e rrethit çuditeshin pse unë kisha mbetë papunë, por nuk doja të isha servil i ndonjë partie. Edhe kur jam anëtarësu në Nisma, u kam thenë se asnjëherë nuk do i them të bardhës e zezë. Kështu, unë mendoja që më kishin zgjedhur se isha e shkolluar më shumë se të tjerët. Por, ne fakt, nuk më doli ashtu. Nga financat ku isha, për shkak të kundërshtimeve, mosnënshkrimin e disa dokumenteve dhe presionin e drejtorit, më dënuan, më dërguan në arkivë, edhe aty më ndihmën e disa njerëzve, sepse pas kundërshtimeve isha e papërshtatshme për ta.
Kisha ndejtë tre muaj pa kontratë, pa pagesë, punoja vetëm për të mos u dorëzuar.
Edhe në arkivë kisha presion për ndërrim të vendimeve dhe datave. Gje që nuk e bëra.
Vendosa të hy në borgj për të konkuruar si deputete.
Pse?
Aty në Ministrinë e Tregtisë, gjërsa unë punoja pa kontratë dhe papagesë, njerëzit më thonin ju çka po bëni? Shikoje. Vazhdimisht ankoheshin, por kur u thoja të bëheshim bashkë për të kundërshtuar, frikësoheshim. Kishte edhe kërcenime. Unë vërtetë doja të ndryshoja, por nuk kisha mundësi të bëja nga aty ku isha.
Vendosa të kandidoj. E di sa më vështirë kam hy në atë listë, vetëm se kam qenë e papërshtatshme, por më ndihmuan disa njerëz të mirë të nismës duke i bindur se kisha ca vota. “Shefi” ua ndalonte t’i votonin njerëzit jashtë listës, “hajmalisë” së tij, nëpër komuna.
Kështuqë në morëm aq sa morëm, nga disa njerëz që patën guxim ta kundërshtojnë “shefin” dhe të na përkrahin në rrugën e drejtë.
Duke e parë se nuk mund të mbetsha aty në punë, për shkak të mënyrës se si punonin, vazhdova të kërkoj punë në sektorin privat, ku fillova të ligjeroj si asistente e lëndës “Tregtia Ndërkombetare”.
Të gjithë ata që mendojnë se mua nisma ma ka bërë një të mirë, u them, mua dhe njerëzit e ndërshëm vetëm i ka keqtrajtu.
Presion, kushtzime, punë të paligjshme.
Sa herë kam shkru për këto dukuri, (mund t’i gjeni postimet e mia këtu në facebook) janë anku në mu, pse po shkrun publikisht?! Po u shpjegoja që unë pasi jam anku në parti dhe nuk po merr hap askush po shkruaj publikisht se mua ndërgjegjia nuk më lenë më punu si ju e më hesht.
I bëjë apel të gjitha femrave, më mirë në markete më punu me ndërshmëri, se sa në insitucione publike, të kushtëzuara!
Rrini në shtëpi më mirë!
Nuk ka rëndsi nëse keni kryer një fakultet, një master, apo dy e tri fakultete….
Nderi është para së gjithash.
Unë edhe mund të mos jem në politikë, por kam hyrë për të ndryshuar. Këtij ndryshimi do i kontriboj sërish më tema aktuale për të vetëdijësuar njerëzit për ndërgjegje dhe etikë në punë dhe në sjellje në raport më padrejtësinë.
Tek e fundit për këtë jemi shkolluar.
P.s. Më në fund ndjehem e lirë sërish…”

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura