Pashtriku, 19 mars 2020: Hashim Thaçi ka inicuar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë. Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, në një shkrim në rrjetin social facebook, ka vlerësuar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në këto momente në Kosovë, është e panevojshme.
“Lidhur me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Duke e përcjellur debatin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, konsideroj që një vendim i tillë, për nivelin aktual të rrezikut është i panevojshëm”, shkruan Qehaja në Facebook.
“Tradicionalisht gjendja e jashtëzakonshme shpallet kur ka rrezik fizikë për destabilizimin e situatës së sigurisë, nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, por edhe në raste të fatkeqësive natyrore. Në rastin konkret rreziku vjen nga një epidemi e “padukshme” e cila e ka kapluar globin dhe nuk ka adresë mbi bazën e së cilës gjendja e jashtëzakonshme do t’i kundërvihej”, thotë tutje ai.
Qehaja thotë se “Argumentet se duhet vendosur rendin publik nëpërmjet një mase ekstreme siç është gjendja e jashtëzakonshme nuk qëndrojnë për arsye se ato mund të bëhen në gjendje ekzistuese”.
“Lypset një mobilizim i policisë e cila sipas nevojës do të mund të mbështetej nga njësitet relevante të FSK-së. Konsideroj që Qeveria është duke menaxhuar situatën mjaft mirë dhe të gjithë duhet të japin kontributin në funksion të arritjes së qëllimit të përbashkët për minimizimin e pasojave nga kjo epidemi”, përfundon ai.
Postime të Lidhura
PASHTRIKU: STUDENTET SHQIPTARË NË GJERMANI – SOLIDARIZOHEN ME STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS
Pashtriku.org, 02. 02. 2014 – “Organizata e studentëve shqiptarë në Gjermani po i përcjell me vëmendje zhvillimet e…
BEHXHET SH.SHALA – BAJGORA: A DO T’I SHPALLË KOSOVA LUFTË SLLOVENISË?!
Prishtinë, 19. 06. 2015 – (Kur preteksti e dhunon kontekstin) – Autoritetet sllovene kanë rënë në kurthin e…
PROF.AGIM ZOGAJ: PROPAGANDA DHE INJORANCA E DAÇIÇ’it
Prishtinë, 21 Maj 2020: Urrejtja patologjike serbe! Kush do ta kishte menduar se, 21 vjet pas përfundimit të…
DR,ABDULLA MEHMETI: BETEJA PËRMES NUMRAVE DHE PËRQINDJEVE PËR DOMINIM ETNIK NË MAQEDONINË VERIORE
Tetovë, 7 shkurt 2021: Beteja për numra dhe dominim mbi baza etnike, Maqedoninë Veriore e kanë shndërruar në…