Pashtriku, 19 mars 2020: Hashim Thaçi ka inicuar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë. Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, në një shkrim në rrjetin social facebook, ka vlerësuar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në këto momente në Kosovë, është e panevojshme.
“Lidhur me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Duke e përcjellur debatin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, konsideroj që një vendim i tillë, për nivelin aktual të rrezikut është i panevojshëm”, shkruan Qehaja në Facebook.
“Tradicionalisht gjendja e jashtëzakonshme shpallet kur ka rrezik fizikë për destabilizimin e situatës së sigurisë, nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, por edhe në raste të fatkeqësive natyrore. Në rastin konkret rreziku vjen nga një epidemi e “padukshme” e cila e ka kapluar globin dhe nuk ka adresë mbi bazën e së cilës gjendja e jashtëzakonshme do t’i kundërvihej”, thotë tutje ai.
Qehaja thotë se “Argumentet se duhet vendosur rendin publik nëpërmjet një mase ekstreme siç është gjendja e jashtëzakonshme nuk qëndrojnë për arsye se ato mund të bëhen në gjendje ekzistuese”.
“Lypset një mobilizim i policisë e cila sipas nevojës do të mund të mbështetej nga njësitet relevante të FSK-së. Konsideroj që Qeveria është duke menaxhuar situatën mjaft mirë dhe të gjithë duhet të japin kontributin në funksion të arritjes së qëllimit të përbashkët për minimizimin e pasojave nga kjo epidemi”, përfundon ai.
Postime të Lidhura
GJOKË DABAJ: NJË KRYEVEPËR E KOHËS SONË
Durrës, 5 tetor 2020: Nuk them se s’ka kryevepra të tjera në letërsinë tonë të sotme, por, në…
MINISTRI FEDERAL I SHËNDETËSISË, KARL LEUTERBACH, KËRKON VAKSINËN E KATËRT PËR TË GJITHË MBI MOSHËN 60 VJEÇ NË BE!
Kjo çmendi nuk ka kufi! Po vjen vaksina e katërt, për t’ia lënë radhën të pestës… MINISTRI FEDERAL…
GËZIM MEKULI: SHEKULLI XVIII’të (UNË QAJË PËR TY, VENDI IM!)
Oslo, 03. 10. 2014: Si mund të funksionoj një sistem politik i cili është fabrikuar kokë e këmbë…
SYLEJMAN E.SYLEJMANI: NË KOSOVË DO TË FITOJË E PËRJETSHMJA, ATY KU ISHTE GJITHMONË SHQIPËRI!
Mosbach (Gjermani), 03. 12. 2014 – Shtresa që sot ndjehet më së miri në Kosovë, është shtresa malësore.…