Parimi themelor i demokracisë thoshte Platoni ‘është e drejta e barabartë, dhe marrja pjesë e të gjithëve në zgjedhjen e problemeve shtetërore’. Kosova me dy vjet ditëlindje si shtet demokratik, ka për synim shtetin e së drejtës. Demokracia dhe shteti i së drejtës janë të lidhura fort me njëra tjetrën. Gjithsesi proceset demokratike janë të gjata dhe të mundimshme por ‘vendosmëria e bënë të mundur të pa mundurën’ thotë mendimtari ynë Sami Frashri.
Të flasësh për demokracinë është një lloj sikur të flasësh për universin, përmasat e të cilit janë sa enigmatike aq edhe të paarritshme. Si term dhe ide ka lindur në Greqinë antike. Fjala demokraci rrjedh po ashtu nga fjala greke demos (popull), kratos (qeverisje), që do të thotë qeverisje nga populli. Përderisa në kuptimin më elementar të saj, koncepti demokraci do të thotë sundimi i shumicës. ( Lexoni: Democracy ) Me një fjalë, Athina në kohën e artë të saj, udhëheqej nga populli me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në qeverisje. Një kohë kjo formë e qeverisjes demokratike u aplikua edhe nga Perandoria Romake, deri më 322 p.e.r. kur Perandori Jul Cezari me vendosjen e sistemit monarkik, i kontribuoi fundosjes së demokracisë. Nxitur nga Revolucioni Francez dhe ai Amerikan, demokracia do të rilindë përsëri mes shek.17 dhe 18. vlerat e larta të së cilës, janë të artikuluara në Deklaratën e Pavarësisë së SHBA-ve, ( Lexoni: Deklaratatën në origjinal ) si dhe në Deklaratën Franceze për të drejtat e njeriut ( Lexoni: Këtë deklaratë në origjinal )
Demokracia rritje të fuqishme pati në perëndimin e zhvilluar ekonomikisht. Autorët si Lipseni, kanë shpjeguar për lidhshmërinë që ekziston mes zhvillimit ekonomik dhe demokratik të shtetit. Ky konkludim bëhet edhe më i besueshëm kur kemi parasysh rënien e demokracive gjatë krizës ekonomike të viteve të ’20 dhe ’30. Në këtë kohë diktatura bolshevike i asimiloi shumë demokraci të Evropës Qendrore, duke i shndërrua në satelite të Kremlinit. Demokracia do të fuqizohet përsëri gjatë viteve të ’70 e ’80, kur u shemb ish-bllokut komunist. Ishte kjo kohë kur kërkesat e rinisë dhe të popullit të Kosovës për liri dhe barazi përgjakeshin nga makineri serbo sllave, pa arritur sprapsjen e tyre. Lëvizja demokratike do të marrë hov sidomos pas rënies së murit të Berlinit. Sot tre të katërtat e shteteve të botës zyrtarisht janë të njohura si shtete demokratike.
Duhet theksuar se demokratizimi i Ballkanit Perëndimor filloi në Kosovë, nëpërmjet lëvizjes studentore të vitit 1981, nga dhe do të pasojë shpërbërja e ish-federatës jugosllave. Sllovenia si pjesë e kësaj federate, e para u shpall shtet demokratik, duke mbajtur edhe zgjedhjet e lira më 1990. Përderisa demokracia mbetej aspiratë e kosovarëve të pushtuar. Populli i Kosovës prirë nga Ushtria Çlirimtare e fitoi pavarësinë nga Serbia, dhe shpalli shtetësinë më 17 shkurt 2008. Sot shtetësia e Kosovës është shpallur legjitime nga institucioni më i lartë juridik i botës siç është GJND-ja, më 22 korrik 2010. Ky legjitimitet u vulos edhe nga 192 shtete të botës në AP e OKB-së, më 9 shtator po të këtij viti, duke realizuar kështu, aspiratën shekullore të shqiptarëve për liri dhe demokraci.
Demokracia që nga antika e deri sot, ka pësuar ndryshime të thella, duke u bërë më komplekse se sa para 2500 viteve. Megjithatë, parimet themelore si liria dhe barazia e qytetarëve mbeten bazë e demokracisë. Barazia e qytetarëve siç ishte qeverisja e drejtpërdrejtë në antikë (në gjuhën e sotme referendum) sot as që mund të imagjinohet. Demokracia u zhvillua duke u shndërruar në disa lloje të saja, megjithatë në botë dominon demokracia përfaqësuese, ku populli me votën e lirë, për një mandat të caktuar, i zgjedh udhëheqësit e vet politik. Shpesh here institucionet e shteteve ballafaqohen me pengesa të formave të ndryshme, gjatë konsolidimit të demokracisë. Kjo vjen si pasojë e qeverisjes së centralizuar dhe kontrollit të rreptë të qytetarëve nga ana e ish-sistemit monist, që në një mënyrë individin e bënë të varur ose më drejtë, të paaftë, për të jetuar lirshëm dhe udhëhequr me veten. Nga liria, barazia dhe tregu i lirë, vlera këto premtuese të demokracisë, qytetari pret përfitime të shpejta, dhe plotësim të nevojave të tija, e në rast të mos realizimi të tyre, fajëson udhëheqjen e shtetit dhe demokracinë. Jo me më pak probleme të ngjashme sot po përballet edhe Kosova, si shtet me demokraci të re. Kushtetuta e Kosovës i garanton vlerat e demokracisë siç janë zgjedhjet e lira, liria e shprehjes, pastaj të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Të ndara janë edhe pushtetet si Legjislativi, Ekzekutivi dhe Gjyqësori. Këto do të na ishin parimet bazë për ndërtimin e një shteti demokratik, por jo edhe të mjaftueshme për një demokraci efektive. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi i qytetarëve do t’ia shtonin kualitetin demokracisë. Nuk ka dyshim se demokracia edhe në shtetet me përvojë të gjatë demokratike nuk është e përkryer, çdo here mbetet diçka për të bërë. Por, Kosova e sapo dalë nga pushtimi shekullor, me mungesë të kapaciteteve cilësore në arsim, zhvillim të pa qëndrueshëm ekonomik dhe jo vende të lira pune, duhet të kalojë edhe shumë pengesa deri tek arritja e demokracisë së dëshiruar.
Participimi apo pjesëmarrja në politikë e qytetarëve është parakushti i zhvillimit të demokracisë. Në përgjithësi duhet edukuar një kulturë politike dhe ngritur aftësinë e gjykimit ndër qytetar. Kjo do të mundësonte kërkimin e llogaridhënies nga përfaqësuesit e tyre politik, për mos realizimin e detyrave apo premtimeve të dhëna. Vetëm kështu do të ngrihej përgjegjësia, por dhe konkurrenca ndër pretenduesit e posteve për udhëheqje shtetërore. ‘Një vend është demokratik vetëm deri atëherë kur vepron sipas pëlqimit të popullit’ thotë Limphart. Andaj dhe udhëheqësit politik duhet të kenë përgjegjësi, para popullit dhe zgjedhësve të vet. Askush nuk ka të drejtë të hesht ndaj dukurive negative që paraqiten zakonisht tek shtetet në tranzicion dhe me demokraci të brishtë siç është: mos luftimi i korrupsionit, administrata joefektive pastaj moszbatimi i ligjit shtetëror, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ngecjen e zhvillimit të shtetit dhe ngritjen e kualitetit të demokracisë. Parimi themelor i demokracisë thoshte Platoni ‘është e drejta e barabartë, dhe marrja pjesë e të gjithëve në zgjedhjen e problemeve shtetërore’. Kosova me dy vjet ditëlindje si shtet demokratik, ka për synim shtetin e së drejtës. Demokracia dhe shteti i së drejtës janë të lidhura fort me njëra tjetrën. Gjithsesi proceset demokratike janë të gjata dhe të mundimshme por ‘vendosmëria e bënë të mundur të pa mundurën’ thotë mendimtari ynë Sami Frashri. Le të shërbejë ky mendim si stimulim për demokracinë e re në Kosovë. Për ta ndërtuar demokracinë duhet pasur njohuri, guxim dhe vendosmëri, e mbi të gjitha dëshirë. Pra, ta ndërtojmë demokracinë në Kosovë duke i mishëruar vlerat e saja.
Prishtinë, 20. 09. 2010
– Autorja është e diplomuar në Kolegjin Universitar VICTORY, Fakulteti i Politikës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë.
Postime të Lidhura
BEHXHET SH.SHALA – BAJGORA: KUR HUMBËSIT FITOJNË, TË GJITHË BËHEN HUMBËS!
Prishtinë, 19. 06. 2014 – Zgjedhje të ”lira” dhe aspak të mira: Pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014…
SI I ORGANIZOJË SERBIA DEMONSTRATAT E VITIT 1981?!
Në 42 vjetorin e demonstratave të vitit 1981 SI I ORGANIZOJË SERBIA DEMONSTRATAT E VITIT 1981?! Nga Sabri…
BARDHYL MAHMUTI: PENGESA PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË UNESCO – REZULTAT I LUFTËS SË FTOHTË!
Zvicër, 10. 11. 2015: Mobilizimi për dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në Institucionin e Specializuar të Organizatës së…
GJOKË DABAJ: HOMAZH PËR ENVER HOXHËN
(Durrës, 15. 10. 2012) – Unë, autori i këtij shkrimi, kam qenë 5 vjet në Tepelenë, i internuar…